Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së shpejti qarkullim pa kontroll Shqipëri – Kosovë

Shko poshtë

Së shpejti qarkullim pa kontroll Shqipëri – Kosovë Empty Së shpejti qarkullim pa kontroll Shqipëri – Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 8:20 pm


Së shpejti qarkullim pa kontroll Shqipëri – Kosovë

Së shpejti qarkullim pa kontroll Shqipëri – Kosovë Nishani%20dhe%20rexhepi

Kosova dhe Shqipëria lehtësojnë kontrollin në kufij


Në vigjilje të sezonit turistik, nga sot, dy shtetet shqiptare në rajon, Shqipëria dhe Kosova do të kryejnë procedura të përbashkëta të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar. Këtë e vë në jetë marrëveshja e nënshkruar sot në Tiranë nga dy ministrat e Brendshëm të vendeve respektivë. Bujar Nishani dhe Bajram Rexhepi.

Në bazë të marrëveshjes qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Kosovës do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli doganor në hyrje ose dalje në të tria pikat e kalimit kufitar, Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë duke lehtësuar dorazi lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sidomos gjatë sezonit turistik.

Dy ministrat Nishani dhe Rexhepi nënshkruan edhe protokollet përkatëse për kryrjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani theksoi pas nënshkrimit të marrëveshjes se “Ne së bashku konkretizuam vijimin e një praktike shumë të mirë, që padyshim do të konsolidohet akoma më shumë, krijimit të hapësirave më të mëdha, të lehtësirave më të mëdha të lëvizjes së qytetarëve tanë në të dy anët e pikave të kalimit të kufirit”.

Sipas ministrit Nishani, ky është hapi i parë për të arritur shumë shpejt në liberalizimin e hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle në pikat e kalimit të kufirit, pra marrëveshjen e Shengenit.

Ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi tha se “Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve lehtëson lëvizjen e qytetarëve duke ndihmuar në veçanti gjatë muajve të sezonit të sezonit turistik që pothuajse ka filluar gjatë fundjavave, në mënyrë që të kenë një lëvizje sa më të shpejtë në kufi”.

Ministrat Nishani dhe Rexhepi vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrollit të kufijve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi