Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Guximi im buron nga vepra e dëshmorëve të Kosovës

Shko poshtë

Jahjaga: Guximi im buron nga vepra e dëshmorëve të Kosovës Empty Jahjaga: Guximi im buron nga vepra e dëshmorëve të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 10:51 pm


Jahjaga: Guximi im buron nga vepra e dëshmorëve të Kosovës



Jahjaga: Guximi im buron nga vepra e dëshmorëve të Kosovës Ne_familjen_CerkeziPresidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, qëndroi në komunën e Gjakovës, ku fillimisht vizitoi familjen e Ferdonije Çerkezit, e cila ka të pagjetur burrin dhe katër djemtë e saj dhe më pastaj vuri lule në varrezat në Çabrat. Në shoqërim të presidentes gjatë vizitës në familjen Çerkezi, ishte kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj dhe anëtarë të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe të shoqatave të familjeve të të pagjeturve. Zonja Ferdonije Çerkezi e falënderoi presidenten për vizitën dhe për mbështetjen e angazhimin e saj për çështjen e të pagjeturve. Ajo kërkoi miratimin e ligjit për të pagjeturit.


Presidentja Jahjaga duke iu drejtuar kryefamiljares Çerkezi, gjatë vizitës në këtë familje, tha se do të angazhohet për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve. Në fjalën e saj presidentja tha:

“Ne të gjithë e ndiejmë dhimbjen me Juve. Ju humbët familjarët, humbët më të dashurit. Vetëm besimi në Zotin, vetëm besimi se në këtë jetë të përkohshme nuk i kemi më, të dashurit Tuaj dhe tonë, por në jetën e përtejme, në jetën e amshueshme, do të jemi të gjithë së bashku në dashurinë e Zotit, na ngushëllon. Bota nuk ka nisur dhe nuk mbaron me neve. Ka pasur njerëz që nga krijimi i botës, ka pasur tragjedi të mëdha, kur janë zhdukur jo vetëm familje, por edhe popuj. Ne nuk mund ta shpjegojmë dhe nuk mund ta dimë misterin e botës. Por ne e kemi besimin në njeriun, ne e kemi besimin në veprat e mira. Në sinqeritetin dhe në përkushtimin”, tha ajo.

“Ne, e kemi besimin, se për Kosovën shtet, për Kosovën e lirë dhe të pavarur, populli ynë, gjatë viteve dhe gjatë shekujve ka dhënë shumë viktima, shumë jetë janë flijuar për këtë Atdhe. Për këtë duhet ta duam vendin tonë, për këtë duhet ta duam dhe ta ndihmojmë njeri- tjetrin, për këtë me ndershmëri dhe me përkushtim duhet të punojmë ditë e natë që tragjedi të tilla kurrë ma mos t’i ndodhin popullit tone. Duke punuar mirë, duke qenë të gjithë se bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin, mundemi të parandalojmë të keqen”, vijoi Presidentja Jahjaga.

“Unë ju jap fjalën, se me gjithë shpirtin tim, me gjithë qenien time, do të angazhohem që të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve. Do të angazhohem që secili dëshmor, që secila viktimë ta ketë një vend ku mund të prehet, ku mund te kujtohet dhe ku mund të qahet, duke e nderuar dhe duke e kujtuar se kjo liri, kjo pavarësi nuk u fitua lehtë. Kjo duhet të na shërbejë si pikënisje për çdo punë që e nisim, për çdo gjë që bëjmë. Ju premtoj se unë do të bëjë çdo gjë që është e mundur që drejtësia të vihet në vend dhe që ata që kryen krime të vihen përpara drejtësisë, të dënohen për veprat e tmerrshme që i kanë bërë. Ju them, se vetëm kështu mund te ecim përpara, vetëm kështu mund ta vendosim paqen dhe stabilitetin në rajon. Vetëm kështu mund të ndërtojmë të ardhmen vetëm kështu mund ta arrijmë pajtimin”, tha Presidentja Jahjaga.

“E nderuara zonja Çerkezi, ju u mbajtët e fortë dhe neve po na jepni forcë. Me vet gjestin Tuaj me vet këtë shtëpi muze, u bëtë shembull për Kosovën për të kujtuar dhe për mos harruar asnjëherë. Unë përulem përpara sakrificës së popullit tim, përulem përpara flijimit të familjes Tënde. Nderoj të gjithë dëshmorët dhe i kujtojë ata në secilin hap që e bëjë si Presidente e vendit tim, dhe vullneti im, nderi im, guximi im buron pikërisht nga vepra e dëshmorëve të Kosovës”, tha Presidentja Jahjaga gjatë vizitës në familjen Çerkezi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi