Shkrime të Baki Ymerit
Faqja 1 e 1
Shkrime të Baki Ymerit
MBRETËRESHA E DIASPORËS SHQIPTARE -VITORE STEFA LEKA
Bukuresht, 21 tetor 2007. Këto ditë, në kuadrin e Bibliotekës shqiptare dhe me përkrahjen e komunitetit shqiptar të Rumanisë, e pa dritën e botimit në Bukuresht libri Mbretëresha e Diasporës Shqiptare – Vitore Stefa Leka. Libri ka gjithsejt 115 faqe, të ndara në 20 shtylla përmbledhëse tematike: Energjia shqiptare që e kall energjinë, As për mua as për ty, por për gjithë Shqipërinë, Një vullkan i urtë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë, Kisha dëgjuar se flitej shumë për këtë zonjë të dashur, Të dashur shqiptarë, Një person shumë i veçantë për t’u njohur, A very special person to know, Tërë kjo botë m’u duk një link blu, Pasqyrë e nderit arbëror në mërgim, Një emigrante shqiptare me zemër të madhe, Humanizëm, mirëkuptim, dashuri dhe tolerancë, Lapidari me flamurin shqiptar, Surprizat nuk pushonin, Yll i Diasporës Shqiptare në Botë, Merita të veçanta, Letra që shërrojnë, Ishte Vitorja ajo që hapi zemrën bujare për komunikim me komunitetin shqiptar, Poezi dedikuar Vitore Lekës. Vitore Leka në gjuhë të huaja, Nënë Tereza dhe Mos më flisni vetëm keq, Dëshmi konkrete e atdhedashurisë, Shqiptarët janë populli më interesant me një mikpritje të jashtëzakonshme, Intervistë e Albert Zholit me Masrur Imanin në gjuhën italiane, Shqiptarja me zemër të madhe. Në kuadrin e rubrikës Album kujtimesh të paharruara, botohen dhjetra fotografi me Vitoren në gjirin e miqve, dashamirëve, personaliteteve, poetëve, artistëve etj.
Vepra hapet me një medalion në gjuhën italiane të studenteshës Monica Foschia, jepet një faqe me burime biobibliografike në gjuhën rumune, ndërsa lënda jepet në gjuhën shqipe, me fragmente nga artikujt, letrat dhe poezitë dedikuar Vitore Lekës nga Doruntina Pasko, Petraq Pali, Arta Mezini, Engjëll Koliqi, Albana Temali, Agim Bacelli, Nirvana Pistulli, Masrur Imani, Karolina Geci, Ilirjana Koliqi, Vlashi Fili, Ejvis Maria Xhajanka, Ilir Borova, Merita Bajraktari McCormack, Ibrahim Egriu, Edlira Dedja, Kolec Traboini, Zhuliana Jorganxhi, Ylli Polovina, Mejreme Lubani, Luigj Shkodrani, Mina Papajorgji, Lirim Jegeni, Llemadeo, etj. Në këtë libër defilon admirimi shqiptar ndaj zonjës Vitore Leka, që është duke dhënë kontribute madhore për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare në Botë. Janë surpriza të shkëputura nga librat dhe interneti që nga viti 2001. Bashkatdhetarët tanë i kushtojnë poezi duke e konsideruar si grua humane me vlera të veçanta, e cila u gjend si nënë për shumë emigrantë në brigjet e shpresave të humbura. Ky është një përkushtim i thjeshtë dhe i bukur në shenjë respekti e nderimi për këtë zonjë, një dhurratë nga shqiptarët e Rumanisë që del në dritë në vigjilje të 95 vjetorit të Pavarësisë. (Baki Ymeri)
Në vend të parafjalës
Energjia shqiptare që e kall energjinë
Gjërat bëhen të bukura kur dikush u jep jetë. Jeta është një lojë kalimtare të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të duan, të punojnë dhe të dhurrojnë. Vitore Leka është një dhurratë e vogël e Perëndisë, siç ishte një dhurratë e këtillë edhe Tereza shqiptare e Kalkutës indiane. Vitorja nuk është as mbretëreshë dhe as e shenjtë, por kur vjen fjala për humanizmin, bujarinë dhe atdhetarizmin e saj, ajo i meriton të gjitha epitetet e një nëne shqiptare që din ta mbajë gjallë shpirtin shqiptar në botë. Nëna emigrante me zemër të Madhe, thekson Albana Temali për këtë zonjë, duke shtuar se Vitore Stefa Leka është një nga emrat më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali dhe në botë. Vitorja është energjia shqiptare që e vërtit botën. Në krahasim me disa « atdhetarë » që shikojnë vetëm interesin e vet, emri i saj është një simbol i admirimit dhe dashurisë. Në kontekst të bamirësisë, hulumtimit, njohjes, afrimit, bashkimit dhe shpëtimit të shpirtit shqiptar në botë, Vitore Stefa Leka është një dëshmi konkrete e atdhedashurisë. Ajo është një energji e gjallë dhe një grua realiste që e meriton epitetin Mbretëreshë e Diasporës Shqiptare.
Koha kalon në favor të saj. Ka kohë që ajo e ka përfituar admirimin e diasporës shqiptare dhe të gjithë atyre që kanë patur fatin ta njohin. Pse? Ngase Vitorja din ta respektojë, ndihmojë e mbrojë shqiptarin, duke buzëqeshur, duke hapur zemrën, duke dhënë shpirt nga shpirti i saj i florinjtë. Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë, veçse në botën virtuale të Internetit. Për të kam lexuar e dëgjuar nga ata që e njohin nga afër, që janë takuar me të, që janë ndihmuar nga ajo, si dhe nga ata që kanë i kanë dedikuar poezi dhe kane shprehur opinionet e tyre nëpër gazeta e revista të ndryshme. Na ka bërë përshtypje gjesti i saj fisnik ndaj një shqiptari nga Tetova. Nuk iu nda për tetë muaj rresht, derisa ai dha frymën e fundit në duart e kësaj nëne të shtrenjtë, duke lënë amanetin e tij për mamanë dhe dy fëmijët e tij. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga argumente tjera të panumërta, më lindi ideja t’i mbledh disa shkrime nga interneti, nga librat, gazetat dhe revistat e ndryshme, për vt’ia dedikuar këtë libër me titullin që e meriton: Mbretëresha e Diasporës Shqiptare. Është një dhurratë/surprizë e vogël në krahasim për atë që e meriron për veprën e saj të madhe, humane dhe aktive në çdo aktivitet shoqëror të saj.
Zonja Vitore Leka është një emër që do të mbahet mend. Jo më kot i kemi thënë për herë të parë Nënë Tereza e Trisetë. Ajo vjen nga një familje atdhetare e njohur në histori për një varg personalitetesh të shquara për kulturë, histori dhe demokraci, që nga Konstantin Kristoforidhi i madh e deri te Kostaq Stefa i pavdekshëm. Ja pra se si vijnë edhe argumente e tjera të justifikimit: origjina familjare, fisnikëria për falje dhe bëmirësia. Këto e ato që do t’i hasni në faqet e kësaj vepre, e justifikojnë de facto dhe de jure, epitetin mbretëreshë. Vitorja është shqiptarja me zemër të madhe dhe energji të jashtëzakonshme. Ajo është një vullkan i gjallë i energjisë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë. Modestia, bujaria, thjeshtësia dhe dashamirësia janë cilësitë më të mira të karakterit të saj. Shpirti i saj është i gjerë si deti.
Vitorja është një grua me energji të jashtëzakonshme, burim i pashtershëm i energjisë, energjia shqiptare që e kall energjinë. Askush nuk ka bërë më shumë se ajo për ringjalljen shqiptare në botë. Ajo është një legjendë meritash të veçanta që nuk toleron asimilimin, përuljen dhe nënshtrimin. Ç’ka don te thote kjo? Kjo don të thotë se fuqia nuk është te burrat. Te burrat është vetëm forma e manifestimit, ndërsa fuqia e vërtetë gjendet te gratë. Ne burrat jemi do fëmijë të vegjël në krahasim me aftësinë të femrave. Kushdo që e ka njohur apo lexuar, konstaton se Vitorja është një zjarr i pashuar që vjen nga Berati i lashtë i Gjergj Karbunares dhe i një varg patriotësh që e kanë nderuar Shqipërinë përgjatë historisë së Saj. Vitore Stefa Leka është një legjendë e gjallë e kauzës shqiptare në trojet italiane, mishërim i energjisë së pashuar shqiptare, simbol i atdhedashurisë dhe aktiviste e dalluar e Lidhjes Shqiptare në Botë. (Albert Voka)
Në vend të pasfjalës
Shqiptarja me zemër të madhe
Kush e humb gjuhën dhe tradiatat, e humb kombin. Kush e ka humbur kombin e ka humbur atdheun. Vitore Stefa Leka është shqiptarja që nuk din të humbë. Ajo humb diçka nga qenja e saj fizike e materiale, rend, gjurmon, ndihmon, sakrifikon, por mundi i saj nuk shkon kot. Nënë Tereza thoshte se të mirën që e bën sot nesër do të harrohet. Bëmirësia e Vitore Lekës nuk harrohet kurrë. Pse? Ngase ajo është ajo që është: simbol i humanzimit dhe atdhedashurisë, yll i pashuar i diasporës shqiptare, shqiptarja që jep kontribut për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në botë, gjuhën e shenjtë që na e kanë falur perënditë, traditat fisnike që i kemi trashëguar nga stërgjyshërit tanë. I mbrojtur nga engjëjt është ai që ka kujdes ndaj kultivimit të shpirtit shqiptar në botë. Vitore Stefa Leka është zonja që flet me vetminë e largësisë, autore e një varg veprash të botuara në zemër të atdheut, mama e katër fëmijëve të bukur e të mençur, e stërmbesa e Konstantin Kristoforidhit.
Krahas Arditës dhe Eldës, Artës dhe Nirvanës, Kozeta Zylos dhe Zhulianës, krahas Monikës dhe motrave tjera të panumërta, Vitorja jonë dhe Mardena e saj janë dy poetesha të lindura për lumturimin e fjalës. Bukuria e fjalës për to ka fluturim dhe liri qiellore. Fjalët e tyre janë një fllad ndshëm që fluturon nga shpirti në shpirt. Ato shëmbëllejnë me do krahë engjëjsh që të prekin në mërgim, që të qetësojnë duke ta mbushur shpirtin me gëzim, lumturi dhe jetë. Shpirti i saj është oqean. Dashuria i çon shpirtërat të flasin me engjëjt. Vitoren e këput shpirti kur dëgjon mbi përçarjet që kanë shqiptarët ngado që janë. Ka kodra e kodra ndërmjet fantomave të diktaturs dhe zonjës që din të flijohet duke i ndjekur shembujt e shenjtë të librave të shenjtë. O Zot! Sa popull i mrekullueshëm do të ishin këta, sikur të kishin në krye një sundimtar të drejtë! - shkruante konzulli francez i Shkodrës për shqiptarët në kohën e Kongresit të Manastirit (1908).
Shtëpia e Vitore Stefa Lekës ka qenë gjithmonë një portë e hapur pë çdo shqiptar. Ajo ka qenë një bazë pikëpjekjesh vëllazërore të vëllezërve Kuzhnini me shqiptarë nga gjithë Italia. Aty u formua për herë të parë Lidhja shqiptare në Itali. Aty ishte mikrpritja, sofra, bujaria dhe besa e shpresa shqiptare e kësaj gruaje të vrrullshme që shkon gjurmave të shenjta të të parëve tanë. Vitore Leka është shqiptarja që jep kontribut për takimin mes shoqatave shqiptare jo vetëm në Itali. Atë e hasim në Kosovë duke bërë homazhe në Reçak me Engjëll Koliqin, e gjejmë në rezidencën e Ibrahim Rugovës, e takojmë në Prishtinë me Don Lush Gjergjin dhe poeteshën Flora Brovina, njihet me mbretin Leka Zogu dhe mbretëreshën Suzana në Triestë, takohet me akademikët Mark Krasniqi dhe Esat Stavilevci në Zvicër, merr pjesë në Kongresin e parë të Lidhjes Shqiptare në Botë, admiron Agim Çekun dhe çlirimtarët e Kosovës, komunikon me këngëtarët Vaçe Zela, Eli Fara, Françesk Radi, Ravena Dila, nderon me pjesmarrjen e saj festivalin ndërkombëtar Ditët e Naimit, del në fotografi me Sali Berishën në Romë, me studentët shqiptarë të Universitetit të Tetovës dhe Venecias, me ansamblin folklorik Shqiponja në Udine, me shoqatën Nënë Tereza në Leko, komunikon me shqiptarët e Amerikës, Gjermanisë, Suedisë, Australisë, takohet në Rimini me delegatë të Lidhjes Shqiptare në Botë, e shohim Diogardin në shtëpinë e saj në Triestë, jep kontribut për afirmimin e gruas shqiptare në botë, merr pjesë në Zagreb në një takim ku formohet shoqata e grave Drita, del në fotografi me komandantin e KFOR-it Klark, me poetët Xhevahir Spahiu, Sali Bashota, Dritëro Agolli etj.
Vitore Leka është prezente në antologjië e Festivalit Internacional Noptile de Poezie de la Curtea de Arges, si dhe bashkëautore në antologjinë e shkrimtares dhe gazetares Afërdita Halimi Kur e lëshon zogu folenë, një vepër brilante ku ka përfshirë gra të shquara nga diaspora, jo vetëm si krijuese por e dhe si aktiviste në shërbim të kombit. Vitorja është mamaja e cila tërë krijimtarinë e saj ia kushton nënës së saj të dashur nëntëdhjetëvjeçare (Eleni Stefa, Mësuese e Popullit), fëmijëve të saj (Mardenës, Artanit, Eneas dhe Mikelinos), si dhe të gjithë miqve e mikeshave, të rinj e të vjetër, dashamirëve që përmes fjalës së tyre kanë ndikuar në përlindjen e saj shpirtërore. (Baki Ymeri)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
MALSORI ME ZEMËR TË NDEZUR PËR KOMB DHE ATDHE

Populli Shqiptar është një mrekulli e historisë. Komuna e Shipkovicës në atë kohë edhe administrativisht i përkiste Shqipërisë
Janë të panumërta argumentet që flasin se Ajvaz Voka i Shipkovicës ishte një malësor me prirje të theksuara perëndimore, njëri nga përkrahësit më të sinqertë të çështjes shqiptare në diasporë. Nga kunata e tij në Bukuresht, këto ditë dëgjojmë se “kur e ka braktisur Rumaninë (1941), i ka lënë 50.000 leja donacion, për mbarëvajtjen e lëvizjes së këtushme shqiptare”. Se ç’është bërë me to, këtë e dinte bashkëfshatari tij, Bajrami, që pat mbetur këtu dhe që kaherë ka vajtur në botën e hijeve. Në botën e hijeve të Shipkovicës ka vajtur edhe Ajvaz Voka, një muaj para se të shpërthenin demonstratat e fuqishme antikomuniste në Tetovë (1968), për të cilat qenë burgosur intelektualët tanë më të mirë. Zoti Ibrahim Voka, që jeton tejmatanë restorantit të Kurtishit, aty ku Tetova kapet krahpërkrah me Reçicën, e mban mend qëndisjen e Flamurit Kombëtar, para shpërthimit të demonstratave, të cilin ia patëm treguar Vokës dhe kushëririt të tij, Selimit. Që të dy derdhnin lot mallëngjimi për këtë simbol të shenjtë, që s’e kishin parë që nga viti 1944.
Shqiptari, para së gjithash, është shqiptar. Nuk koritet, nuk nënshtrohet, nuk lyp lëmoshë, por e siguron ekzistencën me djersën e ballit, duke kryer madje, punët më të rënda, që nga Egjipti e Konstantinopoja e dikurshme e deri në Sofje e Bukuresht, Berlin, Hamburg e gjetiu. Vlera e njerëzve matet me punën e tyre shkencore. A. Voka nuk merrej me shkencë, ngase nuk ia kishin mundësuar shkollimin dhe jetën normale: as sundimi osman i sulltan Abdylhamitit, as regjimi barbar i Nikolla Pashiqit, as ai ekspansionist i Aleksandër Karagjorgjeviçit. Së bashku me Ademin e Avllahit, me Ismëjlin e Lahit, me Xhavitin e Abdi Zef Mnjakut, me gjyshin e dr. Kadriut dhe me bashkëfshatarë të tjerë, ia kish mësyrë rrugëve të Vllahisë, qysh në rininë e tij të hershme.
“Baba jem, Batija i Xhetës, kur ka vajtur në gurbet, e ka lënë djalin ende të palindur. Kur vjen pas pesë vjetësh, nuk e njeh djalin e vet”, na thotë një nënë shqiptare e Shipkovicës, duke na i përshkruar pastaj traumat që ia ka shkaktuar një spiun i fshatit. Ademi Avllahi 18 vjet punoi ëmbëltor në Bukuresht, 6 vjet pa ardhur fare në shtëpi. Sipas rrëfimeve të Din Danit (Fahrudin Ramadanit), në komunën Domneshti, kanë ushtruar profesionin e ëmbëltorit Luza dhe Dina i Danës (sa bukur tingëllojnë shqip emrat turko-arabë të shkurtuar). “Bashk kimi ndejt, bashk kimi shutejt, bashk kimi shejt bozë, limonadë, llokum. Bukureshti kishte plot shiptar t’Shipkovejcës: Zeqirja Merrxhani, Sefedini Lahit, vllaj vet, Ismëjli, Ademi Avllahit, babai Shukris, Myrta i Hadrrës (që e strehoi Rexhep Vokën – shën. yni) ”, na thoshte, deri sa ishte gjallë, gjyshi i Mumin Danit, Dina i Danës. Pothuajse të gjithë ishin bozaxhinj. Shisnin ëmbëlsira, duke i mbajtur në një shportë, në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër e mbanin “gjigjimin” me bozë apo me limonadë. Dhe bërtisnin rumanisht, hushkulurit e Ballkanit: “Braga dulçe, rahat ku apa reçe!”(Bozë të ëmbël, llokum me ujë të ftohtë!).
Të këtillë e kish fatin edhe A. Voka. Megjithatë, ai dallohej nga të tjerët. Në fillim, edhe ai pat shitur ëmbëlsira, me shportë në krah e me tepsi në kokë. Më vonë njihet me motrën e zonjës Marjeta, dhe martohet me të. Pasi e furnizonte bashkëshorten e vet me mall, shkonte dhe kontaktonte bashkatdhetarët korçarë e kërçovarë, intelektualë shqiptarë, rumunë e arumunë, diplomatë italianë, gjermanë, amerikanë. Dhe jepte për çdo ditë në mbrëmje, nga fitimet e veta, nga 20 franga për komunitetitn. Nga krejt popujt e botës, këtë gjest të shenjtë të solidaritetit me çështjen kombëtare, vetëm hebrenjtë e bëjnë. Tjetër punë është çështja e mosnjohjes së të drejtave të barabarta të shqiptarëve nga ana e sllavëve.
Meriton të theksohet me këtë rast fakti se, derisa kurbetçinjtë tanë që punonin para Luftës së Dytë Botërore nëpër Egjipt, Turqi, Bullgari, Rumani, Jugosllavi, Çekosllovaki etj., mezi që e siguronin ekzistencën (pos rasteve të rralla siç ishte ai i gjyshit të Zeqir Kadriut, që me fitimet e bëra në Vllajakë i pati blerë trojet më të pasura të Shipkovicës), kurbetçinjtë e tanishëm, që janë ndërlidhur me Perëndimin, kanë fat të fitojnë dhe ta fisnikërojnë vendlindjen me vlera familjare, ekonomike dhe kulturore. Themi kulturore për ata shqiptarë që janë të vetëdijshëm se pa përkrahjen e kauzës kulturore, nuk mund të bëhet fjalë për mbarëvajtjen e kauzës kombëtare. Për ta shpënë përpara çështjen kombëtare, që është e ndërlidhur ngushtë me çështjen politike, ekziston nevoja parësore për përkrahjen e projekteve kulturore. Ideja nuk është jona, por e Ajvaz Vokës, që me gjithë varfërinë e tij karakteristike, shkonte vetë ose i porositte ata që shkonin në qytet, t’ia sillnin një gazetë. Si e portretizonte këtë njeri, motra e gruas së tij, Marieta Vasilesku (1921-2006)?
Kunata e shqiptarit të Shipkovicës - kuzhiniere e motrës së mbretëreshës
“Motra ime më e madhe, Rozalia, ndërmjet viteve 1930-40, ishte kuzhiniere në kuadrin e konakut Gruef, në komunën Dudeshti Çoplea, te motra e mbretëreshës. Më kujtohet edhe kunati im.Thuajse e shoh edhe tani. E mbaj mend mënyrën si ish veshur: me një kostum të zi prej një stofe të shtrenjtë e të bukur, këpucë të zeza, nga cilësia më e mirë, kapelë të zezë, kravatë nga më të shtrenjtat dhe çadra karakteristike e kohës. Kështu e përfytyroj, kur e kam parë për herë të fundit, në vitin 1941. Mirëkuptohet se edhe motra ime, Aurelia, ishte ndër femrat më të bukura të Bukureshtit: e veshur me elegancë, me bishtalecat palë-palë, me fustan të bardhë dhe me do këpucë princeshe. Ishin një çift i bukur, që edhe të tjerët ua kishin zilinë. Ata janë njohur për herë të parë, pranë Lulishtes Mbretërore, në bulevardin Mërëshesht. Ajvazi ish me një karrocë me ëmbëltore dhe mirësira të tjera. Ajo, duke qenë në shoqëri të motrës sime më të madhe, Rozalias, e pyet arnautin e Shipkovicës: Sa kushton një krehër? Ai deshi t’ia jepte falas, ndërsa ajo, duke mos e njohur, u hidhërua dhe vazhdoi rrugën. Ky gjest i saj te shqiptari krijoi përshtypjen se është fjala për një krijesë fisnike, të ndershme dhe të sinqertë. Dhe shkoi pas saj, deri në luginat transilvanase të Mureshit, 600 km në veri të Bukureshtit, në komunën fushore të Bandit, një rrafshultë e bukur, e shkëlqyer, me njerëz të qetë, të sinqertë, të ndershëm e të pastër, si nga veshja, ashtu edhe nga shpirti. Dhe ndenji atje një vit të tërë, ngase nëna jonë nuk donte ta tëhuajësonte vajzën. Një punëtor i ri, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm, vlen më shumë se krejt ari i botës. Duke pasur një durim karakteristik, në ato pllaje të simbiozës rumuno-gjermano-hungareze, Ajvazi iu rrek punës fushore, fitoi para, e bindi nënën, bëri një dasmë të bukur dhe e mori motrën time për grua”.
vijon

Re: Shkrime të Baki Ymerit
Në bazë të një Fletëqarkullimit të Përkohshëm (Foglio di via Provvisorio), nr. 43, lëshuar nga Konsullata Italiane e Bukureshtit (25 gusht 1941), kuptojmë se Ajvaz Ymeri, i lindur në vitin 1905 në Shipkovicë të Shqipërisë, së bashku me zonjën Aurelia Graur (e lindur më 13 korrik 1910), gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të këtij Fletëqarkullimi për udhëtim definitiv me pasaportën nr. 2.402/ 37515, lëshuar nga Legata Jugosllave e Bukureshtit, më 27 korrik 1932. Se Shipkovica asokohe i përkiste Shqipërisë reale, në arkivin Drita Shqiptare e Bukureshtit, ekziston një numër i madh dokumentesh, certifikatash bankare, korrespondencë etj.
Shkollimin fillestar e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1928 iu rrek rrugës së kurbetit. Gjatë qëndrimit të tij në Bukuresht, përveç kontakteve që mbante me personalitete të larta letrare, kulturore, shkencore dhe diplomatike, përveç donacioneve të rregullta që jepte për çështjen shqiptare, shkruante edhe artikuj, të cilët i botonte në të përditshmet Kurentul, Porunka Vremii, Universul etj. Disa prej tyre i kemi gjetur (“Poporul Albanez shi noua ordine europeana” / Populli Shqiptar dhe rendi i ri evropian), Curentul, maj 1941), të tjerët jemi duke i kërkuar.
Një nga gjurmët konkrete të atdhedashurisë shqiptare të këtij çifti bashkëshortor, është edhe sintagma poetike me vlerë antologjike “Rroft Shipnia ene na nimoft Perëndija!”, që e ka qëndisur zonja Aurelia, atë ditë kur është kryer kurorëzimi në komunën Band të Tërgu Mureshit (30 korrik 1932). Shqiptarët e kanë një emër të ngjashëm me atë të bashkëshortes së Ajvaz Vokës: këngëtaren Aurela Gaçe. Se kjo zonjë rumune (Aurelia Graur), e ka përvetësuar gjuhën shqipe brenda një nate, për këtë flasin jo vetëm anëtarë të familjes së Hamdi Refikit nga Shipkovica, por edhe një një sërë artikujsh të botuar. Ajo na fliste, derisa jetonte, për 35 shqiptarë të arrestuar në Bukuresht, në vitet ’40, ndër ta edhe Ajvaz Voka: “Për të ushtruar profesionin e ëmbëltorit në qendër të Bukureshtit, tregtarët e imtë ishin të detyruar të jepnin bakshish. Agjenti të cilit i jepte pothuajse për çdo ditë bakshish, e fton një ditë në selinë e Prefekturës. “Eja se të fton shefi!”, i kish thënë dhe e kishin mbajtur atje derisa i kishin grumbulluar edhe të tjerët. Unë u nisa pas tij dhe kur arrita, e pashë se autobusin e kishin zbardhuar me parulla: “35 shqiptarë të dënuar për politikë”. I mora treqind mijë leja t’ia çoja, por ai kish treqind mijë të tjera, të cilat m’i dha mua. I mori ato që ia dhashë unë dhe, pasi i kishin dërguar në do pyje për t’i likuiduar, Ajvazi kishte ikur me nja dy kërçovarë të fuqishëm. Kërçovarët mbetën atje, kurse ne u kthyem në Shipkovicë. Merre me mend sa i gëzuar dukej kur u kthye një ditë nga pazari. Ish takuar me kërçovarët, që ishin kthyer pas shtatë vitesh nga Rumania, diku nga vitit 1948. Ata e kishin parë edhe Ismëjlin e Lahit dhe i kishin treguar se si qeveria rumune i kishte konkretizuar propozimet e tij, të vitit 1941”.
Populli Shqiptar është i pamposhtur. Sikur të kisha mundësi, edhe bjeshkëve do t’ua kisha vënë nga një kësulë të bardhë. Le të dihet, ku fillon e ku mbaron Shqiptaria, Janë këto disa nga shprehjet e dikurshme të Ajvaz Vokës, të cilat ua shprehte, sa herë që vinin në orët e pasdarkës, Hebibi Uzahirit dhe Ismëjli Lahit. Ishim të vegjël asokohe, por zemra na bëhej mal kur dëgjonim kritika në adresë të Rusisë staliniste dhe komplimente në adresë të Amerikës demokratike. Po këto biseda i zhvillonte edhe me do tetovarë të mirëfilltë, që kishin përkrahur lëvizjen demokratike kombëtare shqiptare, përmes Lidhjes së Dytë të Prizrenit, sidomos me Hysen Xhaferin, babanë e Arbën Xhaferit, pastaj me Garip Demën, Vehbi Lushin etj. Biseda të këtilla zhvillonte edhe me Veli saraçin me prejardhje turke, në qendër të Tetovës, si dhe me njëfarë Stojani në Çarshi të Epër. Demokracia e rrit përgjegjësinë në raport me rritjen e lirisë. Ata e kishin fjalorin e lirë dhe shpirtin e lirë. Nuk i mundonte kurrfarë kompleksi nacionalist. I ndiqnin rregullisht dhe i komentonin emisionet e Zërit të Amerikës. Nuk ishte fjala për “bashkëjetesë e vetëqeverisje socialiste”, por për prirjet demokratike të njerëzve tanë, që e admironin Perëndimin, në atë kohë, kur klyshët e komunizmit e spinunonin te komandiri i policisë në Veshallë, ata që mënjanë bërtisnin “Rrnoft Stalini!”, duke e mbajtur fotografinë e Rankoviqit në gji. Pleqtë e Shipkovicës edhe sot e mbajnë mend pranverën e vitit 1945, kur pas terrorit të ushtruar kundër shqiptarëve në Monopolin e Tetovës, pas hyrjes së partizanëve, u oraganizuan zgjedhjet e përdhunshme. “Te shkolla në Puçalen, kishin vënë dy kutija: njëra e kuqe (e komunistëve) dhe tjetra e zezë (e demokratëve). I vetmi që e fut “kokën” (kështu quhej vota asokohe), në kutinë e zezë, ishte Ajvaz Voka. Krejt të tjerët, kishin rrotulluar brenda një nate: nga zogistë na ishin bërë komunistë”.
Kështu e përshkruan mentalitetin e shqiptarit aktiv të diasporës dhe atë të hallexhinjve të fshatit, një dëshmitar okular i asaj kohe. Dikush mund të preket për këtë dhe mund të na marrë mëri, sidomos ata që e kanë mizën nën kësulë, apo bijtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ne kemi qenë më të mirë se ta. I tillë ishte sistemi: dikush e admironte Stalinin, dikush Enverin, dikush Titon, dikush Amerikën. Sipas rrëfimeve të Aurelias së ndjerë, në shenjë hakmarrjeje, komunistët jo vetëm që ia hanin hakun, por e kishin detyruar t’i çonte kutitë e votimit në qytet, në mesnatë, rrugës së Konecit, kur kish krisur një shi i hatashëm. Për qëndrimet e tij proshqiptare, shtëpia e tij dhjetëra herë do të bastiset, edhe nga karabinierët italianë, edhe nga udbashët e koalicionit sllavo-shqiptar. Aq shumë e admironte Perëndimin, disiplinën gjermane për punë, rregullimin e kopshteve e të arave, saqë ndërmerrte një varg aksionesh për t’i bindur autoritetet për mbrojtjen ekologjike të ambientit, për thurjen e arave, për moslëshimin e kafshëve kuturu, arave të fshatit, saqë këtë e pagoi edhe me një dajak të kurdisur, si në kohën e kaçakëve, nga ana e do “trimave” të çakërdisur. Ende nuk dihet në janë realizuar idetë progresive, proshqiptare dhe properëndimore të shqiptarit të etshëm për dituri, që e solli nga Rumania radiolidhjen e parë, libra, revista, dokumente. “Të gjitha këto na i mori policia, me rastin e një bastisjeje, në kohën e luftës. Mbaje mend, por mos e përrmend se cili haxhi e kish spiunuar. E lidhën me to një deng të madh sa shporeti dhe i thanë burrit tim të shkojë t’i marrë pas një jave, por ai nuk deshi të ketë punë me ta”, rrëfente Aurelia a ndjerë, e cila u shua si një nënë e shenjtë, po atë muaj, kur u shua Nëna Tereze e Shkupit (1997).
“Ajvazi ishte i etshëm për dituri dhe lexonte shumë. Udhëtonte nëntë kilometra në këmbë, për ta blerë një gazetë. I lexonte, i komentonte artikujt dhe ua shpjegonte edhe të tjerëve. Dinte t’u jepte shpresë njerëzve, se edhe për shqiptarët do të vijnë ditë më të mira. Ishte kundër komunizmit dhe krimeve të Stalinit që kish bërë për së gjalli. Më rrëfente se si kulakët e fshatit ia bojkotonin aksionet për mbrojtjen e arave. Për t’i larë mëkatet, ata na janë bërë tani haxhilerë. Sikur t’i kishin dhënë ato para për mbarëvajtjen e kulturës shqiptare, sevapet e tyre do të ishin më të mëdha. Sevap është të shkosh haxhi në Krujë, Prizren e Drenicë. Sa herë që shkoja te Guri Dubnikit në punë, më ndalte e bisedonim orë të tëra. Më pyeste për shkrimtarët tanë, që sapo kishin bërë hapat e parë në krijimtari”, na thotë një krijues nga fshati Gajre. E preokuponte fati i femrës shqiptare, çështja e havales, çlirimi i tyre nga veshjet fanatike të Lindjes. Së bashku me Idriz Islamin, babain e Abdylazis Islamit, Ajvaz Voka ka pasur fatin ta njihte në Bukuresht Asdrenin, Ibrahim Temon, Petro Janurën. Ka pasur fatin t’i përkrahte shoqëritë shqiptare të këtushme, duke i ndihmuar ato materialisht dhe moralisht, duke prurë në vendlindje, dhe duke e shpërndarë, librin dhe shtypin shqiptar, që dilte në Bukuresht e në Konstancë, në kohën e mbretërisë. (Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com)

Poezi nga Baki Ymeri
Poezi nga Baki Ymeri
Baki Ymeri
SHIPKOVICA
Pas pesëmijë vitesh
Nga Parajsa erdha ta shoh
Se si e prisni dritën në vatër
Dhe si i lansoni ëndërrat
Në zemër të Dardanisë
Kur Zoti ishte Zot
Që i ndëshkoi barbarët
Me zjarr e barot.
.
Fëshferimë yjesh,
Thëllënxat shtojzavallet,
Engjëjt e librat,
Fran Kola e Mnjaku,
Vokallarët dhe Gjura,
Bishat e Vardishës
Dhe Përroi i Kishës.
Muret e shtëpive të vjetra
Porsi në çerdhe e mbajnë frymëmarrjen
Qenje e gjallë
Historia hyn dhe del nga dyert
Bebzat i drejton tejmatanë Kalasë
Ngazëllimin e mban mes oborresh
Qetësi mbëlton mes shtatoresh
Shtëpi lidh mes shtëpishë
Mure lidh mes muresh
Sulltani na i ndërroi emrat
Por jo edhe shpirtin
Naimi e mban të pashuar dritën në vatër
Historia merr frymë
Ndërmjet mureve
Ajo i shpërlan teshat
Teshat e bardha presin
Çfarë hijeshie
Teshat e bardha flasin mes veti
Zjarri kënaqet në vatra
Njerëzit dëgjojnë ç’thotë era në mbrëmje
Muret dëgjojnë ç’thonë trëndafilat në mëngjez
Pasqyrat dëgjojnë çka thotë
Shëmbëlltyra juaj në mesditë
Teshat e bardha
Rrjedhin përmes shkumës së natës
Unë kthehem në zemër të Transilvanisë
Dardania e qëndis flamurin e Pavarësisë
Për njohje e jo për hatër
Qenje e gjallë
Historia ta pjek bukën në vatër
ËNDËRR
Ishuj plot dritë
Ëndërroj,
Majë malesh
Flamurin
E kombit tim
E shpaloj
Dhe ëndërroj:
Rrafte librash
Nën qiellin e hapur
Dhe në të gjitha këto konture
Je ti si një dritë
E mbështjellë me erëtimë.
FQINJËT E DRITËS
E dashur,
Eja të bëhemi fqinjët e dritës!
Ti as që e di
Se përballë teje
Gjenden rafte
Bibliotekash të ndritura.
Eja! Të pëshpërita,
Hapi këto libra të lashta
Dhe lermë
Të ta përkëdhel trofenë!
QË NË SHIKIM TË PARË
Para së gjithash
Ne rrinim mes librave,
Ne një qendër të shkëlqesisë,
Të pritjes dhe të dashurisë.
Të ftoja në këtë Kështjellë
Fëshfërimash dhe vështirë
Më vinte të besoj
Se trupi yt bleronte
Pranë meje
Dhe, o, si piqeshin
Dhe si i vilja
Mes fëshfërimave të librave
Frutat pyjore të buzëve tua!
Çfarë vjeshte, para së gjithash
Dhe ne, mes librash:
Që në shikim të parë.

ARGUMENT
Për pafajshmëri
Nuk gjej asfarë argumenti:
Jam vetëm një mjeshtër
Që të ka zgjedhur
Duke të zalisur
Brenda një nate -
Lezetshmëri kalimtare
Që e kaplon ekstaza
Derisa te këmbët e tua
Dita i sjell
Argumentet e dritës.
LIED
A s'e sheh, e dashur
Se jemi sëmurë
Nga kjo dritë
E shenjtë
Për të qenë përsëri atje
Ku vdisja pas teje
Kur lulëzoje?
O ZOT!
Thuhet se gruaja
Nuk ka Zot.
Dhe megjithate,
Si e ke ngjeshur
O Zot,
Kur në trajtën e saj
E ke vënë shpirtin tënd?
Dhe si është e mundur
Të vuaj duke e parë
Dhe më vjen t'i përkulem
Dhe të të harroj!
Nëse në trajtën e saj
E ke vënë krejt dashurinë
E shpirtit tim,
Atëherë si është e mundur
Që ta lësh mbi dhe
Kur ti mirë e sheh
Se do të bëhet Zot?
E MBESHTJELLE NE FJALET E MIA
Nuk e di ciles grua
Ia vodhen krejt mendimet
Një ditë, kur kaploi muzgu
Dhe përnjeherë, mes nesh,
U shuan mrekullitë.
Nisi dëbora e parë
Dhe ranë aq shumë flokë,
Aq sa mund të bien -
Kur të kaplon një valë vetmie.
Të lusja, atëhere, ças për ças:
Eja dhe thuamë se çka mbeti pas
E mbështjellë në dashurinë tingëllore
Apo në dritën e fundit të një ore!
Tani, mbështillu në fjalët e mia
Porsi në mëndafshet
Që lindja i sjell prore,
Të përqafoj,
Thuajse përmbi to:
Mrekullitë bëhen hyjnore.
PASTEL
Guaca e gjinjve tu
Ishte e shenjtë si hëna,
Ngjyra e tyre e bardhë
Ishte porsi shkuma
Në bregun e detit.
VARFËRIA E FJALËVE
O Zot, çfarë nate!
Ka aq varfëri për rreth
Saqë më kaplon trishtimi.
O Zot, çfarë nate!
Ki kujdes,
Ki kujdes për shpirtin tënd!
Më pëshpërit çapkënja
Që ma sjell
Dritën e fjalëve pa hije.
SHTATOR
Nga koha e prej kohëve
Fshih-më, e dashur!
Mbro-më, valëzo-më,
Fshihi fshehtësitë e tua,
Mendimet bëji guralecë,
Me të gjitha sekondat
Luti valët
Të mos më harrojnë!
Në kroje rrjedhëse vishu,
Shtretër prej ujërash shtro-më,
Pastaj çvishu
Dhe vazhdo të notosh
Valëve të përjetshme
Të bukurisë
Duke shkruar për çiltërsi
Me dritat e shtatorit.
RIMA TË DASHURUARA
I gjeta të përqafuara,
I gjeta të hidhëruara,
Ngase s' janë bashkë -
Hidhërimi është i lashtë.
Por hidhërimi i ri
U duket më i mirë:
Për atë marr një rruzull vese
Dhe një rreze hëne,
E qes hidhërimin mënjanë
Dhe ndërmjet
Ditëve të kryqëzuara
I përzjej me pluhura të magjepsura
Dhe më kaplon gjumi
Në shtratin e rimave të përqafuara
PAS SHIUT
Pas shiut, botën e kaplojnë mendimet.
Dergjet, njësoj siç pemët
Që vuajnë nga vetmia.
Madje,
Edhe vashat e reja të qytetit
Thuajse i ka kapluar pleqëria,
Bile edhe ata që s' kanë kurfarë ideje
Për shndërrimin e fjalëve në dritë,
Duket se e kuptojne ç'është vuajtja.
DASHURI NË NJË QYTET TË PANJOHUR
Zhgënjimet
Vijnë e shkojnë
Porsi femrat e reja.
Ato janë
Yje pa dritë.
Aq fjalë
Nuk thonë për to
As ujërat
Që kalojnë
Nën urat e shembura.
Në natën e kaltërt
Mendoja se dashuria
Ka sy të zinj
Dhe flokun si mjalta.
O, ata sy të kaltërt,
Për mua ishin
Nata më e zezë.
MJALTE
Më thuaj
Nga cilat stinë të të ftoj
Me flakërat e dëshpëruara të acarit?
Më thuaj, cilat drita ti tuboj
E të të mbështjell me to - e vluar
Me kohën e borërave që perëndojnë
Kur dëbora ka harruar se është shuar?
Eja, ti, mjaltë e shijuar
Nga gjuha e Zotit!
LUTJE
Zot i shtatit tënd,
Ditën e shtunë do të bëhem -
Ditën kur pa ty
Do ta ndjeja veten të shembur. .
Prit-më, edhe nëse s'vij
Dhe ruaje fuqinë tënde
Për ta shuar etjen time për ty!
SHERRIM
Vetëm për ty jetoj,
Vetëm pranë teje mund të flatroj,
Me ty mund të shkëpus nga fjalët
Flatra të mëdha.
Vetëm për ty marr frymë,
Për ty mund të luaj me zjarrin,
Me zjarrin që na e shërron
Sëmurjen e dashurisë.
Vetëm për ty jetoj,
Mrekulli e Zotit,
Grua
Me vajtim prej fëmije.
FINALJA E MADHE
Kur Engjëllit do t'i përkasë
Finalja e Madhe,
Fjalë s'do të ketë
Dhe s' do të ketë fjalë -
Kush je ti, moj
Mrekullia ime e gjallë.
Ti më gjykon,
Ti më trishton
Dhe më errëson
Pa qenë fajtor!
Ti më qorton,
Edhe kur hesht.
Kush je ti,
Moj bukuri e rrallë,
Mos je ti vallë
Mrekullia ime e gjallë?
RIMA TË LAZDËRUARA
Do t`iu urrej,
Duke ju dashur përherë,
O, te lazdëruarat e Zotit,
Ju rima, përjetë fajtore,
Thembra që shkelni
Mbi gjurmat
E frymëzimeve natore
Dhe botoni
Me kaçurrela fjalësh
Ato që i harron
Edhe mendja më e shkujdesur.
Ju vini e merrni njëmijë mëkate
Nga thesi plot fjalë të përqafuara,
Një arnë e qepni,
Ia jepni një palë -
Do të ju urrej
Edhe pse ju dua
Si dashurinë e parë.
vijon
Për pafajshmëri
Nuk gjej asfarë argumenti:
Jam vetëm një mjeshtër
Që të ka zgjedhur
Duke të zalisur
Brenda një nate -
Lezetshmëri kalimtare
Që e kaplon ekstaza
Derisa te këmbët e tua
Dita i sjell
Argumentet e dritës.
LIED
A s'e sheh, e dashur
Se jemi sëmurë
Nga kjo dritë
E shenjtë
Për të qenë përsëri atje
Ku vdisja pas teje
Kur lulëzoje?
O ZOT!
Thuhet se gruaja
Nuk ka Zot.
Dhe megjithate,
Si e ke ngjeshur
O Zot,
Kur në trajtën e saj
E ke vënë shpirtin tënd?
Dhe si është e mundur
Të vuaj duke e parë
Dhe më vjen t'i përkulem
Dhe të të harroj!
Nëse në trajtën e saj
E ke vënë krejt dashurinë
E shpirtit tim,
Atëherë si është e mundur
Që ta lësh mbi dhe
Kur ti mirë e sheh
Se do të bëhet Zot?
E MBESHTJELLE NE FJALET E MIA
Nuk e di ciles grua
Ia vodhen krejt mendimet
Një ditë, kur kaploi muzgu
Dhe përnjeherë, mes nesh,
U shuan mrekullitë.
Nisi dëbora e parë
Dhe ranë aq shumë flokë,
Aq sa mund të bien -
Kur të kaplon një valë vetmie.
Të lusja, atëhere, ças për ças:
Eja dhe thuamë se çka mbeti pas
E mbështjellë në dashurinë tingëllore
Apo në dritën e fundit të një ore!
Tani, mbështillu në fjalët e mia
Porsi në mëndafshet
Që lindja i sjell prore,
Të përqafoj,
Thuajse përmbi to:
Mrekullitë bëhen hyjnore.
PASTEL
Guaca e gjinjve tu
Ishte e shenjtë si hëna,
Ngjyra e tyre e bardhë
Ishte porsi shkuma
Në bregun e detit.
VARFËRIA E FJALËVE
O Zot, çfarë nate!
Ka aq varfëri për rreth
Saqë më kaplon trishtimi.
O Zot, çfarë nate!
Ki kujdes,
Ki kujdes për shpirtin tënd!
Më pëshpërit çapkënja
Që ma sjell
Dritën e fjalëve pa hije.
SHTATOR
Nga koha e prej kohëve
Fshih-më, e dashur!
Mbro-më, valëzo-më,
Fshihi fshehtësitë e tua,
Mendimet bëji guralecë,
Me të gjitha sekondat
Luti valët
Të mos më harrojnë!
Në kroje rrjedhëse vishu,
Shtretër prej ujërash shtro-më,
Pastaj çvishu
Dhe vazhdo të notosh
Valëve të përjetshme
Të bukurisë
Duke shkruar për çiltërsi
Me dritat e shtatorit.
RIMA TË DASHURUARA
I gjeta të përqafuara,
I gjeta të hidhëruara,
Ngase s' janë bashkë -
Hidhërimi është i lashtë.
Por hidhërimi i ri
U duket më i mirë:
Për atë marr një rruzull vese
Dhe një rreze hëne,
E qes hidhërimin mënjanë
Dhe ndërmjet
Ditëve të kryqëzuara
I përzjej me pluhura të magjepsura
Dhe më kaplon gjumi
Në shtratin e rimave të përqafuara
PAS SHIUT
Pas shiut, botën e kaplojnë mendimet.
Dergjet, njësoj siç pemët
Që vuajnë nga vetmia.
Madje,
Edhe vashat e reja të qytetit
Thuajse i ka kapluar pleqëria,
Bile edhe ata që s' kanë kurfarë ideje
Për shndërrimin e fjalëve në dritë,
Duket se e kuptojne ç'është vuajtja.
DASHURI NË NJË QYTET TË PANJOHUR
Zhgënjimet
Vijnë e shkojnë
Porsi femrat e reja.
Ato janë
Yje pa dritë.
Aq fjalë
Nuk thonë për to
As ujërat
Që kalojnë
Nën urat e shembura.
Në natën e kaltërt
Mendoja se dashuria
Ka sy të zinj
Dhe flokun si mjalta.
O, ata sy të kaltërt,
Për mua ishin
Nata më e zezë.
MJALTE
Më thuaj
Nga cilat stinë të të ftoj
Me flakërat e dëshpëruara të acarit?
Më thuaj, cilat drita ti tuboj
E të të mbështjell me to - e vluar
Me kohën e borërave që perëndojnë
Kur dëbora ka harruar se është shuar?
Eja, ti, mjaltë e shijuar
Nga gjuha e Zotit!
LUTJE
Zot i shtatit tënd,
Ditën e shtunë do të bëhem -
Ditën kur pa ty
Do ta ndjeja veten të shembur. .
Prit-më, edhe nëse s'vij
Dhe ruaje fuqinë tënde
Për ta shuar etjen time për ty!
SHERRIM
Vetëm për ty jetoj,
Vetëm pranë teje mund të flatroj,
Me ty mund të shkëpus nga fjalët
Flatra të mëdha.
Vetëm për ty marr frymë,
Për ty mund të luaj me zjarrin,
Me zjarrin që na e shërron
Sëmurjen e dashurisë.
Vetëm për ty jetoj,
Mrekulli e Zotit,
Grua
Me vajtim prej fëmije.
FINALJA E MADHE
Kur Engjëllit do t'i përkasë
Finalja e Madhe,
Fjalë s'do të ketë
Dhe s' do të ketë fjalë -
Kush je ti, moj
Mrekullia ime e gjallë.
Ti më gjykon,
Ti më trishton
Dhe më errëson
Pa qenë fajtor!
Ti më qorton,
Edhe kur hesht.
Kush je ti,
Moj bukuri e rrallë,
Mos je ti vallë
Mrekullia ime e gjallë?
RIMA TË LAZDËRUARA
Do t`iu urrej,
Duke ju dashur përherë,
O, te lazdëruarat e Zotit,
Ju rima, përjetë fajtore,
Thembra që shkelni
Mbi gjurmat
E frymëzimeve natore
Dhe botoni
Me kaçurrela fjalësh
Ato që i harron
Edhe mendja më e shkujdesur.
Ju vini e merrni njëmijë mëkate
Nga thesi plot fjalë të përqafuara,
Një arnë e qepni,
Ia jepni një palë -
Do të ju urrej
Edhe pse ju dua
Si dashurinë e parë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shkrime të Baki Ymerit
ARS AMANDI
Ja se si më në fund
Arrita në skaj të botës -
Atje ku dielli
Përzjehet me kulosën
Duke u valëzuar
Deri në çakërdisje.
Përkulem dhe mbëltoj
Mbi shtatin tënd:
Tremijë puthje
Në kohën
Kur krejt bota
Zgjohet papritmas
E sëmurë nga gjumi.
PRITJE
Pas natërimit,
Prit-më në portën e agimit.
Jam këtu dhe nuk mund të shuhesh -
Drita na mban në krahëror me ëndje
Dhe na e shpërlan në ujërat e ftohta
Mjegullën time dhe vesën tënde.
Do të vemë kurora mbretërore
Dhe do të na vijë
Një turp i madh prore.
PA FJALË
Porsi Ovidi kam ardhur
Në luginën tënde të ëmbël,
Të ta ndjej ritmin e brendshëm
Duke notuar përmbi shtatin tënd
Të hijshëm, si një fushë dredhzash.
Porsi Ovidi kam ardhur
Në brigjet e këtyre ujërave,
I magjepsur
Nga rrëshqitja e një sirene
Që më kapiti
Që në shikim të parë.
Porsi Ovidi kam ardhur
Në qytetin e kapitjeve të ëmbla
Dhe dëgjoj
Mbi zanoret e fjalëve të mia
Shkrepëtimë lutjesh:
Eja edhe njëherë
T'i shijosh dredhzat
Porsi në mesverë!
KOH' E KRISUR
Sa do të vrapoj vallë
Pas kësaj bukurie
Prej qershisë së hidhur
Që hesht duke të ngjeshur
Dhe pastaj
E braktis vetveten!
YLBERI
Më ftove mu atëherë
Kur në ëndërr të ftoja.
Mes meje e teje
Ishte vetëm një udhë
Që përmes shkretëtirës
Na çonte në Parajsë.
Mbulomë mirë
Dhe fshihmë mirë!
Ti më thoshe
Dhe mu atëherë shiu pushoi.
E hapa përnjëherë dritaren
Dhe i solla pajë trupit tënd:
Tremije puthje.
Alo! Alo! Alo!
Pritmë, jam ylberi yt!
Ja se si më në fund
Arrita në skaj të botës -
Atje ku dielli
Përzjehet me kulosën
Duke u valëzuar
Deri në çakërdisje.
Përkulem dhe mbëltoj
Mbi shtatin tënd:
Tremijë puthje
Në kohën
Kur krejt bota
Zgjohet papritmas
E sëmurë nga gjumi.
PRITJE
Pas natërimit,
Prit-më në portën e agimit.
Jam këtu dhe nuk mund të shuhesh -
Drita na mban në krahëror me ëndje
Dhe na e shpërlan në ujërat e ftohta
Mjegullën time dhe vesën tënde.
Do të vemë kurora mbretërore
Dhe do të na vijë
Një turp i madh prore.
PA FJALË
Porsi Ovidi kam ardhur
Në luginën tënde të ëmbël,
Të ta ndjej ritmin e brendshëm
Duke notuar përmbi shtatin tënd
Të hijshëm, si një fushë dredhzash.
Porsi Ovidi kam ardhur
Në brigjet e këtyre ujërave,
I magjepsur
Nga rrëshqitja e një sirene
Që më kapiti
Që në shikim të parë.
Porsi Ovidi kam ardhur
Në qytetin e kapitjeve të ëmbla
Dhe dëgjoj
Mbi zanoret e fjalëve të mia
Shkrepëtimë lutjesh:
Eja edhe njëherë
T'i shijosh dredhzat
Porsi në mesverë!
KOH' E KRISUR
Sa do të vrapoj vallë
Pas kësaj bukurie
Prej qershisë së hidhur
Që hesht duke të ngjeshur
Dhe pastaj
E braktis vetveten!
YLBERI
Më ftove mu atëherë
Kur në ëndërr të ftoja.
Mes meje e teje
Ishte vetëm një udhë
Që përmes shkretëtirës
Na çonte në Parajsë.
Mbulomë mirë
Dhe fshihmë mirë!
Ti më thoshe
Dhe mu atëherë shiu pushoi.
E hapa përnjëherë dritaren
Dhe i solla pajë trupit tënd:
Tremije puthje.
Alo! Alo! Alo!
Pritmë, jam ylberi yt!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Albanezul-Shqiptari, nr[1]. 126-2007
Albanezul-Shqiptari, nr[1]. 126-2007
Fondat de Nikolla Naço în 1888 – Themeluar nga N. Naço më 1888
Serie nouă (1993), Fondator: Dr.Gelcu Maksutovici/ Xhelku Maksuti
Anul XIV, nr. 126 / 2007 (Botim i dyte elektronik)
Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România
Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë
Redactor-şef (Kryeredaktor): Baki Ymeri
Singurul popor din lume, înrudit cu românii
pe linie daco-traco-iliră, este poporul albanez
I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes
linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar
Poeti Daniel Vorona dhe prof. Xhelku Maksuti me dashamiret e tyre
Din conţinut - Nga përmbajtja
Disa fotografi të bukura nga Bukureshti dhe Roma
Recensie despre Rozafat-ul lui Rozi Theohari în limba română
Poezii din diaspora albanezăîin limba română
Kosova dhe Kadareja në revistën Biblioteca Bucureştilor
Adevărul despre asimilarea aromânlor în Albania şi Grecia
Korrespondenţa lui Mardena Kelmendi despre erou Fadil Rifati
Anton Nikë Berisha şi versuri în limba albaneză de Riza Lahu
2006 Mirenjohje shqiptare per vlerat e Vitore Stefa Lekes ne Rome
Fotografi nga periudha e Mbrëtërisë:
Vasha shqiptare me origjinë nga Dardha,
Drenova dhe Boboshtica në Bukuresht
Mendime rumune mbi vlerat shqiptare
Një poemë e frymëzuar për pavdekësinë e Rozafës
(Parafjalë mbi e veprën e pregaditur për shtyp të Rozi Theoharit, Rozafat, përkthyer në gjuhën rumune nga Ana-Mirela Iacob dhe Baki Ymeri)
Kur Rozi Theohari erdhi në Amerikë, më 1994, kishte botuar në Shqipëri shkrimet e saj për vite të tëra ne shtypin periodik, po ashtu, kishte botuar dhe 6 libra. Ajo nuk e ka harruar prejardhjen, as faktin se atdheu i saj ka një thesar folklorik të një bukurie të veçantë. Njëra nga faqet më të bukura të këtij thesari, ka të bëjë me Rozafën (Kështjella e Rozafës), e cila njihet përmes një numri të konsideruar variantesh. Rozi Theohari, perveç gjuhës shqipe ka arritur ta shkruajë vetë legjendën edhe në gjuhën angleze, duke botuar versionin anglisht-shqip në vitin 2003, me titull „Rozafat”.
Më 1974, në kuadrin e koleksionit „Biblioteka për të gjithë” u botua në Editurën Minerva të Bukureshtit, vëllimi Cetatea Rozafat. Folclor albanez / Kështjella e Rozafës. Folklor shqiptar (balada, këngë dashurie, vargje satirike, fjalë të urta), antologji e hartuar nga Foqion Miçaço, me një parathënie të Viktor Eftimiut, të cilën e kishte shkruar pak kohë para vdekjes, më 27 nëntor 1972. Ishte një rast i mirë për lexuesit rumunë të njiheshin me folklorin shqiptar. Rozi Theohari, tani, përmes përkthimit të frymëzuar të Baki Ymerit, na ofron një çelës tjetër për këtë qilar me thesarë. Për shkruarjen e legjendës së Rozafës ajo ka zgjedhur një subjekt aspak të lehtë, ngaqë një rrugëtim shpirtëror në të shkuarën tënde, në folklorin e kombit tënd, implikon kujdes, përgjegjësi, dhe një zemër të mugulluar nga hijeshia shpirtërore e kombit, duke ia shtuar kësaj edhe dhuntinë.
Në konferencën Albania, ieri şi azi / Shqipëria dje dhe sot, më 5 dhjetor l934, Nikolla Jorga (Nicolae Iorga), thoshte se shqiptarët dhe rumunët janë kushërinj gjaku, ndërsa Dimitrie Bolintineanu (në librin Călătorii la românii din Macedonia / Udhëtime te rumunët e Maqedonisë), shkruante para 150 vitesh, se zakonet e shqiptarëve janë njësoj si ato të rumunëve të Maqedonisë, të cilat...shëmbëllejnë me ato të rumunëve të Principatave. Në plan evropian, balada si ajo e Manastirit të Arxheshit (Balada e Mjeshtrit Manole) dhe Kështjella e Rozafës, mund të kundrohen edhe si argumente të lidhjes/ komunikimit ndërmjet popujve të Ballkanit në lashtësi, tani të lëna pas dore.
Ekzistojnë se paku dy linja diskutimi: origjina autoktone e baladës dhe ajo e një qarkullimi të motivit kryesor, e motivit të sakrificës, në versione të ndryshme mbi nje fushë më të gjerë. Miti ka një shpërndarje të gjerë, sakrifica për zgjatshmërinë/ riparimin e ndërtimeve, duke qenë i praktikuar në lashtësi, në Skandinavi dhe tek fenikasit, tek letonët dhe estonët, tek rusët dhe ukrainasit...në Gjermani, Francë, Angli, Spanjë, deri në Oqeani, Polinezi, pastaj në Azi (me jehona të veçanta në Kinë, Japoni etj.). Kështu shkruante Mircea Eliade, në De la Zalmoxis Ia Genghis-Han/ Nga Zamolxis deri te Genghis-Han. Tek rumunët, numri i krijimeve letrare të frymëzuara nga miti i flijimit të viktimës së murimit është domethënës: mbi 150 poezi, rreth 25 pjesë teatrale, një numër i konsideruar tregimesh, romanesh, duke patur për autorë Vasile Alecsandri, Nicolae Iorga, Octavian Goga, Tudor Arghezi, Victor Eftimiu, Lucian Blaga, Victor Papilian, Dan Botta etj.
Motivin e murimit të viktimës e hasim në tekste me përmbajtje mitike, legjendare, ndoshta me sugjestionet e disa „ngjarjave primordiale”, në hapësirën karpato-ballkanike; e rihasim në balada, krijime me substancë të çmuar epike, të shpërndara sidomos në zonat veri/jugore të Danubit. Balada ekziston në shumë versione ballkanike: maqedonase, bullgare, serbo/kroate, neogreke, hungareze etj. Ekzistojnë diferenca e ngjashmëri të rëndësishme në nivel të rrëfimit e të simbolikës ndërmjet baladave të vendeve të ndryshme (sidomos ndërmjet baladës Mjeshtri Manole te rumunët, dhe Kështjella e Rozafës te shqiptarët. Nuk kam ndërmend të debatoj, por vetëm të përkujtoj e të rinënvizoj idenë e një hapsire ndikimesh dhe interferencash të ndërsjella, në këtë pjesë të Evropës sonë.
Duke e zgjedhur për ri/interpretim baladën Kështjella e Rozafës, pa e tjetërsuar substancën, Rozi Theohari e ri/vizaton edhe kuadrin hapësinor. Autores i është dashur të zgjedhë nga një serë shenjash vetëm disa, duke u dhënë ngjyrën dhe potencialin e tyre simbolizues. Ka gjasë që autorja, duke ndërtuar një petk të ri fjalësh të baladës, të ketë si pikënisje edhe faktin se nga një simbol i thjeshtë, madje sekondar, si rëndësi që i përket njëfarë konteksti kulturor (e nënvizuar/ evidencuar aq sa duhet), do të çojë në deshifrimin e bërthamës së po atij konteksti dhe, përmes korelacioneve që i tërheq, do të na shpjerë në kuptimin e rëndësisë kulturore. Ja pra se si arrihet edhe në virtytin e komunikimit të tyre nëntokësor, nëpërmjet recetave simbolike!
Motivi i murosjes (me gurë transkulturorë, e plasuar në mitologji përmes raportimit në shënjtëri): viktima për krijim, kuptimi që konturohet shkallë/shkallë, për mjeshtrin krijues është zbulimi i nevojës së viktimës, në plan universal, dhe transmetimi i padeshifruar i një misteri (duke filluar që nga hyjnorja drejt njerëzores), ngjashmëri kjo e një barre simbolike me mitin e viktimës për krijim, e vendosur në një plan interpretativisht të lartë. Kjo ndikon që valenca e tij kulturore të bëhet më e qëndrueshme. Për Gilbert Durand (në Structurile antropologice ale imaginarului / Strukturat antropologjike të imagjinares), mund të jetë një „simbol diairetik”, sa të përshkrimit të intimiteteve/ të religjiozitetit apo përlindjes, po aq edhe si „univers me kahje të kundërt”/ „mbulesë mbrojtëse”, ndarje nga jashtësia dhe armiqësi e vetëkonzervuar (në rastin e Kështjellës).
Ivan Evseev përkujton në Dicţionar de simboluri şi arhetipuri culturale/ Fjalor simbolesh dhe arketipesh kulturore, karakteristikat e „motivit të murimit” në kultura të ndryshme, si simbol mbrojtës, jongjitës i ngjitjes së komunitetit që e „rrethon”. Mund të themi se edhe te Rozi Theohari, nuk eshte e rastësishme isnisstenca mbi lartësim/ ngritjen e kështjellës së hatashme: „Kalaja qëndron madhështore mbi kodër/ Duke kqyrur mallshëm mbi liqen e Shkodër / Muret çohen lart, me kokën drejt qiellit”.
Mircea Eliade numëronte në Tratat de istorie a religiilor / Traktati i historisë së religjioneve, konditat përmes të cilave një vend duhet t’i tubojë për t’u bërë i shenjtë: të jetë pranë një uji, të ketë si orientim një pemë/ një pyll, të jetë i shënuar përmes një guri, eventualisht i lartë, të jetë pranë një suke etj. Kështu, indikacionet e toposit për konstrukcionin e shenjtë te Rozafati nuk duken të rastësishme. Ndërsa simboli i atij muri, si pikë orientimi për shenjtëri, si hierofani, pasurohet me valenca kulturore: Një mjegull e dendur varet mbi Bunë,/ Shkodër—liqen mbuluar në shkumë/.../
Kështjella fatale, aty lart mbi kodër…/Ndonëse tre vëllezër, me djersë e mundim,/ Për tridhjetetetë hëna e dymbëdhjetë ditë/ Vazhduan ndërtimin siç bënë premtim:/ “Kështjellën ma t’fortë e ma t’sosun me e goditë”.
Rozi Theohari e nis librin përmes evidentimit të një simboli tjetër – guri (Guri—mjeshtëri në stërgjyshëri/ Guri—fisnikëri/ Guri—metaforë dhe legjendë/ Guri—këngë e lot/ Guri—besa e burrave në trimëri/ Guri—art e zotësi). Guri zë një vend të veçantë në kultura të ndryshme. Ka qenë evidente lidhja simbolike ndërmjet shpirtit dhe gurit. Dhe ky koneksion mbi brigjet e simbolikës është i dhuruar me një ngjyrë personale nga ana e kësaj poeteshe shqiptare: Gurët lëviznin, shkoqeshin si me magji/ Merrnin tatëpjetën—ortek—rrokullimthi,/ Rrokopujë, zhurmshëm e dhunshëm,/ Vallëzim i gurtë grykave e honeve me lemeri/ Mbuluar nga re të bardha pluhuri,/ Sitosje gëlqeresh në ajër e gjelbërsi, apo : Guri këndon në duart e tyre/ Duke i dhënë formë e harmoni,/ Lëvizje e gjallëri, etj. Një gur (i shenjtë) për shikimtarin e rëndomtë mbetet si një gur i thjeshtë. Dukshmërisht, (nga pikëpamja profane), asgjë nuk e veçon nga të tjerët. Por, siç shkruante Mircea Eliade në Sacrul şi profanul / E shenjta dhe profanja : për ata, të cilëvet një gur u fanitet si i shenjtë, realiteti i tij i përnjëhershëm shndërrohet, përkundrazi, në një realitet mbinatyror. Ndërsa Rozi Theohari e kupton dhe e përdor këtë „kalim” nga e shenjta në drejtim të profanes, sidomos ne këtë rast.
Toponimia (Buna, Shkodra etj.), „përralla” e ashtuquajtur (atmosferë e krijuar për secilën sekuencë narrative), mënyra në të cilën revelon se si muret e kështjellave, që shembeshin përherë, fshehin/ mbajnë tejmatanë pamjeve, një enigmë të pazgjidhur, nga zgjidhja e së cilës varet e arritura, asgjë nuk është e rastësishme. Mircea Eliade shkruante për „konsakrimin e hapesirës”, në kontekst kulturor të gjerë (qytetërime protoindiane, egjejane), se vendi i shenjtë nuk është asnjëherë i zgjedhur nga njeriu, por vetëm i zbuluar. Hapësira e cila përmban hierofaninë i revelohet në njëfarë mënyre, një njeriu të zgjedhur. Tek Rozi Theohari revelacioni ia „sjell” (Një plak flokë e mjekërbardhë,/ Veshur kaftan të zi—arnuar, dalëboje/ Rrobë e rëndë, e gjatë deri te sandalet./ Kësula e vjetër vënë keq mbi ballë/ Mbron nga era flokët e gjatë e të rrallë./ I lodhur, i djersitur, pasi ecën edhe pak,/ Mbështetet mbi një shkop të thantë i urti plak).
Të dy këto etapa të konstrukcionit, të ndodhura nën shenjën e shenjtërisë, janë të ri-vizatuara në mënyrë të mprehtë: së pari disfata si një përjetësim i shembjes (e nënvizuar/ e përkrahur thuajse nga elementet e natyrës, nga një univers i tërë): Një mjegull e dendur varet mbi Bunë,/ Shkodër—liqen mbuluar në shkumë/ E bardhë mjegullimë—kurrë e paparë/ Nga të moçmit pleqnarë./ Si gjuhë e zbërdhylët një mijë kuçedrash,/ Fije, fjolla e bishta mjegullash/ Rendin, zvarrisen pambarimisht,/ Ngërthyer mes drurësh, shtëpish,/ Mes flokësh e gjymtyrë gjallesash/ Mbuluar fshehtas në pangjyrësi e shurdhësi, dhe etapa e fitores, me viktimën si kusht rezultati, rezultat i cili implikon vdekjen, mundin shpirtëror të mjeshtrit të ri, siç ishte fanitur nga „mesagjerët”: Djema, dëgjoni të moçmit, jetëra-jetuar,/ Punët e mëdha fisnike,/ Nuk është lehtë për t’i mbaruar/ Një idhull të shtrenjtë pa sakrifikuar.
Narracioni është i ndërtuar me kujdes: paralajmërimet, mashtrimi i dy vëllezërve të mëdhenj, rruga e përshkuar nga Rozafa, finalja – murosja, vlërësimi i flijimit (si dhe qumështi nga gjiri i gruas së re që e mishëron murin, duke e përkryer thuajse viktimën/sakrificën/flijimin), jo vetëm nga njerëzit, por pothuajse nga i tërë universi, domethënien profetike/ historike/ patriotike të martirit: Qumështi vazhdoftë pikoftë,/ Murin e forcoftë,/ Në këmbë kjo kështjellë qëndroftë!.../ Shumë lot do të derdhen akoma/ Në tokën arbërore,/ Derisa lumi Buna të/ Fryhet nga lotët e nënave…/ Le të jehojë kjo kodër dashurinë e saj./.../ Gurët e kështjellës vazhdojnë akoma/ Të rëndojnë mbi gruan martire.
Është interesante edhe mënyra se si përshkruhet Rozafa, por edhe sjellja e saj. Rozi Theohari ka zgjedhur për gjuhë specifike poezinë kulte, me pasazhe nuancash popullore – pa apeluar, veçse në mënyrë tangjenciale në stereotipet e rimës, sistem vjershërimi tipik, apo i një kategorie stilistike të përdorur shpesh në vargun popullor (dihet, për shembull, se në narracionet popullore janë të identifikuara elemente sinjifikative me funksion të veçantë, funsion i cili interkoleron, i jep tiparin, formulën interne, motivimin etj.).
Poetesha shqiptare ka dhuntinë e poezisë, e cila demonstrohet edhe përmes mënyrës me të cilën ua dhuron lexuesve këtë legjendë, kaq të bukur dhe kaq të ngarkuar me domethënie. Fjalori i pasur, diversiteti dhe plasticiteti i figurave të stilit, luhatja në prehërin e lirikës popullore (sidomos të baladës, nga ky pikëshikim – ndërmjet deskriptives dhe lirikës), të gjitha këto ndikojnë që petku plot ngjyrë, i thurrur me fije të dramatizmit, me shpirt dhe emocione, me të cilat Rozi Theohari e ri-vesh legjendën, sipas mendimit tonë, e bën atë një nga legjendat më të bukura për të përvetësuar zemrat e lexuesve kudo që janë.
Vlen për ta përmendur në këtë kontekst edhe mundin e Baki Ymerit, i cili në tezën e tij të doktoratës nënvizon afrimin ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun, edhe në fushën e folklorit, mund i cili e mbështet fuqimisht ndërmarrjen e Rozi Theoharit për t’ia dhënë lexuesve të gjuhës shqipe, rumune dhe angleze, këtë përrallë të bukur, e mugulluar nga shpirti i një populli, të dhuruar nga Zoti. (Marius Qelaru

Disa shkrime të Baki Ymerit në diasporë
Jeton Kelmendi në gjuhën rumune -
një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar
Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht një libër i ri i dhe i
bukur i poetit të ri kosovar me banim në Francë dhe Belgjikë, Jeton Kelmendi. Fjala është për vëllimin e tij antologjik me poezi të zgjedhura, Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fort janë rralluar letrat. Përkthimi në gjuhën rumune me tekste të zgjedhura nga veprat e tij i përkasin autorit të këtij shënimi, pasthënia i përket eseistit dhe poetit të shquar, Marius Chelaru, ndërsa në pasthënie janë prezentuar me mendime vlerësuese për veprën e poetit Agim Gjakova, Xhavit Aliçkaj dhe përkthyesi i kësaj vepre me vlerë.
Parathënia, pasthënia dhe titujt e poezive jepen në të dy gjuhët, lënda poetike në gjuhën rumune ndërsa recensionet e Agim Gjakovës dhe autorit të përkthimit jepen në gjuhën shqipe. Vepra është e strukturuar në tre kapituj: Monaliza, Çast për admirim dhe Bukuria e bukuriv. Libri i Jeton Kelmendit del në dritë me propozim të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke patur për koautor të stilizimit zonjën Paula Kovalçiuk, lector zonjushen Nina Petrish ndërsa realizator të Ballinës dhe rradhitjes elektronike zotin Rëzvan Balasha.
Jeton Kelmendi u lind më 1978, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë. Punon për shumë media në Kosovë dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është i njohur si poet dhe eseist me gjashtë libra të botuar. Shquhet si krijues edhe për shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth çështjeve kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Kritika i ka cilësuar si poezi të mesazheve të qarta dhe moderne në konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit. Motive dominuese në krijimtarinë e tij janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Ky është libri i shtatë i tij, një vëllim antologjik që e pa dritën e botimit në ishkryeqendrën e Shqipërisë së mërguar, përkatësisht në qytetin që mban emrin më të bukur të të folurit shqip, siç e konsideronte Bukureshtin Lasgush Poradeci.
Bibliografi lirike: Shekulli i Premtimeve, 1999, Përtej Heshtjes, 2002, Në qoftë mesditë, 2004, Më fal pak Atdhe, 2005, Ku shkojnë ardhjet, 2007, Zonja Fjalë, 2007, Ce mult s-au rãrit scrisorile/ Sa fort janë rralluar letrat, 2007. Sipas Agim Gjakovës, Poezia e Jeton Kelmendit është një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar. Po japim me këtë rast, për mass/median e shkruar dhe elektronike, parathënien dhe pasthëniet e këtij libri të rrallë e të bukur. (Baki Ymeri)

Fjala që mugullon nga dheu i gjuhës
Fjala që mugullon nga dheu i gjuhës
Ka mbirë një fjalë në dheun e gjuhës
E cila u rrit deri në qiell
Dhe lëshoi rrënjë deri në zemër të dheut
(Jeton Kelmendi, Kadencë)
Poeti dhe publicisti Jeton Kelmendi,i lindur me 1978 ne Peje te Kosoves, kreu shkollimin fillestar dhe gjimnazin ne vendlindje, ndersa Universitetin ne Prishtine. Ka botuar artikuj te shumte me tematike kulturore. Poemat e tij e kane pare driten e botimit ne nje numer te madh revistash e gazetash nga vendi e bota. Ka botuar deri tani gjashte vellime me vargje. Vellimi i shtate i Jeton Kelmendit eshte kjo antologji poetike, e perkthyer me perkushtim ne gjuhen rumune nga poeti Baki Ymeri.
Pergjate tri kapitujve, Monaliza, Cast admirimi dhe Bukuria e bukurive, poeti apelon ne nje fjalor qe tenton nga bindja e qartesia, pa meditime te sketerrshme, pa vershima retorike apo rafal metaforash, edhepse te le pershtypjen se e josh „loja” me lenden e fjaleve. Nganjehere duket se dashuria e vertete per te cilen flet poeti ne vargun e tij, eshte pikerisht fjala, e cila ftohet, rritet dhe lulezon, madje edhe hesht, do te thoja si nje bosht i poezise se tij qe shtrihet ndermjet fjales dhe heshtjes, duke kaluar neper vetmi: Ka mbire nje fjale ne dheun e gjuhes/ U rrit deri ne qiell/ Dhe leshoi rrenje deri ne zemer te dheut, apo: U ftoh fjala/ Vera nuk rri me ne.
„Duke shfrytezuar” sentimente, mendime te plasuara nga nje here thuajse ne nje tjeter realitet ndaj fjales: „Mendimi nuk ka vlere per fjalen/ Apo fjala/ Qe thot pa e lodhur mendimin”) dhe nga shembelltyrat e reflektuara neper to si mbi nje pasqyre ne te cilen e sheh vetveten ne spektaklin e anes se universit te cilit i nenshtrohet, deperton ne nje bote thuajse „te mbrojtur” nga hapesira shtypese/ artificiale e rruges, e qytetit, madje edhe e degdisjes „se dhomes”. Por opozita fjale/ mendim eshte vetem e dukshme, bukuria, deshira, gruaja, te gjitha duke qene te lidhura permes fjales, ngase shkruan Jeton Kelmendi, Zonja fjale je e bukur/ Kur zoti mendim/ Ta jep bukurine.
Eshte ky nje udhetim ne nje bote te brendshme, e ndjenjave te ngjyrshme dhe e sekondave qe derdhen permes gishterinjve te kohes, duke e ndertuar realitetin. Ndersa koha, ngenjehere, duket se eshte thuajse „e prekur”, e thithur nga poeti, si cdo pjese tjeter „e reales”. Keshtu, dashuria, edhepse nuk shembellen me nje dashuri trubaduresh, koha, atdheu i skicuar pa thekse dramatike, por me thellesi, jane pjese nga shtyllat mbi te cilat mbeshtetet universi i tij i brendshem. Univers i cili duket nga nje here i realizuar me instrumentet e piktorit, here tjera me ato te atij qe kerkon shembelltyra/ mendime/ ide, jo fjale, me instinktin e miniatures se brendshme, syrin e zgjuar per detaje dhe doren e ushtruar per dekor. Thuajse pa bere dallim ndermjet „egose” se paster dhe „egose biografike”, ke senzacionin se poeti mbron kanapene ndaj universit te tij te brendshem, pa qene fjala per trajtimin banal te perditshmerise biografike apo te ndjenjes personale me injekcione lirike. Nganjehere, madje edhe here tjera, duke nisur nga regjistrimi i introspekcionit te shpirtit njerezor, poezia duket se kaplon nje veti mendimtare/ intimiste, dhe paraqitet si nje artist i interioritetit, perkatesisht i brendshmerise shpirterore qe eksploron „te njohuren” e prekur nga nje tundim i kersherise se arratisjes „ne boten e jashtme” te se „panjohures”.
Thuase duke apeluar ne nje gjini personale te qartesise, mendimtar permes formimit, Jetoni nuk propozon subjekte te „medha”, por mbeshtetet, perkundrazi, mbi perjetimin e detajit, te sentimentit, te castit, te sendeve dhe ndjenjave te thjeshta, mbi historine e pashkruar te ngjarjeve te perditshme, te bredshme apo te jashtme te tij. Ndersa vetmia, e pare edhe nga ana tjeter e vajtjes, e mungeses se qenjes se dashur, eshte si nje bote paralele ne te cilen poeti nganjehere jeton: Vjeshtat kalojne kendejpari/ Porsi nje heshtje e fillimit/ Kur mbyllet e shkuara/ Ne vetmi. Ekziston edhe nje „hene e vetmise”, vargu shkruhet ne vetmi (pika e vargut/ qe shkruhet vete). Dhe fjala mund te vetmohet, dhe ndosha arrin dhe casti ne te cilin mund te thuash se dimri i vetmise te ka rene/ nen vetulla, apo mund te te te kaploje ne cdo cast malli: Mos me vetmo nate.
Mund te thuhet, kujtoja, se nje bosht i poezise se Jeton Kelmendit shtrihet ndermjet fjales dhe heshtjes qe na shikon si nje ankth, duke kaluar neper vetmi, e koloruar nganjehere ne nyanca shqetsimi dhe melankolie, pa u bere nderkaq obsesione te lenduara. Keshtusoj, ne poezine e tij hasim heshtjen e atij qe nuk flet, heshtjen qe ka per teper zjarrmi dhe nuk mund te dale/ as deri te fjala, apo qe perplaset ne muret e durimit. Madje harresa behet gjithnje e me e vjeter/ atehere kur gjezdis heshtja. Madje dhe bukuria – gruaja mund te definohet permes heshtjes: Ajo eshte heshtje e gjalle/ Bukuri. Apo poeti nderton nje metafore si Trupi i heshtjes sate. Por nuk eshte fjala per heshtjen-mburoje, ngase tejmatane teje, heshtja me e sigurte ne bote/ nuk te garanton/ qetesi. Dhe, ndoshta njera nga strofat me te bukura te vellimit te shkruar nga nje poet qe mendon se po qe se nuk do te kendoje kenge dashurie do te digjej ne zjarrin e heshtjes, ja pra se kush eshte per dashuri, per bukuri, per trishtim dhe per heshtje: jam i mbushur me frymen e trishtimit/ permes zonave te shkeputura/ te syve tu/ kahere jam nisur drejt teje/ per ty/ te flas duke heshtur. .
Edhepse kemi perpara nje vellim te pregaditur me shume per peridha kohore, te cilat dukshmerisht nuk tentojne per nxjerrje konkluzionesh, pa qene fjala per nje vizorezim te shprehjes, mund te pohojme megjithate se, me nje menyre te ndertimit te metafores qe e vendos ne fushen e shprehjes se poeteve kosovare, por ne nje horizont tejet te ngjashem me poetet e perkthyer ne gjuhen rumune, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Miradije Ramiqi etj., Jeton Kelmendi ka dhuntine per te gjetur nje stil personal, nje fushe tematike dhe nje bote poetike vetjake, ne te cilen leviz me mjaft zhdervjelltesi. Pa e shkeputur lengun poetik nga dramatizmi i mbarimit te periudhes komuniste apo te luftes qe e ka prekur deri para do kohe boten ne te cilen jeton, perkatesia ndaj historise dhe qenja e vendlindjes, te konturuara me bindshmeri (per shembull Atdheu im eshte atdheu i Zotit/ Qe ma ka dhene emrin/ Shqiptar), ne shpirtin dhe ne vargun e tij qendrojne prane vargut te dashurise (per shembull: Dashuri/ Bukuria dhe vargjet sebashku rrjedhin/ Per ty dhe per atdhe).
Duke e lexuar poezine e tij nen thjerren e nje analize te fjalorit te perdorur, te procedeve linguistike/ stilistike, permes menyres ne te cilen e perdor fjalen, Jeton Kelmendi ma perkujton nganjehere njeren nga figurat me te rendesishme te poezise amerikane, Charles Olson: Elementet e fjalorit jane te perkufizuara, por poeti, permes qendrimit te tij, (loja e mendjes) eshte ai qe i perdor fjalet ne nje menyre te sofistikuar. Sofistikimi per Jeton Kelmendin nuk don te thote precizitet, por perpjekje per te zhvilluar nje fushe semantike sa me te gjere per fjalen, me te cilen e vesh vjershen. Dhe shpeshhere, mund te themi se ia arrin.
Fale perkushtimeve te Baki Ymerit, mesazher i palodhur i poezise ndermjet gjuhes shqipe dhe asaj rumune, kemi perpara vellimin e nje poeti qe ka shansin te depertoje edhe ne zemren e lexuesit rumun. (Marius Chelaru)

Bukuria e vargut
Ka do kohë që në poezinë shqipe doli para lexuesve një zë i bukur i poezisë. Dhe u lexua e u pëlqye. Vepra e parë nuk ishte e rastit, një zbrazje ndjenjash e një të riu që do të thotë krejt çka ka e çka ndien. Veprat e tjera na bindën se po shkruan një dorë e sigurt e poetit që poezinë e do, e njeh dhe di ta shkruajë.
Shkruante pak më ndryshe se bashkëkohësit, e gjithsesi ndryshe nga moshatarët. Natyra i ka dhuruar talentin e rrethi poetik frymëzimin. Dhe kishte kë ta marrë model të çmuar prej poeti, të madhin Azem Shkreli. E ky është poeti i poezisë intelektuale dhe shumë domethënëse, që , pavarësisht nga modelet letrare që kishte lexuar, do ta gjejë rrugën e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil të veçantë. Ky është Jeton Kelmendi.
Kur e mora këtë përmbledhje poezish nga Bruxeli i largët mendova pak më gjatë për një titull të bukur të këtij shkrimi të rastit, kur në mesin e veprës, në zemër të vargjeve, një varg i bukur e i pëlqyer sikur më thotë vënia titullin "Bukuri e vargut". Ç'bukuri e vashës/ Ç'bukuri e vargut/ Lumë bukuria për to. (Bukuria e bukurive). E ku ka himn më të bukur për poezinë se këto vargje? Vërtet bukur. Në zemër të poezisë qëndron e bukura artistike si kategori estetike. Në të njëjtën paralele qëndrojnë dashuria e poezia. Në piedestalin shpirtëror të poetit.
Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit.
Preokupimi i parë është atdheu (Ilirishte), dhe e kaluara e largët që gati kohësisht duket e pamatur: Njëqind e një mijë vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurrë/ Kush me t'matë s'ka mundur. Këto vargje komunikojnë me të kaluarën e lashtë dhe me mendësinë shqiptare, që si të tilla i zëvendësojnë qindra faqe historie. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një dëshirat e veta me të atdheut, pritjet e gjata dhe shpresat e pashuara për një ditë. Dhe vargu "do të vijë dita ime" është një metaforë e bukur dhe e qëlluar. Por duke parë se ç'po ndodh, se nuk jemi përherë ata që duhet të jemi, shpirti i poetit shqetësohet dhe me një shprehje ironike zbrazet duke thenë "Në pikë të hallit ajo ditë".
Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin, respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedantërinë e fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të bukurën estetike: Prandaj/ Zonja fjalë je e bukur/ Kur zotëri mendimi/ Ta japë bukurinë. E në momente kur nuk ka çka thotë e preferon heshtjen si veçori etike të të urtëve, ndonëse herë-herë fjala ia kapërcen heshtjen!
Duke e shoqëruar fatin e vet me të atdheut, ndonjëherë i shfaqet ndjenja e pasigurisë për të ardhmen: Ëndrrës sime/ Dhe zhgjëndrrës tënde (sate – Xh.A.)/ Atdhe/ Nuk i dihet. Kështu vargjet krijojnë dhembje personale, situate të ndjeshme e të përjetuara, nëpër to sillen mesazhe kujdesi e maturie për të ardhmen. Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Për fund të këtij shkrimi të shkurtër mund të themi se vargjet e bukura ia plotësojnë një zbraztësi të jetës. Me to e mbulon dashurinë ndaj atdheut, ndaj vashës dhe ndaj jetës. Këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive. (Dr. Xhavit Aliçkaj)
Poezia e Jeton Kelmendit është një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar
Në të dallohen tri veçori që prekin ashtin e kësaj poezie: 1. universaliteti, jo vetëm, ose më pak i temës, por i mendimit dhe ideve, qofshin këto tema të dashurisë, të shoqërisë, të intimitetit persiatës; 2. mbushja e zbraztisë shpirtërore me motive të rrethanës dhe vëzhgimeve jetësore; 3. qëndrimi ngjit me shpirtin frymues të kombit të tij edhe kur ndodhet jashtë vendit, duke mos anuar kurrsesi nga nuncat folklorike, por duke marrë me vete në mbrujtjen e saj atë çka është më e mira dhe amshuese.
Nëse ka ditur të hartojë një prëmbajtje të tillë, Kelmendi nuk e ka lënë vetëm më fjalë të thata apo me figura, të cilat mund të kishin qëndruar si shprehje në vete. Ai i jep poezisë së tij art dhe shpirt, pra NDJENJË TË BUKUR. Ndjenja e tij poetike prëçohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mprehtë, gjallnisht dhe hijshëm. Madje hijshëm edhe kur nëpër midis vargjeve ka heshtje.
"Figuirshmëria" e parë që ngërthehet në vëllim është dashuria, jo thjeshtë si motiv, si janë të njohura analizat kritike për poezinë, ku e veçojnë thjeshtë si "motivi i dashurisë". Kjo merr përmasat e një persiatjeje për botën, duke përshkuar nëpër ndjenjën që njeriu e ka shekullisht në vete. Se edhe kur nuk e sendërton këtë dashuri, ai është përsëri qytetar i botës, ai është i gjallë, persiatës, dashurures dhe aq më tepër i formuar në mendësinë e njeriut që ka ndjenjat, por që ka edhe durimin, edhe arsyen: " Njëqindenjë vaki / Kanë mundur të ndodhin / Por ja / Moti ka kaluar vetëm në anën / Tjetër" ("Në anën tjetër"). Por kjo ndjenjë e fuqishme ka mundur të bëjë çerdhe edhe tek motivi i dashurisë për vendin, atdheun. Duke ia cytur, si në dashuri, kahen e frikës dhe të mosbesimit për ecjen pozitive , poeti ngashnjen vetveten me ëndrrën për të mirën e pritshme: "Paska çelur mëngjesi / I marsit / Netëve tona të largëta / Takohemi diku përtej kohëve" ("Sfond")
"Figurshmëria" e dytë është nocioni i mnendimit të shprehur nëpërmjet fjalës, si kategori filozofike, por në rastin konkret i ngjeshur në ndjenjën poetike. Fjala është gjithçka që bart kahen e mendimit, veprimit, ecjes përpara, zhgënjimit e deri tek realizimi i ëndrrës dhe konkretes. Madje edhe kur ka heshtje, ka fjalë, fjalë që thuhen nëpërmjet të konkretësisë materiale: "Ajo është gjallë heshtë / Hijeshim / Me shpirtin e qetë / Ruan një ofshamë jetike / Për të mistershmen / Rrinë përmotshëm bri / Murit e i shikon njerëzit / Në fytyrë / Pa u folur / E se len as pa u folë" (Monaliza).
Kelmendi e quan veten të pjekur dhe i tillë është edhe në poezi "poet i vjeshtës", d.m.th., poet i pjekurisë. Ai ka një motiv përmbyllës (jo në fund të vëllimit) që pikërisht për këtë arsyetim tërheq mendimin dhe njenjën e lexuesit: "Se jam poeti i vjeshtës / As se t'kam dremitur në vargje / Desha të të mas me Hënën / Ani mike / Kur të kthehem të kufiri i ajrit / Do të ftojë për një rrugëtim / Bashkë / T'i kapërcejmë vijat Egnatia / Së nesërmes ia kemi përmasat / Një plus një. (Nisa). (Agim Gjakova)
Fluturimi i fjalëve
Po qe se te vjen fymezimi dhe s'e mpleks ne varg, fjalet i merr era. Jetoni jeton ne shtjellen e fjaleve qe flatrojne nga fjala ne fjale. Fjala e tij eshte ilac qe te sheron, Edhepse relativisht i ri, sipas nje poeteshe kosovare (Miradije Ramiqi), autori ka deshmuar nje pjekuri brilante me paraqitjen e tij ne fushen e poezise. Lirika e tij eshte nje gershetim sentimentesh qe bejne fjale per fjalen e heshtjen, per lulen e gurin, per hijen e driten, per bukurine dhe dashurine, per shiun dhe historine.
Rruga e fjaleve te tij eshte nje drite magjike qe te shpie ne tempullin e lirise dhe dashurise. Poeti, sipas Dijes, din te korespondoje lirshem me fuqine e fjales dhe peshen e saj autoktone. Ai eshte ai qe, po qe nevoja din te tejkaloje pertej vetvetes, duke e kapercyer hijen e nates, duke u perballur me te gjitha sfidat e jetes, per te dale nga terri ne drite. Dhe vazhdon te krijoje poeti pandalshem, neper prekshmerine dhe paprekshmerine e shpirtit dhe mendjes. Poezia e Jetonit eshte nje pikture e gjalle qe hesht si nje hijeshi me shpirtin e qete duke ruajtur nje ofshame jetike per te mistershmen.
Fjalet i shkepusim nga Monaliza e tij qe i shikon njerezit ne fytyre pa u folur. Ne vargjet e tij ndjehen ritmet e zemres qe trokasin ne zemrat e atyre qe shikojne, lexojne e ndjejne. Monaliza e tij eshte femra qe i perjetoi te gjitha kenaqesite qe te joshin e bejne per vete. Poeti ka zgjedhur per njesi matese peshen e trupit, shpirtin e fjales, forcen e ajrit, ngadalesimin e shpejtesise, kujtesen dhe harresen. Mendimi i tij eshte i ndritur, Njëqind e një mijë vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurr/ Kush me t‘mat s‘ka mundur/ Atdheu im i Zotit/ Qe ma dha emrin Shqiptar (Ilirishte).
Harresen e kaplon pleqeria nen hijen e kujtimit. Poeti e konsideron fjalen si nje zonje qe din ti zhveshe mendimet e veshura duke i veshur me kostumet e qejfit te tij. Ai flet pak me ndryshe se te tjeret. Mendimi i tij ka vlere vetem atehere kur fjala e sheron shpirtin e njeriut pa e lodhur mendjen. Po! Poeti ka te drejte kur shton se fjala eshte zonje dhe mendimi zoteri. Fjala eshte nje zonje e bukur qe ta fal puthjen e pare. Fjalet e bukura jane si mjalti: te embla per shpirt dhe te shendetshme per eshtra. Fjala e poetit kapercen heshtjen. Ajo eshte nje pike qe rrjedh ngadale. Poeti eshte nje mahnitje qe flet pak e per merak: Dje jam hamendun/ Me t’thanë/ Se je/ Buka e vargjeve /Uji i fjalës/ Unë për ty/ Kanga më e këndueme/ Prej moti (Fjala kaperceu heshtjen).
Poezia e Jeton Kelmendit sipas Agim Gjakovës është një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar. Ai i jep poezisë së tij art dhe shpirt, pra, një ndjenjë të bukur. Lasgushi shkruante per yllin e zemres dhe gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan per hijen e kujtimit she shpirtin e fjales. Mbi shtratin e fjaleve te tij shtrihet vjeshta dhe bie drita. Aty pritet vetem e dashura, dhe ulet poeti prane saj te pushoje. Ja pra se si flatron fjala nga fjala ne fjale! Misioni i saj eshte fisnik, artistik, etik, patriotik dhe erotik. Kadriu shpreh keardhje se s’na mbetet kohe per kremte. Kelmendit i vjen keq pse jane rralluar letrat. Neve s’na vjen keq pse fjalet e poetit te vepres ne fjale, te ftojne tu besh balle betejave te jetes per te mbajtur lart flamurin e atdhetarizmit dhe qyteterimit shqiptar. Poeti e perjeton jeten ne Kosove, France, Belgjike e gjetiu. Ai eshte nje shpirt i brishte qe din ti mesoje fjalet te te dashurojne. Fjalet e tij jane fluturime lirike qe te japin drite per imagjinate, aftesi, pergjegjesi dhe ekuiliber. (Baki Ymeri)

Në vend të parafjalës dhe Në vend të pasfjalës
Në vend të parafjalës
Energjia shqiptare që e kall energjinë
Gjërat bëhen të bukura kur dikush u jep jetë. Jeta është një lojë kalimtare të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të duan, të punojnë dhe të dhurrojnë. Vitore Leka është një dhurratë e vogël e Perëndisë, siç ishte një dhurratë e këtillë edhe Tereza shqiptare e Kalkutës indiane. Vitorja nuk është as mbretëreshë dhe as e shenjtë, por kur vjen fjala për humanizmin, bujarinë dhe atdhetarizmin e saj, ajo i meriton të gjitha epitetet e një nëne shqiptare që din ta mbajë gjallë shpirtin shqiptar në botë. Nëna emigrante me zemër të Madhe, thekson Albana Temali për këtë zonjë, duke shtuar se Vitore Stefa Leka është një nga emrat
më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali dhe në botë. Vitorja ështëenergjia shqiptare që e vërtit botën. Në krahasim me disa « atdhetarë » që shikojnë vetëm interesin e vet, emri i saj është një simbol i admirimit dhe dashurisë. Në kontekst të bamirësisë, hulumtimit, njohjes, afrimit, bashkimit dhe shpëtimit të shpirtit shqiptar në botë, Vitore Stefa Leka është një dëshmi konkrete e atdhedashurisë. Ajo është një energji e gjallë dhe një grua realiste që e meriton epitetin Mbretëreshë e Diasporës Shqiptare.
Koha kalon në favor të saj. Ka kohë që ajo e ka përfituar admirimin e diasporës shqiptare dhe të gjithë atyre që kanë patur fatin ta njohin. Pse? Ngase Vitorja din ta respektojë, ndihmojë e mbrojë shqiptarin, duke buzëqeshur, duke hapur zemrën, duke dhënë shpirt nga shpirti i saj i florinjtë. Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë, veçse në botën virtuale të Internetit. Për të kam lexuar e dëgjuar nga ata që e njohin nga afër, që janë takuar me të, që janë ndihmuar nga ajo, si dhe nga ata që kanë i kanë dedikuar poezi dhe kane
shprehur opinionet e tyre nëpër gazeta e revista të ndryshme. Na ka bërë përshtypje gjesti i saj fisnik ndaj një shqiptari nga Tetova. Nuk iu nda për tetë muaj rresht, derisa ai dha frymën e fundit në duart e kësaj nëne të shtrenjtë, duke lënë amanetin e tij për mamanë dhe dy fëmijët e tij. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga argumente tjera të panumërta, më lindi ideja t’i mbledh disa shkrime nga interneti, nga librat, gazetat dhe revistat e ndryshme, për vt’ia dedikuar këtë libër me titullin që e meriton: Mbretëresha e Diasporës Shqiptare. Është një dhurratë/surprizë e vogël në krahasim për atë që e meriron për veprën e saj të madhe, humane dhe aktive në çdo aktivitet shoqëror të saj.
Zonja
Vitore Leka është një emër që do të mbahet mend. Jo më kot i kemi thënë për herë të parë Nënë Tereza e Trisetë. Ajo vjen nga një familje atdhetare e njohur në histori për një varg personalitetesh të shquara për kulturë, histori dhe demokraci, që nga Konstantin Kristoforidhi i madh e deri te Kostaq Stefa i pavdekshëm. Ja pra se si vijnë edhe argumente e tjera të justifikimit: origjina familjare, fisnikëria për falje dhe bëmirësia. Këto e ato që do t’i hasni në faqet e
kësaj vepre, e justifikojnë de facto dhe de jure, epitetin mbretëreshë. Vitorja është shqiptarja me zemër të madhe dhe energji të jashtëzakonshme. Ajo është një vullkan i gjallë i energjisë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë. Modestia, bujaria, thjeshtësia dhe dashamirësia janë cilësitë më të mira të karakterit të saj. Shpirti i saj është i gjerë si deti.
Vitorja është një grua me energji të jashtëzakonshme, burim i pashtershëm i energjisë, energjia shqiptare që e kall energjinë. Askush nuk ka bërë më shumë se ajo për ringjalljen shqiptare në botë. Ajo është një legjendë meritash të veçanta që nuk toleron asimilimin, përuljen dhe nënshtrimin. Ç’ka don te thote kjo? Kjo don të thotë se fuqia nuk është te burrat. Te burrat është vetëm forma e manifestimit, ndërsa fuqia e vërtetë gjendet te gratë. Ne burrat jemi do fëmijë të vegjël në krahasim me aftësinë të femrave. Kushdo që e ka njohur apo lexuar, konstaton se Vitorja është një zjarr i pashuar që vjen nga Berati i lashtë i Gjergj Karbunares dhe i një varg patriotësh që e kanë nderuar Shqipërinë përgjatë historisë së Saj. Vitore Stefa Leka është një legjendë e gjallë e kauzës shqiptare në trojet italiane, mishërim i energjisë së pashuar shqiptare, simbol i atdhedashurisë dhe aktiviste e dalluar e Lidhjes Shqiptare në Botë.

Kush e humb gjuhën dhe tradiatat, e humb kombin. Kush e ka humbur kombin e ka humbur atdheun. Vitore Stefa Leka është shqiptarja që nuk din të humbë. Ajo humb diçka nga qenja e saj fizike e materiale,
rend, gjurmon, ndihmon, sakrifikon, por mundi i saj nuk shkon kot. Nënë Tereza thoshte se të mirën që e bën sot nesër do të harrohet. Bëmirësia e Vitore Lekës nuk harrohet kurrë. Pse? Ngase ajo është ajo që është: simbol i humanzimit dhe atdhedashurisë, yll i pashuar i diasporës shqiptare, shqiptarja që jep kontribut për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në botë, gjuhën e shenjtë që na e kanë falur perënditë, traditat fisnike që i kemi trashëguar nga stërgjyshërit tanë. I mbrojtur nga engjëjt është ai që ka kujdes ndaj kultivimit të shpirtit shqiptar në botë. Vitore Stefa Leka është zonja që flet me vetminë e largësisë, autore e një varg veprash të botuara në zemër të atdheut, mama e katër fëmijëve të bukur e të mençur, e stërmbesa e Konstantin Kristoforidhit.
Krahas Arditës dhe Eldës, Artës dhe Nirvanës, Kozeta Zylos dhe Zhulianës, krahas Monikës dhe motrave tjera të panumërta, Vitorja jonë dhe Mardena e saj janë dy poetesha të lindura për lumturimin e fjalës. Bukuria e fjalës për to ka fluturim dhe liri qiellore. Fjalët e tyre janë një fllad ndshëm që fluturon nga shpirti në shpirt. Ato shëmbëllejnë me do krahë engjëjsh që të prekin në mërgim, që të qetësojnë duke ta mbushur shpirtin me gëzim, lumturi dhe jetë. Shpirti i saj është oqean. Dashuria i çon shpirtërat të flasin me engjëjt. Vitoren e këput shpirti kur dëgjon mbi përçarjet që kanë shqiptarët ngado që janë. Ka kodra e kodra ndërmjet fantomave të diktaturs dhe zonjës që din të flijohet duke i ndjekur shembujt e shenjtë të librave të shenjtë. O Zot! Sa popull i mrekullueshëm do të ishin këta, sikur të kishin në krye një sundimtar të
drejtë! - shkruante konzulli francez i Shkodrës për shqiptarët në kohën e Kongresit të Manastirit (1908).
Shtëpia e Vitore Stefa Lekës ka qenë gjithmonë një portë e hapur pë çdo shqiptar. Ajo ka qenë një bazë pikëpjekjesh vëllazërore të vëllezërve Kuzhnini me shqiptarë nga gjithë Italia. Aty u formua për herë të parë Lidhja shqiptare në Itali. Aty ishte mikrpritja, sofra, bujaria dhe besa e shpresa shqiptare e kësaj gruaje të vrrullshme që shkon gjurmave të shenjta të të parëve tanë. Vitore Leka është shqiptarja që jep kontribut për takimin mes shoqatave shqiptare jo vetëm në Itali. Atë e hasim në Kosovë duke bërë homazhe në Reçak me Engjëll Koliqin, e gjejmë në rezidencën e Ibrahim Rugovës, e takojmë në Prishtinë me Don Lush Gjergjin dhe poeteshën Flora Brovina,
njihet me mbretin Leka Zogu dhe mbretëreshën Suzana në Triestë, takohet me akademikët Mark Krasniqi dhe Esat Stavilevci në Zvicër, merr pjesë në Kongresin e parë të Lidhjes Shqiptare në Botë, admiron Agim Çekun dhe çlirimtarët e Kosovës, komunikon me këngëtarët Vaçe Zela, Eli Fara, Françesk Radi, Ravena Dila, nderon me pjesmarrjen e saj festivalin ndërkombëtar Ditët e Naimit, del në fotografi me Sali Berishën në Romë, me studentët shqiptarë të Universitetit të Tetovës dhe Venecias, me ansamblin folklorik Shqiponja në Udine, me shoqatën Nënë Tereza në Leko, komunikon me shqiptarët e Amerikës, Gjermanisë, Suedisë, Australisë, takohet në Rimini me delegatë të Lidhjes Shqiptare në Botë, e shohim Diogardin në shtëpinë e saj në Triestë, jep kontribut për afirmimin e gruas shqiptare në botë, merr pjesë në Zagreb në një takim ku formohet shoqata e grave Drita, del në fotografi me komandantin e KFOR-it Klark, me poetët Xhevahir Spahiu, Sali Bashota, Dritëro Agolli etj.
Vitore Leka është prezente në antologjië e Festivalit Internacional Noptile de Poezie de la Curtea de Arges, si dhe bashkëautore në antologjinë e shkrimtares dhe gazetares Afërdita Halimi Kur e lëshon zogu folenë, një vepër brilante ku ka
përfshirë gra të shquara nga diaspora, jo vetëm si krijuese por e dhe si aktiviste në shërbim të kombit. Vitorja është mamaja e
cila tërë krijimtarinë e saj ia kushton nënës së saj të dashur nëntëdhjetëvjeçare (Eleni Stefa, Mësuese e Popullit), fëmijëve të saj (Mardenës, Artanit, Eneas dhe Mikelinos), si dhe të gjithë miqve e mikeshave, të rinj e të vjetër, dashamirëve që përmes fjalës së tyre kanë ndikuar në përlindjen e saj shpirtërore. (Baki Ymeri)

Baki Ymeri: Dilajt e Sheperit të Zagorisë, shpirt nga shpirti i Mëmëdheut
Ndriçime shqiptare lidhur me viktimat e terrorit komunist
Ata na e lanë amanet dashurinë gjuhës ngase na edukuan me frymë Perëndie
DILAJT E SHEPERIT TË ZAGORISË,
SHPIRT NGA SHPIRTI I MËMËDHEUT
(Përkitazi me librin “Diloiada ose lotët e pa terur të dhimbjeve”, autorë: Jorgo S. Telo dhe Eduard M. Dilo, Gjirokastër, 2009)
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Nga i madhi Ilia Dilo Sheperi te martirja Kaliopi Dilo e deri te famozja Anxhela u përshfaq në teatrin e jetës së familjes së madhe të Dilajve sheperiotë një mozaik i tërë jetësor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartë se si rrinë të ngjizur përbërësit e këtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe përkushtimi, dinjiteti e krenaria, vuajtjet nga persekucioni dhe lëngatat nga internimet e burgimet, shpirti i qëndresës dhe trishtimet, lotët e vetmisë dhe lotët e mallit, diskriminimi dhe dhuna, përjetimi i ofendimeve dhe i terrorizmit absurd, poshtërimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njëpasnjëshme deri te krimi makabër ndaj një jete të pafajshme që shkaktoi lotët e pashterur të lamtumirës, duke vazhduar me rendjen drejt dritave të ndezura të shpresës. Të gjitha këto brenda një familjeje të madhe, me një personalitet të ndritur në krye të tij, thekson autori i parë (Jorgo S. Telo).
Në vargjet e Diloiadës shquhet respekti ndaj gjuhës shqipe dhe dëgjohet zëri i rilindësve tanë. Në ballinën e parë (lart), duket me kapelë miku i Çajupit, patrioti dhe gjuhëtari erudit, Ilia Dilo Sheperi, martir i demokracisë (fotografuar me bashkëshorten e tij më 1914), pas së cilës pasojnë foto/medalionet e pjestarëve të kësaj familje patriote që kanë lënë gjurmë në histori. Njëri ndër ta është Dr. Jani Dilo që kishte miqësi e shkëmbim letrash me Presidentin Kenedi dhe me piktorin e madh të shekullit të kaluar, Pikaso. Luftoi me vetëmohim dhe e mbrojti e e bëri të njohur në të katër anët e botës të drejtën e pamohueshmepër pavarësi të popullit të Kosovës. Bashkëvepronte me kongresmenë amerikanë, me dashamirës dhe përkrahës të kauzës kosovare, për të organizuar para Selisë së OKB-së demonstratën në mbrojtje të rinisë studentore të Kosovës në vitet '80, duke marrë pjesë në çdo tubim dhe manifestim për realizimin e këtij misioni të shenjtë.
Përndryshe, koautori i kësaj vepre, Eduard M. Dilo do të vijë gjatë këtij viti para opinionit shqiptar edhe me një libër të ri: Ilia Dilo Sheperi dhe pasardhsit e tij (të cilët luftuan e punuan për Shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë). Nga autorët kuptojmë se ndjenja e adhurimit për njerëzit e mirë dhe mendimin e lirë, si dhe neveria për ligësinë e padrejtësinë, i nxitën autorët të shkruajmë këtë libër me vlera reale të atdhedashurisë shqiptare, një poemë/baladë si kaptinë e parë, një album me fotografi dhe një kaptinë e pajisur me shkrime tjera mbi një vërtetësi sa rrënqethëse po aq edhe e dhembshme dhe e pamohueshme. Reçenzente e librit është Tonine Hido, përpunimin e fotografive e ka bërë Vasili nga Athina, ndërsa për realizimin e kopertinës ka dhënë kontribut një kosovar: Ukë Zenuni i Gjakovës, me banim në SHBA
Ballina e librit Diloiada |
“Kurë s’kish parë ky popull/ luftë klasash kaq bishore,/ burgjet plot e jeta vorbull,/ tmerr për trojet arbërore” (f. 39). Në faqet e këtij libri defilon zëri i rilindësve tanë dhe një pjesë e atdhetarizmit shqiptar të pjestarëve të familjes Dilo Sheperi, që u shpallën “reaksionarë”, u dëbuan, u burgosën, u torturuan çnjerëzisht, u vranë e u masakruan, bile njëri prej tyre (Ilia Dilo Sheperi), një patriot i kulluar dhe erudit i famshëm i shkronjave shqipe, u pushkatua edhe në varr, fat të pafatshëm të ciln e pat përjetuar edhe mamaja Kaliopi. Kush ishte Ilia Dilo Sheperi, të cilin e përgëzonte edhe Çajupi për atdhetarizmin e tij! “Sa i etur ish për dije,/ aq me zell pati studiuar,/ rroku dijet fije/fije, gjuhës shqipe iu kushtua” (f. 36). Familjes Stefa nga berat dhe familjes Dilo nga Zagoria, Shqipëria u ka borxh jo vetëm ngritje monumentesh dhe pagëzime rrugësh e shkollash, por edhe një serë filmesh dokumentarë derisa i kemi gjallë kujtimet dhe pjestarët e këtyre dy familjeve të mëdha e të shenjta.
Botimi dhe difuzimi i Diloiadës është një inisiativë fisnike për ndriçimin e vlerave të panjohura kombëtare që do të jenë frymëzim për gjeneratat e reja dhe pasardhësit tanë, pjestarë të një kombi të martirizuar. Një fragment të atdhetarizmit të kësaj familjeje të rënë në altarin e demokracisë, e ka bërë të njohur revista e famshme Zemra Shqiptare, duke prezantuar nga një portret për Viktoria Dilon dhe disa shkrime tjera të shkruara me dhimbje e lotë nga Eduard Margarit Dilo, të cilit i loton shpirti sa herë që kujton dhe përfytyron të parët e tij të arestuar, të torturuar, të burgosur e të vrarë, shqiptarë që përjetuan poshtërimin dhe skëterrën e burgut komunist, edhepse nuk i bënë kurrë keq askujt, dhe, siç rrëfehet Eduardi në një letër të tij, “Familjarët e mi të persekutuar, nuk na mësuan neve të bëhemi hakmarrës, por na e lanë amanet dashurinë e pakufishme ndaj Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, që nga Kosova e deri në Çamëri. Ata na e lanë amanet dashurinë dhe respektin ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj njëri/tjetrit, ngase na edukuan me frymë Perëndie, dhe na mësuan të mos t’i trembemi të drejtës”. “Eh ç’më ndjekin pas kujtimet, kur kujtoj nënën e babanë,/ për ta s’kishin fund lëngimet, ua vranë shpirtin dhe i rivranë” (f.46).
Më thoni, o djema, fill pas vdekjes sime,/ gjuhës sonë të dashur, ai bëtë shërbime!
Kjo poemë/baladë strukturohet në 12 akte të kurorëzuara me prolog, epilog dhe me nga një akt të ndërmjetmë. Secili akt i kushtohet nga një martiri. Martirizime të ngjashme ka përjetuar edhe Toma Arnëucoju i Rumanisë me pjestarët e familjes së tij, por ndjekja, torturimi dhe likudimi i tyre “justifikohet” me etiketime komuniste gjoja se ishin bashkëpunëtorë të fraksionit legjionar që bashkëvepronin me Hitlerin, edhepse misioni i tyre ishte nacionalist, antikomunist e jo profashist.. Rasti i Dilajve të Zagorisë shqiptare është i dhimbshëm dhe dramatik ngase ata kurrë nuk u ulën me fashistët, por përjetuan tortura vetëm nga komunistët. Për Qirjak Dilon që parashtronte pyetjen: “Më thoni, o djema, fill pas vdekjes sime,/ gjuhës sonë të dashur, ai bëtë shërbime? Qirjakua ishte i rreptë me vetveten, besnik, bujar dhe i drejtë, një prind i devotshëm dhe një shqiptar me vlerë. Nga balada kuptojmë se “Kur panë që ishte kritik dhe i zgjuar/ ia kurdisën grackën për ta arrestuar” (f. 26). Margariti i Eduard Dilos, edhe ky i persekutuar, do të shprehet nga bota e engjëjve: “Brenda diktaturës ne provuam tmerrin/ na e vranë shpirtin, por jo karakterin./ Mbi ne uturinte një makinë shtypse,/ që dinte të filste me gjuhë komuniste” (f.19/20).
Nga parathënia e Evjen Perit kuptojmë se “shkrimtari, studiuesi dhe poeti i talentuar Jorgo Telo u shton këtë herë krijimeve të tij të suksesshme edhe poemën/baladë Diloiada, këtë herë së bashku me studiuesin e poetin Eduad Dilo. Në të gjen fjalë artistike e figura stilistike brenda një kompozimi origjinal të realizuar mjeshtërisht. Që në rreshtin e parë deri te rreshti i fundit që mbyll këtë baladë rrjedh dhimbja, krenaria dhe madhështia e Familjes së Madhe të Dilajve të Sheperit. Nga kjo familje nisi udhën e jetës Ilia Dilo Sheperi. Pas i vijnë fëmijët, nipërit, stërnipërit, që nuk e ulën kokën në asnjë çast, sado i rëndë për ta. Si udhërrëfyes patën dhe kanë Ilinë, si shëmbëlltyrë, po kështu: Ilinë e nënë Savën si kreatyrë, kurse si pikësynim, të ecin dhe ecin në gjurmët e tyre. Nëse Ilia Dilo Sheperi u ngrit deri në simbolin e një shqiptari të madh, për shtat i vijnë dhe pasardhësit e tij të shumtë, që u shquan për prurjet e qëndresën e që nuk nuk u epën edhe pse thika u arriti deri në palcë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shkrime të Baki Ymerit
Ilia Dilo Sheperi, sipas parathënjes, u bë dhe mbeti mësuesi i përkushtuar, i përjetshëm i Kombit Shqiptar. Madhërishëm tingëllojnë edhe sot fjalët/perla të Tij: “Jemi dhe ne, mësuesit e parë të kësaj Shqipërie, shpirt nga shpirti i mëmëdheut, asht nga ashti i tij.” Një fis i tërë i kryqëzuar. U sfilitën dhe u përndoqën egërsisht. Në çdo rrethanë ai mbeti vetvetja që pati dy martirë: Një i vdekur dhe një e gjallë, që e vdiqën nën tortura çnjerëzore. Ilia shkencëtari, albanologu që rrezaton dritë, u zhvarros. Kaliopi, grua tipike zagorite, që përhapte dhe mbillte kudo mirësi, u masakrua. Ilia Dilo Sheperi mbante dhe mban madhështinë e fisit të tij. Ai mbroi dhe respektoi deri në vetëmohim shqiptarizmin, tempulli ku falej, ku frymëzohej e gjente forca për të krijuar dhe për të mbijetuar.
I hipur në piedestal, i kthyer në Bronx, Ilia Dilo Sheperi të duket sikur kuvendon e përshëndetet çdo ditë me bashkëfshatarët, me kalimtarët. Kështu thekson Evjen Peri dhe vazhdon: Për ata që urdhëruan dhe kryen zhvarrosjen 30 vjet pas vdekjes së tij, duket sikur pëshpërit: “Fali, o Zot, se nuk dijnë se çka bëjnë!” Porse vjen një ditë dhe e vërteta del në dritë, e vërtetë kjo edhe për familjen e madhe të Dilajve, që ju desh të përballonte realitetin e kobshëm, sfilitjen e kalvarin mizor, përndjekjen mizore të saj, si një nga tragjeditë më makabre të kohës. Përbëjnë këto medaljen e mirënjohjes për ta. Në këtë poemë/baladë nuk gjen asnjë fjalë të vetme të stisur, të trilluar, të krijuar artificialisht. Gjithçka është e vërtetë, e ndodhur realisht, e përjetuar, e njohur. Madje mund të themi se nuk arrihet dot plotësisht parashtrimi as i atdhetarizmit as i vuajtjeve shpirtërore e materiale, as ofshamat e keqtrajtimet, as poshtërimet, as mallkimet, as qëndresa e patundur e tyre, sido e sado që mund të shkruhet. Mjaft domethënës dhe i vlershëm është bashkëpunimi i Jorgos me njërin prej nipërve të kësaj familjeje, Eduard Margarit Dilon, fakt që të shton besueshmërinë në faktet e trajtuara artistikisht. Është për t’u përgëzuar ky bashkëpunim edhe pse në distancë të madhe, që, me sa dimë, është realizuar përmes internetit në linjën Gjirokastër/New York.
Paskopertina (Diloiada) |
Në vështrimin e saj “baladë për terrin e pa fund”, Tonine Hido (Mësuese e Merituar), thekson: “Po shkrijnë akujt e dimrit të acartë, mbledhur nga lotët e paterur të dhimbjeve”. Atë vuajtje të përbashkët, hedhur në mijëra faqe librash e gazetash, në mijëra kujtime përmes ekraneve të televizorit për kohën pa stinë të diktaturës komuniste në Shqipëri, më të mistershmen e globit, ku “dhe vetë Zoti ç’hoqi”, autorët e japin përmes poemës/baladë, krejt të veçantë për nga materiali faktik e shumë original për nga kompozimi. Si poetë autorët përcjellin një muzikë rrënqethëse, një melodi të trishtë, kompozuar mjediseve të blerta të shpirtit, kontributeve, fisnikërisë dhe madhështisë së familjes Dilo në Sheperin e Zagorisë e të Çajupit, pikërisht për rrënjën me degëshumë, të “Mësuesit të Popullit” Ilia Dilo, gjuhëtarit. Albanologut, shkencëtarit, eruditit, muzikë përballë goditjeve çnjerëzore, amorale, me të cilat diktatura “shpërblente” vlerat e patriotëve, kontributet e njerëzve të shquar në dituri dhe humanizëm; goditje të “luftëklasës”, ku të “grinin vampirët” për të “vrarë” shpirtin” e për të “ckulur rrënjët” e familjeve fisnike që nderoheshin dhe u dëgjohej fjala me peshë.
Mbi këtë shtyllë të fuqishme: heroi, familja, përndjekja/torturë e “djajve të kuq”, “fuksave”, që i bindeshin “timonit – padron”, qëndresa, përcjellja e vlerave në kohët e vështira, siç ishin mëkuar “ të ishin vetvetja” – era e lirisë përtej oqeanit etj. ecnin shtruar, gërshetuar me njëra/tjetrën; shpjegojnë njëra/tjetrën në përqasje e përplasje kohësh, tipash, ngjarjesh reale ecin për rrugë të drejtë, pa devijime shpifjesh, insinuatash, imagjinate delirante, hakmarrjeje, siç do të pritej natyrshëm prej çdo lexuesi. Me dinjitetin gjenetik të babait të ndritur Ilia Dilo Sheperit dhe nënës së mençur, të dashur, të duruar e largpamëse, Sava Ruci (degë e trimit që mbrojti flamurin kombëtar përkrah Ismail Qemalit në Vlorë më 1912), të dhjetë fëmijët – yje të rrënjës, krijojnë një ansambël drite njerëzore, bëmash, qëndrese, që rrallë gjendet në një portret të vetëm. Pikërisht në prologun mbresëlënës, mpleksur mitikja me realen përmes metaforave mjaft impresionuese, krijohet kuadri lokal e kohor i poemës – baladë me një antitezë të pashoqe që më shumë kuptohet në sintoninë e qëllimit autorial: “Fillikat vajton shtëpia…/ Mbledhur lotët e përgjakur,/ Nga çdo rrënjë del një bisk./ Ngjizur bisqet e përflakur/ Te kondisma – obelisk.”
Kështu paraqitet tema që do të shtjellojë libri; duke vendosur një përmendore për rrënjët dhe degët e familjes Dilo, që t’i mbetet vend i shenjtë, për t’u lutur para bustit në bronx të mësuesit të madh Ilia Dilo Sheperi, që barbarisht e zhvarrosën pas 30 vjetëve pasi kish vdekur, por hijerëndë imponohet: “Fali, o Zot, se nuk dijnë ç’bëjnë!”. Nëse libri voluminoz “Rrno vetëm për të tregue” i At Zef Pllumit, “Nder i Kombit” është quajtur “akuzë-skaner” për diktaturën e gjatë barbare 50-vjeçare në Shqipëri, ushtruar prej antinjerëzores, mizorisë, krimeve të paimagjinueshme, gjithë këtë helm e gjejmë të mbledhur për jetën e një familjeje të vetme, të familjes në zë: Ilia Dilo Sheperi: prindër, dhjetë fëmijë me bashkëshortët e tyre e fëmijët, të bukur në shpirt e mendje, të ditur e plot kulturë, krijues e zbatues në fushat përkatëse të diplomimit, por të përjashtuar, të përndjekur, të gjykuar me dëshmitarë që nuk lexonin dot as shpifjet e porositura, të burgosur e të internuar, të masakruar gjer në djegie së gjalli të nuses – nënë, Kaliopit, mu në prag të shtëpisë (nga vëllezër- hije të nazizmit në krematoriume). Në një paralele m’u kujtua Familja Jashari në Kosovë, masakruar nga forcat serbe.
Këtu në Zagori dhe jashtë saj janë masakruar mbi tri duzina dilenj: burra e gra veç prej shqiptarëve, ndoshta dhe bashkëfshatarëve, sepse krimbat s’e durojnë madhështinë e lisave, rritur në diell vlerash, që dhe kur i presin si Ilia Dilo Sheperin, gjejnë forcën t’i përqeshin kuçedrat mizore, duke thënë para vdekjes: “Edhe po ma pretë fytin nga inati,/ Bindjet dot s’m’i vrisni, vrisni vetëm shtatin./ Fytin do ta kem si “a-ja” e shqipes./ Boll ju kam duruar përmes kërcënimesh…!” Se heroi ynë, Ilia Dilo Sheperi qe një det diturie që e vuri jetën në shërbim të shkollave shqipe në krahinë e jashtë saj, në përgatitjen e një gramatike plot vlerë në planin shkencor e praktik për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare; me “detin e diturisë” Mësuesi i Popullit qëndroi si burrë ndaj Patrikanës, udhëhoqi shoqatën “Kandili” me Petro Hariton e Çerçiz Topullin tok.
Kështu, me vlagën e rrënjës familjare, gjejmë në libër gjelbërimin e hijshëm të dhjetë degëve me gjethe – lule të Dilajve, me ngjyrimet e veçanta personale të secilit, mbledhur në kornizën – flori të fisit, diçiturën e së cilës lexojmë në besimin e madhështisë shpirtërore të Qirjakos, ekonomist, gazetar, që refuzoi postin e ministrit te financave në kohën e pushtimit fashist, sepse ”jeta është e përkohshme dhe e vërteta është e përjetshme.”. E, ndonëse u trajtuan gjatë dekadave të “murtajës komuniste” si “reaksionarë” prej më antikombëtarëve, duruan me thikën për kockë me dinjitet, se pas “vdekjes” do të çelë jeta si lulja e verdhë në Çajupin e ajërit, e ujërave të pastra dhe dilenjtë besuan se do ta shihnin atë pranverë. Dhe e panë të gjymtuar, thotë balada, të rralluar në emra dhe shtëpi, por arritën kohën që prisnin e që e ndienin thellë në parathënien e vuajtjes së tyre.
Nga Zagoria e rrënjës gjer në Amerikë, përtej oqeanit një ylber jete dhe vdekjeje, shprese dhe ringjalljeje; kujtimet e derdhura në vargjet e baladës do ta mbushnin hapësirën me lot të paterur, me derte të pathëna, me këngë të pakënduara që Rovena/mbesë nuk i përqafon dot të mbledhura në pentagramin e melodisë së mallit. Prandaj jetë – vdekja, gjenden të pranishëm dorëpërdore në poemë (si në librat e tjerë të Jorgo Telos) dhe ndjehen si etaloni “një jetë e ardhur së gjalli” për familjen Dilo, por që s’kërkon hakmarrje edhe kur “djalli” shkon të prishi qetësinë qiellore të “shpirtit – engjëll”, të mësuesit Ilia Dilo Sheperi, duke kërkuar “çertifikatë të përsekutuari” (dënimin). Babai i të martirizuarve përcjell inkuizitorin të lajë gjynahet te “tokësorët”. Kështu autorët me realizëm, larg faljes së krimeve në qiell, japin mesazhin e vyer se mirësia investohet në jetën e të gjallëve, për t’u ngjitur në pavdekshmërinë e qiellit. edhe në bronxin e shtatoreve hijerënda. E keqja përvëluese shkrumbon së pari zjarrvënësin, qoftë edhe pas shumë vitesh. Kjo filozofi përcillet natyrshëm si një baladë e kreshnikëve të kohës moderne: me emra të njohur, me ngjarje të jetuara, përmes një gjuhe të pasur në shprehje të krahinës, me figura pikante që vulosin mirë poretete, ide, mesazhe në mënyrë konçize dhe shpesh të lënë pa frymë nga forca sugjestive që mbartin.
Vërtet poema-baladë i kushtohet një fisi të vetëm, Dilajve në Sheper të Zagorisë, por ajo që ka ngjarë dhe përshkruhet artistikisht në libër ka forcë njohëse, përgjithësuese të pallogaritshme për arsyen e thjeshtë, se nuk mund të ketë qetësi shpirtërore dhe paqe në shoqërinë postkomuniste, pa gjetur guri vendin e vlerave apo antivlerave… realisht, jo me ligje pa zbatim, jo përmes shoqatave persekutorësh ndaj ish të persekutuarve, por me drejtësi, me bazën e së vërtetës, që është e përjetshme. Krahina e Dilajve, gjithë Shqipëria, ka nevojë për libra të tillë, jo për zjarre urrejtjeje hakmarrëse, por të mos harrojmë ç’ka ndodhur, se ndryshe e kaluara përsëritet me forca të reja, në emra të rinj në kohën moderne të demokracisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Baki Ymeri: Vepra e parë tregimtare e një autori kosovar në gjuhën rumune

Botime të reja bukureshtare
VEPRA E PARË TREGIMTARE E NJË AUTORI KOSOVAR NË GJUHËN RUMUNE

Nga Baki Ymeri
Pas një serë librash me prozë nga Shqipëria, të botuara që nga vitet '50-të të shekullit të shkuar, Sytë e fushës/ Ochii campului, është vepra e parë tregimtare e një shkrimtari kosovar që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht. Në kuadrin e një vëllimi të bukur prej tetë tregimesh të Ali D. Jasiqit, defilon e vërteta për Kosovën në kohën kur funksiononte mekanizmi jugosllav i persekutimeve serbe kundër shqiptarëve të kësaj zone. Autori shquhet për vlera reale në fushë të kritikës letrare, duke mos e anashkaluar prozën tregimtare, madje edhe poezinë. Aliu din të meditojë duke realizuar faqe briliante të prozës shqipe, duke trajtuar subjekte që kanë të bëjnë jetën e vdekjen, lirinë dhe persekutimin e saj, karakterin shqiptar të mbujtur me sinqeritet, trimërinë, besë dhe ndershmëri. Shkrimtari din ti portretizojë personazhet në ambiente dhe kohë të ndryshme, duke i hymnizuar atdhetarët dhe demaskuar shërbëtorët e sistemit komunist: "Edhe më interesante ishte mënyra se si i kishin hetuar. Flitej se një ish bashkëpunëtorë i tyre, një njeri të cilit i kishin besuar shumë, pasi ia kishin dërguar një letër dhe i kishin treguar se ku gjendeshin, në vend që të shkonte në takim me ta, kishte shkuar në polici dhe i kishte tradhtuar. Por, ata edhe më të mençur. Kishin porositur një bashkëpunëtor tjetër që ta përcillte të parin dhe pasi ky e kishte parë atë që kishte hyrë në stacionon e policisë, i kishte lajmëruar dhe ata kishin ndërruar konak. Dhe kështu i kishin shpëtuar rrethimit të parë. Por, pas kësaj kishin burgosur shumë fshatarë, disa nga të cilët edhe janë kalbur nëpër burgje. Madje për njërin thuhet se kishte vdekur nga torturat që kishte përjetuar në polici".
Ky është vetëm një nga temat që trajtohen në këto tregime, në të cilat autori ka sjellë edhe motive tjera nga jeta e përditshme e njerëzve të këtij nënqielli. Interes të posaçëm zgjon,bie fjala, qëndrimi i ndryshueshëm i Draganit të tregimit “Metafora”, i cili deri në fillim të luftës së fundit paraqitej si njeri urtë, i sjellshëm dhe gjithsesi dashamirës, por që në esencë kemi të bëjmë me një person që fsheh në vete një shpirt kazmë, që shpërthen në momentin e dhënë. Jasiqi këtë protagonist i ka vijëzuar me mjeshtri të lakmueshme. Ngjashëm është vepruar edhe me protagonistët tjerë të këtyre tregimeve, siç është për shembull veprimet e mërgimtarit në Turqi, përkatësisht e atij që në fillim mendon se do të duhej të shpërngulet por heq dorë duke parë veprimet e pushtetit turk ndaj popullatës shqiptare, apo edhe ai i ushtarëve që pa kurrfarë arsye e vrasin bariun vetëm pse ishte shqiptar e të ngjashme me këto dhe besojmë se këto tregime do të priten mirë nga publiku lexues rumun. Sepse janë shkruar rrjedhshëm dhe me një mjeshtri të lakmueshme të shtruarjes dhe thurjes seë lëndës tregimtare. Librin Sytë e fushës e botoi Redaksia e revistës Albanezul/Shqiptari, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Tregimet Metamorfoza, Fusha sytë e mali veshët,, Rrëfimi i Gani Gabelit, Letër nga Stambolli, Ikja në mesantë, Pagëzimi, Varri në breg të përroit dhe Rrushja janë të përkthyera me mjeshtëri nga Adriana dhe Sherban Tabaku. Po përkujtojmë me këtë rast faktin se nga vëllimet me prozë tregimtare nga autorët shqiptarë shquhet antologjia Logodnica (Fejesa) e Luçia Djamo - Diaconicës, botuar në Bukuresht më 1968, në kuadrin e Shtëpisë Botuese Editura Pentru Literatura Universala, një vëllim voluminoz prej 380 faqesh, që doli në një tirazh prej 6.140 ekzemplarësh, me tregime të Nonda Bulkës, Ali Abdihoxhës, Sotir Andonit, Miço Kallamatës, Aleks Çaçit, Jakov Xoxës, Fatmir Gjatës, Dhimitër Xhuvanit, Petro Markos, Shefqet Musarajt, Naum Priftit, Zihni Sakos, Sterjo Spasses, Dalan Shaplos dhe Dhimitër Shuteriqit.. Në ndërkohë e kanë parë drtitën e botimit në gjuhën rumune disa nga romanet e Kadaresë, Bedri Dedjes, Besnik Mustafajt etj., të rikënduara nga Foqion Miçaço, Luan Topçiu, Marius Dobresku etj., si dhe disa tregime autorësh kosovarë që e kanë parë dritën e botimit nëpër revista të ndryshme letrare (Nazmi Rahmani, Anton Pashku, Ibrahim Kadriu etj.).
Përndryshe, Ali D. Jasiqi u lind në Jasiq të Junikut, më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Normalen e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin Filologjik (Gjuhë e Letërsi Shqipe). Ka punuar si gazetar në të përditshmen "Rilindja", kryeredaktor i revistës "Fjala", drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG "Rilindja" dhe kryeredaktori i revistës letrare "Jeta e re". Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në "Zani i rinis" më 1957. Ka përgatitur për botim përmbledhjen e tregimeve "Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera të Mitrush Kutelit", botuar më 1967, tregimet "Talush Efendia" të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë "Lulet e para" të Fahredin Gungës dhe Bedri Hysës, ka përgatitur disa numra tematikë të revistës "Jeta e re", qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtorë etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish/Jugosllavi. Librat e tij kanë dalë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Bibliografi letrare: "Josip V. Rela " (1968), "Pesha e fjalës" (1971, "Shfletime (1972), "Shenjë në lis" (1974, ribotim, 1980), "Premtime dhe realizime" (1976), "Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante" (2002), "Pesëdhjetë shkrime për poezinë" (2007), "Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera" ( 2007), "Krejt më dukej ëndërr" (2007). I është emituar një dramë televizive ("Shtenja në ajër") dhe tri radiodrama.

Baki Ymeri: Luani i Sharrit të Tetovës në Moldovë
Lazim Rexhepi |
Lazim Rexhepi (1920/1983)
Nga Baki Ymeri
U lind në Shipkovicë të Tetovës (1920). Që në moshë të njomë u inkuadrua në rradhët e bashkëluftëtarëve tanë që militonin për çrobërimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Atdheun Mëmë. Sipas Bilall Osmanit, në moshën 24 vjeçare i bashkangjitet Brigadës së Shtatë në krye me Qazim Lushin: “Në oborrin e Qendrës së Mesme Shkollare "Mosha Pijade", në Tetovë, e prisnim Qazim Lushin, Nafi Sulejmanin dhe Memet Bushin. Erdhëm për t’iu bashkangjitur Brigadës së Shtatë, duke u nisur në drejtim të Preshevës. Duke kaluar rrugëve të Tetovës, në ballë të arradhës qëndronte Lazim Rexhepi. Kur i kuptuam qëllimet perfide/antishqiptare të eprorëve maqedonas, së bashku me Lazimin dhe grupin e tij, e braktisëm brigadën dhe erdhëm në vendlindje, për të ikur në Shqipëri”. Nuk e kishte lexuar monografinë “Brigada e Shaban Polluzhës, Podujevë, 20 janar 1945”, por e dinte se „Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit, do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjetër, në Kosovë të tjerët pa kurrfarë mëshire as pengesash do të bëjnë terror mbi gratë dhe fëmijët tanë“.
Si pasojë e implikimeve politike në favor të kauzës shqipçtare për bashkim kombëtar, Lazimi ndiqej nga UDB-a jugosllave dhe u arestua gjatë shërbimit ushtarak, në Kikinda të Banatës. Me përkrahjen e atyre që e admironin duke ia dërguar një kalë te dritaret e qelisë, iku nga burgu dhe u arratis në Rumani. U martua me një rumune, krijoi një familje të madhe e të ndershme, dhe vazhdoi të militojë në favor të shqiptarizmit përmes korrespondences që mbante me ambasadën shqiptare në Bukuresht, me Xhelal Gjurën në Tiranë, dhe me një varg bashkatdhetrësh tjerë në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë. Lazimi kish guxim ta qortojë Enver Hoxhën pse zhvillonte fushatë kundër kultit katolik në Shqipëri siç zhvillojnë sot fushatë raciste dhe ksenofobe lugetërit e forumit Çamëria kundër vlerave legjendare të kombit shqiptar, sidomos kryeshejtani i këtij forumi talibanist, Artan Meha që fshihet pas nofkës Tano Turku, majmun ballkanik, kriminel elektronik dhe katastrofë kombëtare.
Lazim Rexhepi ishte shqiptari që i shkruante edhe Kurt Waldheimit, sekretar i OKB-së, lidhur me padrejtësitë dhe persekutimet politike kundër shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Me një fjalë, jetoi si emigrant politik në Piatra Neamc të Moldovës, ku vazhdoi veprimtarinë atdhetare deri sa e dha frymën e fundit (1983). Këto vargje janë perla poetike të shkëputura nga dorëshkrimi i tij prej 188 faqesh, Romani i ditëve të mia, i shkruar në mërgim gjatë vitit 1970, të cilin e gjeti, e riprodhoi dhe bëri publik autori i këtij shënimi.
Lazim Rexhepi i Shipkovices me familjen e tij ne Moldove |
SIKUR TË ISHTE JETA PRANVERË
I mbërthyem në vuejtje të ashpra thash
Sikur të ishte jeta pranverë
Do të isha në Atdhe
U shkriva i gjallë
Hallin kush s’ma din
Ku ta gjej nji vlla
Sot hallin me ja qa
Veç me u than’ ta dinë
Ta çmojnë shum’ Shqipninë.
Sikur të ishte jeta pranverë
Do të isha në Atdhe.
QËNDRO TRIMNESHË KOSOVA E MJERË
Zemër mëmëdhetare flas me vete
Si nji udhtar në hapsinat e largëta
Premtimet e kohës vijnë varg e shkojnë
Mbi idetë e mija dridhet historia
Vullkanet e rrëmbyera fillojnë të vlojnë
Dyzet shekuj me rradhë levën jan’ tue e mbajtë
O rrugë e shkëlqyer ti je për ne diell
Miliona vetë kalojnë robninë s’e durojnë
Për zemrat që digjen i them zemrës sime të shkrihet
Flaka e saj e pastër kaplon shtretërit e botës
Vetëm zemrat tona të mjera nëpër flakë të ndezuna
Me thanë atdhetar s’e tregon me fjalë
Andrra për atdhe asht’ drit’ e pashueshme në qiell
Qëndro trimneshë, oj Kosova e mjerë!
SI SHQIPE MALI SILLEM VËRDALLË
Heci i habitun por me një qëllim
Se s’ma njeh kush dhimbjen
Shpirtin s’ma dijnë
Si shqipe mali sillem vërdallë
Po tëm kuptojsh ti je shpirtmadh
Nga dhimbja e saj duhet me u kall
A dro mos doni të harroj pa dasht
Njanin sy hapun e qetrin qor
A të harroj dhimbjet ti që po pëson
Me çdo çmim jete shkëndij’ me ndezë
Liri e dritë Kosovës së mjerë!
(1970)
Gruaja e Lazim Rexhepit (e para nga e djathta) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Baki Ymeri: Bashkimi i Basarabisë me mëmëdheun
Mihai Prepelita |
Bashkimi do të realizohet atë ditë kur Parlamenti i Basarabisë dhe Kosovës do ta miratojnë me shumicë votash bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe të Basarabisë me Rumaninë, në bashkëveprim intenziv dhe konstruktiv me Amerikën dhe aleatët e saj.
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Qysh në fillim, vlen të përmendet fakti se Kosova është Basarabia e Shqipërisë, ndërsa Moldova Dardania e Rumanisë. Pas aneksimit nga Rusia cariste (1812), 91 vjet më parë, më 27 mars 1918, Këshilli i Atdheut, vendosi në Kishinjëu që Basarabia t’i bashkohet Rumanisë “një herë e përgjithmonë”, edhepse pas “triumfit” të komunizmit ndaj fashizmit gjatë Luftës së dytë botërore, ra përsëri në kthetrat e Bashkimit Sovjetik, një fat të ngjashëm të cilin e përjetoi edhe Kosova përmes ripushtimit jugosllav (1945/1999). Evenimenti i bashkimit kremtohet me një serë manifestimesh këndej dhe tejmatanë kufinjve të Prutit. Fati i rumunëve të Basarabisë është identik me atë të shqiptarëve të Kosovës: bastisje sistematike policore, persekutime të pareshtura politike, përndjekje, arestime dhe deportime patriotësh, arsimtarësh, priftërinjshë e familjesh rumune në ngricat e Siberisë, rusifikim i dhunshëm përmes martesave të përzjera dhe zëvendësimit të shkronjave latine me ato qirilike, mbyllja e kufirit mes Rumanisë dhe Basarabisë, cungim dhe cenzurim i historisë, shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Basarabia, respektivisht Republika e Moldovës (apo Moldavisë), u shpall e pavaruar në vitin 1992, duke u shkëputur nga tutela e Kremlinit, por, si pasojë e presidentit prorus Voronin dhe suitës së tij komuniste, ka sot e kësaj dite një shkallë të lartë të varfërisë: mijëra femra të këtij vendi duke u bërë plaçkë tregu e prostitucioni të krimit të organizuar turk të haramxhinjve të Stambollit. Autoritetet bolshevike të kësaj republike indipendente ende kanë frikë nga gjuha rumune dhe shtypi bukureshtar, këto ditë doganierët e nkëtij vendi duke e kthyer në kufi një grup intelektualësh rumunë që ishin nisur në kremtimin e Ditës së Bashkimit me revista letrare, të cilat “udbashët” promoskovitë të Voroninint i konsiderojnë si “literaturë e rrezikshme”. Basarbia është vend indipendent, ende e pabashkuar me Rumaninë si pasojë e mosunitetit në Parlamentin e Kishinjëut. Bashkimi do të realizohet atë ditë kur Parlamenti i Basarabisë dhe Kosovës do ta miratojnë me shumicë votash bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe të Basarabisë me Rumaninë, në bashkëveprim intenziv dhe konstruktiv me Amerikën dhe aleatët e saj.

Basarabia martire
Numri i patriotëve rumunë të Basarabisë është i panumërt. Njëri ndër ta ishte edhe poeti i famshëm Grigore Vieru. Këto ditë u lansua në Fundacionin Europian Titulescu (Qendër e Studimeve Strategjike në Bukuresht) libri Rumunë të harruar në perandorinë e ligësisë, të shkrimtarit Mihai Prepelica, me prejardhje nga Basarabia, një militant i përflakur për bashkimin e Basarabisë me Rumaninë, i persekutuar politik nga autoritetet sovjetike, autor i librit me 100 haiku Mozaik Basarabian, të cilin ia kemi rikënduar në gjuhën shqipe, i cili doli këto ditë në Bukuresht. Në këtë manifestim, pas fjalës hyrëse të drejtorit të institutit Titulescu (George G. Potra), e mori fjalën një historian rumun me origjinë shqiptare: dr Xhelku Maksuti, themelues i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, i cili dha një ekspoze mbi jetën dhe veprën e Mihai Prepelicës, duke bërë fjalë për librin e tij dhe Basarabinë martire, për trojet rumune të shkëputura me të padrejtë nga carizmi rus, për kontributin që ka dhënë diplomati i famshëm Niculae Titulescu, i cili pat prurë në Rumani para 70 vitesh, pesëmijë rumunë të braktisur të Bukovinës e Basarabisë, duke i shpëtuar nga vdekja, gjest për të cilin, Titulescu e ka përfituar dritën e Parajsës. Edhe drejtori Potra, edhe historiani Maksuti, theksuan faktin se libri Rumunë të harruar në perandorinë e ligësisë nuk i përket autorit por gjithë rumunëve, ngase është një libër/dhurratë e vetëdijes kombëtare, një vepër ku defilon histroia, fati dhe drama e një populli të martirizuar për liri, çrobërim, bashkim dhe drejtësi.
Nuk është me rëndësi papjekuria politike e presidentit shqiptar për mosnjohjen e minoritetit arumun në Shqipëri, të politikanëve shqiptarë që vjedhin, të drejtësisë shqiptare që ende nuk i ka ndëshkuar kriminelët e internetit që fyejnë vlerat e kombit, apo papjekurinë politike të presidentit rumun lidhur me indipendencën e Kosovës, qëndrimet proserbe të të cilit, praktikisht nuk i mbrojnë, por i turpërojnë interesat nacionale të Rumanisë, siç i turpëroi edhe Jon Iliescu i cili ia shtroi qylimin e kuq Millosheviqit në kohën kur kriminelët e tij e kishin përgjakur Vukovarin dhe Dubrovnikun (1912), ngase kur vjen fjala për lidhjet rumuno/shqiptare, as Iliescu e as Basescu nuk mund të jenë kurrë më të mençur se Hashdeu apo Jorga, sipas të cilëve, shqiptarët me rumunët (e jo me serbët apo turqit), janë kushërinj gjaku e vëllezër. Dhe as zëri i grisur i korespondentit të Bukureshtit, Jovan Popoviç (që u jepte këto ditë ngjyrë proruse lajmeve mbi manifestimet anti/NATO të ultranacionalistëve serbë), nuk është me rëndësi sa është jeta dhe vepra e poetit patriot dhe memorialistit rumun Mihai Prepelica, dëshmitar i vuajtjeve të rumunëve të mbërthyer në telat me gjemba. Në këtë manifestim të rëndësishëm ishin prezentë kuadro universitare dhe diplomatike, Nicolae Maresh (këshilltari i ministrit të jashtëm), massmedia radio/televizive, filoshqiptarët Tiberius Puiu dhe Doina Popescu, presidenti i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Mirçea Istrate etj.

Baki Ymeri: Fluturimi i fjalëve
Fluturimi i fjalëve
Nga Baki Ymeri
Krahas librit të Sabit Rrustemit (Atingere magica/Prekje hyjnore) dhe Ali D. Jasiqit (Ochiul campului/Syri i fushës), këto ditë kemi përpara një antologji të re poetike e cila regjistrohet në spektrin e vlerave të përbashkëta me nga gjashtë poetë shqiptarë dhe rumunë, një album poetik që na fton në lojën e imagjinatës përmes forcës dhe fluturimit të fjalëve (Zborul cuvintelor/Fluturimi i fjalëve). Fjalët shqipe fluturojnë në trojet e gjuhës rumune dhe anasjelltas. Eseistët rumunë shkruajnë për vlerat e autorëve shqiptarë (Ramadan Mehmeti dhe Mexhit Mehmeti nga Kosova, Riza Lahi dhe Merita Bajraktari McCormack nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alush Kamberi e Shaip Emërllahu nga Maqedonia), ndërsa eseistët tanë shruajnë për vlerat e poetëve rumunë. Nga këta të fundit shquhet Puiu V. Moiçeanu (1935), poet, eseist dhe epigramist, autor i dhjetë vëllimeve me poezi dhe epigrame. Sipas poetit, romansierit dhe eseistit Mihai Antonescu, Puiu Moiçeanu krijon një figurë të veçantë në letërsinë bashkëkohore rumune. Rrezaton dhe shpërndan inteligjencë dhe talent. Ai është hija e shpirtit tonë në kohëra të përmbytjeve dhe acarit, tani, kudo, kurëdo dhe gjithmonë: “Nuk po ngopem dot me dashuri/ dhe as me lakuriqësinë tënde moj çikë/ libri im i parë i dashurisë, nuk kishte presje dhe as pikë./ S’ka lëvore e s’ka faqe/ janë topitur duke i shfletuar/ kur i numëroj puthjet e përditshme/ konstatoj se tërë jetën kam dashuruar”. Puiu Moiçeanu është një poet i talentuar sipas të cilit, “Të mençurit mësojnë/ edhe nga ata që s’dinë të lexojnë”.
Ioan Gliga (1944) vjen nga, rrethi i Mureshit. Debutoi si nxënës në revistën Muguri (Muguj), pastaj në revistën Astra (Ylli), duke dëshmuar përkushtim artistik dhe aspirata solare (të diellëzuara). Bashkëpunojë 15 vjet me rradhë duke i shpërndarë poezitë nëpër gazeta e revista, përfiton Çmimin Tribuna në Festivalin e pozisë në Sigjetu Marmaciei, bashkëpunon me emisione në Radio dhe Televizion, është prezent në antologjitë Dheu i shtëpisë, Gjithçka që kam i përket kësaj toke, Eminesku përjetë i ri. Përkushtime lirike, etj. Shpeshherë e rigjen vendin në botën e brishtë të fëmijërisë, duke u dhuruar këtyre (në bashkëpunim me vajzën e tij piktore, Luminita Gliga, vëllimet Druri i magjepsur, Gjuetari i vogël, Krimbi mbret dhe milingonja Rucë, Stinët, dhe një gamë nga mençuria e tij magjepse e gjëegjëzave, merita letrare për të cilat është nderuar me dy çmime të Filialës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë në Brashovë. Në ndërkohë ka botuar vëllimin me vargje ironike dhe humoristike, Baladat T..., një varg epigramesh të përfshira në vëllimin Shitësi i hithërave, si dhe vëllimin antologjik Në vegim të çiltërsisë. Sipas tij, «Qukapiku është një doktor i mirë,/ që troket në zgërbonjën me pika,/ ngase nën lëvoren e thatë/ vdesin krymbat nga frika”. Pason Elena Liliana Popescu, poete, përkthyese, botuese. U lind (1948), në qytetin Turnu Mëgurele, rrethi i Teleormanit. Studimet e mesme i kreu në Buzëu, ndërsa shkollimin universitar në Bukuresht, ku përfitoi titullin Doktor i shkencave matematikore. Është profesor universitar në Katedrën e Informatikës, Fakulteti i Matematikës, Universiteti i Bukureshtit. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe ka botuar mbi 20 vëllime me poezi dhe përkthime nga anglishtja, frëngjishtja dhe spanjishtja: Këngë Dashurie/ Song of Love Peregrino, Cuan grande es la tristeza, Këngë Dashurie, Himno a la Existenca, Un solo canto, Peregrino. Është laureate e një serë çmimesh letrare në Gjermani, Spanjë etj., e përfshirë në vëllime kolektive në Rumani, Argjentinë, Meksik, Peru, Spanjë. Poezia sipas saj është “një mrekulli e dukshme/ në çastin e qetësisë së fshehur/ në një fakt të natyrshëm/ një mahnitje që e përfshin në te/ dëshprimin për të mos e ditur/ zgjidhjen e Misterit”.
Florika Bud/in e kemi prezantuar në antologjinë paraprake (Tempulli i fjalës), duke e përfshirë me shqipërime të reja edhe në këtë vepër, në shenjë respekti për vlerat, respektin ndaj gjuhës shqipe dhe sponsorizimin e botimit, një „lajthitje” profesionale (pr ta përfshirë në tre antologji brenda një viti), e cila justifikon mendimin se poetit i falet çdo gjë, pos një gjëje: poezisë së dobët. Horia Gârbea (1962), u lind në Bukuresht. Është inzhenier ndërtimi, doktor në inzhenieri, kuadër didaktik, poet, prozator, eseist, kritik letrar dhe teatror. Pas revolucionit antikomunist ()1989, ka zhvilluar një veprimtari të dendur publicistike. Ka botuar 12 pjesë reprezentative në Rumani, Francë dhe Angli. Ka përkthyer dhe adaptuar për sqenë autorë të shquar botëror (Çehov, Corneilles, Ionesku etj.). Ka botuar 14 vëllime letrare, është prezent në antologji të panumërta gjuhësh të ndryshme, e ka përfaqsuar Rumaninë në festivale ndërkombëtare për teatër dhe poezi, ka përfituar një serë çmimesh të rëndësishme letrare për poezi, prozë, darmaturgji, ndërsa romani i tij Rënia e Bastilies është dekoruar me tre çmime kombëtare (1998). Është laureat i Urdhërit Merita Kulturore me gradë të Kavalierit. Linda Maria Baros (1981) u lind në Bukuresht, mbrojti liçencën dhe masteratin për letërsi në Sorbonë. Aktualisht është doktorante për letërsi komparative në Universitetin e Sorbonës dhe atë të Bukureshtit. Ka botuar në rumanisht: Muzgu është larg, shkule kordhelen! Poemi me kokë mistreci dhe dy pjesë teatri: Erdhi te unë një kentaur, Shpirtërat e mëdhenj nuk merren kurrë me gjëra të parëndësishme, Le Livre de signes et d’ombres, Fjalori për shenja dhe shkallë. Është laureate e Çmimit për Vokacion Poetik, Apollinaire, i konsideruar si shpërblimi më i rëndësishëm për poezi frenge. Ka përkthyer në rumanisht apo frëngjisht përmbi 25 libra, ka marrë pjesë në disa festivale internacionale të poezisë. Është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe Ndihmës/sekretare e Shoqatës së Përkthyesve të Letërsisë Rumune me seli në Paris. Është drejtore e revistës letrare VERSUs/m dhe iniciatorja e organizimit të festivalit Pranvera e Poetëve/Les Printemps des Poetes, në Rumani, Republikën e Moldovës dhe Australi. Gjatë vitit 2008 ka qenë ambasadore kulturore e Rumanisë në kuadrin e Sezonit Kulturor Europian. E vesh këmishën e mureve siç e veshin të tjerët këmishën e vdekjes, shkruan për ëndërra të alivanosura dhe ëdnërron për t’ia shkruar emrin në gjumë, me shkronja të ëmbla e të buta si buzët e dashurisë.
Nga poetët shqiptarë shquhet Ramadan Mehmeti nga Kosova, bashkëpunëtor i të gjitha gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Shkrimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhët serbe dhe boshnjake dhe u nderua me shumë çmime letrare. Eshtë editor i shtëpisë botuese Rozafa të Prishtinës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Librat e tij e kanë parë dritën e botimit në Kosovë dhe Shqipëri. Jeton dhe krijon në Prishtinë. Vlen të përmenden disa nga veprat e tij (poezi, tregime, monografi): Jeta pa titull, Koncerti i heshtjes, Loja e ruletit, Requiem për Mirko Gashin, Ti je e vogël, Ringjallja, Fusha e korbave, Te guri i atdheut, Zemrat bëhen ura, Brigje shpirti, Mëkate të zgjuara, Testamenti i gjyshit, Loja e ruletit, Te guri i atdheut, Kur pikëllohen zogjtë, Ura e Maskatarit, Poshtërim i ndjenjës, Bekimi i gjurmëve, Tekstament letrar (mendimi kritik për krijimtarinë letrare të Ramadan Mehmetit përgatitur nga Prend Buzhala). Diagrami i kohës, Ëndërrova një ditë të shenjtë, Një zë fëmijëror, Rrugët tona, Lashtësia e grishjes, Fshehtësia që më kafshon ag e terr, Në tingujt e këngës u zgjua zogu, janë titujt e poezive të rikënduara në gjuhën rumune. Alush Kamberi, poet, eseist, gazetar. U lind në Strimnicë të Tetovës (1947). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse atë të mesmen dhe studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i vazhdoi në Shkup. Prej vitit 1967 ushtron profesionin e gazetarisë në TV e Maqedonisë, ku gjendet edhe sot e kësaj dite. Nga veprat e tij shquhen: Prafullima, Zbutësit e tokë, Shqiptarët e Rumanisë (koautor), Përndjekjet e mëdha, Katër shekuj të pagjunjëzuar, Dhembje për tokën (antologji), Psalme të vonuara. Është autor i disa veprave të përkthyera dhe filmesh të panumërta dokumentare për televizion, i prezantuar në faqet e këtij libri me poezitë Zjarrmi, Gjërat e Djegura, Dritaret e natës, Psalmin thuaje deri në fund, Pikturë e humbur, Fjala e fundit e gurit etj.
Mexhid Mehmeti nga Kosova, njëri ndër themeluesit dhe redaktorët e shtypit letrar në Preshëvë dhe Bujanoc, drejtues i klubit letrar “Feniks” të Preshevës dhe edicionit botues të këtij klubi. Është prezantuar në revista dhe antologji poetike, tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gjuhë të huaja. Bashkëpunon pothuajse me të gazetat dhe revistat që dalin anembanë rruzullit shqiptar. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, fitues i disa çmimeve importante për poezi dhe romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”. Jeton dhe vepron në Prishtinë e Fushë/Kosovë. Ka përkthyer një numër të konsideruar veprash letrare, ka drejtuar emisione letrare në Radio Rilindja, dhe ka botuar mbi 5000 artikuj gjinishë të ndryshme, duke filluar nga lajmet e thjeshta, raportet, komentet, reportazhet, e deri tek fejtoni dhe intervista. Debutimi në shtyp (1965). Në periudhën 1977/2007 ka publikuar 14 tituj, përkatësisht njësi bibliografike, në të cilat janë përfshirë gjithsej 18 vepra të gjinive të ndryshme si: poezi, poema (për të rritur e për fëmijë), tregime, novela, romane, drama, me një tirazh të përgjithshëm prej 10 mijë ekzemplarësh, me një bibliografi të bujshme letrare dhe me një cikël prej dhjetë poezishë në gjuhën amtare në antologjinë Fluturimi i fjalëve. Riza Lahi (poet, pilot dhe patriot), vjen në faqet e antologjisë nga Shkodra. Ka kryer shkollën ushtarake të aviacionit, profesion që e ka ushtruar deri në vitin 2000, në bordin e aeroplanit të tij duke parakaluar katër presidentë të Shqipërisë. Është larguar nga ushtria në vitin 2002, me gradën e nënkolonelit. Ka punuar me organizmat ndërkombëtare brënda vendit, ushtron gazetarinë dhe është autor i 23 veprave origjinale apo të përkthyera, mes të cilave: Ylli që sheh mbi sheshin Skënderbej, Ledia në një natë me hënë, Kosova, e fejuara ime, Drenica, qeleshja kosovare, Golgota shqiptare (vepër e autorit gjerman me prejardhje hebraike, L. Freundlich), Ikja masive (H. P. Rullman), Ëngjëlli i Mostarit dhe Nuk ka ëngjëj në këtë botë (S. Bejkër), Nën hënën e Ulqinit, Trëndafilat, Fluturoi qielli nga cepi i velit tim (F. Forukhazd), Poezi të përzgjedhura nga vendet anglishtfolëse, Natën i pëshpërita një ylli (Xh. Rumi), Dinosaurët e fundit, Vorri i Ashikut, etj. Është fitues i disa çmimeve letrare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, anëtar i Shoqatës Botërore të poetëve (WPS). Dhe vjen në faqet e Fluturimit të fjalëve me Motive nga Saranda, Gruan e divorcuar dhe Mëngjesin mbi det.
Shaip Emërllahu është poet, eseist dhe publicist. U lind në Trebosh të Tetovës nga prindër me prejardhje nga Shipkovica (1962). Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërkaq studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Është drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit, Tetovë, ish/gazetar dhe redaktor i Flakës (së shuar të vëllazërimit). Bibliografi letrare dhe publicistike: "Pagëzimi i viteve", "Projekti i thyer”, "Edhe ne dëshmojmë/We witness (bashkautor), "Vdekja e paktë", "Vdekja e paktë/Putina moarte" (vëllim bilingv), “Poezi” (kroatisht/shqip), "Dvorski son", “Sadudin Gjura, jeta dhe vepra” (monografi e botuar në gazetën “Flaka”), “Aktiviteti politik dhe kulturor i grupit atdhetar “BESA” (fejton i botuar në “Flaka”). Ka marrë pjesë në festivale poetike nga vendi e bota. është fitues i disa çmimeve, ndërsa vargjet e tij janë përkthyer në frëngjisht, anglisht, hebraisht, spanjisht, arabisht, rumanisht, polonisht, çekisht, kroatisht, maqedonisht dhe vllahisht. Poezitë prezente në këtë antologji i ka përkthyer dr. Luan Topçiu.
Merita Bajraktari McCormack u lind në Korçë (1966), u rrit në Cangonj të Devollit, u persekutua për arsye politike pasi ishte “mbesë kulaku", duke iu ndaluar e drejta e studimit për art, megjithëse fitoi konkurset e duhura. Përfundoi shkollën e mesme, studimiet ekonomike dhe pasuniversitare, duke përfituar titujt Mësuese e gjuhës angleze dhe Master Of Business Administration (MBA), duke studjuar në Shkollën Europiane të Studimeve për Manaxhim në Universitetin Surrey (Angli). Pasionet e saj janë arti, letërsia, muzika dhe teknologjia moderne. Shkruan poezi dhe prozë (në shqip dhe anglisht), është korrespondente e gazetës Illyria në Nju Jork dhe e revistës Informatori në Zagreb, prezente me poezi dhe artikuj në Shqipëri dhe Diasporë. Eshtë themeluese dhe moderatore e disa gruplistave dhe forumeve komunikative shqiptare në Internet. Që nga viti 1994 jeton dhe krijon në New York. Në vitin 2006 u nderua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro/Amerikanë me çmimin Pena e Artë. Njihet me librat Me zërin e Zemrës, Tinguj Malli, Lulet e Jargavanit, The Lilac Flowers, Dritaret e Shpirtit / Ferestrele Sufletului. Është prezente në antologjitë Mozaikë të një Portreti, Kur të Digjem, Perëndim i Mallur, si dhe në një antologji me poezi në anglisht. Fjala dhe shpirti i saj, flatrat e përmallimit dhe sentimenti i dashurisë janë disa nga motivet elementare të lirikës së kësaj poeteshe që e kultivon gjuhën shqipe në Amerikë, e prezantuar para dy vitesh në gjuhën rumune përmes vëllimit Ferestrele sufletului/ Dritaret e shpirtit.

Baki Ymeri: Zonja që fliste me lulet (Marieta Vasilesku)
Marieta Vasilescu |
Zonja që fliste me lulet
Nga Baki Ymeri
Ka lindur në Transilvani (1921), dhe ka jetuar në Bukuresht, ku është shuar para tre viteshi (2006). Ka kryer shkollën e sindikatave dhe është martuar në Bukuresht. Jeton në një zonë të bukur, tejmatanë Lulishtes së Mbretit. Edhe pse është amvisë e thjeshtë, e njeh historinë, letërsinë dhe gjeografinë e atdheut më mirë se një profesor gjimnazi. E ka njohur Ajvaz Vokën dhe Lazim Rexhepin, do kosovarë e malësorë të Sharrit, që ia patën shkelur pragun e shtëpisë. E ka pasur mik të shtëpisë Arian Milukën dhe Shpresa Bërdëllimën, është kunata e një shqiptari dhe admiruese e madhe e Mihai Emineskut. Ja disa nga kujtime e saj:
“Qysh në fëmijëri kisha një etje të hatashme ndaj Emineskut dhe vlerave të Tij. E lexoja, e recitoja, e ëndërroja. Mamaja më thoshte: Ti je vajza ime më e mençur. Babai qe plagosur në Luftën e Ribashkimit të Rumanisë, e cila zgjati katër vjet (1916/1919). U kthye nga lufta me 19 predha mortajash në trup. Jetoi një vjet dhe vdiq. Mamaja mbeti grua e ve me pesë fëmijë. U rritëm pa baba. Motra ime u martua me një ëmbëltor shqiptar. Kishte buzëqeshjen më të bukur në botë. Për nga pamja dukej e mbyllur, por e kishte shpirtin e florinjtë, ishte fisnike, besnike dhe amvise e shquar për ushqimet më të shijshme në Shipkovicë. E admironte kuzhinën, humorin, shpirtin shqiptar dhe qëndisjet artistike. Mua më pëlqente të lexoja sa më shumë. Lexoja çdo gjë që gjeja, sidomos vargjet e Emineskut. Eminesku dhe krenaria për të qenë shqiptar. Kështu thoshte kunati im, ngase përnga fizionomia Eminesku kishte pamje shqiptari. Eminesku e admironte shqipen, historinë shqiptare dhe folklorin shqiptar. Në të vërtetë, ai nuk ishte shqiptar, por admirimi i tij ndaj shqiptarëve ishte një admirim i hatashëm”.
Besnikëria e shqiptarëve kaplonte përmasa hyjnore
Ajvazi, Aurelia dhe Maria (1936) |
Kështu ishte dikur, ndërsa sot: shqiptar të jesh apo të mos jesh! Jo për të gjithë e kemi fjalën. Pas konsideratave të kësaj zonje bukureshtare, as që ka nevojë për komentim. Edhe gjermanët kishin besim të madh ndaj nesh dikur. Botonin artikuj me titujt “Albaner sind guter Arbeiter”, por punët filluan të ngatërroheshin me vërshimin e haramxhinjve të Ballkanit rrugëve të Europës, pas shpërthimit të revolucioneve antikomuniste në Maqedoni, në Kosovë, në Shqipëri, në Rumani, e gjetiu. Mahnitesh me besnikërinë e arnautëve të dikurshëm dhe neveritesh me veprimet e dallaverexhinjve të sotshëm. Jo për të mërgimtarët që e sigurojnë ekzistencën me djersë e kemi fjalën por për do fundrina talibaniste të antishqiptarizmit që shfrytëzojnë mediat elektronike për poshtërimin e gjuhës shqipe dhe vlerave legjendare të kombit shqiptar. Mos e kanë harruar Zotin vallë? “Ki kujdes mos të gabosh, na thotë zonja Marieta, ngase uji i lan të gjitha, por jo edhe mëkatet”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi