Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silvana Berki:Ngrihu!

Shko poshtë

Silvana Berki:Ngrihu! Empty Silvana Berki:Ngrihu!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 12:09 am

Silvana Berki:Ngrihu! 186664_1042150289_7967356_n
Silvana Berki:Ngrihu!

Më dhimbesh mike, tek të shoh me zemër plasur,
tek në heshtje... pret faqezinë që zemrën ta rrëmbeu,
tek ti shoh sytë e tretur...në të kaluarën e zbrazur,
tek ta shoh jetën harxhon... për dikë që të zhgënjeu.

...
Më dhimbesh shoqe e mirë, njëlloj si motrën time
e di...Ti vetpafajësia, pre e ulkonjave që të hanë.
Të mbollën në shpirt helm...humnerë plot hidhërime,
e tani, me filizin që mbollën... ashtu në vetmi të lanë.

Më dhimbesh tek si lule tharë, të vështroj e pa fuqi,
Oh! Të mundesha do të zgjidhja prej hallkave don-Juanë,
të kuptosh...sikur njëherë, se e pafatja nuk je ti,
të kuptosh se këmbë e tyre..ngado shkel barin e thanë.

Ti ke lindur me pranverë, ndaj dhe lulet vetull ngrysur
të vështrojnë si asnjëherë e nga ti sytë i kanë
Kërkojnë diellin tu biesh, ujëvarë për ti vaditur
Presin buza jote ëmbël, të shpërndaj jetë anembanë.


Silvana Berki:Ngrihu! 226831_1861050799644_1042150289_32037395_2283378_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi