Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seveme Fetiqi:Te varri i vellaut tim

Shko poshtë

Seveme Fetiqi:Te varri i vellaut tim Empty Seveme Fetiqi:Te varri i vellaut tim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 12:41 pm

Seveme Fetiqi:Te varri i vellaut tim 211310_1528638107_7042109_n
Seveme Fetiqi:Te varri i vellaut tim

Me rastin e njembedhjete vjetorit te vrasjes se vellaut tim te dashur Ademit


Loti ne qepalle
me mbeti peng i dhembjes
per ty o vella
ne parzme mu struken
kujtimet femijerore
qe s mund ti zbehin vitet
dhembja cdo stine dhembjen
ma shton pa meshire
bota me shnderrohet ne ankthe
kjo stine iu perngjan korbave te zi
e mbi krahe te tyre
une cdohere i vej ngushllimet emia
zeri yt me vjen nga largu
si puhize qe valvit
perdet e mallit tim

na mbeti cdo gje
ne gjysme te rruges
na i thyen urrat
deshta te behem
mbrojtese e jotja
te te mbroj edhe nga
cdo fije floku te zeze
e ti u trete e ste pashe me
as plaget nuk munda te ti sheroj
e as syte e tu te ti shoh me
per here te fundit u pershendetem
duke ja uruar njeri-tjetrit lirine e atdheut

me fal o vella
me vonese ndoshta
tridhjete e shtate karajfila
ti solla mbi varr
ti solla treqind e shtatedhjete mije lote
qe ta ujis rinine tende
epitafi mbi varrin tend me thoshte
duaji njerezit dhe femijte
kah te shkojsh nderto kulla miresie
e shpiti yt mbi re
ishte shnderruar ne nur te engjujve

me fol dicka o vella
e theje kete qetesi varri
vetem mos me thuaj
mos qaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi