Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për festën e Pashkëve
Faqja 1 e 1
Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për festën e Pashkëve
Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për festën e Pashkëve
“Erdhi Jezusi ...e u tha, Paqja me Ju” (Gjn 20,19).
Fortë të dashur meshtarë, rregulltare dhe rregulltarë,
seminarist, vëllezër dhe motra
dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë,
Pas një dimri pa ngrohje, në kryeqytetin tonë, gradualisht, po hyjmë në pranverën e ngrohtë, e cila, shfaqët me tërë bukurinë e saj, gjallëron natyrën, ndërsa ne, na mbushë me entuziazëm të ri, për jetë dhe punë . Kjo përvojë e dimrit, pa ngrohje, në shtëpitë tona, për ne të krishterët, mund të përdoret si simbolikë e mirë, për ta përshkruar zemrën e njeriut pa Zotin, ndërsa rrezet shkëlqyese të kësaj pranvere, me shkëlqimin e dashurisë së Zotit të Ringjallur në zemrat njerëzore. Drita e dashurisë së Tij, na ngrohë të gjithëve, me praninë e Tij. Prandaj, qysh tani, derisa jemi “nën hijen e vdekjes”, me shkëlqimin e dritës shpresëplote, na bën të shohim pragun e jetës së përtejme dhe na ndriçon rrugën, e cila shpie atje.
Ne, të cilët besojmë, me zemër plot gëzim, falënderojmë Zotin e Ringjallur, i cili, na bashkon në dashurinë e Tij të përkryer dhe jetëdhënëse. Dashuri kjo, të cilën, Zoti e ka manifestuar në forma të ndryshme dhe e ka vulosur me gjakun e Qengjit të pafajshëm, në flijimin e Kalvarit. Me festën e Pashkëve, ne, të krishterët, përveç se dëshirojmë të përjetojmë ngjarjen e “ Zotit ndër ne”, njëkohësisht, dëshirojmë të jemi, dëshmitarë të ri, të dëshmisë së vjetër, se: Zoti ynë Jezu Krishti, i varur padrejtësisht, në drurin e Kryqit vdiq, duke na lanë porosinë e fundit : “ Fali, o Atë, se nuk dinë ç’ bëjnë!” (Lk 23, 34) dhe premtimin e parë: “ ... sot do të jesh me mua në parriz!” (Lk 23, 43).
Ai, i cili na shfajësojë para Atit, për fajet dhe mëkatet tona, në kulmin e vuajtjes njerëzore, pak pa dhënë shpirt, përveç mësimit ungjillor, na le “shembullin e mirë” sesi, zemra e njeriut, kur është e përqendruar në Atin qiellor, në momentet më të vështira të vuajtjes njerëzore, gjen forcën, për të falë të afërmin e padrejtë dhe për të mbështetur edhe armikun, në mënyrë që i falur, të rikthehet drejt miqësisë tonë me Zotin.
Ai, po ashtu, me autoritetin hyjnor, i premton cubit të penduar jetën e pasosur, premtim ky, i cili, shtrihet në histori dhe përsëritet për çdo njeri, që i penduar, përballë të Kryqëzuarit, përvujtrisht, kërkon mëshirën e Tij dhe me gjithë zemër, ia kërkon jetën e përtejshme. Kështu, vazhdon të ecë gjurmëve të tija, drejt rrugës së shëlbimit, pa marrë parasysh nga ku niset, nga djepi apo nga kryqi.
Sot, ditën e Pashkëve, me gëzim-plotë dhe me shpresë dëshmojmë se: Zoti ynë Jezu Krishti, e ka mundur vdekjen dhe me ngjalljen e Tij, të gjithë ne jemi ftuar, të jemi të bijtë e Atit tonë në Qiell.
Qysh kur Kisha, ditën e Rrëshajve, mori Shpirtin Shenjt, kryqi mori kuptimin e dashurisë së skajshme që Zoti pati dhe ka për ne, ndërsa zemra e atyre që besojnë, u shnëdrruan në “fron prej ku Ai sundon botën me dashuri”, përqafon njerëzimin me duart e shporrura dhe nëpërmjet veprave tona të dashurisë, i përkëdhelë vuajtjet njerëzore, duke iu dhënë ngushëllim dhe shpresë, sidomos vuajtjeve të shkaktuara nga të këqijat e botës ose padrejtësia njerëzore.
Nën shkëlqimin e dritës së kësaj Shprese, përveç mëkateve tona, ne, qartë shohim se: Shoqëria e sotme, e katandisur në relativizmin e çdo gjëje, deri të zhvlerësimi i jetës dhe vdekjes, si dhe e kurthuar në synimet e veta egoiste e lakmitare, është e gatshme t’i japë përparësi të keqes, në krahasim me të mirën të sakrifikojë të vërtetën, në shkëmbim të “gjumit social”; të rrënojë familjen në shkëmbim të zhvillimit; të mohojë të kaluarën, për të legjitimuar të tashmen; të hidhet pluhur ndaj tjerëve, të afërmeve e miqve, për ta arsyetuar fajin. Këndej, duhet të frikësohemi se e tërë kjo na çon drejtë verbërisë shoqërore , mjerimit social dhe të ardhmes së pa siguritë. Ne, e dimë sesa ma shumë humbet pamja e horizontit, vlerave universale, virtyteve njerëzore, synimit të të përjetshmes, njerëzimi, vetvetiu, pa mëshirë, rrokulliset drejt të përkohshmes, interesave të ditës dhe kënaqësisë momentit.
Të vetëdijshëm se një shoqëri e tillë, është e gatshme ta sakrifikoi të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tuaj, të shtyrë nga dashuria që kemi për të gjithë njerëzit, dëshirojmë të alarmojmë njeriun zemërbardhë, shpirtpastër dhe qëllimmirë, e sidomos ata të cilëve iu është besuar përgjegjësia për ne, pa marrë parasysh besimin apo botëkuptimin e tyre, që me drejtësi dhe përgjegjësi, të vihen në shërbim të së mirës, në mbështetje të familjes, në përkrahje të të dobëtëve, në ndihmë të të varfërve dhe ndershmërisht, të bashkëndërtojmë të ardhmen, mbi të vërtetën dhe dashurinë flijuese, për të cilën aq shumë kemi nevojë sot.
Përveç kësaj, kisha si Nënë dhe Mësuese e mirë, i fton bijtë e vetë, të jetojnë në vetëmohim dhe në shërbim të përvuajtur, duke i vënë jetët e tyre, në zbatimin e planit hyjnor dhe në dobi të njerëzve mbi tokë. Dhe, si pjesë e kësaj shoqërie, të bëhemi shembullmirë që, në “veprat tona të mira”, të gjithë të shijojnë dashurinë dhe të miqësohen me të Ringjallurin.
Për shumë mot Pashkët!
Ipeshkëvi Juaj, Dodë Gjergji
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi