Maliqi: Targat serbe do të konfiskohen
Maliqi: Targat serbe do të konfiskohen
Maliqi: Targat serbe do të konfiskohen
Derisa këto dy ditët e fundit ka rinisur vendosja masive e targave të reja të Serbisë në veri të Mitrovicës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka theksuar se policia do të vazhdoj të ndalon çfarëdo iniciative e veprimi që është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, e në këtë rast do të bëhet edhe konfiskimi i targave serbe ashtu sikur e parasheh vendimi i mëparshëm i ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Në një intervistë për Kosovapress, Maliqi ka thënë se policia është vendosur që të luftoj krimin e kontrabandën në çdo pjesë te vendit dhe çfarëdo vendimi tjetër që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Ai në këtë rast ka kujtuar të gjithë se urdhri i ministrit Bajram Rexhepi për konfiskimin e targave të reja të Serbisë është ende në fuqi dhe si rrjedhojë automjetet nuk do të mund të qarkullojnë me ato targa brenda territorit të Kosovës.
“Ekziston një urdhër nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi që nëse qytetarët e Kosovës të nacionalitetit serb hasen me targa të cilat ka filluar t’i lëshoj Qeveria e Serbisë, ato duhet të konfiskohen. Ai urdhër është valid dhe ai urdhër nga ne do të implementohet edhe në të ardhmen. Jemi në njohuri lidhur me disa kërkesa të institucioneve paralele serbe në veri atje që kërkojnë prej qytetarëve të pajisen me tabela të reja, por do të ballafaqohen me probleme në momentin kur hasen nga Policia e Kosovës, sepse nuk lejohet që ato tabela të jenë valide në territorin e Kosovës”, ka thënë ai. Shefi i Policisë së Kosovës u ka bërë më dije të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës se do të përballen fuqishëm me forcat e rendit. Sipas tij, edhe pse në pjesën veriore përgjegjësi më të madhe ka misioni EULEX, në rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve njësitet e Policisë së Kosovës reagojnë pa leje të askujt dhe do të ndalojnë veprimet kriminale.
“Në rast që kemi aktivitete të abuzimit me ligjit, kontrabandim dhe kemi informata të sakta se edhe në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Suhadoll kemi lëvizje të grupeve kriminale, që ose abuzojnë ligjin me qëllim të kontrabandimit, ose rrezikohet jeta ose prona, nuk na duhet që ne të kërkojmë ndonjë leje të posaçme që të jemi me njësitë tona të specializuara atje, por ne dalim dhe veprojmë dhe e kryejmë punën tonë”, theksoi ai.
Pas një urdhri të lëshuar nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, dje janë vendosur në mënyrë masive targa të reja të Serbisë, nëpër automjete të ndryshme në pjesën veriore të vendit. Në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit, mbi 180 serbë të Kosovës kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë, ndërkohë që Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pati lëshuar një urdhër për konfiskimin e këtyre targave.
>> Vendosen targat serbe në Mitrovicë >> Komente (47)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vendosen targat serbe në Mitrovicë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për homazhet e Thaçi në Lipjan, aty ku pas lufte u masakruan 14 serbë
» Prej sot konfiskohen artikujt me mbishkrimin "UNMIK/Kosovo"
» Targat e reja të Republikës së Kosovës
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për homazhet e Thaçi në Lipjan, aty ku pas lufte u masakruan 14 serbë
» Prej sot konfiskohen artikujt me mbishkrimin "UNMIK/Kosovo"
» Targat e reja të Republikës së Kosovës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi