Asllan Dibrani: Fjalimi i deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës
Faqja 1 e 1
Asllan Dibrani: Fjalimi i deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës
Fjalimi i deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 22 prill 2011
Nga Asllan Dibrani
Po paraqesim qëndrimet e tre deputeteve të Kosovës që u mbajt në seancën e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, 22 prill 2011 të zotit Albin Kurtit,zonja Alma Lama dhe diskutimin e Visar Ymerit qe lanë mbresa te të pranishmit me ndërgjegjeje dhe vizion kombëtar .ata dolën me vërejtjet ,sugjerimet, dhe vizionin e propozuar qe te dilet nga një krizë ekonomike ,dhe menaxhimin e keq nga Qeveria aktuale qe tani Kosova gjendet ne një kolaps të vërtet!Theks te veçante zënë diskutimi i zotit Albin Kurti në zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore ku i pari Hashim Rexhepi kësaj banke ra ne burg për shkaqe te mësuesve qeveritar për vjedhje dhe tani pretendohet qe në këtë post të futet njeri i pa përshtatshëm, në ngritjen e arsimit dhe të përvojës profesionale ndërsa dy deputetët tjerë ngritën problem ne vete zhvillimin ekonomik si pasojë dhe plagë aktuale. Në diskutimin e tyre theks te veçantë zuri delegacioni i Kosovës në Bullgari, qe shkuan për rekreacion pushimi dhe skijimi duke e nënçmuar deri ne skajshmëri varfërinë deri në palcë të popullit kosovarë,turpi nuk ka brirë ...
>Fjalimi i Albin Kurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore
>Fjalimi i Alma Lamës mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 22 Prill 2011
>Fjalimi i Visar Ymerit mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 22 Prill 2011
1. Fjalimi i Albin Kurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore
Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Anëtarët e Panelit të cilët i kanë intervistuar kandidatët për postin e Guvernatorit të BQ-së së Republikës së Kosovës kanë vlerësuar në bazë të këtyre kritereve: Integriteti, kualifikimet akademike, praktika dhe eksperienca relevante në punë, njohuritë mbi BQK-në, aftësitë udhëheqëse, eksperienca dhe aftësitë menaxheriale, aftësitë e komunikimit, dhe njohuritë mbi gjuhën angleze.
Ne, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, duhet të kemi raport të zgjeruar e të hollësishëm për secilin kandidat që është eliminuar qysh në fillim pa na i treguar asnjëherë arsyet, kur dihet se 27 kandidatë janë intervistuar gjithsej para se të sjellen vetëm këta dy para nesh.
Në anën tjetër, njësoj, si me rastin e kandidatëve për President të Republikës së Kosovës, ne sërish nuk e dimë se çfarë e kanë ndërmend të bëjnë këta kandidatë të përzgjedhur nga Paneli nëse zgjedhen nga Kuvendi. I kemi CV-të e tyre që përshkruajnë përvojën dhe aftësitë, por nuk e kemi vizionin dhe as programin e tyre. Aftësitë, sado të shkëlqyeshme, përderisa janë pa vizion, në rastin më të mirë janë aftësi për mbijetesë të suksesshme dhe jo për sukses që do të mbijetojë. Ne, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, sot do të duhej të zgjedhnim një të ardhme në formën e njërit prej dy programeve, me ç’rast e kaluara e kandidatëve reflekton në besueshmërinë tonë për kandidatët në zotimin e tyre para nesh, e jo të zgjedhim njërën prej të kaluarave, në formën e biografive të kandidatëve, dhe të mbesim veçse me shpresë për të ardhmen.
Ne sot s’dimë asgjë se çfarë kanë në mendje këta kandidatë tash para se të zgjedhën, sepse vetëm pasi të zgjedhën ata mbajnë fjalim i cili është kryesisht ceremonial dhe jopërmbajtësor, ose japin intervista për media. Neve po na tregohet teknikisht e kaluara e kandidatëve pa na treguar ata se çka mendojnë të bëjnë në të ardhmen. Para se të dëgjojmë fjalimin e të zgjedhurit duhet të dëgjojmë fjalimet e kandidatëve që duan të zgjedhën. Kandidatët do të duhej të na tregojnë se si mendojnë ta përdorin postin e tyre për të mirën e Kosovës. Ata duhet të prezantojnë se cilat do të jenë konkretisht operacionet e Bankës Qendrore nën udhëheqjen e tyre. Dhe, po ashtu, si do ta përmirësojnë administrimin dhe menaxhimin në BQ.
Neni 2.2 i ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës thotë se Banka Qendrore ‘ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.’ Si do të ruhet kjo autonomi konkretisht nuk shkruhet nëpër CV-të e kandidatëve. Mandej, neni 7.1 thotë që ‘Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil’ ndërsa neni 7.2 thotë që Banka Qendrore kontribuon në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore. Si mendojnë ta bëjnë këtë secili prej kandidatëve? Çka do të bënin ndryshe prej asaj që është bërë deri më tash? A mendojnë që Banka Qendrore duhet të ndërhyjë në rregullimin e sistemit bankar të Kosovës për ta përmirësuar kreditimin e ekonomisë nga bankat? Ne do të votojmë sot pa e ditur asnjërën prej këtyre përgjigjeve. Dhe, jo vetëm kaq.
Kandidatët kërkojnë t’i votojmë pa na treguar se çka mendojnë ata për këto tri vitet e kaluara të Bankës Qendrore; pa na treguar çka mendojnë për punën e ish guvernatorit Hashim Rexhepi dhe aferën e tij (sidomos njëri prej kandidatëve që ishte zëvendës i tij); pa na treguar se çka mendojnë për Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës si paraardhëse e Bankës Qendrore. Këta dy kandidatë tani presin të votohen pa na treguar se cilat janë përgjithësisht të mirat e të këqijat nga e kaluara dhe si do të duhej ecur përpara; pa na treguar, në rrethanat aktuale, se si do të jetë roli i Bankës Qendrore si bankier, këshilltar financiar, agjent fiskal, depozitar dhe arkëtar për Qeverinë. Kjo e fundit njëmend përshkruhet shkurtimisht në nenet 30 dhe 31 të ligjit, por në rrethanat aktuale konkrete e të veçanta kërkohen veprime konkrete e të veçanta që neve nuk i dimë.
Përderisa ne nuk dëgjojmë e lexojmë se çka kanë ndërmend të bëjnë këta kandidatë, në fakt, zgjedhja nuk është e këtij Kuvendi por e Panelit që i solli këta kandidatë në Kuvend. Krejt çka realisht kemi para vetes është që njëri kandidat i ka 91 e tjetri 85 pikë (nga totali prej 100 pikësh) sipas vlerësimit të Panelit. Me këtë mënyrë, nuk po zgjedh Kuvendi por vetë Paneli dhe, natyrisht, Zyra Civile Ndërkombëtare, pra ICO-ja, e cila jo vetëm që ndodhet sipër Kuvendit duke pasur të drejtë që t’i shfuqizojë ligjet e vendimet e Kuvendit, por ndodhet edhe para këtij Kuvendit sepse i heq nga lista edhe kandidatët që i kalon Paneli, siç ishte rasti me heqjen e Gazmend Lubotenit. ICO-ja po ndërhyn edhe para se një çështje të vijë në Kuvend, përveçse gjithmonë mund ta bëjë këtë edhe pasi kjo çështje të jetë vendosur në Kuvend. Në letrën e vet, ICO-ja hapur ka marrur anën e njërit kandidat – ndonëse ky anim mund të jetë për të mirë, ai kurrsesi nuk është i drejtë.
Për më tepër, në rastin e kandidatit Gani Gërguri vërehet se të gjitha pozitat ose trajnimet që i ka kryer kanë qenë të mundshme për arsye se ai vetë ka vendosur se kush do të shkojë në to nga posti që ka mbajtur në Bankën Qendrore. Kurse te kandidati tjetër, Safet Merovci, shihet se nuk ka fare përvojë në çështjet e Bankës Qendrore.
Ne, deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet të votojmë për politika e për programe dhe jo për personalitete. Ne nuk do të duhej të legjitimojmë zgjedhje të bëra paraprakisht, por të bëjmë zgjedhje që do të jenë legjitime. Kjo praktikë që është bërë kulturë në këtë Kuvend e dëmton llogaridhënien institucionale dhe kontribuon pastaj në performacën e dobët të atyre që po zgjedhën më shumë sa për sy e faqe sesa për mendjen dhe idetë që kanë.
Rrjedhimisht, qëndrimi ynë është se këtu jemi thirrur të legjitimojmë dhe jo të zgjedhim, prandaj e vetmja zgjedhje e drejtë është të zgjedhim duke mos e votuar asnjërin prej këtyre dy kandidatëve.
Prishtinë, 22 prill 2011
2.Fjalimi i Alma Lamës mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 22 Prill 2011
Ditë e fundit qeveria e Kosovës e ka ndezur makinën e propagandës dhe po tenton t’i hedhë hi syve qytetarëve të këtij vendi, nga dy drejtime.
Së pari nëpërmjet një farsë të përgatitjes së planit të zhvillimit ekonomik, gjoja të përgatitur ne Bullgari. Merreni me mend, u shkëputen nga puna e tyre e përditshme për një javë, për të prodhuar një dokument i cili thoshte që posta duhet shitur, që duhet ndërtuar termocentrali “Kosova e Re” dhe që do të ketë rritje të zhvillimit ekonomik deri në 10%. E pra qendra rekreative në Bullgari duket se ju shërbeu që të bënin zbulimet e mëdha. Me shitjen e postës duket se zbuluan ujin e nxehtë, me ndërtimin e termocentralit, duket se shpiken rrotën e qerres për së dyti, e sa për rritjen ekonomike zbuluan se ajo mund të bëhet me urdhër të peshkut.
Kanë mundur t’i bëjnë këto shpikje të mëdha edhe në Kosovë, po si duket ju ka munguar inspirimi të cilin për fatin tonë të madh ua dha qendra e skijimit në Bullgari.
Qytetarët e këtij vendi duhet ta dinë se bëhet fjalë për një farsë, e cila jo që nuk është plan ekonomik por është një dokument i prodhuar nga paniku i kolapsit ekonomik në të cilin kjo qeveri po e zhyt vendin. Ky dokument ka vetëm një synim. Nëpërmjet shitjes së objekteve strategjike, të mbushë vrimat buxhetore të krijuara si pasojë e një politike të keqe dhe dritëshkurtër. Nga ana tjetër ata që i kane dy pare mend në kokë e dinë mirë se nuk ka zhvillim ekonomik pa rritje të vendeve të punës e kjo bëhet nëpërmjet rritjes së prodhimit vendor, e ky i fundit bëhet nëpërmjet investimeve e mbështetjes së bizneseve, e jo rrënimit të tyre siç po bën qeveria, e cila, me këtë politika ekonomike e ka shndërruar Kosovën në një han pa porta ku gjithkush mund të sjellë prodhimet e veta.
Së dyti, makina e propagandës po prodhon një retorikë të fortë kundër misionit të EULEX-it. Madje puna ka arritur deri aty sa disa zyrtarë të kësaj qeverie, po e quajnë trimëri të madhe këtë që po bëjnë.
Po akuzohet ky mision se ka dështuar, se po e pyet si shumë Beogradin për të ndërmarrë veprime në veri, se nuk po i kthen gjykatësit në punë, atje në veri.
Askush nuk mund të pretendojë se këto nuk janë të vërteta. Por unë ju pyes zotërinj, a nuk ju duket se pak vonë jeni kujtuar për të kritikuar?
Këto probleme me këtë mision janë të hershme, janë prezentë që përpara zbarkimit të tij në Kosovë, sepse problemet ligjore rreth zbarkimit të tij “u zgjidhën”, vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje me kryeqytetin serb dhe dihej se çfarë pasojash do të prodhonte kjo situatë.
Pasojat janë evidente në pjesën veriore, EULEX ka dështuar tërësisht të përmbushë mision e tij, sepse për çdo veprim kërkon leje nga Beogradi dhe ky i fundit luan me të si macja me miun.
Ne që shohim përtej interesave të ngushta personale e që nuk kemi frike të kritikojmë ndërkombëtarët kur gabojnë, e kemi vënë me kohë alarmin për këtë gjë.
Por hilja e kësaj retorike anti-EULEX qëndron diku tjetër. Përveç interesit për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e mëdha ekonomike me të cilat po ballafaqohen qytetarët për çdo ditë, duket se dikush po kërkon t’i fusë frikën misionit të BE-së për sundim të ligjit, i cili herë pas here flet për afera korruptove e për dosje korrupsioni. Hipokrizia qëndron në faktin se në vend që të përkrahet në këtë angazhim, sulmohet, e ne vend që të sulmohej për dështimin e tij në veri, gjithë këto vite është heshtur.
Në rast se këto kritika do t’i kishin seriozisht, përse kjo qeveri apo parlament nuk bën presion aty ku duhet, për të shqyrtuar me të vërtetë raportin me institucionet që e kanë sjellë misionin EULEX, i cili është thirrur të vijë për të punuar në sundim të ligjit e jo për të bërë politike e zhvilluar negociata me Beogradin.
Është mirë që këta zyrtarë të qeverisë të na tregojnë se si ka mundësi që policë serbe, në mes të Prishtinës të rrahin tifozët shqiptare. Ky është një provokim i hapur, përveçse mungesë profesionalizmi.
Në përfundim i bëj thirrje kësaj qeverie që në vend të makinës së propagandës që tenton të na shesë dush për gogla, të fillojë të punojë për interesat e vendit, se me këtë qasje Kosova do të hyjë, nëse s’ka hyrë deri tani, në listën e shteteve të dështuara.
3. Fjalimi i Visar Ymerit mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 22 Prill 2011
Plani i Bullgarisë
Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës prisnin që qeveria më në fund t’ia fillojë punës, ata shkuan në skijim. Dhe atë në Bullgari. E aty na thanë se kanë punuar, se kanë arritur ta përpilojnë vizionin e zhvillimit ekonomik, i cili i cakton prioritetet qeveritare 2011-2014. Çka të kuptojmë nga ky vizion i menduar dhe hartuar rishtazi – se qeveria paska qenë pa vizion deri tash dhe se paska ardhur në pushtet pa e pas as idenë më të vogël se çka do të bëjnë me të? Se nëse kjo që e thashë nuk është e vërtetë, pra nëse qeveria paska pasur vizion dhe program, atëherë ç'kuptim ka hartimi i këtij të riut. Që e bën udhëtimin në Bullgari të jetë i rëndësishëm vetëm për rekreacionin e qeveritarëve dhe ër asgjë tjetër. E nëse është kështu atëherë a nuk na tregoni qeveri e Kosovës çka ju lodhi aq shumë që patët nevojë për pushime skijimi?
Dhe në fakt kur lexohet prezantimi i paraqitur në publik me emrin pompoz “Vizioni i zhvillimit ekonomik”, shihet qartë se aty nuk ka asgjë të re. Të vetmen gjë për të cilën ka plan të qartë kjo qeveri, dhe të cilën e ka afatizuar ta përfundojë sivjet është privatizimi i ndërmarrjeve publike, dhe shndërrimi i tyre në asfalt. Pra kompanitë që na japin para në buxhet do t’i shndërrojmë në asfalt që na merr para prej buxhetit përmes kërkesës për mirëmbajtje të vazhdueshme.
Aty thuhet se qeveria planifikon rritje ekonomike prej 7 deri në 8 % në vit, dhe ulje të papunësisë prej 8 deri në 10 % në vit. Mirëpo ne jemi dëshmitarë të rritjes ekonomike prej 4 deri në 5% këto vitet e fundit, dhe madje kemi rritje të papunësisë. Në Kosovë konsiderohen tëjenë diku rreth 380 mijë të papunë. Shtoja këtyre edhe afërsisht 25 mijë të rinjë hyjnë në tregun e punës për çdo vit. Për ta ulur papunësinë për 10% duhet të krijohen 40 mijë deri në 50 mijë vende të reja të punës. Por vizioni i qeverisë nuk na tregon se në cilët sektorë do të ndodh kjo vetëm thotë se do ta bëjnë.
Në vizionin e qeverisë pastaj flitet edhe për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore, në të cilën thuhet se prioritet do t’i jepet linjës hekurudhore që e lidh Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë që Kosova nuk ka kurrfarë lidhje hekurudhore me Shqipërinë, lidhje kjo që do të ishte e pazëvendësueshme për transportin e mallrave, rritjen e këmbimit tregtar mes nesh, lidhjen strategjike mes nesh, dhe veçanërisht do të lehtësonte shfrytëzimin e portit të Shën Gjinit për nevojat e Kosovës. Vizioni i qeverisë nuk duket të jetë i interesuar për këtë lidhje, dhe do të na lidh me Serbinë dhe Maqedoninë.
Për fund kisha dashur t’ia shtroj një pyetje kabinetit qeveritar: a e keni ndërmend të zbrisni nga skijat ndonjëherë?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi