Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE

Shko poshtë

HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE Empty HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 10:58 pm

HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE


HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE U3_william_kate_wedding_invitation2

Voal-online -Të ftuarit dhe të paftuarit
Ftesat e martesës të William&Kate janë shpërndarë që në muajin shkurt. Do të jenë David e Victoria Beckham, Elton John. Dihet që nuk do të jetë Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e princit Andrea. Do të jenë pa fund të ftuara kurorat mbretërore nga e gjithë bota, por nuk do të ketë presidentë: as Obama, as Sarkozi me Karla Brunin. Nusja do të arrijë në Westminister në një Rolls-Royce, ndërsa të ftuarit do të lëvizin me minibuse.
Ndërsa për kthimin në Buckingham Palace ku do të zhvillohet pritja, çifti do të arrijë me karrocë.
Në karrocat e tjera me kuaj, do të jenë dëshmitarët e dasmës, Mbretëresha Elisabeta, princi Fillip, princi Karl e Kamila.
Buqeta me lule
Padyshim edhe buqeta që do të mbajë Kate, do të jetë e mrekullueshme dhe spektakolare. Nuk dihet kompozimi i luleve, që padyshim do të jetë i frymëzuar nga ndonjë traditë e oborrit britanik. Thuhet se zambaku i bardhë, është lulja e preferuar e nuses, narcisët e verdhë, simboli i Wellsit. Dhe do të ketë patjetër degë boronice, marrë nga pema që i takon Mbretëreshës Viktoria. Nuk dihet nëse do të ketë edhe trëndafilë të bardhë, lulja që preferonte Lady D, në kujtim të nënës së dhëndërrit.
Flokët
Kate i ka flokët shumë të bukur, në ngjyrë gështenje, të cilai i hedh mbi supe me bukle natyrale. Parukieri Richard Ward dhe stilisti James Pryce do ta lenë të lirë, edhe ditën e dasmës të Kate, pa përdorur asnjë lloj modeli që do t’ia mblidhnin. Nuk dihet nëse do të mbajë një diademë, ashtu si ia ka këshilluar Kamila.
Fustani
Sipas traditës, fustani i nusërisë, do të duhet të mbetet sekret deri në ditën e dasmës. Por blogu amerikan Huffington Post ka zbuluar më parë emrin e stilistes që do të veshë nusen.
Quhet Sophie Cranston, është angleze, por është e preferuar në Hollywood. Linja e saj e modës njihet me emrin Libelula. Kësisoj mund të merrt me mend se fustani i Kate do të jetë i frymëzuar nga ky stil, romantik, i derdhur në trup dhe jo i ngarkuar…
Këpucët
Burimet nga shtëpia mbretërore kanë zbuluar se Kate do të ndërrojë katër palë këpucë nesër më 29 prill, me taka të madhësive të ndryshme. Dihet se si për fustanin edhe për këpucët, do të ketë të markave angleze, do të ketë këpucë të veçanta kur do të shkojë në katedrale, të tjera gjatë ceremonisë, dihet që nuk do t’i zbulojnë gishtat e këmbës dhe takat nuk do të jenë shumë të larta.
Nga dizajnerat e këpucëve, është gati e sigurt, se midis të zgjedhurve do të jetë patjetër Georgina Goldman, e cila për princeshën ka menduar një këpucë të tipit "pump", stil uellsian me një takëgurë të çmuar dhe tjetra do të jetë Aruna Seth, që mendohet t’i ketë propozuar një model në mëndafsh.
Truku
Sa i përket trukut, thuhet se Kate është treguar shumë trime dhe ka refuzuar ofertat e artisteve më të famshme të make up-it në botë dhe ka preferuar, që edhe ditën më të rëndësishme të jetës të saj, ta bëjë vetë trukun. Kate ka lëkurë të bukur dhe një fytyrë të rregullt. Zakonisht ajo përdor një eyeliner dhe një ombretto të errët për të nxjerrë në pah formën e syve. Ajo zakonisht ve një të kuq buzësh sa më natyral, për të korigjuar formën e buzëve, të cilat i ka të holla.



 HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE U3_kate-bouquet
kate-bouquet.

HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE U3_royal-wedding-watch-header
royal-wedding-watch-header

HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE U3_Aruna_Seth_Shoes
Aruna Seth Shoes



Georgina+Goodman+yellow+’Halle’+shoe


HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE U3_Libelula-Dress-Designs1
Libelula-Dress-Designs



HOLLËSITË MË TË REJA QË SHPALOSEN NË VIGJILJE TË MARTESËS MBRETËRORE U3_william_kate_wedding_invitation
william_kate_wedding_invitation.


( Marrë nga l'Espresso)
http://espresso.repubblica.it/
Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi