Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombëtarja, Curri: “Koha të hakmerremi me Hungarinë”

Shko poshtë

Kombëtarja, Curri: “Koha të hakmerremi me Hungarinë” Empty Kombëtarja, Curri: “Koha të hakmerremi me Hungarinë”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 1:25 am

Kombëtarja, Curri: “Koha të hakmerremi me Hungarinë”


Kosovari ka kërkuar 3 pikë në Tiranë. Debatiku për mesfushorin Bylykbashi: “Han bëri shumë mirë që e thirri”

Me pesë lojtarë nga kampionati ukrainas, Isli Hidi, Dorian Bylykbashi e Ervin Bulku (të tre të Krivbasit), si dhe Debatik Curri e Armend Dallku (të dy të Vorskla Poltavës), “Vysha Liga” përbën edhe “mushkërinë” e ekipit kombëtar shqiptar për ndeshjet e rëndësishme kundër Hungarisë (28 mars, në Tiranë) dhe Danimarkës (1 prill, në Kopenhagen).


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, i pa edhe para dy javësh në aksion të pesë lojtarët gjatë vizitës së tij me karakter “vlerësues” në Ukrainë, pavarësisht se nuk u solli fat dy skuadrave të shqiptarëve, pasi si Krivbasi, ashtu dhe Vorskla i humbën takimet në kampionatin ukrainas me kundërshtarët respektivë, Çernemoretsin (0-2) e Dinamo e Kievit (4-1).



Gjithsesi, holandezi u dha mesazhet e duhura lojtarëve të Kombëtares shqiptare në prag të sfidave shumë të rëndësishme kundër Hungarisë, më 28 mars në Tiranë e Danimarkë, katër ditë më pas në Kopenhagen, dhe risolli në përfaqësuese kapitenin e Krivbasit, Dorian Bylykashin.


Futbollisti polivalent Debatik Curri (21 ndeshje me Kombëtaren, ka debutuar në miqësore kundër Gjeorgjisë në kohën e Hans Peter Brigelit), kur kanë mbetur edhe më pak se 10 ditë për t’u përballur me Hungarinë, nuk i fsheh emocionet dhe ambicien për ta kaluar me sukses provën dhe për të arritur fitoren e dytë në takimin e gjashtë të eliminatoreve të Kampionatit Botëror.


“Hani na theksoi rëndësinë e ndeshjes me Hungarinë edhe kur na takoi para disa ditësh në Ukrainë. Por ne të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe detyrën tonë për ta fituar atë. Nuk mund të mbetemi vetëm me fitoren kundër Maltës, për më tepër që të vetmen humbje e kemi me Hungarinë, që unë edhe sot e kësaj dite e konsideroj aksidentale me mënyrën se si na i shënuan dy golat ata. Duhet të hakmerremi të gjithë, për më tepër që besoj se do të ketë shumë tifozë në stadium”, - theksoi Debatik Curri, autori i një goli të mrekullueshëm të shënuar kundër Holandës në eliminatoret e fundit të Kampionatit Europian 2008.



Debatiku, një nga lojtarët më të mirë të kampionatit ukrainas (i dhjeti në botë për nga fortësia), e vlerëson faktin që në ekipin tonë përfaqësues janë thirrur pesë lojtarë (aq sa nga kampionati shqiptar) dhe më shumë se nga çdo kampionat tjetër i huaj

“Kampionati në Ukrainë është gjithmonë në rritje dhe më shumë cilësor. Këtë e tregojnë edhe lojtarët që po vijnë nga kampionate të huaja me emër. Në Europë janë disa ekipe që kanë emër të mirë, por tani edhe Vorskla jonë po bën ç’është e mundur për të kapur një vend në Ligën e Europës, pasi mundësia e shpresa ekziston”, - shton Curri, dukë dhënë njëherësh edhe opinionin e Armend Dallkut, shokut të ekipit të tij.

“Debi” flet edhe për thirrjen në Kombëtare të mesfushorit Dorian Bylykbashi. “Te Krivbasi ai është kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i skuadrës. Dhe këtë e ka treguar në shumë ndeshje, madje edhe kundër ekipit tim, Vorsklës. Mendoj se trajneri Han, por dhe Bariçi, duhet ta kishin thirrur më parë e aktivizuar, pasi ka çfarë t’i japë ekipit kombëtar”

Në ndeshjen e fundit në kampionatin ukrainas Vorskla barazoi në shtëpi pa gola me FK Lvov. “Nuk them se nuk patëm shanse, por fati nuk ishte me ne atë ditë (të premten e kaluar), pasi luajtëm përballë një skuadre që ishte shumë poshtë nesh në renditje”, - tha Curri.



Vorskla pas 20 javësh të luajtura ndodhet në vendin e pestë me 37 pikë, një më pak se Metalist i vendit të tretë. Në fundjave ekipin e Currit, Dallkut e Januzit e pret një sfidë e vështirë me Shahktjor Donjeckun e vendit të dytë (40 pikë)

“Është më të vërtetë një ndeshje e vështirë, pasi përballë do të kemi një nga ekipet më të mëdha të Ukrainës. Nuk trembemi prej tyre, por që të fitosh ndaj Shahktjorit duhet të japësh 200 për qind të mundësive”, - përfundoi mbrojtësi Debatik Curri, i cili shton se Shahktjorit i ka shënuar një gol, por gjatë edicionit të kaluar të Kupës së Ukrainës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi