Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Ndoshta nesër do të bashkohemi

Shko poshtë

Valon Beqiri:Ndoshta nesër do të bashkohemi Empty Valon Beqiri:Ndoshta nesër do të bashkohemi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 1:24 am

Valon Beqiri:Ndoshta nesër do të bashkohemi 186612_100000406115855_7562808_n

Valon Beqiri:Ndoshta nesër do të bashkohemi

S'jemi bashkë, dëshira për me u taku mbetet lutje e qiellit,
si dikur...të përbetuar se nuk do ta njohim adresën e vetmis,
rri me ty, në një vend ku prania jote ka dhimbjen e mungesës,
të dua aq fort, mos m'lër vetë ta përshkoj distancën e mërzis.

Asht e lëkurë të dhanun pas heshtjes, dhe pjesë trupi pa dallim!
ajo është loqka e zemrës që m'ka dehur në palcën e shpirtit,
përkulem n'qenien time, e postoj n'mendime imazhet e t'kaluarës,
mbase në tavolinën e kujtimeve, më shfaqen ngushllimet e vitit.

Kur muzgu lëshon ushtarët e tij, loti mbetet aktori më besnik,
i mbështjellur me pëlhurën e zezë, pak a shumë ngjaj n'korbin e zi,
mbytu n'lot lirisht...asgjë nuk do të vërehet nesër në fytyrë,
pasqyrja do të gënjej,një materie e njelmët që mori ca pika shi.

Ti vazhdon ta kërkosh...shpesh zhdukesh n'stacionet e trenave,
shpresa për ta gjetur, kapërcen edhe lumenjët e tmerrit!
fryma më ndalet, n'thellësi ngulfatem si një peshë tonelate,
nuk e di...nëse mungesa e madhe, bart ca nuanca të ferrit?


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi