Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR.

Shko poshtë

Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR. Empty Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 10:55 am

Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR. 222021_197677666940407_100000945263952_498463_3921460_n


Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR. 70683_100000945263952_5205609_n
@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR.



“POLEMIKE ME HOMERIN”
NJE ZBULIM SENCACIONAL NE ARKIVEN E VATIKANIT, PER GJUHEN SHQIPE - i vitit 1210. I SHKRUAR NE PERGAMEN - 800 vjet me pare ne gjuhen PELLAZGE. SE NE ATE KOHE NUK NJIHEJ TERMI GJUHE SHQIPE dhe as quhej SHQIPERI.NE I PERKISNIM PERANDORISE SE MADHE PELLAZGE, DHE JEMI BIJTE E TIJ ILIRO - DARDANET.ME KETE RASTE DUHEN PERGEZUAR TE GJITHE PUBLIKUESIT. DHE ARKIVIN E VATIKANIT, QE KA RUAJTUR NJE PERLE TJETER TE GJUHES PELLAZGE.

Dhurate per te gjithe nga
Prof. GEZIM My. URUCI
SCUTARI - ALBANIAN
******************

Dorshkrim i Teodor Shkodranit. Publikuar nga forum ishqiptar. Zbulohet në Arkivat e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe i vitit 1210. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf.
Së shpejti në botim dorëshkrimi i 1210-s me autor Teodor Shkodranin.
Zbulimi ! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti më i vjetër në shqip.

THIRJE PER STUDIUESIT SHQIPTAR DHE

AKADEMINE E SHKENCAVE TE SHQIPERISE.
AKADEMIKE, GJUHETAR, HISTORIAN, ARKEOLOG, ETNOLOG e ETNOGRAF !
TE NDERUAR MIQ.
KAM MARR SHUME FALENDERIME, PER KETE PROBLEM. POR DICKA ME HOLLSISHT, DO TI SHIKOJME ME VONE. NUK ESHTE ME KOHA E VULLNETARIZMIT. ZBULIMET PAGUHEN NE BOTE, NE JA VJEDHIM NJERITJETRIT, C'JANE KETO AKADEMIKE IDIOT e KASTRAVECE, QE ME DERGOJNE MESAZHE E PUSULLA BAKALI, PLOT LAJKA. DHE VETE JANE TE MBYTUR, NE PARA dhe perseri vjedhin ide dhe kontributin e te tjereve, si dikur nder burgje e komunizmit. Ju them vetem kaq. VATIKANI ESHTE NJE ENCIKLOPEDI GJIGANDE, ME SHKRIME TE LASHTA PELLAZGE, QE PADREJTESISHTE QUHEN SHQIPE. KJO ESHTE FATALE. NE JEMI ILIRO - DARDAN BIJTE E PELLAZGUT. DHE FLASIM GJUHEN TONE PELLAZGE. POR AFTESITE E AKADEMIKEVE TANE, JANE ZERO. ATO JANE FRIKACAKE, PER TA ANALIZUAR KETE. ATO DUHET TE DALIN PA TJETER ME NJE TRAKTAT SHKENCORE E TE HEDHIN POSHTE DOGMAT E TYRE POLITIKO GJUHESORE dhe te DEKLAROJNE DIVORCIN ME BROCKULLAT E EQEREM CABEJTE, QE KERKONTE GJURMET E SHQIPES NE TERITORIN GJEO POLITIK TE SHQIPERISE, DUKE PERJASHTUAR PJESEN TJETER JASHTE KETYRE KUJFINJEVE, dhe SKANDALIN E HAPUR KUNDER DIALEKTIT GEGE TE VERIUT. GJUHA SHQIPE NUK EKZISTON. AJO ESHTE NJE TRILL KRIMINAL. NE DUHET TE DEKLAROJME DHE TE KTHEHEMI NE GJENEZEN TONE TE VERTETE - ILIRO DARDANE SI POPULLI I PERANDORISE PELLAZGJIKE. TE GJITHA MBISHKRIMET "ENIGME" PERKTHEHEN VETEM ME GJUHEN TONE ILIRO DARDANE. TERMI SHQIPTARE ESHTE NJE TRILL i THURUR MIRE , PER TE ZHDUKUR NJE HERE E MIR, KETE POPULL NGA ME FISNIKET NGA FAQJA E HISTORIVE TE POPUJVE TE SHQUAR TE GLOBIT. NE JEMI NJE POPULL ME IDENTITET TE QARTE DHE ME SIMBOLE TE PERCAKTUARA, QE PARA 11000 VITEVE PARA KRISHTIT. TEORITE DHE PERRALLAT E ORIGJINES INDO EVROPIANE, TE GJUHES SHQIPE dhe te TEORIVE "PROTO ILIRE" JU KA ARDHUR FUNDI. ARKEOLOGJIA SHQIPTARE EDHE E VDEKUR FLET. POR NJE KAPITULL I RI PO HAPET NE GERMIMET ARKEOLOGJIKE NE KOSOVEN E DARDANISE. KU ARKEOLOGET E TIRANES KERKOJNE TE FUSIN HUNDET ME DILETANTIZMIN E TYRE FSHATARESK....... PER KETA KAM NJE LUTJE. LERENI REHAT dhe MOS FUSNI HUNDET SI TE DITUR, NE INTERPRETIMIN E ARKEOLOGJISE, EDHE NE KOSOVE, SE DO TA KATANDISNI SI NJE KATRAHURE, NE SHERBIM TE TEORIVE TUAJA TE DESHTUARA, PROTO ILIRE, dhe te gjitha ATYRE QE JU I QUANI GREKO - ROMAKE, POR EDHE SLLAVE, PER TA CUAR EDHE ARKEOLOGJINE KOSOVARE, NE NJE MJERIM SHKENCORE, SIC JENI EDHE VETE, SAHAN LEPIRES TE ARKEOLOGJISE PA DINJITET, VASAL TE DISA QENDRAVE ARKEOLOGJIKE RACISTE, TE EUROPES. KESHTU NUK ECET MA.
DEKLARONI TE VERTETEN E ORIGJINES SE POPULLIT TONE, QE PO E MBYSNI ME ZHKARRAVINAT GREKO – MAQEDONE. DHE JU HESHTNI. AKADEMIJA HESHT.
KUSH JENI JU, ZOTERINJE PA ZOTNILLEK, QE GUXONI TA LEJONI KETE SITUATE. JEPNI DORHEQJEN NESE NUK MUNDENI, HAPNI RRUGEN STUDIUESVE TE RINJE, QE E NJOHIM ME MIRE SE JU PROBLEMIN. DHE ORIGJINEN TONE TE LAVDISHME ILIRO DARDANE TE PELLAZGEVE.

ME KEQARDHIE NGA

Prof. GEZIM URUCI
ETNOLOG – GJEOGRAF
MJESHTER I MERITUAR I SPORTIT.
NJE QYTETARE NGA SHKODRA,
AUTOR I DISA ZBULIMEVE NE FUSHA TE NDRYESHME TE SHKENCES.

SHKODER, 28 Prill 2011

Libri i parë dhe dokumenti i parë i shqipes së shkruar para Formulës së pagëzim

Kohët e fundit është zbuluar një doc. (libër Autobiografi), i cili konsiderohet si më e vjetri i shkruar në gjuhën shqipe deri më sot .
Ky doc. është një libër autobiografi e kompletuar e vet autorit e që daton shumë vite më parë se sa doc. e njohura deri më sot.
Libri në fjalë përmban më se 200 faqe; është komplet dhe nuk i mungon asnjë fletë zatën i posedon edhe kopërtinat. Është i shkruar i tëri në shqipe nga autori Origj.Theodor Scodraniti (Teodor Shkodrani), dijetar, shkrimtar, transkriptolog i gjuhëve të lashta dhe shkencëtar i kohës. Autori në ditarin e tij e thekson se ishte nga Shkodra. Libri është shkruajtur ekzaktësisht më 09/03/1210 në origj.
ME NENDTE MARXITE NIMILE DYTE CINDTE E THETE.
Kryesisht libri flet për jetën dhe veprat e Teodor Shkodranit. Është shumë e rëndësishme të theksohet se librin e zbuloi Prof. Dr. Musa Ahmeti kosovar në vitin 2003-04 ndoshta do ju befasojë kjo periudhë prej dy vitesh e zgjatjes së zbulimit, mirëpo kjo duhet te theksohet kështu ngase kishte shumë polemika nga shumë historianë transkriptologë mbarë shqiptarë deri sa erdhën në përfundim se ky doc. është origjinal dhe autentik i vet autorit Teodor Shkodranit dhe pas shumë kundërthënieve u pranua si dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe.
Në fillim Prof.Dr. Musa Ahmeti hezitonte t'ua dorëzonte zbulimin e tij autoriteteve kompetente, ngase kishte frikë se mund të manipulohej me të dhe kështu t'i mirrej autorësia e zbuluesit nga të tjerët. Pra kjo ishte edhe një arsye tjetër pse u ngjallën aq shumë polemika dhe pse kishte aq shumë divergjenca lidhur me zbulimin e Dr. Musasë. Mirëpo, pas shumë orvatjesh erdhi deri te kompromisi nga të dyja palët.
Vlen të theksohet se Prof. dr. Musa Ahmeti arriti ta zbulojë këtë libër pas katër vite e gjysmë hulumtimesh që bëri me vetmohim ne arkivet e Vatikanit, të Stambollit, dhe të Dubrovnikut. Ndërkaq është me relevancë të madhe t'ua bëj me dije se Prof. Dr. Musa Ahmeti jovetëm që e zbuloi këtë doc., por ai e bëri edhe transkriptimin e tij nga gjuha e lashtë shqipe po them kushtimisht e autorit tonë, në gjuhën e sotme shqipe ngase qe shumë e vështirë të kuptohej nga ne sot.
Ndër të tjera shkencëtari e bëri publik zbulimin e tij në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ku edhe e paraqiti dokumentin autentik para masës dhe kështu mëpastaj u morën transkriptologët historianët e shumë shkencëtarë të tjerë rreth autenticitetit dhe origjinalitetit të ditarit autobiografik në fjalë e që pas shumë studimeve që i bënë këta të sipërpërmendurit zbulimi u pranua. Mes tjerash dokumentin e sbuluar e publikoi edhe revista exclusive 2003 duke i paraqitur të dyja ballinat autentike të librit. Pra sot kemi një dokument shumë më të vjetër se sa Formula e pagëzimit, Fjalorthi i Arnold Von Harfit, Meshari, etj.
"Unë mendoj se shqipja e shkruar daton edhe më parë se sa ky doc. mirëpo, deri më tani rezulton që ky të jetë dokumenti më i vjetët i shkruar në gjuhë shqipe.


http://ayih.org/interesante/i_burgosuri_kanadez_teper_i_trashe_per_qeli_lirohet_me_heret-t2729.0.html;prev_next=next

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prof. GEZIM My. URUCI “POLEMIKE ME HOMERIN” NJE THIRRJE PER AKADEMIKET DHE STUDIUESIT SHQIPTAR. Empty MBI “TEODOR SHKODRANIN” DHE FALSET HISTORIKE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 11:00 am

MBI “TEODOR SHKODRANIN” DHE FALSET HISTORIKE

“As druri i shtrembër mund të drejtohet, as zezaku mund të zbardhet” - Theodor Skutarioti
-- nga Aurel Plasari
Zbulimi i një të ashtuquajturi “dorëshkrim shqip i vitit 1210” i një autori të emërtuar “Teodor Shkodrani” fut në kulturën shqiptare debatin mbi “falset historike”. E them qysh tani që, më shumë se problem shkencor, falset historike përbëjnë një aspekt anekdotik të disiplinës së kritikës së burimeve në historiografi. Mes tyre dallohen metodikisht dokumentet e sajuara në tërësi ose pjesërisht (fr. forgeries), imitimet e lira dhe kopjimet dorëshkrimore (fr. serviles) etj.; rastet kur falsifikimi mund të ketë të bëjë ose me formën ose me përmbajtjen, por edhe me të dyja bashkë etj. Periudha e artë për prodhimin e falseve ka qenë Mesjeta, kur lulëzonte prirja për të rikrijuar titujt e humbur, për të përshtatur dokumente të lashta, për të zmadhuar vjetërsinë ose fuqinë e një dere fisnike etj. Në kohën moderne, të rritjes së nivelit të komunikimit dhe informimit, si dhe të teknologjive të reja, prodhimi i falseve historike ka ardhur duke u bërë gjithnjë më i vështirë, deri sa ka zbritur në nivelin e rëndomtë: mbasi fillon në trajtat thashethemnore mediatike, përfundon në ato grotesket.
I tillë duket tanimë rasti i të ashtuquajturit “dorëshkrim shqip i vitit 1210” i autorit “Teodor Shkodrani”. Një pjesë e mire e mediave shqiptare, me ngazëllimin deri diku të kuptueshëm, vijon ta përcjellë këtë “zbulim” pa kurrfarë shqetësimi profesional, përjashto një shkrim te Shekulli prej Dr. A. Klosit, që e telendiste autenticitetin e këtij “zbulimi” me argumente të brendshme (tekstore) dhe të jashtme (kulturhistorike), një rezervë redaksionale të gazetës Bota shqiptare (Romë, nr. 65) etj. Këtu po i kthej çështjes së “zbulimit” në fjalë nga një aspekt tjetër: ai i shpërdorimit me autorin.
Si autor i këtij dorëshkrimi sillet “një shqiptar nga Shkodra” i quajtur “Teodor Shkodrani”. Madje edhe duke u specifikuar se ky nuk qenkësh aspak një autor i panjohur, por përkundrazi “mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë etj.”. Në këtë pikë bëhet e detyrueshme të sqarohet se Theodor Skutarioti (Theodore Scutariotes) është përnjëmend emër real; ai i përket një shkruesi bizantin pikërisht të shek. XIII, në të cilin duan të vendosin “shkodranin” tonë. Theodor Skutarioti ishte një nga njerëzit e dijshëm që punoi në oborrrin perandorak të Kostandinopojës në kohën e perandorëve Theodor II Laskaris (1254-1258) dhe Mikail VIII Paleologu (1258-1282); duket të ketë pasur edhe funksion të lartë kishtar (kryepeshkop), sepse thuhet që mbasardhësi i perandorit Mikael, Androniku II Paleolog (1282-1328) e largoi nga ky funksion për shkak të përfshirjes së tij në veprimtarinë për bashkimin e Kishave. Gjithsesi mbani mend: veprimtaria e tij intelektuale i përket gjysmës së dytë të shek. XIII dhe jo fillimeve të këtij shekulli.
Shkruesi bizantin Theodor Skutarioti mendohet të jetë autor i një vepre të quajtur “Synopsis Hronike”, një kronikë tipike bizantine, e njohur në bizantologjinë tradicionale edhe si “Synopsi Sathas” nga emri i studiuesit që e botoi më 1894, Kostandin Sathas. (Në bizantologjinë bashkëkohore vepra e Skutariotit përdoret më shumë në botimin “A. Hohlweg”.) Në përmbledhjen “Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë” (Tiranë 1975) autorët K. Bozhori dhe F. Liço kanë botuar një numër fragmentesh edhe nga Kronika e tij, në të cilat përshkruhen ngjarje që mund t’i shërbejnë historisë së Arbërisë mesjetare, nxjerrë nga botimi i Sathasit. Për të vënë re që në Kronikën e vet Theodor Skutarioti përmend disa herë krahinën “Albanon”, porse nuk e di ende (në shek. XIII) emrin e arbërve/shqiptarëve, të cilët vijon t’i përfshijë nën emërtimin arkaizant “ilirët”.
Pos kësaj autorësie (që mbahet gjithsesi e diskutueshme), Theodor Skutariotit i njihet edhe ndonjë kontribut si kopjues/riprodhues dorëshkrimesh të lashta dhe qortues i tyre. Për shembull, në riprodhimin e dorëshkrimit të Diodor Sikulit, nga Biblioteka e Fotit, quhen me vlerë shënimet e tij përanash faqeve mbi “ambivalencën seksuale” (kthimin e grave në burra ose të burrave në gra), “androgjeninë” etj. Zbulimi i një tjetër vepre të Theodor Skutariotit, qoftë edhe me përkatësi të dyshuar, si në “Arkivat Sekretë” të Vatikanit ashtu edhe në çdo tjetër arkiv, do të përbënte një ngjarje që do të shënohej publikisht prej mjediseve akademike të bizantologjisë në botë. Vini re: thashë “në botë”. D.m.th. jo thjesht në mediat shqiptare. Dhe, gjithsesi, çdo vepër potencialisht e zbulueshme prej tij do të lidhej me gjysmën e dytë të shek. XIII, kur ai pati zhvilluar veprimtarinë e vet (nën perandorët Theodor II Laskaris 1254-1258, Mikail VIII Paleologu 1258-1282, Andronik II Paleologu 1282-1328) dhe esi me vitin 1210. Por një zbulim i këtillë nuk ka ndodhur ende dhe, deri sot e gjithë ditën, Theodor Skutariotit i njihet autorësia vetëm mbi “Synopsis Hronike”.
Truku që bëhet në kurriz të këtij shkruesi bizantin, me sa kuptohet duke interpoluar brenda tij “Teodor Shkodranin”, “një shqiptar nga Shkodra”, lidhet me emrin e tij dhe shpërdorimin mbi këtë emër. Përpos nivelit të padijes sa i takon si patronimisë, ashtu edhe toponimisë mesjetare, një shpërdorim i tillë është i refuzueshëm kulturorisht. Folësi/shkruesi i greqishtes bizantine me “Scutariotes” donte me thënë pikërisht “nga Scutari”, sikurse thotë edhe sot folësi/shkruesi i greqishtes së re “Korfiotes”, “Himariotes” etj. Porse toponimia “Scutari”, nga duhet të vijë vërtet mbiemri i shkruesit bizantin, nuk ka lidhje me “Shkodrën” e Arbërisë/Shqipërisë. Në Mesjetën bizantine “Scutari” ishte emri i Krysopolisit (Chrysopolis) që ndodhej/ndodhet përkundrejt Kostandinopojës në bregun aziatik të Bosforit. Emri “Krysopolis” u ndërrua me “Scutari”, në turqisht Üsküdar, në shek. XII mbas ndërtimit aty të një pallati perandorak të quajtur pikërisht “Scutarion”. Prej këtij “Skutari” ishte Theodori në fjalë. Sa i takon emrit të Shkodrës së Arbërisë/Shqipërisë në atë kohë, ai pati qenë “Scodra” në latinishte, “Skadar” në sllavishte, prej nga do të vijë më vonë emri turk “Iskenderia” etj. Në arealin e traditës latine “shkodrani” ishte “scodrensis”, jo vetëm në kohën e Theodor Skutariotit, por të themi deri në shek. XVI të Barletit. Trajta italiane “Scutari” do të përdoret për Shkodrën më vonë, së paku dy shekuj mbas kohës së “Skutariotit”.
Shkruesi bizantin i shek. XIII Theodor Skutarioti (Theodore Scutariotes), pra, jo vetëm nuk lidhet dot me “Shkodrën” e Arbërisë/Shqipërisë, po as bëhet dot “Shkodrani” e aq më pak “një shqiptar nga Shkodra”. Pikërisht prej kësaj pike e këndej orvatja për të prodhuar një “fals historik”, nëse ka një orvatje të tillë, mund të quhet e dështuar.
Më duket vendi të shtoj se ato që quhen mirëfilli “false historike” janë, në përgjithësi, produkte dijeje dhe mendjemprehtësie, jo padijeje. Në historinë e botës mbahen si shembuj brilantë falsesh historike i ashtuquajturi “Donacion i Kostandinit”, i fabrikuar në Romë në shek. VIII, me anë të të cilit i pari perandor i krishterë, më shumë se katër shekuj mbas vdekjes së vet, i paskësh dhuruar papës pushtetin mbi gjithë Perëndimin; të ashtuquajturat “Poezi primitive” të rapsodit skocez Ossian, botuar më 1760 nga Macpherson-i; “Protokollet e Pleqve të Sionit”, falsi më i famshëm i literaturës antihebreje, fabrikuar në Paris në vitet 1897-1898 nga shërbimet e policisë së fshehtë të carit (Ohrana); “Ditarët e fshehtë” të Hitlerit shitur revistës Stern më 1983 etj.
Në historiografinë e Shqipërisë vepra më e debatuar si fals historik është ajo e priftit nga Brescia e Italisë Giammaria Biemmi me titull “Istoria di Giorgio Castrioto Scander’Begh” (1742). Biemmi mëtonte se e mbështeste këtë vepër mbi një jetëshkrim latinisht për Skënderbeun, që e ruante ai vetë, të një autori “anonim” nga Tivari, i cili ndaj u quajt edhe “Tivarasi” (l’Antivarino). Dyshimin që në këtë mes të ishte fjala për një fals historik e ngriti më 1931 në një studim të vetin gjermani Franz Babinger, ndërsa Karl Ohly më 1933 vërtetoi që “Anonimi i Tivarit” nuk ishte veçse një fabrikim i falsifikatorit profesionist Biemmi, i cili kishte falsifikuar edhe dy kronika mesjetare të qytetit Brescia (kinse të shek. XII), madje një falsifikim i tretë ishte gjetur i pambaruar ndër dorëshkrimet e tij. Megjithëkëtë, është me interes të vihet re sesi jo vetëm Gegaj më 1937, por edhe Noli në monografinë mbi Skënderbeun të 1947-s, kanë ngulmuar ta përfillin Biemmi-n si burim me vlerë. Madje Noli, në një leksion të vitit 1960 për problemet e reja të historiografisë mbi Skënderbeun, ka sjellë argumente të reja për të vërtetuar që, pavarësisht argumenteve pro “falsit”, vepra e Biemmi-t përmban një varg të dhënash që konfirmohen nga burimet dokumentare të zbuluara më vonë. Ç’do të thotë e gjitha kjo? Sado “antiprofesionale” të duket pohimi që po bëj, e gjitha kjo në fund të fundit do të thotë që në rastin e “falseve historike” të mirëfillta kemi të bëjmë thuajse gjithmonë me një kombinim të dijes me mendjemprehtësinë, madje një kombinim të rafinuar të tyre. Jo më kot një ndër studiuesit më të fundit që ka qenë i detyruar të shprehet, për shembull, për autenticitetin e një autori si Biemmi, Paolo Petta (1999), është luhatur në klasifikimin e tij mes “falsifikatorit” dhe “gjeniut”.
Rasti i ri i trillimit të një “Teodor Shkodrani”, “shqiptar nga Shkodra”, si autor i një “dorëshkrimi shqip të vitit 1210”, i interpoluar mbi shkruesin e njohur bizantin Theodor Skutarioti, nuk dëshmon as për dije, as për mendjemprejtësi, le më për “rafinim” jo dhe jo. (Ja vetëm një hollësi: sikur dorëshkrimi “i zbuluar” të ishte përnjëmend i shkruesit bizantin Theodor Skutarioti, atëherë fjalia “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, përfundova në vitin 1210, ditën e 9 marsit”, përpos problemeve filologjike, do të paraqiste dhe një pamundësi nga ana kulturore; Theodor Skutarioti i Bizantit do ta kishte dhënë vitin jo 1210, por 6716, ngase autorët bizantinë përdornin një sistem të ndryshëm numërimi të viteve, që nuk fillonte nga “viti i Jesu Krishtit”, por nga ai i “krijimit të botës”, sistem të cilin ne sot e konvertojmë automatikisht sa i herë i përkthejmë këta autorë etj.) Ndërsa të bësh lëmsh patroniminë, si dhe toponiminë bizantine me atë arbëre/shqiptare të Mesjetës; të ngulmosh me tepri te sugjestionimi i publikut me termin “Arkiv Sekret” apo “shkrim në pergamenë”; të mëtosh se “dorëshkrimi lexohet mjaft lehtë”, kur edhe një lexues me formim mesatar duhet ta dijë pak a shumë vështirësinë e madhe të leximit të paleografisë së Mesjetës, le mandej të një “dorëshkrimi autograf” të shek. XIII etj., do të thotë të jesh larg “falsit historik” të mirëfilltë, madje të japësh e të marrësh me fantomën e tij.
Ajo çfarë mbetet është, gjithsesi, të shihet “dorëshkrimi autograf”, i zbuluar tash pesë vjet në “Arkivin Sekret” dhe ende i panxjerrë prej kujt në dritë. Më shqip: kush e ka, le ta nxjerrë, për t’u folur mandej së rishti mbi dijen, padijen dhe “rafinimin”.
-- marrë nga “Shekulli”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi