Basha shënon rekord në Facebook
Basha shënon rekord në Facebook
Basha shënon rekord në Facebook
202 mijë vetë mbështesin kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për kryebashkiak të Tiranës, ndërkohë vazhdojnë klikimet
Pak minuta pas orës 18:00 të ditës së djeshme, në faqen zyrtare të Lulzim Bashës në Facebook, u shënua shifra rekord prej 202 mijë fansash.
Kjo është një shifër rekord në mediumin online e arritur deri tani. Në minutën kur shifra e mbështetësve të Bashës u bë 202 mijë, rivali socialist, Edi Rama, numëronte në faqen e tij zyrtare në Facebook, 93 mijë pasues. Faqet në Facebook të kandidatëve për Tiranën janë një nga risitë e kësaj fushate. Përfshirja masive e qytetarëve në këtë lloj mediumi ka qenë që herët në vëmendjen e Lulzim Bashës.
Kandidati i Aleancës për Qytetin ndan në portalin e tij aktivitetet, fotot, mesazhet dhe programin e tij për kryeqytetin. Gjithashtu, të njëjtën gjë bën edhe kandidati i Aleancës për të Ardhmen. Dy kandidatët kanë ditë që po zhvillojnë një garë të panjohur më parë për zgjedhjet shqiptare. Rrjeti social “Facebook” po zhvillon dy javët e fundit sondazhin e munguar nga kompanitë e sondazheve zgjedhore, duke dhënë shifra të përditësuara. Mendohet se shumica e militantëve të Facebook-ut janë të rinj. Kjo është një gjeneratë e rëndësishme votuesish në Tiranë. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me të rinj maturantë, Basha i ka pyetur ata për ndjekjen e fushatës së tij përmes Facebook-ut. “Sa prej jush e kanë vizituar faqen time në Facebook? Atëherë ta dini se ai forum nuk është deri më datë 8 maj, por vlerën e vërtetë të komunikimit do ta ketë midis jush dhe kryebashkiakut tuaj të ardhshëm duke filluar nga data 9 maj”, u shpreh Basha. Sipas identifikimit që bëjnë vetë aplikuesit e këtij mediumi, rreth 70 për qind e tyre janë banorë të Tiranës. Pjesa tjetër janë nga rrethet dhe nga jashtë Shqipërisë.
Numri i mbështetësve online të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës rritet çdo ditë, mirëpo diferenca mes dy kandidatëve mbetet e madhe. Aq sa momentalisht Lulzim Basha ka më shumë se dyfishin e pasuesve që ka Edi Rama. Kjo shifër tregon qartë se qytetarët e Tiranës ndiejnë nevojën e ndryshimit dhe entuziazmi që ata shprehin dallohet te mbështetja që japin për Lulzim Bashën. Lulzim Basha ka premtuar se do të ruajë këtë mënyrë komunikimi me qytetarët edhe pasi të zgjidhet kryetar Bashkie.
Dhjetë ditë më parë, në faqen zyrtare të Lulzim Bashës në Facebook u regjistrua shifra e 100 mijë fansave. Po atë mbrëmje, numri i fansave i kaloi 104 mijë. Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, postoi atë ditë menjëherë një shënim online, duke i falënderuar të gjithë mbështetësit e tij. “Ndihem i nderuar, i privilegjuar dhe i prekur nga përkushtimi, optimizmi dhe entuziazmi i secilit prej jush.
Çdo minutë e juaja do të thotë shumë dhe unë nuk gjej fjalë për të përshkruar ndjenjat e respektit dhe mirënjohjes për secilin prej jush. Bashkë ne do të bëjmë të mundur ndryshimin e madh për Tiranën. Bashkë ne do të krenohemi me Tiranën europiane”, u shpreh Basha në mesazhin e parë, pas thyerjes së rekordit të 100 mijë fansave në Facebook. Ishte kandidati demokrat për Tiranën, i cili hapi i pari profilin e tij elektoral në Facebook, duke e pasuruar minutë pas minute me njoftime për takimet me qytetarët. Faqja e tij u bë shpejt e dashur dhe e klikueshme për të rinjtë, të cilët janë përdoruesit më të mëdhenj të këtij forumi social.
Nuk mungojnë në të opinionet dhe këndvështrimet e të rinjve rreth problematikës së Tiranës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi