Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE

Shko poshtë

Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE Empty Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 12:36 am

Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE 167186_491804704076_644509076_6293055_6336234_n

Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE

Sot është ditë e madhe,
Simbol për një jetë,
Azaleja ime
mbushi gjashtëmbëdhjetë.

Të kam rritë me lot,
Të kam rritë me halle,
Lus të madhin Zot
Të bëhesh nuse e madhe.

Sot kjo ditë janari
Ka dy data të rënda,
E di veç zemra ime
Që helmin ka brënda!

Njëzet e një janar
Ninelin ma kanë vra,
Njëzet e një janar,
President më nuk ka!

Për ata që shkuan
Derdh dy lot pikëllimi,
Për Ty që m’u rrite
Derdh dy lot gëzimi.

Mu bëfsh moj shpirte,
Bijë nga Kosova,
E zonja dhe e ditur,
Si President Rugova.

Të uroj, moj zemër,
Të uroftë Shqipëria,
Dhe jetëgjatësi
Të dhashtë Arbëria.

Nga zemra urimet,
Për ty më rrjedhin lumë,
Ta dish, moj bija ime
Se babi të don shumë!

2011-01-21
Düren!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi