Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:LAJMET E SOTME

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:LAJMET E SOTME Empty Adem Zaplluzha:LAJMET E SOTME

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 10:39 pm

Adem Zaplluzha:LAJMET E SOTME U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:LAJMET E SOTME

Këtu
Në faqet e këtij libri
Janë mendimet e çrregullt
Të një poeti anonim

Luli i Migjenit
Me trastën e tij karakteristike
Na ironizon
Nëpërmjet syrit të kohës

Dimri sivjet
Po na vjen me acar
Por dëbora
Nuk reshti në kujtesë

Do të lozim për herë të fundit
Vallen e shpatave
Siç kemi lozur
dikur në rinin tonë
Atë valle të lashtë morti

Nuk dua t’ju përkujtoj
Ngjarjet e viteve të shkuara
Edhe ashtu
M’u ka dobësuar memoria

Ju merrni nga librat e vjetër
Magjitë e fshehura të lashtësisë
Dhe na tregoni ato fjalë
Që tanimë
I kemi harruar

Nuk jetohet duke u përsëritur
Sepse lajmet e sotme
Për klonimin e njeriut
Më kanë turbulluar pa masë.


Adem Zaplluzha
Nga libri TEJDUKSHMERIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi