Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:SNOBËT E POLITIKËS

Shko poshtë

Ramadan Emini:SNOBËT E POLITIKËS Empty Ramadan Emini:SNOBËT E POLITIKËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 11:47 am

Ramadan Emini:SNOBËT E POLITIKËS 222970_144600208943281_100001799075412_247685_978855_n

Ramadan Emini:SNOBËT E POLITIKËS 202943_100001799075412_5463053_n
Ramadan Emini:SNOBËT E POLITIKËS

Të gjitha predhat e gjuhës së prishur,
të harkut të shtizës e të musketës,
nuk drejtohen atje ku duhet me majen
e tyre te helmatisun, sillen rrotull e
vërdallisen e mbi kokë i bien vetes.
Ç’është kjo gjuhë krejt e molepsur
me fjalorin e paparë t’rrugaqërisë,
ç’është kjo frymë kaq e pështirosur,
të tmerron të bën të vjellësh,
hundë e grykë, vaj medet, ti zë belaja.
Veshur ngjeshur e pispillosur,
stilizuar si manekina, si lluster u shkelqen
fytyra të zihet hunda nga brilantina,
pret njeriu se çfarë ka brenda,
djalli vetë i maskuar në pelena,
e koken boshe e trutharë si balena.
Fyerje e sharje paturpësisht,
vjen nga goja e kuvendarit,
si s’turpërohesh more kokëshkretë,
kokëngjëshur e biralem zaresh,
si s’u skuqe njëherë në fytyrë,
mor derdimen i zi i pafytyrë!?
Si s’të vajti njëherë mendja,
nga ke ardhur e nga i ke rrënjët,
si s’të kujtohen baballarët
gjyshë stërgjyshërit e dajallarët,
që s’ta dhanë këtë “edukatë”,
mor i ziu i nxirë i patymosur!
Njëri thot jam nga Harvardi,
tjetri fryhet jam nga Kembrigji,
s’je askushi mor i mjerë
kur humbë rrënjët e lisit t’fisit,
vetëkënaqesh e masturbohesh
në kotësinë tënde vetëturpërohesh!...


(R. Emini, 30 prill 2011)

Ne foto Muzeu i Skenderbeut ne Kruje, mbuluar krej me re te zeza (foto R.Emini,1996)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi