Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:KËNGA LE TE VAZHDOJË...

Shko poshtë

Ardi Omeri:KËNGA LE TE VAZHDOJË... Empty Ardi Omeri:KËNGA LE TE VAZHDOJË...

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 12:21 am

Ardi Omeri:KËNGA LE TE VAZHDOJË... 215474_205929536106202_100000674724378_612481_3031733_n
Ardi Omeri:KËNGA LE TE VAZHDOJË... 195391_100000674724378_6806038_n

Ardi Omeri:KËNGA LE TE VAZHDOJË...

E di, asnjë s'më beson,
ndërsa them që po dridhem,
tek po shkruaja në një fletë emrin tënd,
mbetur si lashtësi në qenien time...

E di asnjë s'do më besojë
Që syri më qau përsëri
Teksa pashë aty,
strukur thellë në qenien time,
një imazh, një fotografi...

Dhe e di, askush s'do të besojë,
për sa shumë të adhuroja,
asnjë s'do kuptojë,
të them, - urrej atë që dashuroja...!

Si uragan ngrihet lart shpirti im,
Ulërin si i marrë qiejve lart,
Çirret e mallkon pa pushim,
Atë, që transformoi
Gjënë më të çmuar të jetës, në mallkim!

Sa lule kam dashur përsëri të të dhuroja,
Aq, sa mbi këtë tokë nuk çelin dot!
Borxh do ti merrja mbretërive të perëndive,
aty, mbi kopshte që nuk ujisin bukurinë me lot!

Sa lule do të kisha mbjellura në ndjenjën time
Aq, sa do të shiheshin vetëm aty mrekullitë!
Dhe kërkush s'e beson, por do ti mbjell përsëri,
Të njëjtat lule që çelin vetëm dashuritë...

Do të hedh tej kujtimet e këqija,
që mbajnë peng me urrejtje këtë zemër,
që di veç të këndoje...
Si himn do të jetë kënga tjetër,
dhe Ti, atje larg, mbetur veç një imazh,
do kuptosh që,- dashuria nuk është lojë!

Do të çirresh nga pendimi,
Do të ç'burrërrosh bukurinë tënde
Mjaft që edhe një herë,
Emri yt të jetë në vargjet e një kënge...

Pendimi i mbetur në art gruaje
S’ka mëshirë as për ty
Qenie e larë në lot pa ngjyrë
Kur të shohësh dashurinë në formë jete,
do të mbledhësh figurën tënde,
në disa copëza, të një të thyere pasqyrë...

Sot, këtu, dikush tjetër ...
Që di të falë e të dhurojë,
ndjenjë si art në përkushtim!
Do të marrë përjetësinë e merituar
Hyjnoren dashuri si shpërblim!

©Ardi OMERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi