Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjini: Thaçi po ndërton autostradë deri në Arllat

Shko poshtë

Gjini: Thaçi po ndërton autostradë deri në Arllat Empty Gjini: Thaçi po ndërton autostradë deri në Arllat

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 11:49 pm


Gjini: Thaçi po ndërton autostradë deri në Arllat



Gjini: Thaçi po ndërton autostradë deri në Arllat Gjini-210211_


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverinë për shpronësimin e segmentit të autostradës nga Qafa e Duhlës deri në Arllat, duke thënë se ky ndryshim i trasesë është në kundërshtim me ligjin, ngase sipas saj, shpalljen zonë e interesit dhe trasenë e vendos vetëm Kuvendi i Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë të enjten se me këtë vendim, po shihet qartë se kësaj qeverie nuk i intereson ligji, mirëqenia e popullit të Kosovës dhe e ardhmja politike e ekonomike e vendit, por vetëm vetvetja.

“Sot i kemi dëgjuar disa deklarata të kryeministrit se autostrada po vjen deri në Arllat për të kursyer të holla dhe pajtohemi me këtë, por jo për shkak të trasesë, por për shkak se kryeministri po ndërton autostradë prej Vërmicës deri në Arllat. Ndërsa pjesa prej Arllatit deri në Prishtinë vetëm sa është paguar deri më tani me mjetet e qytetarëve të Kosovës. Do të thotë po i ndërtojmë diku 80 kilometra për me mbi 1 miliard euro. Kryeministri tha se gjithçka është transparente. Nuk besoj që dikush prej jush e ka parë qoftë edhe një pjesë të kontratës për autostradën dhe nëse dikush mund të thotë se transparencë është të fshihet kontrata, atëherë do të kërkoja prej kujtdo qoftë të na tregojë. Kjo është kultura e kësaj qeverie”, ka thënë Gjini.

Ai ka reaguar edhe për vendimin për formimin e një ministrie të re, atë për Diasporë, duke thënë se ky është “lajm i keq” për Kosovën dhe për popullin e saj, ngase kjo rritje numrit të ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendëskryeministrave, është barrë e popullit të Kosovës.

Sipas Gjinit, formimi i kësaj ministrie nuk mund të arsyetohet me çështjen e diasporës, ngase siç ka thënë ai, deri tani kësaj qeverie nuk i ka rënë ndërmend diaspora.

“Do të thotë kjo nuk ka qenë temë e diskutimit para se të krijohet qeveria, por është temë e diskutimit tani ‘post festum’ kur i është dashur të emërojë edhe një ministër për shkak se njëri partner i koalicionit nuk është pajtuar të ketë një ministër më pak. Do të thotë kjo është kultura dhe karakteri i kësaj qeverie dhe fatkeqësisht Kosovën nuk e presin ditë të mira në të ardhmen, përderisa këta njerëz janë në pushtet. Mund t’ju them se po vazhdon kultura e mashtrimit dhe kamuflimit të problemeve të vogla me probleme të mëdha”, ka thënë Gjini.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka theksuar se Qeverisë së Kosovës kur është formuar nuk i ka rënë ndërmend që ta ndihmojë diasporën dhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë, qoftë me pasaporta, me letërnjoftime, apo me ndarjen e buxhetit për këtë çështje, por i bie ndërmend tani kur bëhet fjalë për interesa të ngushta të koalicionit qeverisës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi