Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkë vendimet

Shko poshtë

Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkë vendimet Empty Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkë vendimet

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 11:46 pm


Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkë vendimet



Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkë vendimet 29qytetaret-eKandidati për kryebashkiak në Tiranë, organizon një forum të hapur me banoret e kryeqytetit


Përmes një formati të ri të paaplikuar më parë në politikën shqiptare, Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me qytetaret për projetin e tij për një qytet europian. “Townhall meeting”, sic quhet në anglisht, një formë e zakonshme në perendim, u aplikua dje për herë të parë në në një fushatë elektorale.

Basha i është përgjigjur interesimit të qytetarëve për punësimin, trafikun, infrastrukturën, luften kundër korrupsionit , sigurinë ushqimore, cmimet, uljen e taksave e deri tek politikat e tij për sportin.

Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkë vendimet BASHA-TAKIMI32021



“Po ndërtojmë një përqasje të re. Afrimin e mendimit, para cdo vendimmarrje, sado sinjifikative, strategjike apo parciale të jetë kjo për qytetin tonë. Ju siguroj, kontaktin e përditshëm në identifikimin e problematikave, në diskutim zgjidhjesh dhe në bashkëvendimmarrje me qytetarët e Tiranës, duke filluar që sot”, u shpreh Basha në krye të takimit. Më tej, qytetarët bënë pyetje dhe morën përgjigje.

Qytetari- Edi Rama ka deklaruar se punësimi është politikë e qeverisë, ndersa ju keni thene se do të krijoni vende pune, si do të ndodhë?

“Punësimi është absolutisht, pririoritet i qytetit. Eshtë dhe mbetet pririoriteti im nr 1. Strategjia është kjo; Ulja e taksave, fondi i garancive, një rol informativ në tregun e punës, zhvillimi i infrastrukturës. Këto sjellin më shumë para për biznesin, më shumë para për punësimin, më shumë para për rrogat. Dhe dy fusha të tjera, investimi në arsimin profesional, investimi në Tiranën turistike. Këto janë drejtimet e mia kryesore për punësimin dhe të jeni të bindur kur them 30 mijë të punësuar, e kam peshuar mirë dhe jam i sigurtë se si në cdo sfidë tjetër, këtë fjalë që po e jap, do ta mbaj”.

Qytetari-Ç’mendoni ju se do të bëni për artin, kulturën në Tiranë?

“Unë angazhohem që brenda planit të ri urbanistik, të gjej vendosjen e re për një galeri artesh pamore, për një teatër dhe për një qendër multimediale. Arti pamor duhet të jetë i pranishëm kudo në qytet”.

Qytetari-Ç’do të bëni për të disiplinuar trafikun në Tiranë?

“Për trafikun do të ndërhyhet në dy nivele strategjike, me Unazën e Madhe dhe Tramvajin. Gjithashtu, mjafton një nënkalim tek 21 Dhjetori, për të prerë një pjesë të mirë të ngërçit që trafiku ka në atë zonë të qytetit. Një ridimensionim i nyjes së trafikut tek dogana, ndërhyrja tek vendparkimet, është një tjetër ndërhyrje e domosdoshme për të rregulluar problemin e trafikut të rënduar në Tiranë”.

Qytetari-Dua të di dicka më shumë për premtimin tuaj, për një linjë telefonike antikorrupsion?

“Nuk do të ketë vetëm një shpallje në internet të të gjitha shpenzimeve të bashkisë, si detyrim madhor, nuk do të ketë vetëm thjeshtim maksimal të procedurave, por të ketë një mundësi të drejtpërdrejtë që qytetari të ankohet për një praktikë të cilën e gjykon potencialisht korruptive, dhe denoncime të cilat shikohen se i kanë një bazë faktike do t’i përcillen policisë për ndjekje të mëteshjme”

Qytetari-Duam diçka më specifike për cilësinë e ushqimeve që hamë në Tiranë.

“Agjensia bashkiake e mbrojtjes së konsumatorit, që unë e kam propozuar si një instrument për të goditur cmimet e padrejta dhe për t’i normalizuar ato, do të ketë dhe një rol tjetër, bashkëpunimin me Agjensinë Kombëtare Ushqimore, për të siguruar standardet dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimit ushqimor në qytetin e Tiranës.

Qytetari- Kam një pyetje në lidhje me rikonstruksionin apo hapjen e shkollave të reja.

“Jo më shumë se 25 fëmijë në klasë, është objektivi i parë i programit për arsimin, prandaj unë angazhohem se brenda katër viteve të ardhshme, për 6 shkolla të reja 9-vjeçare, dhe katër gjimnaze të reja, në territorin e Bashkisë së Tiranës”.

Qytetari- Dicka mbi platformën tuaj si kryetar bashkie për sportin.

“Jam shumë i lumtur që më është dënë rasti, në pozitën time të fundit si Ministër i Brendshëm, që ato hapësira të Klubit Sportiv Dinamo, që fare mirë mund të kishin mbetur sot peng i një plani tjetër ndërtimi shumëkatësh, janë kthyer si hapësira të gjelbërta të qendrës kombëtare sportive. Dhe po kështu, do të veproj me cdo mundësi tjetër që kam për hapërisa të gjelbërta, për pishina, për mjedise sportive. Do të punoj fort për të rikthyer emocionet e derbit Tirana-Partizani, do të punoj fort për dy klubet e tjera Dinamo dhe Studenti, dhe do të punoj që gara sportive, financimi, mbështetja e këtyre garave ndërshkollore , ndërekipore, t’i sjellë gumëzhimin që i mungon qytetit të Tiranës”.

***********

Po sot, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim edhe me banorë të Selites, zonë në të cilen mungojnë terësisht investimet, ndonëse qytetarët i paguajnë Bashkisë të njëjtat taksa si në cdo zonë tjetër. Madje, shumë prej banorëve ankohen për prishje të pronës së tyre në mënyre abuzive

“Na erdhi në mënyrë barbare dhe na ka prishur komplet muret rrethuese. E premtoi për ta bërë, dhe shiko si e ka katandisur”, u ankua një qytetar.

“Me prishi banjën, më rrjedh nga dhoma e komplet shtëpia brenda”, i tha Bashës një banor i Selitës.

“Selita është lënë si një provincë e vogël, ska as rrugë të rregulluara, asgjë. Ne i paguajmë tatimet sic paguajnë në qendër të Tiranës, por s’jemi të barabartë”, shprehu shqetësimin një qytetar.

“Çdo centimetër katror që do preket për të ndërtuar rrugë, do të shpërblehet me vlerë tregu. Të jeni të sigurtë për këtë. E dyta, kështu në mënyrë arbitrare s’ka për të ndërhyrë më njeri, e treta, kudo që do ndërhyjet për të bërë një rrugë të re do të merret parasysh edhe zhvillimi i pronës private, që të mos rrini në kasolle ku t’iu zërë catia. U mor taksa, do jepet shërbimi. Taksat do të thjeshtohen dhe do të ulen. Taksa e pastrimit do të ulet 3-fish, ndërsa taksa e gjelbërimit dhe e tabelës do të hiqet. Të jeni të sigurtë që do të punoj me mish e me shpirt që ta përparsojmë projektin e Selitës, si gjithë projektet e tjera të Tiranës, në një kohë sa më të shkurtër”, i siguroi banorët, Lulzim Basha.

Ndersa ka ndjekur ndeshjen e futbollit mes nxenësve të shkollave të mesme, Sami Frasheri dhe Partizani, Basha tha se në projektin e tij për sportin, parashikohet rikthimi i ambjenteve sportive, krijimi i terreneve te reja dhe nxitja e garave mes shkollave
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi