Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Intervistë ekskluzive me z.Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Intervistë ekskluzive me z.Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar  Empty Asllan Dibrani:Intervistë ekskluzive me z.Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 11:44 pm



Intervistë ekskluzive me z.Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar
Asllan Dibrani:Intervistë ekskluzive me z.Albin Kurtin njeriun e sakrificës për çështjen e Kombit Shqiptar  4479_0_0_330x247_images_stories_Intervista_asllandibrani-albinkurti

Asllan Dibrani në intervistë me zotin Albin Kurti në lokalet e reja te Vetëvendosjes në Prishtinë

Nga: Asllan Dibrani

Gradualisht figura e tij po ngritet ne skemen piramidale te figurave ma te çmuara te kombit shqiptar. U rangua në radhën e njerzëve të mëdhenjë nga të gjitha kohërat. Ishte një student i rezistencës së ngjarjeve të ma hereshme, me një vizion largpamës në sferën politike. Ishte një njeri i sakrificësi i burgosjes së disaherëshme dhe qëndrushëmerisë stoike dhe besnikerisë ndaj idealeve kombëtare.


Dha argumente qe ta inkurajojme si figurë e vetme me nje program progresiv në sigurinë e kombit shqiptar në të ardhëmen, të jetë i lirë i barabart dhe i futur në familjet e mëdhe të shtetetve evropiane. Eshtë duke e deshmuar veten në rangun e njerzeve te mëdhenjë të kombit shqiptar nga "arroganca" e pa degjshmerisë se tij per t'ju nënshtruar shqipatëve të pa kurriz në "Qeverinë Kukull të Kosovës" të kurorzuar me mbeturinat e Evropës që kanë ardhur në emër të Unmikut dhe Euleksit si banda kriminale qe operojne në Kosovë duke e vjelur deri në palcë këtë popull në fushën ekonomike, politike morale etj

Te nxituar në vazhen e argjendës politike dhe ngjarjeve të fundit në Kosovë pas futjes se tij në parlamentin e Kosovës me 14 deputet e takuam dhe e morrem këtë intervistë me sa vijon:

A.Dibrani: Zoti Albin ne jemi në Prishtinë nga Gjermania dhe pikërisht do të kemi një temë me gjendjen aktuale në Kosovë, njëkohësisht edhe me Diasporën Shqiptare. A mund të na flisni në aspektin politik, ku qëndroni pasi që hytë në Parlamentin e Kosovës si lëvizje kombëtare etj.

Albin Kurti: Ne jemi një lëvizje politike e cila mbetet deri tani shumë aktive me veprimet siç janë protestat, demonstratat, aksionet simbolike, tubimet publike anekënd Kosovës duke na përjashtuar edhe mjetet institucionale. Po përjashtojnë zërin tonë në Parlament i cili është zë brenda konceptit të njëjtë për qëllimin tonë, që ta bëjmë Kosovën sovrane ne mënyrë qe pavarësia të mos mbetët formale dhe ta bëjmë Kosovën me zhvillim ekonomik i cili bazohet në prodhim, në mënyrë që Kosova mos te mbetet një vend i pa jetueshëme, në aspektin social me këtë kuptim e sovranitetin që Kosova ta ketë ushtrinë e vet, të ketë të drejtën qe Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Po ashtu e shohim si të drejt që Kosova të kontrolloj resurset natyrore por edhe kapacitet zhvillimore ne fusha të ndryshme.

A.Dibrani: Kohët e fundit është ndërlikuar çështja në institucionet e Kosovës pasi qe jeni fut ju aty ka përplasje edhe ma tepër. A dëgjohet zëri i juaj dhe me që përputhen me zërin e popullit,zëri i juaj është zë i sinjalizuar me tonin e popullit dhe interesat kombëtare historike. Ne këto rrethana dramatike ekonomike, politike, kulturore etj. Ku qëndrojnë institucionet te Kosovës dhe ju karshi gjërave te lartpërmendura?

Albin Kurti: Ne sot operojmë me 14 deputetët e vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës. Ka filluar të ndryshoj edhe kultura politike brenda këtyre institucioneve sepse fuqishëm dëgjohet zëri qytetarëve të pa kënaqur dhe i interesit të përgjithshëm njëkohësisht i kemi bindur te gjithë dhe është e mundur qe të ndikojmë edhe në ish "institucione" aktuale.

Ti mbash po ato qëndrime qe i ke premtua kur kemi qenë jashtë institucioneve është inkurajuese. Qytetarët kanë mundur të jenë edhe skeptik ma herët...se ndoshta kane mbajtur një rezervë ndaj nesh , duke menduar qe do te bëhemi si te tjerët, me mashtrime kolltukësh, por jo të ne qëndron ajo kërkesa e popullit, jemi të pa lëkundur me qëndrimet tona. Prezenca e jonë do ti gjunjëzojmë të gjithë ata qe synim e kane korrupsionin ,hajninë, dhe pa aftësinë e tyre, që në atë formë apo tjetrën janë gjetur si bajraktar të këtij populli. I kemi bindur të gjithë se "Lëvizja Vetëvendosja" është po ajo që ka qenë gjithmonë, pra lëvizje e cila pasqyrohet me vullnetin e popullin për liri, për pavarësi e për drejtësi. Gjendja ekonomik është vërtet jo në gjendje të mirë, këtu asgjë s'mbet nga qeveritarët kosovar, gjë që është një pasuri e popullit e qe konsiderojmë zhvillimin e procedurave të ma vonshme. Në Kosovë dhe gjatë viteve te pas luftës kemi pasur një privatizim të egër kur prona shoqërore, se pari dhe ajo publike po shiten me shpejtësi dhe shumë lirë, kjo po bëhet mbrapa shpinës së popullit të Kosovës dhe po bëhet nga politikanët aktual, dhe po ashtu po fitojnë nga ky proces i privatizimit me që zhvendosin ndihmën e zhvillimit ekonomik prej privatizimit në prodhimin vendor, natyrisht nuk kemi shtet të na dirigjoj në zhvillimin ekonomik mirëpo duam qe shteti të ketë një rrol aktiv në aspektin indikativ dhe ndërtues të politikave zhvillimore sepse nëse vazhdojmë me ketë privatizim atëherë Kosova dot i përngjaj jo ma Evropës së shekullit 21 por Amerikës latine të viteve 80 të shekullit kaluar.

A.Dibrani: Çka mendoni në menaxhmentin ekonomik kohë e fundit është dëgjuar se mbi 2000 firma falimentuan në këtë lloj menaxhimi çka mendoni kah do të shkoj kjo ekonomi dhe kjo gjendje shumë dramatike aktuale?

Albin Kurti: Firmat te cilat janë bërë ma të qëndrueshme në Kosovë janë vetëm firmat e tregtisë, të cilat kontribuojnë në rritjen e importit në Kosovë dhe nuk janë firmat e prodhimit. Ne kemi nevojë për ndërmarrje prodhuese dhe kush do qe ka investuar një biznes shumë shpesh është shkelur prej këtyre korporatave të ulta të cilat nxjerrin jashtë vendit parat që diaspora i sjell tek ne për shembull diku gjysmë miliardi euro në vit sjell diaspora. Mërgata jonë në Kosovë dhe po aq është vlera e importit e mallrave nga Serbia që e bën vendin tonë një vend deficit të tmerrshëm tregtar.

A.Dibrani: Mirë me që përmendet ju diasporën shqiptare, konkretisht edhe vet jetoj jashtë. Ne kemi një popull gati dy milionëshe shqiptar aktualisht qe jetojnë në shtetet e jashtme të perëndimit. Opinioni i juaj për vlerat dhe kontributet e sajë?

Albin Kurti: Diaspora shqiptare e ka ndihmua luftën çlirimtare. Për diasporën shqiptare, për mjetet qe i ka mbledhur në interesin e çlirimit të Kosovës, kam respekt për njerëzit të cilët i kanë lënë vendet e punës dhe familjen e tyre në diasporë. Ata erdhën në luftë dhe shumë prej tyre janë ra dëshmor, pa këta nuk dot ishte e mundur zhvillimi i luftës çlirimtare, ndërsa sot diaspora jonë është kushti i parë qe e zbut çështjen sociale në Kosovë. Fatkeqësisht shteti i Kosovës është uzurpuar nga ky pushtet që kemi aktualisht në vend që të jetë mirënjohëse për diasporën tonë, vetëm sa i shkakton probleme dhe i ngrit pengesa asaj për ta bërë ndihmën e sajë në Kosovë qoftë në financë prodhim apo në ndonjë lami tjetër. Kanë ardhur edhe faktor të ndryshëm ndërkombëtar që kanë sjell ndihma, po ndihma qe kanë pas gjithmonë ndikim të drejtë për drejt dhe te pa diskutueshëm, pikërisht janë ndihmat qe kanë ardhur nga ndërkombëtaret shpesh edhe janë kthyer ne vendet e ndryshme te botës prej nga kanë ardhur ose janë tret rrugës!... Ndihmat e diasporës janë te drejt për drejta edhe efikase, me njëherë po hasin në vështirësi se ato dedikohen për popull e jo për qeveritarët.

A.Dibrani: A ka ndonjë investitor i cili ka investuar nga diaspora që është i kënaqur, a ju kujtohet ndonjë firmë. Kamë kontaktuar me shqiptaret në diasporë qe kanë investuar në Kosovë, kanë falimentua ose është i zhgënjyer dhe gjendet në fazën përfundimtare të falimentimit dhe në përgatitje për ikje nga Kosova mendimi i juaj zotëri Albin?

Albin Kurti: Po kjo është mase e vërtet kështu qe politikanet janë njerëzit ma të pasur në Kosovë! Pelikanët janë biznesmenët ma të suksesshëm në Kosovë, duke qenë se janë pasuruar nëpër mjet kontrabandës ose keq përdorimeve me tender dhe këta e kanë bë llogari me biznesin vendor. Kanë kontribuar njerëzit nga diaspora janë po siç thatë edhe ju nuk kanë pasur sukses për shkak se në Kosovë ne vend se do të kemi një pushtet të shtetit,të na mbretron një zuzar i cili i shfrytëzon mekanizmat shtetërore për interesat të vetës së tij, pra partia e merr pushtetin e pushteti e merr shtetin dhe gjithë kjo bëhet për një kryetarit të partisë ose nga një kryetar partie.

A.Dibrani: Po këto ditë është regjistrimi aktual në Kosovë një regjistrim i popullatës është duke u bërë po pa "diasporën shqiptare" a është keq përdore rregullisht diaspora shqiptare nga qeveritë e ma hershme po edhe kjo aktuale e Thaçi, mendimi i juaj ju lutem?

Albin Kurti: Ky është një diskriminim i tmerrshëm që po ju bëhet shqiptarëve në tërësi, posaçërisht shqiptarëve në diasporë? Ne e kemi ngrit zërin për këtë çështje edhe si lëvizje politike, por edhe si grup parlamentar, në Kuvendin e Kosovës. Në njërën anë privilegjonin serbët të cilët ta bëjnë regjistrimin ndaras dhe për veç saj atyre u epet rasti të dirigjojnë me numrat duke qenë se ajo ta bëj regjistrimin ma vonë !?... Manipulimet mund të jenë aktive ne ketë rast të regjistrimit të serbëve, dhe ne anën tjetër është shumë problematike se diaspora jonë është përjashtuar, thuajse ajo ka shuk për dëfrim në vendet perëndimore kur dihet që diaspora jonë pikërisht është ik nga dhuna, trysnia politike nga faktori ekonomik pa siguria dhe ajo po e mbanë Kosovën gjallë. Sot kjo është shumë e pa drejt gjithashtu duke qenë e pa drejt, dhe dot jetë shumë e dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar.

A.Dibrani: Qytetarët shqiptarë të diasporës familjen e kanë këtu, ata vet jetojnë që 20 -30 vjet atje. A kanë te drejtë regjistrimi këtu, kur mendoj se pushtuesi serb ka manipulua me numrin e saktë të këtij populli gjithmonë, ne kemi sot nevojë ta ruajmë numrin e popullit kur është nevoja ti ndërtojmë edhe nga balta dhe gurët e lëre ma ti humbim edhe këta që me sakrificë i rriti Kosova?

Albin Kurti: Ata nuk dot të regjistrohen si banor atëherë mund ta humbin edhe nënshtetësinë, mendojmë qe kjo është shumë e pa drejtë për shkak se ata duhej të kishin te drejt këtu por tendenca e qeveritarëve pa "shtet" është që ta zvogëlojnë numrin e popullsisë shqiptare, ta rrisin numrin e serbëve dhe pakicave tjera ne mënyrë qe ta forcojnë konceptin multietnik. Manipulohet me numrin shumicë të popullit shqiptar që janë 93-95% ku ai 5% dominon në shumë pozicione strategjike të Kosovës me pa mundësinë e funksionimit të shtetit siç jemi zotuar qe e kemi një "shtet te pavarur", unë nuk po e shoh as qe po e shijojnë qytetaret e Kosovës .

A.Dibrani: Çdo ditë, çdo shqiptar qe e kontaktoj këqyr me ik nga Kosova, kjo është një ritëm i vazhdueshëm në ikjen dhe në zbrazjen te Kosovës duke filluar nga deputetet e kuvendit te Kosovës, intelektual, shkrimtar, sportist deri te qytetari i thjesht. Dikur kishim terror nga pushtuesi po sot nga kush po ik populli?

Albin Kurti: Po pikërisht nga një polikë e gabuar, nga zhgënjimi i madh i popullsisë, nga traumat e luftës të cilat nuk janë adresuar asnjë "institucion shtetëror i Kosovës " në hallet e popullit, ku e ka mbulua skamja, varfëria, mjerimi dhe pa siguria, ndërsa qeveritaret dhe rrethi i tyre nuk e dinë pasurinë as ku ta lëne ma!... Në Kosovë dhe tani kanë filluar qe kapitalin e vet ta orientojnë në shtete tjera në formë të pa ligjshme, as një vend pune nuk kane vizion ta hapin për ketë popull te shkëlqyeshëm, të shëndetshëm por edhe të mjere nga krye-paria e tyre.

A.Dibrani: Fenomeni i vetëvrasje eshtre shtuar në Kosovë përse dhe shkaqet?

Albin Kurti: Shkaqet dihen papunësia, pasiguria, presionet nga qarqe politike siç është rasti i policit nga Loxha e Pejës ne mënyre qe ti humben gjurmët krimit te organizuar qeveritar, ato nuk i bënë një qytetar që nuk ka bukë për nesër po i bëjnë mafiozet te privilegjuar nga Euleksi me shqiptarët e dëgjueshëm nga pushtetarët shqiptar etj.

A.Dibrani: Edhe një pyetje e parafundit kazinat në Kosovë i pamë se janë aktuale kush i mban kush luan qe këto zhvillohen ne shtetet me një ekonomi te lartë e jo ne varfëri siç mbretëron në Kosovë kush përfiton këtu?

Albin Kurti: Po është ve vërtetë që në Kosovë ka shumë aktivitete të ndryshme, të cilat janë dëm për shoqërinë tonë dhe nga te cilat përfitojnë një shtresë e cila është e lidhur me pushtetin. Popullata në këtë gjendje të pa perspektive dhe në qorr-udhë, të pa punësisë humbin edhe atë kapital që posedojnë duke shpresuar në mënyrë iluzore, se në bazë te lojërave të fatit mund të fitonin diçka kurse kjo dihet, se kush fiton me programimin e aparaturës elektronike me mashtruesit e këtyre lojërave qe janë rrezik potencial i shkatërrimit të familjes dhe shoqërisë kosovare!?.

A.Dibrani: Zoti Albin shumë faleminderit dhe për pyetjen e fundit a keni ndonjë mesazh për popullin dhe diasporën shqiptare?

Albin Kurti: Këtu e thërras popullin që të jetë i mobilizuar për sfida te reja deri në synimet tona për pavarësinë e shtetit tonë te shenjt. Të organizohen sa ma e shumë në sferën politike. Këto organizime të bëhen jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në vend atje ku janë shqiptaret të emigruar, në shtete të ndryshme, me qëllim të përforcimit të unitetit tonë që për një kohë të shkurtë ta realizojmë "Bashkimin Kombëtar Shqiptar" në një shtet. Ta kemi një qëllim që ti përmirësojmë gabimet historike, që na u seruan nga të huajt dhe shqiptarët bashkëpunëtor të tyre qe brezit tone po i kushton.

U ndamë nga zoti Albin Kurti, një njeri i qete, serioz dhe plot ambicie, duke u shprehur se dijen, shëndetin, kapitalin dhe veten time, do ti dhuroj popullit tim dhe do të jam në shërbime tij deri sa të frymoj. Edhe momentin që e ndau për këtë intervistë ishte nën presionin e kohës që e priste një mbledhje e kryesisë se "Vetëvendosjes" në sallën e objekteve te reja të "Lëvizjes Vetëvendosja" në rrugën e Bajram Kelmendit në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi