Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë

Shko poshtë

Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë Empty Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 10:01 pm

Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbië
Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë Spacer
Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë Spacer
Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë Spacer
Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë 42729

PRISHTINË- Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova ka vendosur që të themelojë një institut për hulumtimin e krimeve të luftës. Besohet se ky institut do ta përgatisë Kosovën që të ngrejë padi kundër Serbisë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se një nismë e tillë është dashur të ndërmerret menjëherë pas lufte.

Dëmet e luftës në Kosovë ka mundësi që për herë të parë të dokumentohen edhe në formë zyrtare. Qeveria ka vendosur që të themelojë Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të hulumtojë krimet e kryera në periudhën 1990-1999.

Nisma e tillë mirëpritet nga organizatat që në një formë deri më tash janë marrë me evidentimin e krimeve gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thekson se pikë referuese për hulumtimet duhet të jetë viti 1981 dhe jo 1990.

“...është çështje se sa do të jetë e vullnetshme dhe e gatshme Qeveria që të investojë në këtë institut dhe që pastaj me rigrumbullimin, rikonfirmimin e fakteve dhe të dhënave jo vetëm për vitin 1990 e këndej, por edhe më herët, atëherë, të krijohet një bazë e fortë juridike që të ngrihen padi kundër atyre që kanë shkaktuar krime lufte në Kosovë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Behxhet Shala.

Një nga synimet e këtij instituti, sipas ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është edhe përgatitja e padisë kundër Serbisë nga ana e Kosovës. Padia do të ngrihej kur Kosova do të mund ta bënte këtë, si vend anëtar i OKB-së, apo po qe se nënshkruan statutin e GJND-së.

Deri më tash, Kosova nuk e ka paditur askënd për rreth 14 mijë të vrarët e luftës, 1800 nga të cilët ende mbeten të pagjetur, si dhe për qindra miliona euro humbje të shkaktuara nga dëmet e luftës.

Një nismë pak a shumë e ngjashme, për dokumentimin e krimeve, por në nivel rajonal, tashmë është ndërmarrë nga KOMRA, lëvizje kjo që po hulumton krimet në ish-Jugosllavi që nga viti 1991 deri në vitin 2001.

(m.a/rel/BalkanWeb) Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë Spacer
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi