Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tonin Nikolli:NJE TAKIM I PAHARRUAR

Shko poshtë

Tonin Nikolli:NJE TAKIM I PAHARRUAR Empty Tonin Nikolli:NJE TAKIM I PAHARRUAR

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 11:15 am

Tonin Nikolli:NJE TAKIM I PAHARRUAR

Tonin Nikolli:NJE TAKIM I PAHARRUAR 174483_100000525636701_7075507_nTonin Nikolli:NJE TAKIM I PAHARRUAR 203279_100000002898753_5186945_n
Megjithese kurre nuk kisha besuar, se emri me te cilin prezantohej, ishte i vertete, Nuk kisha tentuar t'a pyesja.
Shkruante poezi te bukura. Me nje ndjenje te jashtzakonshme.Me nje ritem te brendshem, qe te detyronte t'a doje krijimin e saj. Kjo me mjaftonte per te mos ditur me shume. As ku jetonte. As numrin e telefonit. As asgje...
Pelqente poezite e mia.I komentonte me pathos te veçante. I zbethente me mire se une , qe i kisha shkruar. U bente operacion special...
Po keshtu, une te sajat.
Kurre nuk me beri pyetje te teperta. As te mangeta.
Lexonte poezite e mia. Perdite. Nuk lodhej. Lexoja te sajat. Sa here qe i shkruante. Nuk lodhesha.
Pa i bere kurre pyetje. Pa me bere te tilla.
Nje dite i kerkova nese do te mundte te me therriste me " TI". E priti me kenaqesi.Me kerkoi te njejten gje. U ndjeva i lire.
Perseri nuk me pyeste. Nuk e pyesja.
Ne kohe mesova diçka me shume. nga ajo vete.Spontanisht. Diçka mesoi per mua. Ia thashe une.Spontanisht.
Ne chat. Askund tjeter.Pa telefon. Pa adrese. U vendos nje respekt reciprok njerzor. Vetevetiu. Pa asnje sforco.
Ne mars do shkoja ne Shqiperi. Per probleme personale.Do dergoja edhe librin e ri tek redaktori im. Nje mbermje me pyeti:
- Kur shkon ne Shqiperi?
- Me 16 mars- ju pergjigja.
- Do shkosh ne Lezhe apo do ndalesh ne Tirane?
Mora guximin dhe e pyeta:
- Perse?
- Do te pime nje kafe!
Provova nje emocion te rralle.Nuk e prisja.
- Falemnderit! Po ndalem ne Tirane!
Pak me vonese, shkova ne vendin e takimit.
Ne ane te trotuarit, nje zonje fisnike, e bukur, e thjeshte dhe me nje fytyre te embel priste.Shikonte vetem nga njera ane e rruges. Ishte e bindur se do shkonim nga ajo ane. ( isha bashke me motren, Marianen). Ne erdhem nga ana tjeter. Iu afrova. E njoha nga fotot e e profilit te saj ne internet.
- Shiko edhe kendej!- i thashe me ze te embel.
U kethye. Me perqafoi si motra vellane. Me perqafoi perseri. E perqafova.
Kishte sy te embel. Te permalluar. Fshihnin nje brenge.Nje deshperim te kohes. Kishin derdhur shume lote...
Ne lokalin afer morem nga nje birre te vogel. Une piva nje e gjysem...
Ishte nje takim i paharruar.Me nje persone te jashtzakonshme.Me nje mike e zonje fisnike. Me poeten time !
Me ZHORZH SAND te botes poetike.
Me VIKTORIA XHAKO te jetes reale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi