Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË

Shko poshtë

Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË  Empty Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 25, 2011 11:34 pm

Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË  222105_1926472732634_1566631317_32043524_7110683_n
Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË  173178_1566631317_7666230_n
Adnan Abrashi:REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË
Në arenën më të madhe skenike të politikave eksperimentale ndërkombëtare të quajtur Kosovë, me skenaristët dhe regjisor të huaj, e aktor si gjithnjë statista vendor, sërish u vu në skenë një projekt teatral i zhanrit tragjiko-komik, titulluar: ”Regjistrimi i popullsisë” Përmbushja pa kurrfarë vërejtje paraprake e këtij projekti të dyshimtë skenik, iu besua shtëpisë vendore të një dikasteri qeveritar të quajtur: “Ministri e Administratës Publike”, e cila udhëhiqej nga ministri turk, Mahir Jagxhillar, funksionar politik joprofesional në këtë fushë, më shumë i njohur për publikun tonë me atë aferë famëkeqe të maunave helmuese që para disa viteve ndotën ambientin edhe ashtu politikisht të ndotur kosovar. Sido që të jetë, sado joprofesional, ministri jonë në fjalë, duke realizuar saktësisht në terren kuotën e paraparë të numrit të banorëve minoritar turk që duhet t’i regjistroj, ai me sukses e kreu detyrën e marrë nga patronët e vetë për këtë qëllim E shihnim atë shpesh në çdo emision informativ, duke mbikëqyrur drejtpërdrejt edhe vetë si funksionar i lartë këtë proces, edhe pse, nga ana tjetër, naivisht deklaronte se, “meqë na paskan munguar formularë në gjuhën turke, as vetë ende nuk e ka kryer këtë obligim të regjistrimit familjar”.
Kur për disa thashetheme të parregullsive të shfaqura rreth regjistrimit të turqve në Prizren, u interesova tek faktorët komunal relevant, nga njëri prej tyre, në besim morra përgjigjen se, kjo punë na koka një çështje politikisht e ndjeshme, andaj edhe nuk është e preferuar që aq të merrem me të. Duke dashur që edhe unë si prizrenas të kontribuoj në këtë drejtim, mu për këtë shkas edhe po e lë me kaq?!!.

Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi