Frank Shkreli: Punë të mbarë, zonja Presidente
Faqja 1 e 1
Frank Shkreli: Punë të mbarë, zonja Presidente
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTE
Nga Frank Shkreli
Mesazhe nga udheheqes ane e mbane botes vazhdojne te arrijne ne zyren presidenciale te Kosoves duke uruar zgjedhjen e Zonjes Atifete Jahjaga ne detyren e larte si Presidente e Kosoves. Nder te tjere, Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Zoti Barack Obama, ne urimin e tij, vleresoi zgjedhjen e Zonjes Jahjaga si nje deshmi “te pjekurise politike ne rritje ne Kosove”. Duke nenvizuar miqesine e Shteteve te Bashkuara me popullin shqiptar, Presidenti amerikan theksoi se “Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit te Kosoves….dhe se do te vazhdojme te punojme me institucionet tuaja per te cuar perpara reformat e nevojshme per ndertimin e nje demokracie gjitheperfshirese…”, tha ne mesazhin e tij drejtuar Zonjes Jahjaga, Presidenti amerikan.
Ne historine e Kosoves, por edhe te kombit shqiptar, ky eshte nje moment me te vertete historik qe ne krye te shtetit zgjidhet nje grua. Grate ne udheheqje politike - ne cilendo shoqeri - jane te detyruara te luajne nje rol delikat balancimi ne veprimtarine e tyre, sidomos ne nje shoqeri ku politika eshte dominuar gjithmone nga meshkujt. Jam i bindur se Presidentja Jahjaga, megjithese eshte ne detyren e re vetem per pothuaj tri jave, i di mire sfidat personale me te cilat perballet ajo vete si individe, si edhe sfidat me te cilat perballet vendi i saj.
Keto sfida jane te medha. Disa prej tyre, Presidentja e re i ka theksuar ne fjalimet dhe intervistat e dhena medias deri tani dhe ne te njejten kohe ajo ka nenvijuar gijthashtu edhe vizionet e saj per Kosoven. Jjam i sigurt se presidentja e re eshte e vetdijshme se zbatimi i vizioneve eshte me i veshtire nga artikulimi i tyre. Sfidat me te cilat perballet Kosova jane teper te medha per tu zgjidhur nga nje person ose nga nje parti. Perberja e kabinetit me persona te kualifikuar dhe me mendime ndryshe, mendimet e te cileve nganjehere mund te mos pajtohen me tuat, eshte jetike. Marrja e vendimeve pa konsultim te gjere mund te coje ne katastrofe, ndersa bashkpunimi edhe me kundershtaret, e ben te mundshem suksesin per te gjithe dhe per te miren e vendit. Megjith rezervimet e shprehura nga disa qarqe e disa persona, besoj se Presidentja e re e Kosoves i ka aftesite, temperamentin dhe karakteristikat e nevojshme per te qene nje president e mire.
Qytetaret e Kosoves, por edhe Shqiptaret kudo, presin qe - Presidentja e re e Kosoves ,sic duket politikisht e pavarur nga partite kryesore politike te vendit,udheheqsit e te cilave e zgjodhen ate me konsensus - t’i tregoje botes se Kosova me zgjedhjen e Presidentes Etifete Jahjaga ka ndermarre nje hap te ri – nje periudhe kur shpresohet qe politika te behet arti i sherbimit publik dhe jo te perdoret si platforme per grumbullim parashe e pasurishe te patundura per politikanet.
Askush nuk mund te presi qe Presidentja e re e Kosoves te jete gjithcka per gjithkend. Por ajo mund te jete presidente qe i di sfidat me te cilat perballet vendi, presidente e cila ben planet per tu perballur me keto sfida ne te ardhmen dhe e cila do te coje shtetin e Kosoves perpara, hap pas hapi.
Presidentja Jahjaga u shpreh ditet e fundit, gjate takimit me udheheqsit e Kishes Katolike te Kosoves, me rastin e Pashkeve, se e fillon detyren e re si presidente qe beson “ne vlerat e gjithe njerzeve si krijesa te Perendise”. Gjate fjalimit te saj, para parlamentit te Kosoves, kur pranoi detyren e larte, Zonja Jahjaga vuri gjithashtu ne dukje edhe sensin e saj te historise dhe respektin e saj per figurat historike te kombit shqiptar, duke thene se: “Ne rrugen tone jemi krenare ne lavdine, jemi krenare ne shembelltyren e (Gjergj Kastriotit) Skenderbeut, ne personalitetin e Nenes Tereze, ne aktin sublim te Adem Jasharit dhe ne veprimatrine e Ibrahim Rugoves. Te gjithe keto personalitete, si edhe shume te tjere gjate shekujve dhe ne ditet tona, interesin e vendit dhe te popullit e vune perpara vetes dhe me driten e vepres se tyre shendriten deri ne ditet tona e do te shendrisin edhe ne te ardhmen, duke na e percaktuar qarte rrugen tone, perkushtimin dhe idealin per te qene te ndershem, per te qene te dinjitetshem, te lire dhe te barabarte.”
Me ndihme te Zotit dhe duke u bazuar ne shembelltyren e atyre qe me shekuj derdhen gjakun per lirine e kombit, per hir te Kosoves dhe per nje te ardhme me te mire te kombit shqiptar, te uroj pune te mbare ne detyren si presidente e shtetit te ri te Kosoves.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi