Luginën e Preshevës, përderisa liderët e saj shkojnë në Pishtinë e Tiranë në t'kapërcymit e në Beograd n'bujshëm!
Faqja 1 e 1

Dr.DESTANI: Nuk mund të përmisohet gjendja në Luginën e Preshevës, përderisa liderët e saj shkojnë në Pishtinë e Tiranë në t'kapërcymit e në Beograd n'bujshëm!
INTERVISTA: Me kryetarin e BDL-së Dr.Skender Destanin, ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës
"Për mendimimin tim seanca e fundit e Kuvendit Komunal të Preshvës ishte dështuese dhe antiproduktive. Unë nu di cka i hynë në udhe Kuvendit të Komunës së Preshevës me një qytetarë të Kosovës, me Shemsi Nuhiun të arrestuar në Zvicër, kur vet Kuvendi apo autopritet së Kosovës së shpejti do ta kërkoj qytetarin e vet nga Zvicra ?!..Nëse Shemsiu dërgohet në Beogrda, dihet kush është përgjejgës" deklaron për AIK "Presheva Jonë" kryetari i BDL-së dr.Skender Destani, ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.
Bisedoi: Kushtrim MALIQI
Preshevë, 28 prill / AIK-Presheva Jonë
Kësaj udhëheqësia, e kam fjalën për pushtetit lokal aktual në Preshevë, as nuk i interesojnë bisedimet,pasi që këta nuk janë të interesuar për qështjen e qytetarëve të Preshevës,unë di mjaftë mirë aftësitë e tyre profesionale dhe politikë dhe jam i bindur se këta nuk janë të gatshëm asnjëri të kontribojnë në qështjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd në të mirë të shqipëtarëve të kësaj pjese..shpreht fillimisht për Agjencinë informative Kombëatre kyrewtari i BDL-së dr. Skdnere Destani, ish-kryetar i Kuvnedit Komunal të Preshevës
SKENDER DESTANI: NE, PARTIA JONË, SI SHTËPI E MADHE, NUK MERET FORT VESH SE KUSH HYN E KUSH DEL
“Presheva Jonë” z.Destani,para ca ditësh nga trungu i partisë së juaj është "thyer" një degë" , nga e cila është krijuar një subjektit i ri dhe si dket pë rketë ata "ju faldnerojnë" juve si iniciatorë të rrebelimit, apo ?
Dr.Skender DESTANI: Bashkimi Demokratik i Luginës i ka vlerat e saja dhe në kuadër të atyre vlerave mundohet që të veproj politikishtë,qështje parimore e subjektit tonë është mbrojtja e interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe jo e interesave personale,por kuptohet në kuadër të aktiviteteve për realizimin e interesave të përgjithëshme mund të realizohen edhe interesat personale. Duke e pas parasyshë mënyrën se si funksiononte pushteti lokal,mënyrën e marrjes së vendimeve të partnerit të koalicionit pa u konsultuar fare me ne,për qka ne e njoftuam kryesinë e BDL-së dhe pas analizave të këtyre situatave ne morëm vendim që ky koalicion të mos funksionoj pasi që është i dëmshëm dhe jo në të mirë të qytetarëve. Dy prej shumë shkaqeve për të cilat nuk jemi pajtuar me partnerin e koalicionit janë ajo e shfrytëzimit të pronave shoqërore nga anëtarët e kryesisë së PDSH-së gjëgjësishtë nënkryetarit të partisë pa dijenin tonë dhe pa vendim të këshillit drejtues të cilin e udhëheq kryetari i cili ka dhënë leje për hapjen e kafenesë në parkun e vetëm të fëmijëve dhe atë vetëm 30 metra larg shkollës qka e ndalon ligji. Pastaj është edhe qështja e punësimit të kuadrove pa dijenin tonë,kryesia e BDL nuk ka qenë fare e njoftuar megjithëse marrëveshja ka qenë që punësimet të jenë me kuadro profesionale së pari e pastaj edhe edhe në proporcion me partnerin e koalicionit,ndërsa gjithë kësaj qështje kapakun ia ka vënë qështja e shtëpisë së shëndetit e cila sipas marrveshjes mes meje dhe kryetarit të komunës na ka taku neve dhe ushtruesin e detyrës së shtëpisë së shëndetit e ka bë anëtari i BDL-së,por katër ish-këshillëtarët e BDL-së (kam informata të sigurta) se kanë bërë marrveshje me partnerin e koalicionit ku i kanë garantuar se nuk do të dalin nga koalicioni në atë moment ata vetë e kanë përjashtuar veten nga BDL shkurt e shqip ata janë shitur për PDSH. Kryetari i BDL asnjëher nuk e ka marrë asnjë vendim kokë në veti,gjithë një ka vepruar në mënyrë të rregullt ,vendimin për largimin nga koalicioni e ka marrë këshilli drejtues i partisë ku kanë qenë present 23 anëtarë përfshirë edhe këta tre të cilët më vonë duke e parë se nuk kanë gjetur përkrahje e kanë lëshuar seancën dhe ky vendim për daljen e koalicionit është marrë me 19 vota pro 1 apstenim dhe 3 kundër. Kjo është e vërteta dhe jo trillimet e atyre që nuk kanë mbrojtur interesant e qytetarëve por ato personale,pasi po që se ata do të dilnin nga koalicioni do të duhej që ti lëshonin edhe postet e tyre. Është e vërtetë se unë jam deklaruar se nuk do të jemi iniciues të prishjes së këtij koalicioni,por murin nuk mund ta godasim me kokë,dhe të jemi të qartë vendimin për dajlen e koalicionit nuk e kam marrë unë por kryesia e partisë.
“Presheva Jonë” Doktor,kur i kemi parasyshë këto lëvizje (largime) që janë bërë nga partia juaj,sa mendoni se do të ndikoj kjo në forcën tuaj si subject në zgjedhjet e ardhshme?
Dr.Skender DESTANI: Këto largime nga subjekti jonë vetëm se sa do të na forcojë,pasi që janë larguar individ të cilët e kanë ndotur BDL-në,njerëzit materialista nuk i do populli,tek e mramja nga ky koalicion ne kemi dalur për interes të qytetarëve tanë,ata nuk kanë për qëllim mbrojtjen e politikës shqipëtare por vetëm vendet e punës të cilat nuk i meritojnë,njëri prej tyre nuk ka fare diplomë dhe pa diplomë e udhëheq shtëpinë e kulturës,tjetri rrahet me punëtorë dhe e drejton “Moravicën” ,pra tendenca e tyre është që të pasurohen.
“Presheva Jonë” z.Destani,si mendoni cili do të ishte kontributi i këtij pushteti lokal në të mirë të qytetarëve tanë,është fjala për bisedimet Prishtinë-Beograd?
Dr.Skender DESTANI: Kësaj udhëheqësia as nuk i interesojnë bisedimet,pasi që këta nuk janë të interesuar për qështjen e qytetarëve të Preshevës,unë di mjaftë mirë aftësitë e tyre profesionale dhe politikë dhe jam i bindur se këta nuk janë të gatshëm asnjëri të kontribojnë në qështjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd në të mirë të shqipëtarëve të kësaj pjese.
KUVENDIT I PRESHEVËS NUK MUND TË REAGOJË, PARA KUVENDIT TË KOSOVËS, PREJ NGA ËSHTË SHEMSI NUHIU QYTETAR, I ARRESTUAR DITË MË PARË NË ZVICËR
“Presheva Jonë” z.Destani,para ca ditësh u mbajtë një seancë e jashtëzakonshme me rastin e arresimit të ish-pjesëtarit të UCK-së në Zvicërr Shemsi Nuhiut,sa mendoni se ka qenë efektive kjo seancë?
Dr.Skender DESTANI: Për mendimimin tim seanca e fundit e Kuvendit Komunal të Preshvës ishte dështuese dhe antiproduktive. Unë nu di cka i hynë në udhe Kuvendit të Komunës së Preshevës me një qytetarë të Kosovës, me Shemsi Nuhiun të arrestuar në Zvicër, kur vet Kuvendi apo autopritet së Kosovës së shpejti do ta kërkoj qytetarin e vet nga Zvicra ?!..Nëse Shemsiu dërgohet në Beogrda, dihet kush është përgjejgës. Pra, kjo seancë e cila është mbajtur nuk është dashtur të mbahet në këtë formë,është dashur të mblidhen tre kuvendet e tri komunave. Të protestojmë në bashkarishtë për të arrestuarin i cili arrestohet në një shtet i cili shquhet si një shtet demokratik,kjo sencë jo se nuk do ta ndihmojë Shemsi Nuhiun ,përkundrazi unë them se kjo seancë vetëm se da ta pengojë atë,pasi që Nuhiu nuk është qytetarë i Serbisë por qytetarë i Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarit të Kosovës duhet ta bëjë shteti i Kosovës e që jam i bindur se Kosova do ta bëjë këtë gjë e që Nuhiu nuk do të ekstradohet në Serbi,unë jam i bindur se shteti serb ka qenë i interesuar që të mbahet një seancë e tillë që me anë të asaj séance ne të dëshmojmë se Shemsi Nuhiu është qytetarë i serbisë dhe ajo ka të drejtë ta kërkojë atë,shpresoj të jem gabim por mendoj se séance që është mbajtur në Preshevë e ka rënduar gjendjen e Shemsi Nuhiut.
“Presheva Jonë” z.Destani cfar po ndodh me maternitetin,është politizuar shumë ky problem,a duhet apo jo dhe si duhet ta ndërtojmë këtë objekt?
Dr.Skender DESTANI: Ceshtja e maternitetit është politizuar nga ministri serb Milan Markoviq,pasi që atij i konvenon që në shtëpinë e shëndetit të bëjnë tollovira dhe shqipëtarët të konfrontohen mes veti. Qëllimin e ministrit Markoviq e kam kuptuar me rastin e prezencës së tijë në shtëpin e shëndetit ku ishin prezente afër 20 mediume,sikur të ishte ndonjë takim i Dejtonit apo Rambujes,dhe u pa qartë se ai ishte duke luajtur me pushtetin lokal. Vendimi për rinovimin e shtëpisë së shëndetit e kam thënë dhe e them përsëri është degradim i shëndetësisë së Preshevës,këtë nuk guxojmë ta lejojmë pasi që nëse kjo ndodhë ne nuk do të kemi shëndetësi dhe gjithë qytetarët tanë edhe për shërbime elementare mjekësorë të shkojnë të mjekohen në Bujanoc apo Vranjë. Kryetari i Komunës thotë se nuk bashkpunon me trupin koordinues,ndërkohë që pikërishtë trupi koordinues po e mban në pushtet kryetarin e komnës. Unë nuk jam kundër maternitetit,përkundrazi neve na nevoitet ai institucion për në një objekt të ri në kuadër të shtëpisë së shëndetit dhe edhe nëse nuk e financon këtë projekt qeveria serbe unë jam më se i bindur se këtë mund ta realizojmë edhe me fonde të qytetarëve të Preshevës.
TVP NUK ËSHTË E NJËANSHME, POR E DYANSHME, NË EKRANIN E TË CILIT KE VETËM NJERZIT E BEOGRADIT DHE TË PDSH-së SË RAGMIJES
“Presheva Jonë” Doktor si e vlerësoni rrolin dhe transparencën e mediave në Preshevë?
Dr.Skender DESTANI: Them se jam i kënaqur me median private se po e bëjnë mirë punën e tyre dhe është e pa-anëshme,mirëpo televizioni publik TVP them se është kryekëput në shërbim të partisë në pushtet,ka 1 vit e gjysmë që Skender Destani nuk ka qenë i ftuar në atë televizion për qështje politike,edhe kur isha në koalicion nuk kam pasur qasje në këtë televizion,edhe pse ai televizion furnizohej nga buxheti pra nga ne. Ky televizion nuk i përcjell asnjëher aktivitetet tona ,kemi pasur konferenca për shtyp ky ata kanë qenë të pranishëm,kanë marrë filmime por ato nuk i kanë transmetuar fare. Unë them se ky televizion nuk duhet të funksionoj kështu,dhe siguroj se kur të vim në pushtet dhe ju siguroj se do të vijmë,do ta ndryshojmë casjen e këtij televizioni ndaj politikës dhe qytetarëve për ndryshe do të privatizohet.
“Presheva Jonë” z.Destani a mendoni se politika e Preshevës është konsumuar dhe ka nevoj për ide të reja,për kuadro të rinjë?
Dr.Skender DESTANI: : Ju kuptoj se cfar doni të thoni,lideri është qështje e subjektit dhe askush nuk mund të na tregoj neve se kush duhet e kush nuk duhet të jetë në politikë,deklrarate e Kryetarit të tanishëm të Kuvendit them se është një deklaratë e pa matur dhe e pa analizuar,megjithëse ai nuk i ka precizuar emrat unë mund të aludoj se në kë ka drejtuar gishtin,por unë ju them se për atë qështje vendosin kuvendet e partive ndërsa të rinjët duhet të kyqen nëpër forume rinore së pari dhe ata më të suksesshmit barten në kryesinë e partisë. Ne në BDL kështu e kemi të organizuar rendin,i kemi dhënë shanc të rinjëve të cilët paskan pas ambicje për kryetarë partie por që nuk paskan pas guximin që t’i shprehin ambicijet e tyre. Për seriozitetin në punën e tyre shihet edhe në portalin e zyrëtarë të Komunës së Preshevës ku ende pas gjashtë muajsh Kryetar i Kuvendit figuron Skender Destani.
“Presheva Jonë” Si e vlerësoni pjesmarrjen e Kryetarit të Komunës së Preshevës në Tiranë,për Platformën e Shqipërisë Natyrale,nga Beogradi u kërcënua me burgim për thyerje të kushtetutës serbe,me këto veprime sa mendoni se do të realizohen të drejtat e shqipëtarëve në këtë rajon?
Dr.Skender DESTANI: Kryetari i Komunës nuk është i vetëdijshëm me veprimet e veta politike,ai sa të dojë të deklraj se është pro bashkimit kombëtarë,deri sa ai takohet me zyrëtarë serb nëpër Vranjë natën dhe ditën tregon patriotizëm folklorik unë jam më se i bindur se është dëm që ai ta udhëheq politikën shqipëtare të Preshevë. Cështja e takimit të Tiranës i takon një personi i cili udhëheq një Organizat Joqeveritare për interesa personale të vetat dhe nuk ka të bëjë aspak me qështjen e bashkimit të trojeve shqipëtare ,ne shqipëtarët do të bashkihemi në Bashkimin Europian dhe këto veprime vetëm e pengojnë interesat e shqipëtarëve,dhe e them edhe një herë se Ragmi Mustafa nuk i mbron interesat e shqipëtarëve por të ministrit Markoviq dhe qeverisë serbe. Prandaj, nuk mund të përmsohet gjendja në Luginën e Preshevës, përderisa liderët tanë në Pishtinë e Tiranë shkojnë në t'kapërcymit e në Beograd n'bujshëm !

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gazetarët serbë raportojnë se në Luginën e Preshevës gjithcka është OK-ey ?!
» Serbia hapi bazen me te madhe ushtarake ne Luginen e Presheves
» Shefqet Krasniqi: Liderët shkojnë në Vatikan, e nuk vijnë në xhami asnjëherë
» Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet Prishtinë-Beograd
» Arsim Halili: Shpërngulja e heshtur plagë e rëndë për Luginën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi