Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosja i shkruan Ashtonit kundër kryepolicit rumun

Shko poshtë

Vetëvendosja i shkruan Ashtonit kundër kryepolicit rumun Empty Vetëvendosja i shkruan Ashtonit kundër kryepolicit rumun

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 9:14 pm



Vetëvendosja i shkruan Ashtonit kundër kryepolicit rumun
Vetëvendosja i shkruan Ashtonit kundër kryepolicit rumun 26vetv4

Prishtinë, 26 prill _ Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një letre dërguar Zëvendëskryetares së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton, ka kundërshtuar emërimin e kolonelit të xhandarmërisë rumune Marian Petre, Shef të Departamentit të Policisë Speciale të EULEX-it.
Baroneshës Ashton i është kërkuar që të anulohet emërimi i kolonelit Marian Petre, për arsye se qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe plagosjen e 80 demonstruesve paqësorë më 10 shkurt 2007, është po ajo që e ka deleguar kolonelin Petre. Kjo qeveri ende nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për intervenimin e dhunshëm gjatë demonstratës paqësore "Për vetëvendosje dhe kundër planit të Ahtisaarit" të 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Baroneshës Ashton me këtë letër i është shprehur edhe një herë qëndrimi kundërshtues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj EULEX-it si mision antidemokratik dhe me qëndrim neutral karshi pavarësisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi