Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urim Gjata: Nderohet me mirënjohje Daut Rexhepi - Leka

Shko poshtë

Urim Gjata: Nderohet me mirënjohje Daut Rexhepi - Leka Empty Urim Gjata: Nderohet me mirënjohje Daut Rexhepi - Leka

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 10:25 am

NDEROHET ME MIRËNJOHJE DAUT REXHEPI-LEKA
Nga Urim GJATA*
Ditën e shtunë më 21 mars në një nga restorantet e qytetit të Bilishtit në Shqipëri Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi organizoi ceremoninë për të nderuar me Mirënjohje të artë deputetin e pavarur në Kuvendin e Maqedonisë Daut Rexhepin –Leka. Lidhja e Shoqatave shqiptare në Greqi e nderoi deputetin Rexhepi me Mirënjohje me motivacionin “Për kontributin dhe sakrificën e dhënë në mbrojtje të çështjes kombëtare duke marrë pjesë aktiven në luftën për çlirimin e Kosovës, dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në mbrojtje të dinjitetit dhe krenarisë shqiptare”. Në këtë Ceremoni merrni merrnin pjesë figura të njohura të politikës shqiptare si Prefektia e Korçës znj.Elfrida Zefi, kryetari i Qarkut të Korçës z.Ilia Milo, kryetari i Bashkisë së Devollit z.Valter Miza etj. Mirënjohja e artë ju dorëzua deputetit Daut Rexhepi-Leka nga Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi z.Aleks Janaqi dhe nënkryetari z.Urim Gjata. Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe emigrantë shqiptar të ardhur nga Greqia për të nderuar deputetit në fjalë. Gjatë kësaj ceremonia ishin të pranishme edhe mediat të cilat përcollën aktivitetin. Në Lidhjen e Shoqatave Shqiptare në Greqi janë grupuar rreth 57 shoqata të emigrantëve nga Shqipëria të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave të grupuar në Lidhje kanë nderuar me Mirënjohje për kontributet në çështjes kombëtare dhe në të mirë të paqes ish-Presidentit Alfred Mosiu, Presidentit Bamir Topi, Prefekten e Korçës znj.Elfrida Zefi, dy ambasadorët Bashkim Zenelin, Vili Minarollin, znj.Liri Berisha, prof.dr.Astrit Memia, publicistin dhe botuesin e gazetës Tribuna Robert Goron, historiani Arben Llalla etj.
Ditën e diel deputeti Daut Pexhepi-Leka i shoqëruar nga miqtë e shumtë bëri vizita në Selinë e Prefekturës së Korçës ku u prit nga Prefektja znj.Elfrida Zefi si dhe në shtëpinë Muze të shkollës së parë të vashave. Kjo është Mirënjohja e dytë që nderohet deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka brenda pak ditësh. Ai më 13 mars u shpall nga Federata Ndërkombëtare për Paqe UPF “Ambasador i Paqes”.
Kush është Daut Rexhepi-LEKA
Daut Rexhepi –Leka ka lindur në fshatin Poroj të Komunës së Tetovës. Është i martuar dhe babai i pesë fëmijëve. Është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, dega-Histori. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për Çlirimin e Kosovës në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa në luftën e vitit 2001 ka qenë Komandant i Batalionit të parë i Brigadës “112 Mujdin Aliu”, dhe njihet me nofkën Komandant LEKA. Në vitin 2002 u anëtarësua në Partin Demokratike Shqiptare të Arbër Xhaferit dhe ishte në kryetar i degës së Tetovës për disa kohe deri në ringritjen e kësaj partie pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2002. Në vitin 2006 u zgjodh deputet për në Kuvendin e Maqedonisë. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2008 u rizgjodh përsëri deputet i PDSH. Në fillim të vitit 2009 kryetari i PDSH Mendu Thaçi e përjashtoji nga Parti për padëgjueshmëri deputetin Rexhepi. Sot Daut Rexhepi-Leka është deputet i pavarur në Kuvendin e Maqedonisë. Ka marrë pjesë në disa Simpoziume Ndërkombëtare duke mbajtur kumtesa për çështjen çame. Më 13 mars të vitit 2009 u dekorua me Mirënjohje “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale për Paqe UPF.
*I shpallur Ambasador Paqe më 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi