Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kthehet në riformulim kërkesa e PDK-së

Shko poshtë

Kthehet në riformulim kërkesa e PDK-së Empty Kthehet në riformulim kërkesa e PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 5:08 pm


Kthehet në riformulim kërkesa e PDK-së



Kthehet në riformulim kërkesa e PDK-së 27kryesia-e-kuvendit-Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nuk e futi në rend dite kërkesën e grupit parlamentar të PDK-së e cila kërkon që Kuvendi të distancohet nga krimet e rënda që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë.


Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se kërkesa e PDK-së, nuk është miratuar, pasi ka qenë e paqartë dhe kërkoi nga kjo parti qartësimin e kërkesës për ta rikthyer sërish në Kryesi. Ndërkaq, LDK dhe AAK e kundërshtuan kërkesën e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës një kërkesë për debat parlamentar, në lidhje me krimet që janë bërë në Kosovë në periudhën e pasluftës. Megjithatë, kryesia e Kuvendit nuk e ka miratuar sot kërkesën e PDK-së, duke kërkuar informata shtesë. Kryeparlamentari Krasnçi tha se kërkesa do të rishqyrtohet pasi Kryesia të marrë informatat plotësuese nga PDK-ja

Adem Grabovci, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së, tha se kërkesa e kësaj partie është bërë për shkak se krimet të cilat janë bërë pas luftës duhet të zbardhen dhe të dihen kush janë autorët duke shtuar se kërkesa e Grupit parlamentar të PDK-së nuk është kundër reagim ndaj kërkesës së AAK për hetim ndaj SHIK-ut.

Ndërkohë, Ismet Beqiri, shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Kuvendi nuk është ai institucion që zbardh rastet.

Ardian Gjini, shef i Grupit parlamentar të AAK-së tha se AAK nuk mund të distancohet nga diçka që nuk ka bërë, mirëpo ata që i kanë bërë këto krime, siç tha Gjini mund të dalin dhe të distancohen.

Sipas tij janë gjykatat ato që e bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, Beqiri tha se një ndër subjektet që është goditur më së shumti nga këto raste është LDK-ja. Kërkesën e PDK-së, Beqiri e konsideron marketing të kësaj partie dhe jo diçka më shumë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi