Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët

Shko poshtë

Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët Empty Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 3:02 pm


Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët

Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët 25katedralja_2


Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kanë kremtuar mbrëmë në mesnatë Ringjalljen e Krishtit.

Festa e Pashkës është ndër më të rëndësishmet e kalendarit fetar të krishterëve dhe kremtohet në të gjitha vendet ku ka besimtare katolikë dhe ortodoksë.

Në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë mesha e rastit dhe mesazhi i Pashkëve janë lexuar nga kryepiskopi Anastas Janullatos.

Ndërsa në katedralen e Shën Palit në Tiranë, liturgjia e pashkëve është drejtuar nga Imzot Rrok Mirdita, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Pashka, ose Ringjallja e Krishtit vjen pas një jave të shenjtë që kulmon me kryqëzimin e Jezu Krishtit të Premten e Zezë dhe ringjalljen e tij në mesnatën e së shtunës.

Të gjithë besimtarët e krishterë kanë marrë mbrëmë në Kisha e Katedrale, zjarr nga zjarri i ndezur pas ringjalljes së Shpëtimtarit që i tregoi botës se mund të triumfojë mbi të keqen për të ndihmuar njerëzimin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi