Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë)

Shko poshtë

Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë) Empty Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 9:23 pm

Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë) 161505_1630998071_1359506_n

Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë)

Zgjedhjet vendore po afrojnë.

Ditët po ia lëshojnë vendin njëra – tjetrës dhe zagoritët, krahas punëve të përditësisë, po japin e marrin me vete për kë të lëshojnë verdiktin ditën e vendosjes së sovranit popull. Nuk tentoj të jap opinione, porse, duke qenë se gjer tani zagoritët po ndodhen përballë dy alternativave që janë deridiku në rivalitet me njëra – tjertën, si një zagorit që nuk votoj në Zagori, por që i kam shërbyer me mish e me shpirt vendlindjes sime, më lind e drejta, së paku, të shpreh ndonjë mendim për peshimin e votës, para se të hidhet…
E çfarë mund t'i tërheqë zagoritët drejt vatrës, përveç natyrës së veçantë, taditave të të parëve e eshtrave të tyre, po qe se nuk vihet seriozisht dorë në plotësimin e mjaft kushteve jetësore normale...?
Kësisoj Zagoria e thellë malore, me synimin e mirë që të të rilindë sadopak, ka nevojë për shumë e më shumë përkujdesje nga vetë bijtë e saj si dhe nga organet e pushtetit në rreth, qark e qendër.
Është fat i keq për krahinën tonë, që për arsye ekonomike shumica i janë drejtuar kurbetit të brendshëmn e atij të jashtëm, faktor që i imponon organizmat në rreth apo qendër të mund të justifikojnë moskujdesjen e të kursejnë shpenzimet në emër të popullatës së pakët., se gjasme do jenë lekë që hidhen kot në erë…
Le t’i planifikohen mjete financiare Zagorise e le të shkojnë në destinacionin e duhur, se vetëm kështu, mund t’i rikthehet lezeti zonës sonë të përbashkët…
Por faktori thelbësor që mjetet fimanciare të harxhohen në dobi të përmirësimit të infrastrukturës e jetës në krahinë, është këshilli i komunës dhe drejtuesi i saj i përzgjedhur drejtpërdrejt nga sovrani.
Nuk mund të hyj në detaje se për çfarë problemesh është më e nevojshme Zagoria, porse për më të dukshmet e më të ndjeshmet, po e shpreh ndonjë mendim:
Duhet medoemos të vlerësohet e të marrë fund çështja e rrugës automobilistike nga Hoshteva e Zhej – Lliari drejt Gjirokastrës qoftë nga Gryka e Selckës, qoftë nga qafa e Çajupit.
Duhet të ndiqen më mirë problemet e çdo fshati, pa i dalluar nga njëri tjetri, larg konceptit: “Zagori e Sipërme dhe e Poshtme…Punët që kryhen të jenë cilësore e jetëgjata e jo me jetëgjatësi elektorale…Këtë e them edhe për rrugën automobilistike. Nuk duhet të pajtohemi me punime shkel – e – shko e të mos merremn në dorezim vepra jo cilësore, të cilat japin edhe pandehmën e kapashme apo të pakapshme të abuzimeve me fondet…
I duhen ZAGORISE edhe promovime vlerash kulturore e artiastike. Zagoria ka mjaft krijues ne fushën e letrave shqip.adje dhe asish që në qendër të veprave të tyre kanë Zagorinë. Sa i afron këta pushteti vendor? Sa i ndihmon?! Nga përvoja personale shprehem açik: zero....! Mbaj mend një drekë postfestival e një promovim libri para 12 vitesh...
Duhet të marrë fund domosdoshmërisht përforcimi i qëndrueshëm i pajisjes me energji elektrike e krahas tij edhe sinjalit televiziv dhe ai telefonik – celular… me perspektivë edhe sinjali internetik.
Aktualisht vërehet se askush nuk ështe në gjendje të argumentojë shkaqet determinantë të mjaft mungesave e defekteve në këto rrafshe edhe jetikë edhe shpirtërorë.
Duhen rregulluar rrugët e brendshme të fshatrave, se , me ç’ shoh ne fshatin tim, Konckë, shumica janë në gjendje katastrofale…
Hajde merre vesh, kush duhet të përgjigjet më shumë për dobësitë e lehtëdukshme…
Po kështu për vorrezat e çdo fshati lypset të bëhet më tepër.
E dimë që ka vend për investime të mëdha e mesatare apo më të vogla. Të gjitha duhet të vlerësohen drejt, që gjithë banorët të kenë përfitim e t’i gëzohen së ardhmes ndryshe, duke nisur që nga mjediset e kulturuara (E di që vatra kulture si dikur mund të jetë e vështirë, por për një qendër grumbullimi të njerëzve për një mbledhje apo argëtim mund ta ketë çdo fshat. Jeta ofron edhe gëzime edhe pikëllime njerëzore. Gjithashtu i duhet përgjigjur me investime edhe traditës se re te krijuar te takimit periodik të brezave nga çdo fshat. Aty këtu me iniciartivë të vetë fshatrave edhe çoç është rregulluar, porse 20 vite transicion nuk falet te jetë kjogjendje aktuale me mjaft mungesa. Çfarë pritet ndonjë transicion thjetër?!
Manidfestime t e gëzueshme e ritet e tjera të jetë nuk mund të kapërcehen nën goditjen e vapës përvëluese ose të rreshjeve të befta karakteristike për krahinën tone…
E pra, të nderuar bashkëkrahinas, sidomos ju, që edhe pse jeni larg, verdiktin tuaj e jepni në vendlindje, këto e shumë të tjera nevoja të ngutshme për zonën tonë çfarë duan?
Doemos duan një këshill komune sa më serioz, sa më të manovrueshëm, sa më të larmishëm, duke i përfshirë gjithë krahët e politikës së sotme pluraliste… Mbi të gjitha kërkohen njerëz të mençur, figura të pastra morale, njerëz që u ddhimbset krahina, u dhimbset çdo fond i planifikuar, çdo ndihmë që munnd t’i jepet zonës.
Nuk kam të dhëna si janë trahjtuar këto vitet e fundit, njerëzit e paaftë për punë, nga komuna. Di që sa isha unë atje, edhe ndihmat e kryqit të kuq që mind të vinin në qendër , asnjë gram mall nuk arriti te dera ime si invalid.
Ato kohë shkuan e vanë…
Zagoria ka pasur dhe ka shumë intelektualë që edhe pse larg trevës, mendojnë e punojnë për krahinwn, por varet sa i merr parasysh komunsa kësi dukurish e veprimrtarish.
Unë si individ ndihem i trishtuar nga një fakt: Për herë të pare eshtë krijuar një këngë për Zgorinë me tekst e muzikë dhe është hedhur edhe në internet e madje është mirëpritur nga dhjetra dëgjues të saj.
Pse u la në heshtje një eveniment i tillë, apo se pritjej të ishin autorë të saj emra që janë pasqyruar disa herënë dokumentarët e gjertanishëm që kanë dale për Zagorinë…?!

I mëshoj një aforizme: “Kush nuk di të dëgjojë, nuk mund të komandojë.” Nëse kuptohet drejt kjo thënie nga të kandiduarit e çdo instance, me siguri që do kemi në krye të zgjidhjes së problemeve atë që tradicionalisht e quajmë “adapt” – njeriu i duhur…
Më së paku duhet të theksoj: Zagorisë i duhet një këshillë komune sa më vizionar e drejtuas me vizione të qarta pët të mirën e përgjithshme, pse jo edhe për të evidentuar traditat dhe trashëgiminë shpirtërore të popullit zagorit…
As që tentoj të jap dhe më të voglin opinion për partitë në përzgjedhje. Mua si indivind i pavarur as më ineteresojnë partitë, më intereson individi.
Le të jepet verdikti i zagoritëve për individin më të besueshëm.
Le të mos “lozim” përherë “kërcim pupthi” apo vendnumëro…!
UIroj me gjithë zemër fitimtarin djalosh të krahinës sime, që mbi të gjitha, të jetë pas marrjes së shumicës së votave korrekt me komunitetin dhe me veten, duke mbajtur premtimet e dhëna…!


Nuk pretendoj të kem shtjelluar shumëçka i lypset KRAHINES, SIDOMOS PER INTERESAT E BREZAVE PASUES...
Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë) 230340_1810239389018_1630998071_1708185_6034732_n
NJE PAMJE GJITHEPERFSHIRESE E ZAGORISE



Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë) 230522_1810241309066_1630998071_1708188_4900793_n
LISI FAMOZ I SHENTODHERIT - KONCKE I QENDRON ZAGORISE MU NE QENDERZIM


Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë) 225737_1810243149112_1630998071_1708189_5798392_n
FRAGMENT NGA PJESA JUG-JEJPERENDIMORE E ZAGORISE


Jorgo Telo:I DUHET ZAGORISË NJË DREJTUES VIZIONAR (Pikëpamje të përditësisë) 230597_1810244309141_1630998071_1708192_6933542_n
PAMJE QENDERPERENDIMORE E ZAGORISE

Jorgo TELO
Gjirokastër,
Sot – ditën e shenjtëruar të Shëngjergjit, 25 prill 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi