Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:KALORËSIT E TERRIT

Shko poshtë

Ramadan Emini:KALORËSIT E TERRIT Empty Ramadan Emini:KALORËSIT E TERRIT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 9:49 pm

Ramadan Emini:KALORËSIT E TERRIT 202932_100001799075412_3525016_n

Ramadan Emini:KALORËSIT E TERRIT

A e dijnë valle këta “kalorësit e territ” që as gomarit nuk dijnë t’i jap[in ujë, se çka është terri e çka është drita?
Pse e mashtrojmë ne veten sikur kemi një KEK, një system elektroenergjetik, i cili në vend se të prodhojë energji elektrike më shumë “prodhon” strese, trauma, sëmundje shpirtërore e vujatje të panumërta te ky popull i stervuajtur. A janë vallë të ndërgjegjshëm të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër mbajnë në duartë e tyre fijet e vendimmarrjes, se çfarë dëmesh të pallogaritshme në planin material dhe shpirtëror i sjellin popullatës me këto ndërprerje të pakontrolluara të energjisë elektrike, kohë e pa kohe, e pa kurrnjifare orari, kur t’u teket.
A e dijnë vallë dhe a janë të ndërgjegjshëm këta “kalorësit modern” të demoNkracisë, kësaj çorbe që edhe derrave u neveritet, se çfarë eshtë terri dhe drita?. Pra, a janë të ndërgjegjshëm këta demoNkratë që e kanë gojën plot demokraci ngado që sillen e ngado që mbështillen, se këtu ekziston një popull, i cili ndoshta do të kishte dashur më mirë të jetonte në epokën e shpellave, se në këtë rrëmujë apokaliptike, sepse në epokën e gurit të vjetër dhe të ri të paktën nuk do të kishin vuajtuar nga këto streset dhe traumat e “modernitetit”...A me këto rrokopenglla mendojnë vallë të na qojnë drjt integrimeve evropiane dhe integriomeve tjera në këtë botën tonë të vogël, që tani po bëhet sa një fshat i madh!?
Edhe qirinjtë qe “kalorësit e tregtisë” na i shesin ne këtu ndriçojnë me gjysmë drite, po për këtë do të duhej hapur një temë krejt tjetër.
Këtu duket qartë se ekziston një strategji e përpunuar deri në detaje, e cila ka për qëllim t’ia shtojë vuajtjet akoma më shumë këtij populli (sidomos popullit shqipatr në Kosovë) edhe ashtu tashmë i stërvuajtur, që sa më shumë njerëz të mos kenë rrugëdalje tjetër e të detyrohen ta lëshojnë vendin dhe ate në mënyrën më të poshtër, duke kërkuar kanalet më të bdyta për ta bërë këtë, vetëm qe të poshtrohet deri në atë farë feje sa që ti vijë ndohtë që është shqiptar, duke u zvarritur e duke shtrirë dorën për lëmoshë. Ndryshe nuk mund të vazhdojë të realizohet programi i pastrimit etnik të Kosovës i filluar nga Serbia, e që tani ka ndërruar emrin dhe e quajmë multietnicitet...
E se kush janë hartuesit dhe zbatuesit e kësaj strategjie, hajde të mundohemi ta gjejmë, miqtë e mi!


Ramadan Emini:KALORËSIT E TERRIT 225640_143833285686640_100001799075412_244559_1693914_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi