Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presioni si n'kohën e Stalinit

Shko poshtë

Presioni si n'kohën e Stalinit Empty Presioni si n'kohën e Stalinit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 12:37 am


Presioni si n'kohën e Stalinit



Presioni si n'kohën e Stalinit 30isa-mustafa-in.


(I plotësuar) Isa Mustafa ka mbrojtur qëndrimet e një dite më herët se presioni në komunën e Prishtinës është kryekëput politik dhe me prapavijë. Ai ka shkuar edhe më larg në ditën e dytë, kur ka krahasuar sjelljet e policisë sikurse në kohën e Stalinit, diktatorit famëkeq rus të para 50 viteve.

"Është një presion shumë i madh. Presion dhe fushatë politike që po zhvillohet ndaj komunës së Prishtinës. S'kanë mundur të kenë sukses politikisht e tash po përdorin forma të tjera që nuk kanë ndodhur as në kohën e Stalinit", ka thënë Mustafa.

"Nuk po ndodhë në asnjë institucion apo komunë tjetër, që çdo ditë, zyrtarë të shumtë të intervistohen nga zyrtarë policorë për çështje administrative. Policia do të duhej ta kryej punën e saj vetëm kur kanë dyshime për shkelje ligji apo korrupsion. E jo tani të vijë policia e ta marrë në menagjim komunën" ka deklaruar Mustafa i nervozuar.

Këto akuza vijnë dy ditë radhazi kundër Policisë së Kosovës se po shantazhon politikisht komunën e ndikuar nga SHIK-u. Policia i ka konsideruar të dëmshme akuzat e Mustafës ndërsa Qeveria e Kosovës i ka kërkuar të bashkëpunoj me organet e rendit.



Mustafa: Njerëzit e SHIK-ut në Policinë e Kosovës po shantazhojnë Prishtinën



Kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa ka adresuar akuza në adresë të Policisë së Kosovës e cila siç tha ai, përmes njerëzve të SHIK-ut është duke bërë shantazhe politike dhe duke dërguar në vazhdimësi forca policore kinse për hetime brenda komunës së Prishtinës. Në një konferencë për media, Mustafa ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me disa hetime që janë duke u zhvilluar ndaj zyrtarëve të komunës nda departamenti i Policisë për krime ekonomike, metodat e të cilës, Mustafa i ka krahasuar me metodat e UDB-së. Për më tepër, Mustafa ka thënë se njerëzit e SHIK-ut janë transferuar brenda institucioneve të Kosovës dhe në këtë mënyrë po e marrin rolin e ngulfatjes së shtetit përmes krijimit të një shteti policor
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi