Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:UDHËTIMI I TË VDEKURIT

Shko poshtë

Vullnet Mato:UDHËTIMI I TË VDEKURIT Empty Vullnet Mato:UDHËTIMI I TË VDEKURIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 25, 2011 10:02 am

Vullnet Mato:UDHËTIMI I TË VDEKURIT 215649_1620621726606_1568334934_31123687_5103038_n


Vullnet Mato:UDHËTIMI I TË VDEKURIT 187117_1568334934_6843025_n
Vullnet Mato

UDHËTIMI I TË VDEKURIT

Nëna emigrante
vdiq larg në Greqi,
ku vajtuan milionat
që nuk i kishin.
Për dokumente,
arkivol e taksa aty,
e sollën maskuar,
ta qanin pranë fisit.

E lidhën fatzezën ulur
në ndenjësen e prapme,
mos binte në sy
të policisë kufitare.
Kokën ia ngritën
me mbajtëse pas qafe,
të groposej më lirë
në varret shqiptare...

O zot, mos vdekshim
në tokën e huaj,
të vijmë të lidhur,
si trung i djegur.
Ndryshe familja
shkatërrimin do vuaj,
se milionat s’të lënë
as për të vdekur!...

Harrojnë ata që shesin
vdekjen kaq shtrenjtë,
se duke ngritur në qiell
çmimet hata,
do qindfishohet varret
kur të vdesin vetë,
dhe gropa në qiell
nuk do hapen për ta...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi