Po t’i hyhej ndarjes, do të përfshihej tërë Ballkani

Prishtinë, 28 prill - Ndarja e Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë temë diskutimi me Serbinë, thonë zyrtarë të Qeverisë në Prishtinë. Sipas tyre, një opsion i tillë, që nga zyrtarët serbë këto ditë është përfolur si një nga zgjidhjet që mund të dalë nga procesi i bisedimeve, nuk do të ndalej vetëm me rishikimin e kufijve të Kosovës, pasi që do të përfshinte edhe rishikimin e kufijve të vendeve tjera në Ballkan.
Ndërkohë, opozita vazhdon t’i kërkojë Qeverisë që t’i braktisë bisedimet e nisura me Serbinë, duke besuar se nga ky proces Kosova nuk ka asnjë përfitim.
Por, sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, dialogu, mes tjerash, ka si qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërfqinjësor, që i përafron vendet me BE-në. Ndërkaq, opsionet e ndarjes, që janë përmendur këto ditë disa herë nga zyrtarët në Beograd, sipas Kuçit nuk vijnë në konsiderim që të diskutohen.
“Çështja e ndarjes nuk është çështje që ne do ta diskutojmë dhe pala kosovare nuk ka një qëllim të tillë. Ne kemi menduar që njohja reciproke e secilit shtet veç e veç, respektimi i tërësive territoriale të njëri - tjetrit, respektimi i komuniteteve pakicë kudo që jetojnë me identitetet e tyre dhe integrimi në BE, është zgjidhje e mirë”, tha Kuçi për radio Evropa e Lirë.
Sipas tij, çdo nismë për rishikimin e kufijve nuk mund të përmbyllet vetëm me Kosovën. Hapja e kësaj teme, nënvizon ai, nuk do të ishte në interesin e rajonit dhe popujve që jetojnë në këto shtete.
“Prishtina nuk është pjesë e atyre bisedimeve dhe nëse do të ketë bisedime të tilla, po e them nën thonjëza, me siguri se aty atëherë nuk do të flitej për ndarjen Kosovë - Serbi, por do të kishim më shumë vende, më shumë shtete. Dhe, unë nuk besoj që është interesi, as i rajonit, as i bashkësisë ndërkombëtare, por as i popujve veç e veç”, deklaron Kuçi.
Përderisa Qeveria beson se procesi i bisedimeve me Serbinë ka nisur dhe do të përmbyllet si proces teknik dhe jo politik, opozita shpreh dyshime në këtë qasje.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i bën thirrje Qeverisë t’i braktisë bisedimet e nisura, duke i vlerësuar ato si të dëmshme për vendin dhe të ardhmen e tij.
Konjufca i bën përgjegjëse edhe misionet ndërkombëtare për gjendjen në veri, duke vlerësuar se i kanë kontribuar konservimit të gjendjes atje.
“Mendojmë që përgjegjësinë, nëse vjen deri te ky opsion, e mban drejtpërdrejt edhe Qeveria e Kosovës, përveç që e mban edhe prania ndërkombëtare në Kosovë, e cila nuk ka qenë shumë aktive. Po ashtu, mendojmë që puna më e mirë që mund të bënte Qeveria është që të tërhiqej nga këto bisedime dhe t’u kthehej veprimeve konkrete të shtrirjes së autoritetit të vet në veri të vendit”, u shpreh Konjufca.
Sugjerim të njëjtë Qeverisë i drejton edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi tha se pala kosovare ka hyrë e papërgatitur në këtë proces dhe nuk po tregohet e denjë që t’i vazhdojë bisedimet.
“Ne kemi theksuar se bisedimet duhet të ndërpriten për arsye se janë të papërgatitura mirë dhe pa agjendë të caktuar. Po ashtu, po thuhet se janë teknike, ndërsa tërë kohën kemi të bëjmë me një fjalor politik që përdoret, si në nivelin e Kosovës, ashtu edhe në atë të Serbisë. Madje, deklaratat e kryenegociatorit Stefanoviq janë shumë denigruese për Kosovën, përderisa përfaqësuesja e Kosovës nuk po i merr parasysh ato”, vlerësoi Isufi.
Shqetësimet e opozitës në lidhje me procesin e dialogut me Beogradin kanë të bëjnë me gjendjen faktike në veri, ku autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare nuk kanë arritur të shtrijnë pushtetin për shkak të pranisë së strukturave të pushtetit paralel të Serbisë në atë pjesë.
Gjendja faktike mund t’i paraprijë një gjendjeje të re juridike, që do të nënkuptonte një status të veçantë për veriun, kanë potencuar në disa raste zyrtarë nga opozita.
Por, kryeministri dhe Qeveria i mohojnë këto shqetësime duke deklaruar se procesi i bisedimeve me Serbinë po udhëhiqet nga BE-ja dhe po ndihmohet nga Washingtoni, andaj, sipas tyre, nuk do të mund të devijohet për shkak të pretendimeve serbe ndaj tërësisë territoriale të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ballkani në BE si rajon i tërë
» Ç'ka qënë dhe ç'është Ballkani për Turqinë?
» Ballkani ende jeton në „mitet dhe paragjykimet“ e së kaluarës
» Agim Gashi:Puthja e ndarjes
» Myftiu Tërnava kërkon përshpejtimin e ndarjes së lokacionit për xhami

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi