Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX s'e zbaton mandatin?

Shko poshtë

EULEX s'e zbaton mandatin? Empty EULEX s'e zbaton mandatin?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 11:33 pm


EULEX s'e zbaton mandatin?



EULEX s'e zbaton mandatin? Eulex%20police_27


Analistët politikë dhe ekspertët për siguri në Kosovë i quajnë të arsyeshme kritikat ndaj EULEX-it që flasin për mungesë të rezultateve lidhur me veriun e Kosovës. Ata thonë se misioni evropian nuk e ka kryer mandatin e tij në këtë pjesë të territorit të vendit, gjë që, sipas tyre, ka ndikuar në mungesën e rezultateve për veriun edhe nga ana e qeverisë.

Ashpërsimi i fjalorit në mes të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të misionit evropian për sundimin e ligjit pasoi një periudhë të gjatë të pasivitetit të EULEX-it, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në Prishtinë.

Ata thonë se deklarata e fundit e kreut të këtij misioni rreth problemit të veriut të Kosovës dhe sjelljet, siç thuhet, fyese të stafit ndërkombëtar ndaj atij vendor në EULEX, kanë shkaktuar po ashtu një qëndrim më të ashpër të ekzekutivit kosovar ndaj këtij misioni.

Drejtori Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Krenar Gashi, vlerësoi se EULEX-i nuk ka përmbushur mandatin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për problemet që ndërlidhen me veriun e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, sa i përket veriut, e ka kryer punën e vet aq sa i është lejuar nga faktori ndërkombëtar. Nëse veriu i Kosovës mbetet konflikt i ngrirë, atëherë frigoriferi i këtij konflikti është Brukseli e jo Prishtina”, u shpreh Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Komenti i tij vjen pas akuzave që flasin për mungesë të suksesit në rikthimin e sundimit të ligjit në veri, të cilat ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i hodhi në adresë të EULEX-it.

Zëvendësshefi i EULEX-it, Endrju Sparks, ditë më parë, i hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se do t’i kërkojë Rexhepit sqarim për deklaratat e bëra.

Ndërkohë, duke folur për rastin e sjelljeve të një pjesëtari ndaj stafit vendor të misionit evropian, Sparks tha se një çështje e tillë nuk do të duhej të bëhej publike ngase, sipas tij, do të dëmtohej imazhi i EULEX-it para kosovarëve.

Ndaj këtij vlerësimi reaguan gjatë së enjtes organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media, shprehu shqetësimin në lidhje me “sjelljet e zyrtarëve të këtij misioni karshi mediave dhe publikut”.

“Për KMDLNj-në janë të pakuptimta dhe të papranueshme kërkesa të tilla që u bëhen mediave. Mediat duhet të raportojnë për të gjitha sjelljet, veprimet dhe punën brenda dhe jashtë misionit të EULEX-it. Kjo është detyra e mediave”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KMLDNj-së, përmes së cilës i bëhet thirrje misionit EULEX dhe institucioneve të Kosovës që të përmirësojnë performancën e tyre, të respektojnë mandatet e tyre dhe qytetarin e Kosovës.

Mirëpo, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Qehaja, tha se EULEX-i nuk ka përmbushur mandatin e vet në tërësi, i cili e përcakton atë si mision teknik me qëllim të mentorimit, monitorimit dhe këshillimit të institucioneve kosovare në fushën e sundimit të ligjit, kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës.

“Këtë nuk na e ka mundësuar, sepse ka qenë e paraparë që për atë pjesë të jetë përgjegjës. Mirëpo, edhe këtu kemi një dështim dhe, me të drejtë, vërejtjet janë dhënë që në këtë mënyrë nuk mund të veprohet, porse duhet të ndryshojë qasja e EULEX-it - konkretisht me punë në terren”, tha Qehaja.

Kërkesat e autoriteteve vendore për ndryshimin e qasjes së EULEX-it në veri vlerësohet të jenë legjitime edhe nga drejtori i KIPRED-it, Gashi.

Ai tha se Plani i Ahtisarit, si bazë e angazhimit të EULEX-it në Kosovë, ftesa e Prishtinës zyrtare për instalimin e misionit në vend para tre vjetësh dhe miratimi i punës së këtij misioni nga Brukseli zyrtar, i pamundësojnë ekzekutivit vendor të ndikojë në largimin eventual të EULEX-it nga Kosova, por jo dhe në llogaridhënien për punën e bërë.

“Për çdo ndryshim të mandatit të EULEX-it, apo për çdo termin të këtij mandati do të duhej të ketë një dakordim në mes këtyre tri shtyllave. Kësisoj, Qeveria e Kosovës nuk mund t’i kërkojë EULEX-it në mënyrë të njëanshme ta përfundojë mandatin e tij, mirëpo si partner në sundimin e ligjit në Kosovë, Qeveria e Kosovës patjetër duhet t’i kërkojë EULEX-it ta kryejë punën e tij”, tha Krenar Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi