Imi Egriu: Përvjetor i Lavdisë
Faqja 1 e 1
Imi Egriu: Përvjetor i Lavdisë
Përvjetor i Lavdisë
Me rastin 62 vjetorit të vrasjes tinëzake të luftëtarit trim e sypatrembur - NEXHAT AGOLLI, figurë qëndrore e atdhetarizmit shqiptar në Iliridë
Nga Imi Egriu
Pas arrestimit në banesën e tij nga policia sekrete jugosllave, ate e vunë nën torturat më çnjerëzore për ta detyrauar që ta tradhtojë çështjen e shenjtë kombëtare dhe bashkëluftëtarët e tij ilegalë që kishte në Prishtinë e Shkup, siç ishin: -Rifat Berisha i Drenicës, Xheladin Hana i Gjakovës, e të tjerë në Kaçanik, Dibër, Gostivar e gjetkë.
Udbashët e Beogradit e mbytën duke e torturauar gjatë natës 27-28 prill 1949 në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit.
Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit të natës në sheshin e Shkupit, ku u qëllua me një breshëri automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arratisje nga burgu, ku dhe qe mbajtur Proçesverbal fiktiv.
“I heshtur, as në varr nuk dua të jem”!
Nexhat Agolli s’ishte nga ata që mund të qëndronte indiferent, as ndaj akuzave e as ndaj krimeve antishqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave e maqedonase:”Pritja në heshtje nuk më pëlqen. I heshtur unë, as në varr nuk dua të jem”dhe, mëtej u vinte në dukje se”në masat shqiptare vërehen zhgënjime përsa u është premtuar:Liria, barazia dhe plebishiti”.Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa këto detyroheshin që t’i përgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e justifikuese të atij momenti politik:”Kah ajo ditë po shkohet, por le të kalohen njëherë plagët e luftës, e këto, pa dhëmbje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me një vizion të gjërë kombëtar, vërente se gjithçka që po ndodhte kundër popullsisë shqiptare nuk ishe as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tërësisht e pafalshme.
Ai, së bashku me vëllaun e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zërin tek udhëheqësit serbë e maqdonas, përkatësisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski për lirimin e dhjetëmijë shqiptarëve që mbaheshin në izolim në Stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë në gjendje torturash dhe pa shpresë shpëtimi, nga të cilët brenda një nate qenë masakruar 1.200 veta, ashtu siç ndodhi edhe në Gostivar, Kërçovë, Dibër e gjetkë; për të cilët spekulohej tmerrësisht nën akuzën:”bashkëpunëtorë të fashizmit”.
Ndërhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme përbën një akt të madh atdhetar, duke shpëtuar mijëra jetë shqiptare nga vdekja e sigurt pa përfillur fatin e jetës së vet, kështu që mbi këtë bazë pati shumë familje shqiptare që e mbiquajtën meritueshëm shpëtimtar të jetës së tyre, e që e përcollën me buqeta lulesh.
Si deputet i popullsisë shqiptare, ai ngriti zërin që shqiptarëve t’u jepen të drejtat dhe liritë e premtuara, barazia kombëtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e përdorimit të gjuihës,e drejta e arsimit dhe e kulturimit të masave shqiptare në gjuhën amëtare, barazia e përfaqësimit në pushtetin legjislativ, ekzekutin dhe gjuhësor.
Eshtë veçori e veprimtarisë kombëtare e tij që pa pritur se ç’do të ndodhte me fatin e vetëvendosjes kombëtare, krijoi dhe shtriu bërthama arsimore e kulturore në gjirin e vetë njësive ushtarake shqiptare gjatë luftës, si dhe në rimëkëmbjen e rrjetit shkollor e të aktiviteteve kulturo-artistike në terrenin e hapsirave shqiptare. Ai, qysh në procesin e vetëçlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rëndësi arsimit dhe kulturës, hallkë kryesore vlerësonte shkollën, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore. Me përkushtim të veçantë siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar në Shkup, krahas atyre që hapeshin në Prizren e Prishtinë aso kohe dhe merrnin në ndihmë disa dhjetra arsimtarë nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipëria. Më 1945 hapi shkollën ”Liria” në gjuhën shqipe, ndërsa për drejtor emëroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.
Mandej, kujdesi i tij direkt ishte përqëndruar edhe tek nevoja e një Tribune publicistike të asaj kohe, në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e vet:-Xheladin Hanën në Prishtinë dhe Ali Mullain në Dibër nxorrën në dritë gazetën e parë shqipe”Flaka”Kështu, kjo Tribunë publicistike e nisi fillin e jetës, prej nga filloi të rrezatonte mendimi dhe vullneti i popullsisë shqiptare, ndonëse pasoi cenzurimi dhe persekutimi i kësaj gazete së bashku me vetë nismëtarin e saj,Nexhat Agolli.
Në drejtim të vetëvendosjes kombëtare shqiptare, si Nexhati, poashtu edhe bashkëluftëtarët e tij dhe vetë popullsia shqiptare po vetëdijësoheshin se çështja e tërësi së kombëtare shqiptare po tradhtohej jo vetëm nga udhëheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetë Fuqitë e Mëdha,të cilat deklaruan paprekshmërinë e kufijve të paraluftës, gjë që për kombin shqiptar përligjej ricoptimi i tij në dobi të Jugosllavisë. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjë e quajti Jugosllavinë krijesë artificiale, të ngritur mbi bazën e dhunës dhe të padrejtësisë kombëtare e njerëzore ndaj kombit shqiptar.
Nexhati e ndjeu thellë edhe shpatën tjetër të Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si një tërësi të vetme në përbërje të tij, por i coptoi midis tri republikave, ndonë se kishin kompaktësinë dhe vazhdimësinë etnike. Shovinistët jugosllav kishin vendosur që në përbërje të shtetit federativ të mos lejohej faktori unik shqiptar, ndërsa në të ardhmen të mos ekzistonte faktori unik shqiptar as në Gadishullin Ballkanik. Ai, kishte ardhur edhe në përfundim tjetër se: si fuqitë perëndimore edhe ata lindore ia kishin bërë me hile Shqipërisë si tërësi kombëtare dhe Shqipërisë si shtet i pavarur.
Dihet dhe fakti se,Nexhat Agolli dhe shumë atdhetarë të tjerë, kanë qenë të papajtueshëm me aneksimet e trevave shqiptare:-Serbisë, Maqdonisë e Malit të Zi, kur dihet se ato janë etni shqiptare. Figura e Nexhatit bëhet edhe më madhore përmes konfrontimeve në vazhdimësi dhe pas Konferencës së paqës në Paris të vitit 1946 e deri në vitin 1949, duke qenë në brendinë e planeve antishqiptare të qarqeve sunduese serboj-ugosllave; ai e thoshte fjalën e vet kundër pabarazive dhe padrejtësive ndaj popullsisë shqiptare dhe jo pak ishte impulsiv.Por, mendimet dhe qëndrimet e tij nuk ishin të mby llura në vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe në organizimin e veprimtarisë ilegale e të programuar, thelbi i së cilës ishte dhe mbeti-bashkimi mbarëkombëtar shqiptar.
Lidhja e tij me atdhetarët e tjerë të shquar, siç ishin:-Rifat Berisha ish –nën kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, Xheladin Hana ishte drejtor i gazetës”Rilindja” dhe me disa aktivistë të tjerë, kishte tërhequr vemendjen UDB-së qëndrore të Jugosllavisë. Kështu, në maj të vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse në mesnatën e 15-16 prillit 1949, arrestohet në banesën e tij, ndërsa, më 27-28 prill *49 ekzekutohet barbarisht e tinëzisht.
Nexhat Agolli, si luftëtar i ditur dhe i guximshem e si atdhetar i paepur, qe kthyer në legjendë, ndërsa vepra e legjenda mbeten burim frymëzimi. Ai përbën njërën nga figurat më të kompletuara me dije, me botkuptim të thellë kombëtar dhe plot virtyte për çka meriton nderime dhe respekt të thellë e të përjetshëm. Figura dhe vepra e tij përbën kushtrim për liri dhe bashkim kombëtar.
P. S.-Të dhënat janë marrë nga shënimet e profesorit të nderuar, z. Shaban Braha, kryetar i luftëtarëve të Tiranës, me rastin e mbajtjes së Simpoziumit, fjalën e rastit ia kushtoi figurës patriotike të Nexhat Agollit: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qe veritar i viteve të pasluftës në Maqedoni.-Lavdi veprës së tij !
Malme-Suedi, 27 prill 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Egriu:Pershendetje te perzemerta nga Suedia! PËRVJETOR I VRASJES SË HEROIT - SEFER SELIMI, PISHTAR I ARSIMIT NE TREVEN E POLLOGUT
» Ibrahim Egriu:Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu
» Skënder Braka:Në çdo përvjetor..
» Adem Berisha: NËNTORËT E LAVDISË
» Një përvjetor i madh i historisë sonë më të re
» Ibrahim Egriu:Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu
» Skënder Braka:Në çdo përvjetor..
» Adem Berisha: NËNTORËT E LAVDISË
» Një përvjetor i madh i historisë sonë më të re
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi