Gani Qarri: Sqarime orientuese për z. Oroshi-për faktet le të vendosë Historia!
Faqja 1 e 1
Gani Qarri: Sqarime orientuese për z. Oroshi-për faktet le të vendosë Historia!
Sqarime orientuese për z. Oroshi-për faktet le të vendosë Historia!
Mos ke qenë ti komunist ndonjëherë,z. Oroshi,që me aq "vetëbesim", më emëron mua zëdhënës ? Apo ndoshta kjo është metoda jote e çuditshme "shkencore" ,për shkrimin e historisë sate ?!
Nga Gani Qarri
Përndryshe unë asnjëherë nuk kamë qenë komunist,zëdhënës e as anëtar partie, me përjashtim të asaj se pretendoj të jem ushtar i Ramushit, i cili pa të drejt mbahet në Hagë! dhe nga i cili presim që pasi të kthehet nga Haga,të nis aksionin për çlirimin e Mitrovicës!
Megjithatë, këtë shkrim unë po e nisë me tri Urime të përzemërta dhe shumë të sinqerta:
Së pari, me rastin e pashkëve ,të gjithë besimtarëve katolik ,ua uroj Festën!
Së dyti, Super- Yllit Shqiptar, Ardian Bujupit i uroj kalimin si kandidati i PARË, në gjysmë finale,duke i dëshiruar nga zemra edhe fitoren e finales së madhe të DSDS-it gjerman.
Dhe së treti,të uroj ty zoti Oroshi, që lidhur me faktet mbishkakunevrasjessëDedë Gjo Lulit, ta gjesh rrugën që ti drejtohesh direkt- Autorit të fakteve, Historianit dhe Etnologut Mirditor,Dr.Pal Doçit!
Por,pasi që reagimi yt, kishte të bënte meShkakun e vrasjessë heroit,ti përmbaju temës, dhe mos shëtit nëpër kohë ,data dhe periudha të historisë të cilat nuk kanë të bëjnë me vrasjen e Dedë Gjo Lulit!
Sepse, reagimi yt kishte të bënte me faktin e Historianit dhe Etnologut Dr. Pal Doçi, i cili si SHKAK të vrasjes së Dedë Gjo` Lulit theksonnjë ftesëqë,sipas Pal Doçit, Dedë Gjo Lulit i ishte bërë nga krerët e Mirditës,gjoja për mbajtjen e një mbledhje të fshehtë mbi Malësinë e Madhe,ku Dedë Gjo Luli mepesëshoqëruesit e tij, në momentin që i afrohet vendit ku do duhej të mbahej mbledhja bie në pritën e serbëve,të cilët edhe i vrasin, që të gjithë!
Kurse ti ke një variant tjetër,ku thua se Dedë Gjo Luli kishte shkuar krye më vete të bisedoj me komandën e ushtrisë serbe që ata ti ndalonin keqtrajtimet ndaj banorëve vendës, por serbët e kishin lidhur dhe vrarë bashkë me"shtatë"shoqëruesit e tij.
Në favor të sqarimit të fakteve,do të ishte me interes për lexuesit ta dinin, pse ju dashtë Dedë Gjo Lulit të shkonte në komandën serbe në Mirditë,derisa Mirdita kishte Kapidanët e sajë të cilët do duhej ta mbronin dhe sipas Kanunit edhe të hakmirreshin kundër serbëve për Vrasjen e Miqve në "shtëpi" pra Dedë Gjo Lulit dhe shoqëruesve të tij ,pasi që ai nuk paska shkuar në ndonjë komandë malazeze,të cilët edhe pas tërheqjes, bënin zullume të mëdha në Shkodër ku ai kishte pjesëtarët e mbetur të familjes së tij ?!
Por,nejse sidoqoftë, ti zoti Oroshi, për mospajtim me faktin e Dr. Pal Doçit mbi vrasjen e Dedë Gjo Lulit, gabimisht më drejtohesh mua, në vend që ti drejtohesh Autorit të fakteve, Dr. Pal Doçit! Pse e bën ti këtë ?!
Mandej,vrasja e tij ka ndodhurnë vitin 1915, zotëri i nderuar,30 vjet para se të vinin komunistët në pushtet, ndaj rasti i vrasjes së Dedë Gjo Lulit nuk ka çka ta koklavitet me ngjarje krejt tjera (siç vepron ti),të ndodhura në periudha shumë të më vonshme historike,kur dihet se vrasjet dhe burgosjet e priftërinjve, hoxhallarëve , shehlerëve nga sistemi Komunist,janë histori shumë të dhimbshme,por që nuk kanë të bëjnë asgjë me vrasjen e Dedë Gjo Lulit,pasi që ato kanë ndodhur 30 deri 40 vjet më vonë,nga një sistem i cili nuk ekzistonte,në kohën kur u vra Dedë Gjo Luli.
Ndaj, historitë e tyre duhet të shkruhen për secilin veç e veç,ku do të pasqyrohej me kujdes biografia vepra dhe vuajtja e secilit me Emër dhe Mbiemër,nga regjimi komunist, dhe jo të "hedhur" të gjithë në një grumbull,si një mall i blerë lirë, vetëm sa për të plotësuar,zbrazëtin e arsyetimeve tua. Kjo është edhe një vrasje e dytë që u bëhet atyre pas kaq shumë vitesh.
Mangësia e argumenteve tua nuk mund të mbulohet me mbledhjen e një mori emrash të të vuajturve dhe të keqtrajtuarve nga sistemet komuniste,sikur ata të ishin kalimtar rasti në rrugën në të cilën ke dal ti, për të mbledhur "dëshmitar" për një ngjarje të cilën ata mund të mos e kenë përjetuar kurrë.
Ndaj po e përsërisë edhe një herë, se Jeta, Vepra dhe Vuajtja e tyre nuk lejon trajtimin e tyre si grup emrash,por si njerëz të respektuar, dhe çdo njëri si histori më vete,ku biografitë, veprat dhe vuajtjet e secilit nga ta, duhet shkruar veç e veç.
Ata edhe nuk kanë të bëjnë asgjë me vrasjen e Dedë Gjo Lulit, e cila ka ndodhur në kohë dhe rrethana krejt tjera,kur Shqipëria nuk kishte Qeveri qoftë mbretërore apo komuniste,dhe as sistem të vetin shtetëror,madje ato ngjarje,në mes veti, kanë një distancë të largët kohore nga 30 deri 40 vjet ndryshim.
Kur Komunisti të shpall "Zëdhënës"
Ti nuk kursehesh as në ofendime dhe cilësime paushalle ndaj meje,të cilat nuk i kanë hije një njeriu të shkolluar dhe historiani serioz, duke më quajtur edhe "zëdhënës" të komunizmit! Por unë mendoj ndryshe,nga shkaku i thjeshtë sepse nëse dikush kishte arsye të ishte komunist apo zëdhënës komunistësh, atëherë është logjike se së pari ishin përfituesit e komunizmit- ata kishin 100 arsye për të qenë Komunist dhe Zëdhënës të atij sistemi.
Ndaj,ti e di zoti Oroshi që për banorët e Rrafshit të Dukagjinit nuk është kurrfarë fshehtësie, se qindra familje të ardhura në Kosovë nga Mirdita,dhe pjesët tjera të Shqipërisë londineze, kanë qenë përfituese të drejtpërdrejta të Komunizmit. Për ty dhe familjen tënde nuk e di se a i takon asaj kategorie apo jo,atë shpjegona ti nëse do. Por edhe pse jo të gjitha, një pjesë të tyre ,Komunizmi i ka bërë posedues pronash të cilat përpara nuk i kishin. Ndaj, ata edhe duhej të ishin bashkëpunuese të ngushtë të sistemit Komunist për çka edhe kishin arsye të bëheshin zëdhënës të devotshëm të tyre.
Kurse unë dhe Familja ime,vetëm sa kemi humbur nga ajo kohë,ngase nuk ishim kurrë Komunist e as përfitues të tij,përkundrazi ishim të shtypur nga ai sistem,njerëzit e të cilët jo vetëm që na i caktonin kufijtë e pronave tona por edhe sasinë e prodhimit nëpër arat e pakorrura,të cilën duhej tua jepnim komunistëve me detyrim.
Diktatura e një Muhaxhiri
Në vendet e zhvilluara të Evropës perëndimore,diplomat e të gjitha llojeve,dhe titujt e marr me shumicë dhe pakicë në shkollat dhe universitetet e Kosovës, në këto vende ato nuk pranohen pa riprovim. Sado që ne mërgimtarët ndjehemi keq për vendime të tilla,të dëshpëruar nga përgatitjet e mangëta dhe cilësitë e pa arritura të cilat i demantojnë "titujt" e mëdhenj, që sjellin "Mr.të dhe Dr.të nga shumë shkolla dhe kolegje apo universitete,shkel e shko,të cilat kohët e fundit janë të përhapura shumë gjithandej Kosovës,ku çdo gjë është e mundshme, e bleshme e përvetësueshme me njoftësi apo e korruptueshme për pak para, pranojmë me heshtje se riprovimet janë të nevojshme por edhe në të mirën e vetë titullarëve për dëshmimin e aftësive reale dhe zotërimin meritor të titujve.
Aq më keq njerëz të tillë,përmes ndonjë shkrimi-polemik apo reagimi,cilësia e të cilave lë për të dëshiruar dhe nuk arsyeton "gradat", ato shoqërohen edhe me kushtëzime,për "kërkimfalje",të cilat jo vetëm nuk do ti ndryshonin faktet e Pal Doçit dhe të tjerëvet,por që si mënyra e paraqitjes së kësaj kërkese,dhe sjellja e autorit,e turpërojnë edhe vetë shkencën e historisë, pa iu përmbajtur një kulture qoftë edhe minimale të komunikimit intelektual,gjoja me qëllim të "sqarimit" të "argumenteve"....
Shkrime me përmbajtje të tilla nuk do ti kishin hije një historiani serioz,i cili jo vetëm se nuk i lë hapësirë mendimit ndryshe,por me kërkesat e tij diktatoriale ai ia tejkalon edhe vet Enver Hoxhës, i cili sundoi Shqipërinë për 50 vjet, me regjim të hekurt totalitar.
P.sh. Diktatori komunist shqiptar,nga "devijuesit e partisë" kërkonte të bënin "Vetëkritikë" kurse zoti Oroshi, përveç përpjekjes për ndalimin e mendimit ndryshe,ai e tejkalon çdo kufi të sjelljes intelektuale, me tendencat për ti detyruar njerëzit ti kërkojnë ati "falje publike" për fakte të huaja!!!e në këtë rast për faktet e Pal Doçit,të cilit ai do duhej ti drejtohej vetë atij....
Athua si ndjehen 120 kolegët e tij kur lexojnë gafa të tilla nga zëvendësi i kryetarit të tyre?!.....
Historia ka vlerë vetëm si e licencuar!
Historia nuk shkruhet me "kërkimfalje"por me licenca, dhe ajo pa licencim, nuk ka as vlerë të përdorimit publik.
Licencim,është pranimi apo miratimi dhe lejimi nga organi i autorizuar legjitim, për përdorim privat dhe publik të diçkaje, ndaj ky quhet licencim, si p.sh:
Miratimi dhe lejimi për përdorim i një vepre shkencore, Pranimi dhe licencimi i një fakti gjuhësor a historik, etj. Pranimi dhe licencimi i një shpikje shkencore e cila si i licencuar quhet edhe "Patentë" shkencor.
Faktet tua paraqiti në Simpoziume shkencore!
Ti pasi që pretendon se ke fakte tjera mbishkakun e vrasjes,pse përmend njerëz ,ngjarje dhe periudha kohore të cilat nuk përputhen askund me vrasjen e Dedë Gjo Lulit,në vend se të shkoje dhe ti paraqisje ato në Simpoziumin shkencor"100 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe"që u mbajt me 4 dhe 5 Prill në Tuz,dhe ti bindje studiuesit nga Instituti i Historisë së Tiranës, Instituti i Historisë së Prishtinës,dhe pjesëmarrësit e paraqitur me kumtesa, se Varianti yt dhe jo ai i Dr.Pal Doçit mbi vrasjen tragjike të Dedë Gjo Lulit, është i vërteti ?!
Shkrimet mbi vrasjen e Dedë Gjo Lulit, sipas variantit të Pal Doçit i gjen gjithkund si te studiuesit e vjetër ashtu edhe te studiuesit e rijnë,ku sipas njoftimeve të fundit në shtyp, për Jetën dhe Veprën e Dedë Gjo Lulit janë shkruar rreth 100 libra të cilat i përmbahen variantit të historianit Mirditor-Pal Doçit.
P.sh.Studiuesi shqiptar nga Podgorica, Gjergj Nikprelaj,në librin për Dedë Gjo Lulin apo Gjoleke Gjonlekaj;i cili këto ditë kishte një shkrim me këtë përmbajtje e cila thotë;
Ky burrë shqiptar kishte shkuar atjenë Orosh të Mirditës për bisedime, edhe pse kishte një parandjenjë se atje do të vritej. Por Dedë Gjo' Luli ua kishtedhënë fjalën krerëve të Mirditës. "Jeta e Dedë Gjo Lulit" Shkëputur nga gazeta Koha Jone (Shkruar nga Gjoleke Gjonlekaj)
Kurse historiani,Dalip Greca shkruan; në moshën 75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh, Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur nëvend të prijëseve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha (pesë)mirditorëve, që e shoqëronin: - paskemi mbarue! Dalip Greca "Shkodra.net".
vrasjen e pesë (5) Miridtorve atë ditë kur u vra edhe Ded Gjon Luli , të cilët ishinata që e kishin strehuar me herët trimin e Maleve. shkruan, Krist Gjinaj "zemrashqiptare"(Ti thua shtatë që ia kishte dhënë Mirdita me veti)
Dedë Gjo‟ Luli nuk arrijti me i shpëtue kurthës së tradhtarit, po u gjet i rrethuem në mes tyne bashkë me Nik Prelocin dhe djalin e vet tek qela e Oroshit, ku Deda mendonte se do të gjente aty disa besnikë, që po e pritnin edhe ata të armatosun. Porsa po afrohej në vendin e caktuem, aty u gjet në mes të shumë ushtarëve serbë, që porsa i pa, kuptoi gjithshka, dhe tha: “Sot kemi mbarue!” Ishte data 24 Shtator 1915 (13.03.2011 "Zemrashqiptare" nga Fritz Radovani)
Serbia përmes agjentëve të vet e vrau udhëheqësin e Kryengritjes e kreshnikun e maleve në shtator të vitit 1915 në Orosh të Mirditës.Fran Camajwww.shqipria etnike.de.
Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëroi vetëNora, reja e tij, që ai e thirrte me përkëdheli "Djali ma i mirë i babës", që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vend të prijësve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin : - ... paskemi mbarue! " Wikipedia"!
Pra pothuajse që të gjitha i përmbahen variantit të Pal Doçit,shto edhe rreth 100 veprat e shkruara dhe dëshminë e Norës,për të cilën lexuesi nuk mund të besoj se pas aq shumë tragjedish të përjetuara, dhe familjes së sajë, gati plotësisht të shuar,mu asaj ti kishte lindur "dëshira" për "PRRALLISJE" siç pretendon ti! madje edhe Dedë Gjo Luli, nuk mund të ishte aq naiv sa që një strateg i tillë i aq shumë luftërave me turq e me shkije, më në fund të "paraqitej-në mënyrë vullnetare"në komandën serbe,ngase dredhitë e tyre ai i njihte më mirë se gjithkush tjetër....dhe mu shkaku i ¨përvojës së keqe me ta,dhe zgjuarsisë së tij,ata nuk kishin arrit kurrë ta mposhtnin, Dedë Gjo Lulin.
Unë nuk kamë kohë ti shfletoj të gjitha librat dhe dëshmitë,ndaj po e përfundoj me kaq, kurse ti pasi që ke përmend Pal Doçin i cili bazohet në dëshminë e Norës edhe kur e shkruan historinë e Dedë Gjo Lulit,për çdo paqartësi orientohu te Historiani dhe Etnografi Mirditor,Dr.Pal Doçi të cilin tie ke edhe bashkëvendës,dhe çdo mospajtim për faktet shprehja atij, kurse unë të uroj shumë sukses!
Ndaj, shkrimet tua rreth kësaj teme,më nuk do të jenë objekt i interesimeve të mia. Cilësimet që mund të përdorësh ,le të mbeten në ndërgjegjen tënde, dhe ato le ti vlerësojnë lexuesit e nderuar , të cilëve paraprakisht u falënderohem për mirëkuptim.
Gani Qarri - Cyrih, 24 Prill 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë?
» Gani Qarri:Provokimi i Nënave
» Gani Qarri:A DO DUHEJ BOJKOTUAR RAMAZANI, KËT VIT ?!
» Gani Qarri: Gëzuar trevjetori i Pavarësisë!
» Gani Qarri:Shpërfytyrimi, jo vetëm i një ish Kryeqyteti
» Gani Qarri:Provokimi i Nënave
» Gani Qarri:A DO DUHEJ BOJKOTUAR RAMAZANI, KËT VIT ?!
» Gani Qarri: Gëzuar trevjetori i Pavarësisë!
» Gani Qarri:Shpërfytyrimi, jo vetëm i një ish Kryeqyteti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi