Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zana Matoshi: Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, bëhet Anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve

Shko poshtë

Zana Matoshi: Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, bëhet Anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve Empty Zana Matoshi: Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, bëhet Anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 1:04 am


Zana Matoshi: Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, bëhet Anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve U1_SabileBasha
PROF. DR. SABILE KEÇMEZI-BASHA, BËHET ANËTARE E RREGULLT E AKADEMISË EVROPIANE TË ARTEVE
Nga Zana Matoshi
Ditë më parë, Akademia Evropiane e Arteve me seli në Luksemburg, shkencëtaren dhe poeten nga Kosova Prof.dr. Sabile Keçmezi-Bashën e shpalli anëtare të rregullt të saj. Ajo që duhet përmendur se janë vlerat e mirëfillta krijuese që kane ndikuar që zonja Keçmezi-Basha të jetë anëtare e këtij asociacioni ndërkombëtar që në vete ka anëtarësuar emra eminent të kulturave të ndryshme botërore.
Akademia Evropiane e Arteve është themeluar më 2002, me seli në Luksemburg, dhe për çdo vit bënë pranimin e anëtarëve të rinj. Në mesin e shumë emrave të njohur tani e tutje do të na prezantojë denjësisht edhe shkencëtarja e poetja nga Kosova Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha. Gjerë më tani ajo ishte anëtare e shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare si në fushën e shkencës po ashtu edhe të krijimtarisë letrare. Në të dhënat që i prezanton Akademia Evropiane e Arteve për zonjën Keçmezi –Basha në mes tjerave thuhej edhe kjo:
BIOGRAFIA E KANDIDATES
Sabile Keçmezi-BASHA lindi më 1954 në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Dardanë. Është femra e parë nga Kosova që mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd më 1977. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës në Degën e Historisë. Magjistroi më 1980 dhe doktoroi më 1984 (ishte femra më e re që u bë doktor e shkencave në Kosovë). Botoi mbi 300 njësi bibliografike zhanresh të ndryshme, nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vështrime, shqyrtime, fejtone, poezi për të rritur dhe fëmijë, tregime, drama, romane, ese etj., për të cilat mori shumë mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë në revistën “Bota shqiptare”, që botohej në Tiranë (1991-1993). Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Më 1987, në “Akordet e Kosovës”, u shpërblye me “Pendën e artë” për tekstin më të mirë të Akordeve. . Më 2005, Universal Peace Federation, e ka shpallur ambasadore të paqes. Është anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, po ashtu edhe e asocionit italian për shkrimtar “Piu voci nel coro”, më 2009. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Më vitin 2010, në Festivalin poezisë “Drini poetik”, zuri vendin e parë dhe u shpërblye me “Metafora-I” poetike. Ka marr shumë mirënjohje : Nga Shoqata e të Burgosurve Politikë”, për angazhimin shkencor në fushën e historisë më të re të shqiptarëve në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ka marr mirënjohje nga Ministria e Shërbimeve publike, për të arriturat në shkencë dhe për angazhimin e saj për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Kosovë e më gjerë. Po ashtu, ka marr mirënjohje nga Kongresi ULUSLARARASI 1. Balkanlarda Tarih ve Kultur Kongresi –Kongresi I Ndërkombëtar Ballkanik “Historia dhe Kultura e Ballkanit, 11-12. 05. 2009. Prishtinë. E shumë mirënjohje tjera të cilat dëshmojnë për angazhimin e saj në shkencë dhe krijimtari letrare. Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë së Kosovës dhe tani ka thirrjen e Këshilltarit shkencor. Jeton në Prishtinë. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Gjer më tani ka botuar këta libra:
a) botime shkencore
1. Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966,
Prishtinë, 1987
2. Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945
-1947, Prishtinë,1993.
3. Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945
-1947, Shkodër, 2000
4. Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989, IHK,
Prishtinë, 2003
5. Shtypi ilegal në Kosovë 1945-1999, Sh. B. P. Prishtinë 2009
6. Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990, Logos-A,
Shkup, Prishtinë, Tiranë 2010
7. Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare 1945-1999, II,Libri Shkollor.
Prishtinë, 2011
8. Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare 1945-1999, III, Libri Shkollor, Prishtinë 2011-04-14
b) botime letrare
1. Nusja e gurtë (poezi), “Rilindja” 1989
2. Kohë epileptike (poezi), “Jeta e Re” 1996
3. Dy lule ka mami (poezi), “Pionieri”1993
4. Ëndrrat e trishta (poezi),”Rilindja” 2000
5. Hadi (dramë), LSHK, 2005
6. Nata pa kornizë (roman), LSHK, 2008
7. Malli për Itakën (poezi), LSHK, 2008
8. Anatomia iubirii (poezi), Bukuresht, 2009
9. Kodi i pritjes (poezi), LSHK, 2010
10. Kujtesën e ka kap skleroza (poezi), LSHK, 2011
11. Metaforë iberike (poezi), LSHK, 2011
Në dorëshkrim ka shumë monografi si dhe punime letrare.
Mirënjohje:
Për punën e saj të vlershme është përfshirë në shumë enciklopedi e antologji të ndryshme si në vend po ashtu edhe jashtë vendit. Ka marrë shumë mirënjohje dhe shpërblime kombëtare e ndërkombëtare si:
1. Nga Shoqata e të Burgosurve Politikë”, për angazhimin shkencor në fushën e historisë më të re të shqiptarëve në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, 2008
2. Mirënjohje nga Ministria e Shërbimeve publike, për të arriturat në shkencë dhe për angazhimin e saj për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Kosovë e më gjerë.
3. Kongresi ULUSLARARASI 1. Balkanlarda Tarih ve Kultur Kongresi –Kongresi I Ndërkombëtar Ballkanik “Historia dhe Kultura e Ballkanit, 11-12. 05. 2009. Prishtinë.
4. Nga Shoqata për kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre, 2010
5. Nga Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit, 2009
6. Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit, Stubell, 1993. etj.
E shumë mirënjohje tjera të cilat dëshmojnë për angazhimin e saj në shkencë dhe krijimtari letrare.
Anëtarësimi në shoqata të ndryshme si:
1. Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës
2. Shoqata e Shkrimtarëve për fëmijë
3. Shoqata e Historianëve të Kosovës
4. Shoqata e Politikologëve të Kosovës
5. Shoqata e Intelektualëve të Anamoravës
6. Leopardian Comunite Coro a piu voci, 2011- Itali
7. Piu voci nel coro, më 2009- Itali
Udhëtimet jashtë vendit:
Shqipëri, Bullgari, Hungari, Rumani, Poloni, Çekosllovaki, Rusi, Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Itali, Spanjë, Andorra, Tunizi, Algjer, Marok, Egjipt, Maltë, Greqi, Turqi, Serbi, Mali i Zi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, SHBA dhe Izrael
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha prezantohet edhe me një cikël të poezive nga përmbledhja “Kujtesën e ka kapur skleroza”, në të vërtet puna e saj krijuese është e ndjeshme dhe kap përmasa universale të botës së qytetëruar ngase mesazhi i saj si në shkencë po ashtu edhe në letërsi ka kuptimin e dhembjes dhe asgjësimit të saj në çdo pore të jetës në të ardhmen që kurrë më mos të përsëritet. Se, në monografitë e saja shkencore politiko-historike e kaluara është e dhembshme e tej mase e prekshme dhe e argumentuar në të gjitha dimensionet. Është bindëse se të dhënat arkivore plotësojnë vakumin shumëvjeçar të fushës së historisë politike në veçanti dhe të historisë në përgjithësi. Fokusimi i saj është njeriu, toka, shtet-formimi, mbijetesa dhe filozofia e tij me të mirat dhe të këqijat që ngërthen në vete e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja. Si në aspektin shtet formues po ashtu edhe ekzistencial lloji i saj është në piedestal të trajtimit. Në shkrimet e saja përdor metodën argumentuese, shkruan me fakte dhe është fanatike e objektivitetit real- jetësor qoftë pozitivë apo negativ në hullitë e historisë.
Ndërkaq, piktori Jetullah Haliti-Eti, i cili një herësh është edhe në kryesi të këtij seksioni, shprehet i lumtur që në mesin e emrave të njohur botëror si të artit e të shkencës tani e tutje do të jetë edhe shkencëtarja e nderuar dhe poetja e madhe shqiptare nga shteti i Kosovës, zonja Sabile Keçmezi-Basha. Ndjehemi krenar para një fakti që në mesin ton keni pena të tilla që edhe asociacionet ndërkombëtare e vlerësojnë dhe e nderojnë. Shumë shëndet, fat dhe suksese zonjës Basha.
KUJTESËN E KA KAPUR SKLEROZA
Kujtesën e ka kapur skleroza
Dhe harruar ka sytë e Atdheut
Te Mollë e Kuqe
Shpesh i takoj në ecejake
Duke u shikuar vëngër
Kafka e guri
Që në një kohë të pakohë
I kishte prerë mbrapsht
Shpatë e Damokleut
Në organogramin e pritjes
Askush nuk blinte pritje
Të kohës mjegullnajë
Arkitektura e shpirtit përimtohej
E Rozafa më qante në prehër
Duke shtuar mëkimin
Në gishtat me unaza
MOS MA LUAJ KUFIRIN
Për çdo ditë të lume
Ma luan kufirin
Madje edhe këtu
Te pragu i shtëpisë
Nganjëherë
Uji merr gardhin
Ëndrra braktis shtratin
Në dyshekun-behar
Pushon skeleti i Atdheut
Në Arbëri
Shumëzohen kameleonët
Dhëmbët e bardhë
prej bryme
Bëjnë grevë të verdhë
Sot
Edhe guri i kufirit
Ndoshta me pahir
Sërish më nxjerr gjuhën
Sërish më përqesh
UDHËT E ATDHEUT
Nuk keni parë mbrëmë
Se oborri i kafkës
Ishte shtruar me pikëpyetje
Dhe me shumë qafa
Në kornizën all
Sa shumë udhë
Sa shumë ura
Për të arritur
te një e vetme udhë
Dhe te një e vetme urë
O Zot
KUR TË VISH NË PRISHTINË
Kur të vish në Prishtinë
Do të më kërkosh
në lagjen “Elitë”
Te barnatorja “Camomili”
Blije një Xanax
dhe trete në shi
Do të marrim rrugën për në Veri
Kur të vish në Prishtinë
Në Urën e Ibrit do të takohemi
Do të shohësh me sytë e tu
Se si ende pikon gjak
Mollë e Kuqe
Te Kroi i Vitakut
Do të gjezdisim me dhembjen
për dore
Në Konispol do t’i puqim gjembat
Do ta thyej kafkën me grushte
Kipci i Bilal Xhaferrit
Nëpër zaje të përflakura
Do të udhëtojë për Çamëri
ROBËRI E FJETUR
Ende me mua
pi kafe robëria
dhe më bën
pyetje pa pikëpyetje
Në mua
ADN-ja lahet e shpërlahet
Nga mjegulla dhe pluhuri
Që i kanë mbuluar tinëzisht
Syrin nga hithrat
DIÇKA MUNGON
Atdheut dhe trupit
I mungojnë ca copa jeshile
Nata u qet gjuhën
Dhe i përqesh
Për gjymtyrët e brejtura
Shpesh i kam parë
se si bisedojnë shtruar
kafka me gjymtyrët
dhe nuk dëgjojnë
sëmbimet xanxare
që zhbirojnë timpanin
nga kockat e rrëzbitura
të Homerit dritëpakës
LETRAT QË I SHKRUAJ
Për çdo ditë
Letrat që i shkruaj
Më mbushen
Pika të zeza-futë
Pastaj edhe kllapa vë
Pikëçuditjet për fund i lë
Dhe më shtohen pikëpyetjet
Pahetueshëm
Më tmerrojnë
Disa pulëbardha në fluturim
Nuk e duan matematikën
As atëherë dhe as tani
Sidomos ekuacionet
Me tri të panjohura
QESHJE E BUZËQESHJE
Më thua
Se duhet të buzëqesh
Për të të bërë Ty qejfin
Ehe
E kush do t’i kamuflojë rrudhat
Në qafat e Atdheut
Po gjurmët e gjakut
Cili alkimist do t’i shërojë
Nga leukemia
Pa më thuaj
Lum miku
KUJTESËN E KA KAPUR SKLEROZA
Kujtesën e ka kapur skleroza
Dhe harruar ka sytë e Atdheut
Te Mollë e Kuqe
Shpesh i takoj në ecejake
Duke u shikuar vëngër
Kafka e guri
Që në një kohë të pakohë
I kishte prerë mbrapsht
Shpatë e Damokleut
Në organogramin e pritjes
Askush nuk blinte pritje
Të kohës mjegullnajë
Arkitektura e shpirtit përimtohej
E Rozafa më qante në prehër
Duke shtuar mëkimin
Në gishtat me unaza
IKU EDHE KY VIT
I brishtë si një grua
U rrokullis
në fushën e historisë
Dhe
Kurrë nuk do të qorton
kafkën
Pse ngeli pa bar
Në mes shekull
Iku edhe ky vit
Pa kërkuar lejen
Në kraharorin e atdheut
Që të marr pasaportën
biometrike
Për fushën e blertë
Iku
Të thash se iku
E rrudhat palë-palë
Na kanë shtruar kullën
Të bardha-borë
Me petale luleje
Iku
Edhe ky vit
Acarin e shkriu dielli
Në prehrin tonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi