Anila Kurti:Vullkan i pashtershem
Faqja 1 e 1
Anila Kurti:Vullkan i pashtershem
Anila Kurti:Vullkan i pashtershem
Me sy pervelues,te shoh.
Me ndiq!
Shperthej nga toka,
zjarr dhe drite...
Vershoj neper buze,
e ndezur...
e etur ...
Me fik!
Vullkan i pashtershem jam, qe s`njoh kufijte.
Ne token tende te vogel,
vershon vullkani im,
Te zgjon endrra
Te djeg...
Te marros me dashurine.
Tani ,une jam zjarri,
dhe hapesiren tende e perpij,
e shkrij...
Te jap jete dhe drite.
Vullkan i pashtershem jam ,qe s`njoh kufijte.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Anila Kurti:Vullkan i pashtershem
“Psherëtima e gjethes” dhe “faji” i shpirtit
Aleksandër Çipa
Me një frymëmarrje organike poetike dhe me një ndjeshmëri tipikisht vetjake, në librin e vet “Psherëtima e gjethes”, autorja A. Kruti i jep mundësinë lexuesit të shijojë divinitetin e shpirtit të rrëfyer poetik, të një poeteje.
Nuk është fjala për një rrëfim klasik të çastpërjetimeve të rrjedhura në jetën e saj si qenie, por është mendimi për një lëndë poetike e cila është formësuar përmes pjesëzimit të saj në përditshmëri. Rasti i saj të vetëshfaqet, si formë e organizmit që romantikisht jeton çdo ditënatë të jetës fizike. Lexuesit të vet, ajo lehtësisht ia zhbën distancën e mosnjohjes, pasi ka arritur në poezinë e fundit të librit. Në mbërritje-fundfjalën e librit, lexuesi vetiu pëson një ndarje dhe fiton një njohje. Është njohja post-tekstuale me autoren, e cila përfaqëson në ditë të ashpra sociale shpirtin e dëlirë të zonjëzës mendjepeshuar.
Natyrisht, unë iu referova aktualitetit personal të njohjes me këto tekste, të cilat në shumësinë e tyre janë fragmente të lidhura të një jetëkohe njeriu. Një romantizëm i cili i bën sfidë refuzimit aktual, aq të shumëndeshur, në shijen masive për teka-format letrare. E thënë me gjuhën e shijimit të kësaj poezie, autorja Kruti të ofron jo vetëm mjeshtërinë e fjalës, por edhe tejqyrjen e përjetimit. Ajo është një impresioniste në fuqi për çdo ditë. Por ka një ethos të kurdoshfaqur, delikat dhe ndjellës.
Në një gjendjeformë të përhershme, me një shpirtndjeshmëri prej Eve, autorja në poezinë e vet shembull-shfaqet zonjë e përkorë dhe adhurimtare e shpirtit njerëzor. Diferencën dhe raportin me jetë-gjërat e ndërton vetë, jo me pragmatizëm,por me besnikërinë e ndërgjegjedashurisë. E tillë mbetet edhe në poezinë me titull ”Në fillim-fund, ti”. Kemi të bëjmë me një shpirtfemër që e larton shqisën dhe vetinë përjetuese, duke mbetur besnike e lëndinës së përhershme të poetizmit. Një aftësi safoiste e cila të befason në modestinë e vet, duke ngritur jo thyerje të forta mendimesh, por duke mbajtur nga poezia në poezi, ngrohtësinë e amësisë femërore. Cilësinë natyrale të kësaj ngrohtësie e pasuron përmes materies së përvojës dhe ndjesisë shpirtërore. Në këtë aspekt, libri “Psherëtima e gjethes” ofron rastin adhurues të nënës që për krijesën e vet sublimohet në atë masë sa e vërteta është njëherësh hyjnore dhe, anasjelltas. Në shumë poezi dhe vargje të këtij libri kjo ngjizje është evidente, është surprizuese dhe përbën një model tipik për krejt antologjinë e sotme të poezisë cilësore të botuar shqiptare. Në këtë veti dhe për kësi cilësish autoriale, përmes librit “Psherëtima e gjethes” të mbetet në vlerësim dhe përshtypje, e rrallë si në rastin e vet, kjo autore. “Se brenda meje pushtoj pa kufi liri-hapësira”.
Autorja, në këtë libër, është në procesin refleksionues me jetën vetjake dhe atë rrethuese. Kjo pashmangshmëri universale krijuese, te fjalë-poezia e A.Krutit mbart dimensionin dhe veçanësinë vetjake. Kjo është meritë e verifikueshme prej çdo lexuesi. Për këtë shkak dhe për arsyen themelore të peshës specifike të fjalëthënies, A.Kruti është poete e vëmendjetërheqjes. “Jeta ime...Kurthi im!
Shtrat i ëndrrave pa mbarim.” Diku një poet i quajtur Dhori Thanasi shkruan:”...Të duash është pak / të kujdesesh është shumë”. Këtë provë të pazhbëshme A.Kruti e dëshmon në poezitë e rrjedhura prej raport-përjetimeve me birin e vet, me atin dhe njerëzit e afinitetit vetjak. Kjo është cilësi spikatëse e autores, pra është cilësia e njeridashjes, si një element potencial dhe virtyt vetjak, i cili jo vetëm në princip, por në forcën e verbit të rrjedhur e bën autoren, krijuesen që dashurinë për vetveten i mbart dhe i mban, si një korpus të përbashkët me atë të dashurisë për njeriun.
Në këtë libër, me një prurje tipike safoiste, ka vargje që të tingëllojnë apo lënë shijen e psikogrameve. Këtë konstatim prej kohësh nuk kam mundur ta gjej në libra të tjerë autoresh shqiptare. Për shkak të shumëfishimit të përjetimit, imazheve, ngacmueshmërisë së lartë, mbresëlënies, për arsye të vlerave të tjera të papohuara prej meje në këtë shënim, ky libër mbart lëndën e përhershme tekstuale, të vlershme për vlerësimin e autores. Anila Kruti me poezinë e vet është jo në raport pengmbajtjeje, por në relacion binjakëzimi dhe shpirtzanie. Për shkak të kësaj ndërlidhjeje, ajo na jep mundësinë të drejtbesojmë “mëkatësinë” e shpirtit të vet ndaj faljes, prekjes, lëndimit dhe përkushtimit deri... në “psherëtimë të gjethes”.
Gazeta Shqip...1 maj 2011

Similar topics
» Anila Kurti:Zot i shpirtit tim
» Anila Kurti:Dhimbja ime...!
» Anila Kurti:ëkam kështu?!
» Anila Kurti:Sonte do te derdhen dashurite
» Anila Kurti:Neser gdhihemi te blerte

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi