Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arlinda Lala: TRI POEZI

Shko poshtë

Arlinda Lala: TRI POEZI  Empty Arlinda Lala: TRI POEZI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 11:00 am

Arlinda Lala: TRI POEZI



Arlinda Lala: TRI POEZI  ArlindaLala



LULJA

A mund te vrapoje
një lule
edhe përbrenda ëndrrës
dhe shpirtit,
dhe si duket hija
e saj,
E këpus për t'i marre
ere,
pa arome askund nuk mund
te nisem,
SHPRESES as LULEVE
nuk u pëlqen shporta.

BOTA NUK ESHTE E ATYRE


Bota nuk eshte e atyre
te cilet mendojne
se mund te blejne perendine,

e jane milingona
ne rrugen e jetes

Bota nuk eshte as e atyre
qe enderrojne se edhe hena
mund t ju behet dielll,
e rruga argjend

ne fund do te mbesin
vetem gote pa uje dhe drite


HESHTJA NE DHOME

Nganjehere cdo gje
eshte e mbuluar
me heshtje ne dhome
kukullate mia te varura
neper mure
pikturojne dhimbjen

vazoja e kthyer permbys
loton ne heshtje
per nje lule hene,
kapela ime e pikelluar
e shikon pasqyren,
une meditoj me
kukullat e mia,
ne heshtje e pikturoj
merzine ne dhome...


ARLINDA LALA u lind ne Prishtinë më 24 04 1981 . Ka perfunduar studimet ne fakultetin e filologjise , ne degen GJUHE DHE LETERSI SHQIPE. SHkrimet e saj datojne qysh nga mosha e bangave te shkolles fillore,..ato iu botuan ne shume revista e gazeta te ndryshme .punoi si gazetare ne gazeten ditore ,,ILIRIA POST.. pastaj ne gazeten ,,PAVARESIA NEWS. Nje kohe te gjate punoi edhe si mesimdhenese e lendes GJUHE DHE LETERSISE SHQIPE...hobi ka poezine dhe pikturen se shpejti do te dal nga shtypi edhe permbledhja e saj e pare me poezi. Jeton dhe vepron ne PRISHTINE.

Pregaditi:Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi