Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente

Shko poshtë

Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente Empty Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 9:15 pm


Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente

Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente 29ktv-um-18


Atifete Jahjaga nuk ishte befasuar kur emri i saj doli si e nominuara e treshes për presidente të Kosovës, pasi që këtë e kishte ditur disa ditë më herët. Në intervistën e parë të gjatë televizive si presidente dhënë për emisionin Rubikon të KTV-së, Jahjaga ka rrëfyer për jetën e saj dhe historinë e zgjedhjes së saj në krye të shtetit. Ajo tregoi se disa ditë para nominimit e kishin kontaktuar për të marrë pëlqimin e saj për këtë post. Jahjaga tha se e ka ndier obligim moral që të pranojë detyrën. Zgjedhjen e saj si presidente konsensuale e quan punë të mençur dhe se me këtë partitë kanë dëshmuar se në rend të parë janë interesat e qytetarëve.

Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente 28-interv-24

Në këtë intervistë ekskluzive, që do të transmetohet të enjten mbrëma nga ora 20:15 në KTV, Jahjaga ka folur edhe për dialogun më Serbinë, të cilin e sheh të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se veriu është çështje e brendshme e Kosovës. Por, ajo ka dhënë një përgjigje të hapur sa i përket çështjes së kohëzgjatjes së mandatit të saj, duke thënë se do të sillet në kornizat e Kushtetues së Kosovës. E përveç politikës e policisë, e para e shtetit ka folur edhe për jetën e saj private. Presidentja e Kosovës e pëlqen Kadarenë, romanet policore, muzikën e vjetër e klasike, por nuk ka durim të shikojë deri në fund një film.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi