Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:FRIKA

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:FRIKA Empty Adem Zaplluzha:FRIKA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 9:54 pm

Adem Zaplluzha:FRIKA U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:FRIKA

Kur qeshën
Retë e tejdukshme
Dita më shkoi ters
Një shi i neveritshëm

Trokiti në xhamat e dritares
Kambanat lajmëruan ardhjen e vjeshtës
Depresioni po e përfundon
Tregimin e vet

Për shkuljen e pemëve
Nga minarja zbriti mbrëmja
Tmerri hyri
Nëpër portat e hapura

Të kujtesës
E tërë lagja heshti
Ishte kjo një dhimbje vrastare
Që na mundonte me vite
Nëpër dyer i varëm hudhrat

Që të ndjekim djajtë
Nuk menduam esëll
Për ngjarjet që do të pasojnë
Ditët i gozhduam nëpër lisa

Si germat e abetares në kujtesë
Kafeja pihej si kurrë më parë
Derdheshin filxhanët për toke
Derdhej frika nga shtambat
Që na i solli poçari


ADEM zaplluzha
Nga Libri TEJDUKSHMERIA E FJALES
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi