Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI

Shko poshtë

Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI Empty Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 11:12 am

Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI 0
Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI 224294_1518443740148_1806157215_907165_4551241_n
Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI

RRUGËTIM MË MENDIME

Në bulevardin e qytetit
Po ecja i vetmuar
Për dikë që s'ia vlen
Duke e kujtuar.

Ishte mesditë
Kur dielli nuk po ngrohte
Edhe pse kishte dritë
Errësira më verbonte.

Por për një çast
Kokën lart e ngrita
Kur të pash ty
Nga bukuria u mahnita.

Shkëlqimi i syve tu
Zemrën ma pushtoj
Më bëj që atë të pavlerën
Nga mendimet ta largoj.

Tani vetëm mendoj për ty
Dashurinë e vërtetë
Do dua gjithmonë
Që të kem përjetë.

Se vetëm për ty
Ia vlen të mendohet
E kjo zemra ime
Vetëm ne ty të dashurohet!

E (PA)HARRUAR

Nuk je e vdekur
Ti ende diku po frymon
Por tash e tutje për mua
Kukuvajka mbi "varr" të vajton.

Më kanë thyer zemrën
Ortekët e tu të tradhtisë
Por ende maska e jote
Këndon këngën e dashurisë.

Mos mendo moj e gjorë
Që pranë melodisë dorëzohem
Por çdo ritëm i saj
Më bën më të fuqishëm e forcohem.

Ujqër pa dhëmbë
E dhelpër pa dinakëri
Do jenë taktikat tua
Tashmë në dashuri

Ndoshta e ke vetëm korbin
Në këtë jetë për t'shoqëruar
Sepse për njëri-tjetrin
ZOTI iu ka krijuar.

Nuk do kthehem prapa
Edhe sikur hëna të mbetet pa dritë
Por nuk do kujtoj të kaluarën
Sikur nata të shndërrohet në ditë.

AROMË SHQIPËRI ETNIKE …

Ç'është ky eklips, ç'është kjo errësirë;
Jam njeri pa shtëpi ,si beduin në shketerire.
Ç’u be me zonjën e rëndë që veten ashtu e titullon;
Ç’janë vendimet tradhtare që trojet i copëton.

Ç’janë këto vajtime që asnjëherë s’mbarojnë.
Ç’janë ata gur të egër që në mes nesh qëndrojnë.
Si quhen ata korba që lart po fluturojnë;
Gjame ,vuajtje, trishtim neve na tregojnë.

Por ç’është ai zë që nga mali dëgjohet.
Armiku n'Karpate nga ai zë tmerrohet.
Është zë shqiptari e gjuhës që toka kupton;
Është krismë pushke që armiqtë i shkatërron.

Pra dielli tani nga eklipsi po çlirohet;
Gjëma,vuajtja mllefi nga këtu po largohet.
Se tani s’ka më ligje pushtuese mbretërore e perandorike;
Tani vjen aroma ëmbël e SHQIPËRISË ETNIKE!

Albin Mehmeti u lind me 26 prill të vitit 1992 në Skënderaj. Shkollën fillore e kreu në Skënderaj, vazhdon në shkollën e mesme në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku është maturant, pasi ky është viti i fundit.
Me shkrime te ndryshme letrare ka filluar që të merret nga mosha e re kurse poezitë e para i ka shkruar në fund te vitit 2009. Në vitin 2009 ka fituar vendin e tretë në garën për ese, kurse një vit më vonë ka fituar vendin e parë në garën për poezi, garë kjo e organizuar nga Asociacioni për Kulturë Edukim e Arsim në Skenderaj.
Aktualisht jeton në Skenderaj, së bashku me familjen e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi