Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Mes nesh më s'bëhet mirë

Shko poshtë

Valon Beqiri:Mes nesh më s'bëhet mirë Empty Valon Beqiri:Mes nesh më s'bëhet mirë

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 11:53 am

Valon Beqiri:Mes nesh më s'bëhet mirë 195366_100000406115855_3109559_n
Valon Beqiri:Mes nesh më s'bëhet mirë

Fryen era e kujtimeve,si një murlan që përkëdhel qytetin e humbur,
qëndroj hutuar,mbështetur për muri si një kartolinë e shkruar bardh e zi,
kundrejt këtij horizontit,shoh një ngecje diku në frontin e lumturisë,
i fshi syt me pluhurin e ngushllimeve,ruaj një zemër...ndryshe nga ti.

Diçka nuk shkon,si një aftësi e kufizuar sdi ti shpjegoj plagët e shpirtit,
bëj përpjekje,si një ngjyrë e zbehur qe këputur në ndërgjegjen e vrarë,
n'këtë gjendje t'fundosur,anëtarë i strehëve që shërben derdhjen e lotëve,
si një agjent i natës,që vizaton në imagjinatë portretin tënd të parë.

I ndjej kthesat pa ty,si gjymtyrë e prer në katalogun e vërshimeve tua,
tronditje,si një kataklizëm që bën homazhe për eklipsin që ndodhi n'shpirt,
ti mbetesh enigmë,por një enigmë që u dekodua nga gënjeshtart e kohës,
jam lodhur shumë,si një muze i errët që verbërisht vdes për pak dritë.

Besova n'përjetësi,por jo në një tregim qe lexuar nga defektet e shkronjave,
bie posht,si një hije që frymon mllefin e saj duke ecur qosheve t'shtëpis,
buzëqeshja e mimikës time,vazhdon të botohet si një shtyp pa vlerë,
nëse dikur kam jetuar si ëndërr,sot pikturohem n'karikaturën e vetmis.

Një ditë kur do të takoj perballë,
e di se do të quaj vetëm përallë.

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi