Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daut Duriqi:Kryeministri dhe AAB shkelën lirinë e shprehjes

Shko poshtë

Daut Duriqi:Kryeministri dhe AAB shkelën lirinë e shprehjes Empty Daut Duriqi:Kryeministri dhe AAB shkelën lirinë e shprehjes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 11:58 pm

Daut Duriqi:Kryeministri dhe AAB shkelën lirinë e shprehjes 196765_101144076637034_100002243254611_8272_5174003_n
Daut Duriqi:Kryeministri dhe AAB shkelën lirinë e shprehjes
Daut Duriqi:Kryeministri dhe AAB shkelën lirinë e shprehjes Thaci_(1)-550x360
Ligjërata e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Universitetin AAB nuk do të mbahej mend gjatë, po të mos ndodhte dhunimi i lirisë së shprehjes nga sigurimi i këtij universiteti dhe nga mosreagimi i Kryeministrit në mbrojtje të një vlere demokratike: Lirisë së shprehjes.Më e keqja, kjo ligjëratë e thatë politike do të mbahet gjatë në mend për shkak të duartrokitjeve dhe brohoritjeve të një brezi për Kryeministrin, derisa një bashkëmoshatar i tyre tërhiqej zvarrë nga salla, prej njerëzve që truri iu ka rrjedhë në muskuj. Por, Kryeministri në këtë rast do të mbahet mend gjatë, jo për ligjëratën por pse nuk ndërmori asgjë që një i ri të mbrohej nga vetë ai, ani pse kishte bërë një pyetje shpotitëse, të pakëndshme ndoshta. E, në kësi rasti, po ta mbronte Frashërin, Kryeministri do të dilte fitues para publikut.Liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha aktet ndërkombëtare demokratike. Artikulli 19 i standardeve ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, në parathënie thotë: ARTICLE 19 e merr emrin dhe qëllimin e tij prej Nenit 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. ARTICLE 19 është një organizatë joqeveritare bamirëse (Regjistruar në Britaninë e Madhe.)
Secili dhe kudo në demokraci gëzon të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje dhe lirinë për të kërkuar, pranuar dhe
kumtuar informata dhe ide nëpërmjet të gjitha mediave dhe pa marrë parasysh kufijtë.
Parimi 1 i Artikullit 19 mbi të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit thotë:
1. “Secili gëzon të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje dhe lirinë për të kërkuar, për të pranuar dhe për të kumtuar informata dhe ide nëpërmjet të gjitha mediave dhe pa marrë parasysh kufijtë, në formë të shkruar apo gojore, përmes artit a mediave transmetuese, ose përmes ndonjë mjeti
tjetër që ai/ajo dëshiron”.
I riu Frashër Krasniqi, në ambientet e Universitetit privat AAB u abuzua nga sigurimi i këtij institucioni edukativ, vetëm pse ia bëri një pyetje Kryeministrit të tij, i cili paguhet nga taksapaguesit kosovarë, për të dëgjuar pyetjet, kërkesat dhe për të dhënë përgjigje në to ose edhe për të ndërmarr hapa zyrtar për ndreqjen e gabimeve, ose edhe për realizimin e kërkesave të qytetarëve. Ky i ri kishte zgjedhur mjetin e tij që kishte dashur, porse një mjet të ligjshëm për t’u shprehur, audiencën e një Universiteti, ku madje, do të duhej të mbizotëronte fryma liberale dhe toleranca, ku do të duhej pikërisht të kultivohej kuraja qytetare për të bërë pyetje të vështira si dhe për ta kritikuar Qeverinë, për të mos e lënë të gabojë.
Por aty në atë Universitet dhe para syve të Kryeministrit të një vendi nominalisht demokratik ndodhi dhuna ndaj lirisë së shprehjes, në vend se ta inkurajonin që të gjithë, pra edhe vet shefi i Qeverisë së vendit. Pra, çfarë qeverisjeje do të ketë Kosova edhe në të ardhmen, kur aty ku duhet të vlejnë vlerat e përbashkëta evropiane, bash aty shkelet njëra nga këto vlera, me ashpërsi dhe cinizëm, madje duke krijuar imazh diktatorial për Kosovën sy bote.
Hedhja e një parulle që kritikon Qeverinë, ose brohoritja e saj si dhe bërja e një ose një varg pyetjesh për Kryeministrin janë plotësisht brenda kornizave ligjore dhe kodeksit të lirisë së shprehjes dhe manifestimit.
A i kujtohet sot dikujt kur për arsye të përkrahjes së luftës së Kosovës (intervenimit të NATO-s kundër trupave të sigurisë së Serbisë) atëherë Ministër i Jashtëm Joschka Fischer në Kongresin e të Gjelbërve në Bielefild, nga anëtarë të kësaj partie mbi të u hodh një kavanoz me bojë të kuqe? Kjo fotografi pati marrë dheun, mirëpo Fischer, nuk reagoi, madje pati mirëkuptim. Ai fare nuk kishte imagjinatë që të deklaronte se “ngjyra mund t’ia shkaktojë kancerin” siç ndodhi po ashtu në Kosovë, para do kohësh kur Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova u “ngjyros” nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! Sado që vetë aktin e përjetoi me qetësi, pastaj i pari i Universitetit i shau studentët duke i quajtur bastardë, tradhtarë, banditë etj.
Kjo e dëshmon se sa autoritarë janë politikanët kosovarë dhe lëhtë do të ishte të ishin vetëm ata të tillë, por mentaliteti i edukatorëve dhe profesorëve këtu është më diktatorial se sa i funksionarëve të shtetit. Dhe pikërisht në këtë qëndron fataliteti i kësaj shoqërie. Pse kinse këta intelektualë reagojnë kaq dhunshëm? Nga mentaliteti totalitar, nga inati e mujshia apo nga frika prej politikanëve dhe politikës?
Në rastin e Frashër Krasniqit, Kryeministri dorën në zemër u përpoq të përmbahej, madje fillimisht ai u qesh kur dëgjoi pyetjen.Mirëpo, më e tmerrshmja në këtë tregim ishte padyshim brohoritja e studentëve për Kryeministrin duke dëshmuar distancim të egër nga një bashkëmoshatar i tyre. Dhe nëse ky i ri publikisht u dhunua pse bëri një pyetje, besohet se së shpejti, të gjithë ata që e përshëndeten aktin e sigurimësave, do të jenë viktima të radhës. Kurrë më s’kan me guxu me çelë gojën. Sepse thellë në vetëdije do ta pjekin bindjen se për gjërat që s’guxohet të flitet publikisht, duhet hequr dorë edhe nga mendimi i tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi