Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:SA HERË PËR TY KAM SHKRUAR.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:SA HERË PËR TY KAM SHKRUAR. Empty Kujtim Stojku:SA HERË PËR TY KAM SHKRUAR.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 9:52 pm

Kujtim Stojku:SA HERË PËR TY KAM SHKRUAR. 229103_1661230414261_1342220805_1404132_6146684_n
Kujtim Stojku:SA HERË PËR TY KAM SHKRUAR. 50098_1342220805_3882957_n

Kujtim Stojku:SA HERË PËR TY KAM SHKRUAR.

Sa here kam marrë penën për t’shkruar për ty Shqipëri
Fjalët i kam shkruar si gjaku që m’rrjedh n’deje me gjith zemër
Derisa zemra t’më rrahë s’do t’pushoj, do shkruaj përsëri
Sepse ti për mua je e shenjta me më të bukurin emër.

Unë prej teje nuk ndahem dot se je n’brendësi të shpirtit tim
Gëzimet dhe hidhërimet bashkë i kemi ndarë
Dhe kur fati pas na ka ndjekur në çdo trazim
Unë e tij jemi një qenie një trup i pa ndarë.

Deri n’këtë çast jeta ka rrjedhur pa u vënë re
Dhe unë ty t’besoj si i marrë pa më të voglin dyshim
Prej thellësisë tënde dëgjoj zërin që m’thërret me mall
Me fjalë të ëmbla t’magjishme, si je o biri im.

Dhe këto fjalë t’përmallshme s’më lënë t’harroj asnjëherë
Ngado që shkoj nga pas gjithmonë më ndjekin
Derisa zemra t’më pushojë e sytë të mbyll përherë
Si biri yt siç linda me dheun tënd do jem përzjerë.

Me këtë dhe që më ka përkundur e tash jam burr i pjekur
Ashtu siç ke përkundur mbretër, burra shteti, poetë e luftëtar
Që nga krijimi gjiri yt jo të gjitha i ka pritur
Ka nxjerr’jasht t’pabesët, tradhëtarë dhe zagarë…

Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi