Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e njoha Nanon dhe Berishën

Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 02, 2008 2:18 pm






Si e njoha Nanon dhe Berishën U1_NikolleLesi
Nikollë Lesi
Nikollë Lesi
Si i njoha Nanon dhe Berishën]Hyrje


Ky libër është shkruar në periudhën 2004-2005. Inicues për nisjen e këtij libri u bë kryeministri Fatos Nano me sulmet e tija frenetike, pothuaj tre vjecare, duke kërkuar kokën time në “sininë e argjentë” të Xhoana Nanos . Fatosin e kisha takuar vetëm një herë në mortin e nënës së tij , vit kur ai ishte në burg. Nuk kisha patur asnjë njohje tjetër me atë, por në libër mundohem të sqaroj oshilacionet e tija ndër vite si njeri dhe si lider. Dikush , nga miqtë e mij gazetar, me tha se në këtë libër ti ke
Si e njoha Nanon dhe Berishën U1_nano-berisha-2
Nano-Berisha
treguar edhe oshilacionet e tua. Mundet, të jetë e vertetë, pasi edhe unë jam pjesë e këtij realiteti tranzicioni postkomunist, megjithatë në libër kam thënë ato çka kam përjetuar, bazuar në një film “Zbukuroj , por nuk genjej”. Libri duhej të dilte nga mesi i këtij viti me titullin e paralajmëruar “ Si e njoha Fatos Nanon?”. Por për njëmijë e një arsye nuk arrita ta përfundoj për botim. Meqënëse u vonova atëhere vendosa t’i bashkoj në një libër, ndonëse paksa voluminoz, edhe Sali Berishën. Në një farë mënyre këta të dy janë si “vellëzërit siamezë”.
Nuk e di nëse kam arritur të nxjerr pjesën e padukshme për opinionin publik të dy lidereve që ndërtuan, shkatërruan dhe ribënë Shqipërinë në vitet 1990-2005.
Kush është Nikollë Lesi?
Nikolle Lesi ka lindur me date 06/08/1963 ne fshatin Spiten te Lezhes. Mbaroi shkollen fillore dhe tetevjecare ne kete fshat, dhe me pas gjimnazin "Hydajet Lezha" te qytetit te Lezhes. Vazhdoi Fakultetin e Shkencave te Natyres, dega Fizike ne Universitetin e Tiranes dhe e mbaroi ate ne vitin 1987. Punoi disa muaj si mesues fizike ne gjimnazin e Lezhes dhe ne shkollen e mesme te Zejmenit . Ne mars 1988 u hap gazeta lokale "Koha Jone", ku u punesua si gazetar e punoi deri ne vitin 1991 (janar). Ne janar 1991 gazetat lokale u mbyllen ne te gjithe Shqiperine, pasi nuk do te financoheshin me nga Shteti. Me date 11 maj 1991 vendosi te ribotonte gazeten lokale "Koha Jone", por tashme te pavarur e te financuar prej tij. Pikerisht data 11 Maj 1991 shenohet dita e pare e numrit te saj si e pavarur dhe kjo date eshte per shtypin shqiptar si date themelimi e shtypit te pavarur shqiptar. Menjehere bashkepunoi me nje numer gazetaresh te rinje, te cilet me vone u bene shtylla te gazetarise se lire shqiptare te viteve te para te demokracise. Vazhdoi punen per te bere nje gazete kombetare te pavarur, duke bere qe gazeta “Koha Jone” te jete asokohe gazeta kombetare indipendente qe kaloi edhe gazeten e Partise Demokratike , "Rilindjen Demokratike".
Gjate viteve 1995-1996 si filiale te gazetes "Koha Jone" u botuan edhe gazetat "Sport Ekspres" e revista "AKS". Ne maj-qershor te vitit 1997 Lesi nxori ne transmetim te paren radio private ne Shqiperi me emrin radio KOHA, dhe ne vitin 1998 Televizionin TV KOHA .
Ne qershor te vitit 1997 Lesi u zgjodh deputet ne Parlamentin e Shqiperise. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 e me pas te 2005 u zgjodh perseri deputet, ku vazhdon edhe sot ne mandatin e tij te trete parlamentar. Ne vitin 2002 u zgjodh kryetar i Partise Demokristiane te Shqiperise, post te cilin e mbajti deri ne qershor 2006 , kur dha doreheqjen duke iu dhuruar drejtimin e PDK z. Nard Ndoka. Ne vitet 2002- 2003 vendosi te shese krejtesisht paketen e aksioneve ne mediat radio dhe TV KOHA e ne gazeten "Sport Ekspres". Ne mars te vitit 2007 shiti dhe gazeten "Koha Jone".
Me 27 Nentor 2007, sebashku me mbi 500 anetare , themeloi Lidhjen Demokristiane te Shqiperise (LDK).
Nikolle Lesi eshte i martuar dhe ka dy djem.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 02, 2008 2:21 pm

Si e njoha Nanon dhe Berishën U1_NikolleLesiNikollë Lesi
Si i njoha Nanon dhe Berishën


Kapitulli i parë - Fatos Nano
Pse ka ndryshuar Nano?
Kishte kohë që përflitej nga shumë deputetë të mazhorancës se Fatos Nano ka tre vite që ka ndryshuar krejtësisht. “Është tjetërsuar !”-thonin nën zë dhe shikonin përreth tyre se mos i dëgjonte njeri. Edi Rama e përqeshte këtë metamorfozë të kryesocialistit duke treguar barcaleta për Fatosin. Pas martesës së dytë me Xhoanën ai ishte bërë më cinik, më i dhunshëm në marrëdhëniet me vartësit; më i dashuruar pas euros dhe dollarit dhe servil në plotësimin e çdo deshire të Xhoanës. Personalisht mendoj se para vitit 2001 nuk ka qenë ky që është sot, natyrisht nuk flas në sensin fizik, pasi ai ka plot 52 vite mbi supe. Siç thotë një analist i njohur i komenteve politike, Andi Bushati ” Nano ishte një politikan i sjellshëm, por tashmë i kthyer në kundërtën e tij”. Zoti Nano kishte dhënë disa herë prova mirëkuptimi, largpamësie dhe tolerance . Në vitet e para të pluralizmit ai projektoi një të majte perëndimore në përballje e përplasje me të vjetrit e PS së, të cilët bërtisnin për Europën, porse shikonin ende tek vitet e kohës së Ramiz Alisë. U desh burgu i Nanos që e majta të përbashkohej e të ngrihej politikisht. Burgu e privoi nga liria për të evoluar në krijimin e së majtës progresive. Nga burgu i Bençës, në Tepelenë, kryetari Nano shihte përtej dritareve të qelisë se PS ja kishte nevojë për reformim drastik në njerëz e në program. U humbën zgjedhjet e kontestueshme e të manipuluara të 26 majit 1996. Njeriu i burgosur Nano kërkoi reformim të udhëheqjes së PS së. Dërgonte asokohe letra nga burgu për t’i botuar në gazetën e partisë ku ai ishte kryetar, pra në “Zëri i Popullit”, por nuk ia botonin. Namik Dokle jepte urdhërin e prerë që asnjë shkrim apo letër e kryetarit të PS së të mos botohej, pasi “ ai nuk e di se ç’thotë se është në qeli !”. Shkonte në Bençë Rexhina Nano, një grua e mrekullueshme për nga virtytet e një femre të vendosur për të mbrojtur të drejtat e burrit të burgosur, dhe na sillte “Mocionin për Debat” të Nanos drejtuar kryesisë së PS së në korrik të vitit ‘96. Në darkë kundërshtarët e Nanos në PS më merrnin në telefon herë mua dhe disa herë Ben Blushin, i cili ishte kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” , që të mos i botohet letra dhe as ndonjë gjë tjetër nga kryetari i burgosur, pasi, sipas tyre “ka rrjedhur”. Natyrisht gazeta “Koha Jonë” i botoi sepse ishte dhe mbetet përherë me opozitën në sensin e kritikës së gabimeve të çdo pushteti. Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi konkuruan në kongresin e fundvitit ’96 me kryetarin e burgosur dhe për pak sa nuk e rrëzuan për t’i zënë vendin. Ndërsa Nano vazhdonte në solidaritet me Majkon, Islamin, Ruçin dhe gazetën “Koha Jonë”. Dyert e tjera në PS, si dera e burgut të qelisë, ishin mbyllur për këtë të burgosur politik. Ai rrinte në vetminë e qelisë, kurse kundërshtarët e tij në parti shëtisnin kryeqytetëve të Europës dhe kur ktheheshin deklaronin për median se “ishim duke kërkuar të drejtat e kryetarit të burgosur”. Shkonte në selinë e PS së një avokat dhe kërkonte ta mbronte Nanon kundrejt një pagese të lartë, kurse sot ai jurist është zyrtar i lartë në hierarkinë e Shtetit me firmën e vetë kryesocialistit. Me emrin e kryetarit të burgosur, të Vlorës dhe të gazetes “Koha Jonë” të djegur natën e 2 marsit 1997 e majta erdhi në pushtet në verën e atij viti. Berisha iku me një turp të madh mbi supe. Por mënjëherë në dyert e PS së u turrën një urdi njerëzish, të mirë e të këqinj, kundërshtarë e miq të tij. Donin pushtet, donin para e prona. Iu kishte ardhur në dorë Pushteti. Tani nuk kishte më radhë se kush ishte më i përkushtuar në devotshmëri ndaj së drejtës dhe viteve 1992 1997. Tani kush ishte më servil dhe sillte me tepër lekë i duhej kryetarit Nano. I etur nga mungesa e lirisë dhe i verbuar nga mungesa e dritës në qeli kryetari i së majtës në pushtet nuk shikonte përtej dritares së zyrës së tij në PS, e cila ishte dritarja e hyrjes në pushtet për këdo që i rrinte afër dhe rrotull. I burgosuri u bë kryeministër i vendit. Nga qelia direkt në krye të drejtimit të Shqipërisë. Bashkë me stafin e gazetarëve të viteve ’91 ’97 filluam të hidhnim kritikat e para ndaj pushtetit të ri të Nanos si kryeministër. Moria e bodigardëve dhe ulërima e sirenave të policisë që hapnin rrugën kur kalonte zoti Nano e bënin atë, me sa dukej, të ndihej realisht Zoti i Shqipërisë, aq me tepër që ish Presidenti Berisha ishte në fundin e humnerës së tij politike, të paktën nja tre vite pas të mbrapshtit vit ‘97. Aq sa ishte thellë i zhytur Berisha, po aq lart në qiell rrinte Nano. Kritikat e para të medias “Koha Jonë”, pasi media të tjera numëroheshin me gishta, sikur zgjuan tek kryeministri Nano reaksionin e të paprekshmit, aq sa në konferencën e FRESH it të Tiranës në fillim të vitit 1998 sulmoi hapur e pa mëdyshje gazetën “Koha Jonë” dhe botuesin e saj. “Nuk kam ardhur në pushtet për të larë borxhet e Nikollë Lesit” deklaroi zoti Nano i prekur e i inatosur nga kritikat e gazetës. E shihja atë natë në televizor fjalën e tij dhe akoma nuk u besoja syve nëse ishte vertete Fatos Nano që fliste kundër medias së parë të pavarur në Shqipëri. Borxhet gazeta i kishte krijuar, pasi na dogjën krejt Si e njoha Nanon dhe Berishën U1_FatosNanogazetën me 2 mars 1997 si dhe kishim kaluar një kalvar vuajtjesh nga sulmet e pushtetit nga vitet ’92-’97. Nga muaji nentor ’96 gjer nga fundi i vitit ‘97 “Koha Jonë” botohej çdo ditë mbi 70 mijë kopje ose pothuaj sa dyfishi i tirazhit të të gjitha gazetave në vitin 2005. Nga muaji dhjetor ‘96 gjer me 30 qershor ‘97 gazeta shkonte në çdo pikë shitje, por nuk arkëtohej në financat e gazetës as 20 përqind e shitjes pasi ishte rrëmujë dhe luftë . SHIK-u i Gazidedes na dogji dhe qëlloi me armë mikrobuzat e mjetet e transportit të gazetës në muajt dhjetor 1996- shkurt 1997. Mos harroni se agjencia e transportit të gazetës kishte mbi 11 furgona transporti dhe që sejcila kushtonte diku tek 15 – 20 milionë lekë të vjetra. I gjithi ishte investim me paratë e gazetës me të madhe në vend. Në atë periudhë saliste merrnim taksi dhe furgona taksi , që dihet sa kushtojnë, vetëm e vetëm që të çonim gazetën “Koha Jonë” tek lexuesit. Po iu përmend vetëm një fakt: edhe për Tropojën që është në fund të dynjasë e ku çonim vetëm 200 gazeta paguanim mjet të veçantë me deshirën e mirë që lexuesit të kishin gazetën. Shtetit jo vetëm që nuk i shkonte në mendje të na ndihmonte, por përkundrazi na bllokonte, dhe shkatërronte. Në vend që shteti i pasluftës të na kompensonte djegien e gazetes, ai filloi sulmin për të na “djegur” në një mënyrë më “demokratike” , siç tashmë dëshmoi vepra e Nanos. Në fillim stafi i gazetarëve u turbullua nga ky sulm direkt dhe pa sens miqësor i kryeministrit Nano. Disa gazetarë që kishin punuar në vitet e vështira të saj nxituan të iknin me vrap, pasi ndjenin hakmarrjen Nano. Ata, si tiranas të vjetër, e kuptuan para meje se nga “kruajtja” me Nanon gazeta do të humbiste e do të sulmohej, pasi akoma populli e kishte idhull Fatos Nanon. Të paktën shumica ende kështu mendonte në fillimet e vitit ‘98. Fatkeqsisht kështu filloi të ndodhte. Shumë gazetarë ikën dhe u stabilizuan tek kabineti Nano, disa të tjerë u bënë drejtorë të rëndësishëm, ata që mbetën nxorën “shpatat” me pushtetin e Nanos. “Borxhet e Nikollë Lesit”, sipas Nanos, kishin ardhur se tirazhi i gazetës kishte shkuar me kryeredaktor Ben Blushin deri në 82 mijë kopje në ditë gjatë vitit 1997. Një tmerr i vërtetë për shtypshkronjën “Demokracia”, e cila “skuqej” nga tirazhi i lartë i “Koha Jonë”. Tirazhi botohej, por në kohën e luftës së vitit të mbrapshtë ’97 pothuaj asnjë lekë nuk arkëtohej nga pikat e shitjes së gazetashitësve, të cilët ose ikën më pas jashtë shtetit ose justifikoheshin se na “ I kanë vjedhur lekët gjatë muajve të luftës ! ”. E kujt ia mbante ato muaj që të shkonte e të merrtë lekët e gazetës në rrethe! Shumëherë policia dhe civilë të armatosur kishin djegur furgonat e gazetës bashkë me vetë tirazhin e prodhuar. Porse në shtypshkronjë borxhi shtohej për gazetën “Koha Jonë”. Shtypshkronja donte paratë, paçka se opozita bërtiste “Rroftë “Koha Jonë” ! Gjithashtu, më 2 mars 1997, redaksia u dogj krejtësisht nga forcat e SHIK ut dhe të policisë. Bile ka fakte se edhe eskorta presidenciale e Berishës mori pjesë atë natë në djegien e saj. Pra, financat e gazetës shkuan poshtë e më poshtë. Natyrisht, as unë e as ndonjëri nga gazetarët nuk pranoi të lypte tek dera e kryeministrit Nano apo zv/kryeministrit të asaj kohe Bashkim Fino. U kërkua që të ndërhynim për të marrë një kredi tek Banka e Kursimeve për të shlyer borxhet e shkaktuara nga ajo çka sqaruam, por zoti Nano ishte “ligjor” dhe nuk pranoi të shkelte “kushtetueshmërinë e parimeve të tij”, ndonëse borxhi i gazetës ishte sa shuma e një kamioni me cigare kontrabandë që kalonte një prej shoqëruesve të tij në Kakavijë vetëm në një natë !
Zoti Nano deri në mesin e vitit 1998 ishte në majën e Shtetit dhe në kreun e kontrabandës së cigarëve, kafesë dhe të naftës. Ndërsa ende në publik ai mbante dafinat e një njeriu të drejtë e të vuajtur në burgjet e Berishës. Duke qenë nga natyra krejtësisht dinak dhe, meqë nuk e kishim njohur ende, një njeri pa skrupuj moralë, ai manovronte bukur në fushën e politikës. Në shtatorin e vitit 1998, kur u vra Lideri i Lëvizjes së Dhjetorit ‘?90 Azem Hajdari, Nano manifestoi edhe një “veti” tjetër, të cilën nuk e kishim njohur: frikacakun. Ikën i veshur me rroba fshatari drejt e në Maqedoni. U struk i përmjerë atje, ndërkohë që duhej të rrinte e të drejtonte Shtetin e dhunuar. Një politikan që quhet Burrë Shteti nuk e braktis kurrë detyrën. Mund të thuash çfarë të duash kundër Sali Berishës, pasi edhe ai ka njëmijë e një të meta, porse në periudhën e vështirë të mars-qershor 1997 kurrë nuk e braktisi zyrën dhe Presidencën. Nuk themi që Lideri që quhet Burrë Shtetit të shkojë “si kovë pusi” apo për “dhjamë qeni”, porse duhet të gjente forcën për të gjetur shpëtimin e kombit. Nano e la Shtetin me 14 shtator 1998 në mëshirë të fatit. Erdhi kur pantallonat e lagura nga frika i ishin tharë në freskun e Maqedonisë. U lut tek Presidenti Meidani, porse nuk kishte më të drejtë morale që pa hequr brekët me erë m…. të vishte pantollonat e kryeministrit të ri ! Kështu që pësoi një “atak politik”, kryesisht për fajin e tij. Në krye të Ekzekutivit mbërriti Pandeli Majko, një njeri që e kishte mbështetur në vitet e vështira të burgut. Sakaq zotin Nano e braktisën përsëri Servet Pëllumbi, Namik Dokle dhe Ilir Meta. As Anastas Angjeli nuk ia hapte telefonin! Vetëm Ruçi i mbeti. Mbeti “rrugëve të Atdheut”, duke kërkuar “drejtësi” partiake. Dhe kishte të drejtë, pasi Majko dhe kundërshtarët e përhershëm të Nanos nxituan t’i merrnin PS në në fund të vitit 1999. Deri këtu nuk duhej të arrinin. Anti Nanot e kishin gabim. Nuk mund t’i merrej partia të cilën e kishte rritur vetë, bile edhe me burgun e tij. Në këtë rast, si botues dhe si deputet i dalë nga një zonë e lirë në Lezhë, por që asnjëherë atje nuk kishte fituar e majta, dola hapur e në mbrojtje të Nanos. Të mos harrojmë në momentet që ai nuk ka patur pushtet i kam qëndruar afër, natyrisht me median time, pasi darkat i hante me të tjerë. Kishte të drejtë dhe duhej mbrojtur, ndonëse Majko shpeshtoi hakmarrjen ndaj medias “Koha Jonë”, e cila kishte brenda saj tri “predha goditëse” për atë kohë; gazetën, radion dhe televizionin “KOHA”. Çdo natë televizioni që kisha në pronësi jepte të plota takimet e Nanos në bazën e PS së. Ishte një gazetare, Mimoza Picari, që rendte me vrap në çdo cep të vendit për ta dhënë atë që nuk ia jepnin të tjerët zotit Nano. Natyrisht nuk jam aspak i penduar, paçka se sot ndodhem në “llogore” tjetër, edhe për faj të kryesocialistit. Por kush më njeh nga afër unë rri në “llogoren time të pavarësisë”. Unë e kam deklaruar se nuk ma kushtëzon dot mendimin tim të lirë, as Fatos Nano e as Sali Berisha. As dhe të dy bashkë po të bëhen ! Pra në 1999, në këtë vit të vështirë politik, zoti Nano u kthye tek vlerat, të cilat, siç duket i mban në qilar kur është në krye të pushtetit dhe i nxjerr në fushë të hapur sa herë mbetet pa pushtet. Fitoi kundër Majkos, Pëllumbit, Metës, Poçit e Dokles, ndonëse me diferencë të frikshme votash. Iu rikthyen “miqtë”, “shokët” dhe urdia e sejmenëve. Thërrisnin “Rroftë Nano !” pikërisht ata që thonin “Poshtë Nano !” para kongresit. Falë një bashkëshorte të shkëlqyer që quhet Rexhina Nano, kryetari i PS së u kthye prapë në tolerant e në largpamës. I largohej sherrit dhe nxiste bashkëpunimin. Në krye të pushtetit erdhi një prej kundërshtarëve të tij më të fortë e me të rrezikshëm. Falë Nanos zoti Meta hypi atje, ku ai nuk e kishte ëndërruar, por që pati mundësi të shfaqte aftësi në menaxhimin kurajoz të Ekzekutivit. Por ditët e arta Nano Meta filluan të njohin errësirën. Nano shëtiste rrugëve të Europës, por që donin para të madhe për t’u përballuar në atë mënyrë që filloi ta shijonte botën në mënyrë të skajshme. Filloi t’i pëlqente Athina, bile ajo e mesnatës. Rrugët e Athinës në mesnatë janë të stërmbushura me njerëz. Aty gjen që nga i papuni i pagjumë e deri tek prostitutat. Athina e magjepsi të parin e selisë rozë. U deh nga kënaqësia, por u tha nga xhepat! Meta i bllokoi çdo kanal dogane në Shqipëri. Por Athina që të jetohej donte dhrahmi. Dhrahmitë filluan t’i mbaronin kryetarit dhe u kthye në Tiranë për një betejë tjetër. U nervozua. Një femër i kishte errësuar shikimin e syzeve të trasha. Prapë luftë në parti ! Ishte viti 2001. Vit zgjedhjesh. Gruaja e re, Xhoana, donte pushtet . Pushteti sjelle para. Paraja blen botën ! Nuk mund të rrinte më rrugëve të Athinës. Synonte më lart, më larg dhe më shumë .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 02, 2008 2:22 pm

Gruaja që ekuilibronte Nanon
Viti 2001. Ilir Meta, asokohe kryeministër, kishte vendosur të mos i bënte asnjë lëshim zotit Nano për ato çka ai kërkonte të realizonte me duart e Metës. Harxhet e shumta në Athinë zoti Nano donte t'i realizonte me biznesmenë, siç bën praktikisht tani që është kryeministër. Por asnjë tregtar nuk i ofrohej ato ditë ku ndodhej i braktisur e pa pushtet. Nuk kishte asgjë në dorë në emërimet e doganierëve, pasi vrimat i ishin mbyllur. Vetëm një biznesmen, i cili i ishte gjendur në ditë të vështira ia paguante çfarë donte zoti Nano. Ky quhej Leonard Koka, vëllai i kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit. Zoti Koka, sic thonin, i jepte para në dorë dhe i fali një benz të blinduar. Akoma për këtë ka dosje në Prokurori. Kryetari i PS së ishte mësuar që t’ia paguanin gjithçka. Kënaqësia e tij mbetet kur e rrjep tjetrin. Ndërsa sot, herë pas here, bën sikur nuk e njeh Nard Kokën, pasi kanë dalë në skenë biznesmenët e ndërtimit dhe të fshatrave turistike. Bile hamendje të cilat mbeten të tilla thonë lart e poshtë se në arrestimin e Kokës ka gisht edhe Fatos Nano.E habitshme, porse edhe vertetë mbetet gjithçka tek Nano. Në kompromis të mosprekjes së bizneseve të Xhoana Nanos nga Berisha në pushtet, thuhet se Nano e shiti Nardin tek Saliu i rikthyer. Por le të rikthemi paksa ndër vite. Kishte hyrë viti elektoral dhe PS ja kërkonte një mandat të dytë. Jemi akoma në fillim të vitit 2001. Marrëdhëniet mes Nanos dhe Metës u përkeqësuan pas deklaratës në TV Klan të Arben Malajt se do të kandidonte për postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të qershorit 2001.
Unë duke qenë njëfarë miku i Metës zoti Nano kërkonte mënyra nga më të ndryshmet që të më ftonte për drekë. Donte që unë të negocioja mes tij dhe kryeministrit Meta për t’i pajtuar. Isha deputet i pavarur dhe pa asnjë angazhim direkt politik. Të paktën deri më 24 janar 2002. Pra nuk isha anëtar i asnjë partie politike. E kisha mbështetur Metën për punët e mira në rrjetin e infrastrukturës së vendit, ashtu siç e kisha akuzuar në media për korrupsion në çështjen e privatizimit të fabrikës së Birra Tirana. Megjithatë pas ndërhyrjes së deputetit Ramadan Hasanaj dhe Bashkim Fino pranova që të negocioj për të organizuar një takim mes Metës dhe Nanos për pajtim. Takimi u la në vilën kryeministrore në Durrës. I takova. Zoti Meta që në fillim krijoi një skenë të ftohtë akull. Ndërsa kreu i selisë rozë rrinte përballë Metës pa folur dhe më bënte me shenjë që të shkrija “akullin”. Falë aftësisë gazetareske ia arrita ti bëj të flasin me njëri tjetrin. Në këtë moment u largova për t’i lenë të lirë në bisedën e tyre politike. Ata u pajtuan. Nuk kaloi me shumë se një javë dhe rastësisht përballem me kryetarin e PS së në hotel Rogner. E përshendes dhe bëri sikur nuk më shikoi. I thirra , por ai ktheu kokën në anën tjetër. Bënte sikur nuk e linte perdja e tymit të cigares që thithte tërë kënaqësi. Pyeta një kolegun tim deputet, i cili kishte informacionin se ç’kishte ndodhur në vilën e Metës. A e di se si mu përgjigj?: “Në momentin që Nano e kalon lumin nuk të njeh më!”.
Kaluan pak muaj dhe prapë zjarri mes Nanos e Metës u rindez keq. Bile dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama filloi të përqeshte kreun e selisë rozë, të cilit i kishte mbetur vetëm bashkëshortja Rexhina Nano, e cila e shoqëronte kudo.Nano ishte acaruar në kulmin e fushatës elektorale të qershorit 2001. Donte ta shkatërronte kryeministrin Meta. Nuk i interesonte humbja e mundshme e së majtës. Tre ditë të javës gjatë fushatës i bënte në Shqipëri dhe katër të tjerat në Greqi. Asnjë nuk e dinte se ai ishte dashuruar keqas në Greqi me një femër tjetër, të ndarë nga burri e që kishte një djalë. Në Tiranë donte vetëm sherr . Rexhina e tërhiqte me kujdes drejt qetësisë dhe larg sherrnajës. Por asnjë nuk e dinte se ç’po bënte e çfarë ai po kurdiste në Athinë asokohe. As vetë Rexhina Nano. As djali i Nanos, Sokoli , një djalë intelegjent , nuk nuhaste asgjë se ç’po ndodhte me të atin .Të paktën kështu më kanë thënë njërëzit afër Fatosit. Fushata elektorale vazhdonte duke u përballuar kryesisht nga Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Një femër i kishte zaptuar zemrën kryetarit të PS së, mu buzë brigjeve greke.
… E megjithatë zgjedhjet u fituan nga e majta, me kontenstime, por gjithsesi kurora e fitores u vendos mbi kokën e Nanos. Sindroma Malaj vërtitej koridoreve të PS së, meqënëse tashmë Nano ishte fituesi juridik i zgjedhjeve dhe donte ta eliminonte Ilir Metën nga rizgjedhja kryeministër. Ndërkohë disa zona ishin kontestuar si nga PD, ashtu dhe nga PS. Unë personalisht kisha pësuar një kolpo elektorale në Lezhë për fajin e PS së lokale, e cila kishte bashkëpunuar fshehur me PD në, pasi hija ime ishte zgjatur në “token” e tyre. Ndërkohë prisja verdiktin e KQZ. Avokati im në këtë proces Përparim Sanxhaku kishte bërë gati dosjen me shkeljet e gjetura, pasi fjala vjen në një qendër votimi numri i zgjedhësve ishte 677, kishin votuar 457 gjithsejt dhe proces verbali i firmosur nga PS dhe PD ishte për 978 pro kandidatit të PD së ! Ndërkohë që prisja të takoja zotin Nano para rezultatit të KQZ ai mu përgjigj në telefon: "Shko se ta jep mandatin Ilir Meta. Mua mos më telefono më !".
Natyrisht rezultati i KQZ me telefonin e kryetarit të PS së rezultoi negativ për mua. Celibashi kishte marrë telefonatën fatale nga kryetari Nano që “Lesi të mos fitoj !”. Por insistimi i Përparim Sanxhakut nxori fakte dhe faksimile tek Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi përsëritjen e zgjedhjeve. Ndërkohë kishte ndodhur që pas raundit të dytë në shumë zona akoma e majta nuk bënte numrin 84 deputetë. Me Dushkun kishte siguruar fiks 83 deputetë. Duhej edhe vota ime për të bërë numrin 84! Zoti Nano synonte postin e Presidentit të Republikës. Për këtë gjë duheshin 84 vota në parlament. Unë vazhdoja fushatën e dytë në zonën time elektorale, por këtë herë përjashtova nga komisionet të gjithë anëtarët e PS së që mi kishte caktuar PS ja lokale. I zënë me hallin tim elektoral nuk kuptoja se ç’po ndodhte në kulisat politike në Tiranë. Tre ditë para ditës së përsëritjes së zgjedhjeve në Lezhë më kërcet një telefon celular me numrin 007 në fund. E hap dhe dëgjoj zërin e Nanos. Dashamirës dhe plot humor. “Të pres tek zyra ime në PS më tha Të pijmë nga një xhin”. Ishte fillimgusht 2001. E di që asnjëri nuk e beson, por asnjëherë nuk kisha qenë në selinë e PS së. Asnjëherë në jetën time nuk isha futur brenda hekurave të portës së jashtme të PS, ndonëse e kam mbështetur kur ishte në opozitë, kur kishte të drejtë. Nejse. Shkova. Më priti tek dera Emin Barçi, shef i kabinetit të kryetarit të PS së, dikur vartës i imi si gazetar në vitet ’94 ’97. Në zyrën e Nanos gjeta edhe Gramoz Ruçin, i cili si me marifet u largua duke na lënë vetëm për vetëm. “Nesër do të vij në Lezhë për të bërë fushatë për ty. Nuk mund të rrijë jashtë parlamentit legjenda Lesi e gazetarisë së pavarur shqiptare” më tha dhe trokiti gotën me xhin. Pimë nja dy gota sejcili dhe u ndamë. Të nesërmen e kishim lënë që të shkoja unë prapë tek ai. Vajta. Më tha “ Hyp në benzin tim. Dua të bisedoj diçka rrugës me ty”. Ai shofer dhe unë si “kryetar i PS së” në vend të parë. Para dhe pas na shoqëronte urdia e sirenave të policisë. Ej, thashë me vete, çka ndodhur që u bë kaq papritur dashamirës me mua, ndërkohë që në hotel Rogner nuk e linte tymi i cigares për të më përshendetur ! E vrava mendjen, por asgjëkundi nuk më nxirrte. E kuptova se një interes i madh e kishte kapluar për mua. Rrugës, dikush e kishte lajmëruar kryeministrin Meta se Nikollë Lesi dhe Nano janë bashkë në një makinë për në Lezhë. Më bie telefoni celular. Makina ecte me shpejtësi drejt Mamurrasit. Ishte në telefon Ilir Meta. Nano fiku kasetofonin e benzit. “Me atë po shkon në Lezhë?” pyeti Meta. “Ehë, e kuptova!” tha kryeministri Meta dhe mbylli telefonin. Ç’kishte “kuptuar” ky Meta? Ndërkohë ndërhyri “shoferi Nano” duke më pyetur: “Ç’kishte shkërdhata? Pse të mori? Ça donte katundari nga Skrapari?”. Në moment e parandjeva lojën dhe sherrin e rinisur mes tyre. Puna si gazetar na e kishte rritur nuhatjen e sherrnajës. Makina ecte me më shpejtësi. “Kujdes së do të na rrëzosh!” ngacmova kryetarin shofer. “Ore më trego se pse të mori ai?” insistonte Nano. “Më pyeti se si ecën fushata” e gënjeva Gënjeshtarin e Madh. Bëri sikur e hëngri edhe ai. Ndonëse i kisha marrë masat për fitoren në Lezhë, pasi nuk do ti lija për të vjedhur më votat, porse gjithsesi “shoferi” im prishte punë, nëse i shkrepte për ta bërë. “Do të bëhemi bashkë ndërhyri Nano që ta rrëzojmë Metën?”. Atëhere mendova se ç’bëhet nëse e gënjej edhe unë zotin Nano! Asgjë. Sa ka gënjyer ky Nano, mendova në çast. Po ia “fus” edhe unë njëherë. “Po, do ta rrëzojmë Metën!” i ktheva përgjigje. Mënjëherë kryetari u bë një “shofer” i dëgjueshëm. Nxori një çamkakiz nga ato që i jepte të dashurësë tij të re. U përtypëm sikur po shkërmoqnim Ilir Metën nëpër dhëmbë ! Namin bëri në Lezhë kundër Metës, ndërsa mua më bëri heroi i medias së pavarur.Pikërisht në Lezhë filloi sulmi dhe strategjia Nano për rrëzimin e kryeministrit dhe marrjen e postit presidencial në vitin 2002, vit kur i mbaronte mandati zotit Meidani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2008 3:52 am

Si e njoha Nanon dhe Berishën U1_NikolleLesiNikollë Lesi
Si i njoha Nanon dhe Berishën
Kapitulli i parë - Fatos Nano
Nano: O me mua, ose me Ilirin!
Kisha dëgjuar plot bëma nga mazhoranca socialiste gjatë viteve pas '97 ës, por që të vinte puna ku kryeministri dhe zv/kryeministri i një shteti të mos komunikonin me njëri tjetrin këtë nuk e kisha menduar apo dëgjuar. Paradoksi ishte se rrinin në një kabinet , në një parti dhe në një sallë mbledhje qeverie. I kisha parë Nanon dhe Metën shumëherë në marrëdhënie tepër të ftohta, porse njëri ishte në qeveri e tjetri diku në parti ose shëtiste jashtë shtetit gjatë kohës që qeveriste kundërshtari.
Ishte maji 2003. Meta kishte kërkuar shpjegime për disa gjëra që ndërkombëtarët ia kërkonin atij si ministër i Jashtëm, por që ishte njëkohësisht edhe numri dy në qeveri. Nano i vendosur për ta acaruar e denigruar nuk e pyeste në asgjë. Çdo projektvendim vinte direkt e në qeveri dhe zv/kryeministri vihej para faktit të kryer. Bisedimet e fshehta në Bejrut të Izraelit në qershor 2002 kreu socialist i kishte shkelur me këmbë. Emëronte e ç'emëronte zv/ministra apo drejtorë të rëndësishëm pa e pyetur, të paktën edhe formalisht në telefon. Duke qenë ministër i Jashtëm zoti Meta e kalonte gjysmën e muajit jashtë në vizita zyrtare të detyrueshme. Puna e ministrit të Jashtëm është sa në njërin avion në tjetrin. Nga Europa në Azi e kudo që shteti shqiptar ka interesa politike dhe ekonomike. Roli i ministrit të Jashtëm është i rëndësishëm, pasi është dora e djathtë e një kryeministri. Bile për ta acaruar siç kam mësuar shumëherë nga jeta parlamentare i bënte mbledhjet e qeverisë në ditët që Ilir Meta ishte në vizitë jashtë shtetit. Në ditët e tjera as që nuk komunikonte me zëvëndësin e tij. Duke qenë personalisht nga natyra njeri që rri pa paragjykime me tjetrin, duke mos dashur t'ia dijë nëse është i djathtë apo i majtë pija kafe apo bisedoja me politikanë të gjitha krahëve. Ndërsa me Ilir Metën kisha një miqësi se ishte me miqësor me median se sa të tjerët. Dhe për të qenë i sinqertë deri në fund nuk do të them tani se "bisedonim vetëm për sportin apo bujqësinë"! Mes miqsh shkon gjuha atje ku dhemb dhemballa. Natyrisht që kemi biseduar , edhe për Nanon, edhe për Berishën, por dhe për vetë pozicionin e tij në qeveri. Raportet tona kryesocialisti Nano i dinte përbukuri. Ndaj një ditë maji të 2003 më ulet si rastësisht në tavolinën time në kafenë e parlamentit. Isha me Ben Blushin.
Ç'thotë miku ynë i përbashkët ?! thotë dhe më zgjat një puro. Kisha disa oshilacione me Nanon për hir të kritikave që bënte gazeta "Koha Jonë" . E respektoj për arësyen se kemi kaluar kohë të turbullta me njëri tjetrin, porse gjithsesi jam i bindur se kam qenë tepër korrekt me të në momentet që ai ishte në burg apo kur nuk kishte pushtet. Në ato momente, pra kur i kishte zbritur "kalit të pushtetit", kam qenë afër tij, i bindur se kishte të drejtë në shumicën e rastëve. Në ditët e mbretërimit Nano të harron, nuk të njeh nëse nuk ka ndonjë interes financiar apo politik të mirëfilltë. Pra kthehet si në pyetjen "Ku jemi parë bashkë?!". Tashmë e kisha njohur gjysmën e portretit Nano. Por kishte prapë punë të njihja pjesën e rrezikshme të tij. Dhe, përveç kuriozitetit si gazetar në profesion më mundonte ideja që të bindja vetveten që nëse kam vepruar mirë apo keq që po distancohesha përditë nga ky njeri me emrin Fatos Nano.
Para tij ishte kongresi i PS në fundviti. Frikësohej nga ideja se mos kandidonte personalisht Meta për postin e kryetarit të PS së. Në një përleshje të vertetë do të kthehej kongresi. Këtë gjë e dinte zoti Nano më mirë se sa vetë Iliri. Kryetari e vuri gjithçka në shërbim të kongresit. Emërimet, shkarkimet, deklaratat, dhuratat në pronat shtetrore për klane të caktuara financiaro politike. Ishte në ethe. Nuk e thoshte, por dukej në mënyrën se si vinte e ulej, si kërkonte miqësi e afërsi.
Iliri ! A është mirë? I thuaj të më bëj një telefon futi kunjin dhe bëri sikur fliste më Blushin.
Nuk jam sekretari i Metës! Dakort ? Bashkë punoni, bashkë i keni bërë lëmsh punët. Hajt, shendet ! dhe u ngrita i nevrikosur pa i dhënë dorën.
Prit ore, pse nxehesh? e urtësoi zërin kryesocialisti Ti shquhesh për gjakftohtësi! më futi kunjin tjetër, duke e ditur se pikërisht këtë të keqe të temperamentit e kisha dhe nuk mund ta hiqja në moshën ku kisha kapërcyer të 40 vitet. E kisha "zbutur" , por prapë mbetem fajtor në këtë pikë. Ben Blushi, me të cilin kemi punuar bashkë në gazetën "Koha Jonë" në vitet '96 '97 gjeti mënyrën për të më ulur në tavolinë.
E lemë nesër një takim bashkë? foli si për të thyer heshtjen kryeministri Nano Ky është numri im i ri i celularit- më tha dhe ma shkroi në një copë letër. U largua ai para meje nga tavolina.
Kujdes! Kij mendjen tha ministri Blushi.
Të nesërmen në mengjez shkova si zakonisht tek Grand Hotel për të pirë kafen e ditës. Nuk kishte kaluar shumë kohë kur ia mbërrin drejtori i kabinetit të kryeministrit Dritan Shano. E kisha njohur këtë djalë që në vitin 1992 kur shkonim tek shtëpia e Gramoz Pashkos. Me Aleksandër Frangajn, Frrok Çupin dhe Armand Shkullakun rrinim pasdite tek Pashko dhe Shano ishte si një "roje" e Gramozit. Ishte djalë i mirë. Na sherbente në mënyrë korrekte, atëhere. Kishte bërë karrierë ky djalë ;nga "roja" e Gramozit në vitin 1991 tek drejtor kabineti i kryeministrit Nano në vitin 2003.
Kryeministri të pret sonte për tu takuar u fut direkt në bisedë Shano.
Ku ? pyeta. Doja të bindesha në vetvete nëse jam unë gabim apo ai është po Nano që thonin shokët e tij.
Ku të duash ti!
Si rregull kryeministri e cakton orën dhe vendin insistova që të fliste me të në telefon. Dritani u çua dhe seç bisedoi nuk e di, por u kthye shpejt.
Caktoje ti më tha kryeministri foli i vendosur drejtori i kabinetit Në daç në vilën e tij , në daç në ndonjë restorant të fshehtë . Ku të duash.
Ore unë nuk e kam të fshehtë takimin. Pse të shkojmë si në ilegalitet? Në zyrën e tij në kryeministri do të vij në orën 20.00 i thashë Dritanit.
Ok.
Darka erdhi shpejt. Në 19 .55 shkova tek dezhurni i kryeminstrisë. Rregullat janë rregulla Duhen zbatuar, ndaj nuk kisha pse të shkoja si "çlirimtar" dhe të më prisnin me "lule". I ngjita shkallët një e nga një, pa u ngutur. Në koridor më priti Shano. Ndërkohë i thotë sekretares gjithë shqetësim.
Shpejt! I thuaj shefit se erdhi zoti Lesi. Nxito! fliste Shano. I hodha një vështrim pikëpyetës, por më shumë po pyesja veten:" Ore ç'estradë po luajnë këta me mua?". Unë nuk isha as ambasadori amerikan që pritet që në shkallën e parë të ndertesës së kryeministrisë. Aq me tepër e njihja shumë mirë Fatosin. I kisha kërkuar njëherë takim në dhjetor të vitit 1997, asokohe ishte prapë kryeministër. Doja të më ndihmonte të merrja një kredi në Bankën e Kursimeve, pasi isha në hall ekonomik, meqënëse redaksinë e gazetës ma kishin djegur me 2 mars 1997 shikasit dhe policia. Nuk e di edhe sot me apo pa urdhër të Berishës.
A e dini ç'përgjigje më kishte dhënë Fatosi kur e takova në hyrje të hotel Rognerit bashkë me Finon e Malajn.
Aha, këtë hall ke ti?! Tako Kristinën ! dhe kishte ikur i shoqëruar nga shpura e rojeve të shumta. Nuk më dha kohë që ta pyesja se ç'është kjo Kristina. Atë darkë mendova se Kristina do të ishte ndonjë drejtoreshë banke apo krediti, apo edhe më tej zv/ministre e Financave. Kisha fjetur plot endërra të bukura atë dhjetor të ftohtë të vitit 1997. "E takova vetë zotin Nano ! Më premtoj se do të më ndihmoj për gazetën e djegur" i kisha thënë gruas, Natalisë. Por kur kisha pyetur të nesërmen Ben Blushin e Vladimir Prelën, asokohe këshilltarë të zotit Nano se "kush është kjo Kristina që duhet të takoj?", Blushi ishte shkulur së qeshuri.
Si të tha, tako Kristinën?! pyeste dhe përgjigjej prapë duke u gajasur Ben Blushi.
Pse, ore çke? isha nxehur me Benin.
Ama Kristinën! E paske zgjidhur hallin! thoshte nuk pushonte se rrekuri së qeshuri.
Dëgjo Niko! ndërhyri Vladimir Prela, një burrë i thinjur, por plot gjallëri. Ladi kishte punuar tek unë në gazetën "Koha Jonë" si shef i rubrikës së jashtme Ne punojmë me të dhe kur don të heq qafe ndonjë i thotë tako "Kristinën!" Pra, ka tallur….
Trapin! ndërhyri Beni dhe vetëm gajasej Kristina është sekretare e tij në parti. Ç'punë ka ajo me bankën dhe kredinë tënde?! Të gjithë atje përfundojnë tek "Kristina" theksoi Beni dhe më në fund u bë serioz.
Ma ka futur domëthenë ? pyeta kot së koti, pasi pikë gjaku nuk më kishte mbetur në fytyrë. Kisha katër vite që e ndihmoja pasi ishte burgosur me pretekste politike. Një fytyrë me vinte e një tjetër më shkonte. Një duf i madh më ishte mbledhur në grykë.
Po pse më gënjeu? Të paktën të më thoshte që nuk bëhet iu drejtova Vladimirit.
Më dëgjo mua ndërhyri Beni Shite gazetën! Kaq tu desh sa u bëre deputet. Më i rëndësishëm je zv/drejtor dogane me Gëzim Bletën se sa drejtor gazete në kohën e Nanos.
Të gjitha këto mu kujtuan brenda pak sekondave kur po prisja të hyja tek Nano në maj 2003. "Kujdes ! " më kishte thënë prapë Blushi dje në kafenë e parlamentit. Ai e njihte më mirë se kushdo Fatos Nanon. Dhe u përgatita. Hyra brenda në zyrën e tij .
Hajde mirësevini zoti Lesi. Keni pa ardhur qëkur ishte Meta këtu në këtë zyrë u fut në lojë direkt kryeministri. "Kujdes !" më shoqëronte në çdo fjalë e lëvizje Si të ka ecur gazeta? Po lejen e ndertesë së gazetës e more nga Edi Rama? E zgjidhim! pyeste dhe përgjigjej po vetë. Akoma nuk po e merrja vesh se ku donte të dilte ai. Një hall e kishte, këtë e dija, por pikërisht se ku i "pikonte" çatia ende nuk po e nuhasja. Pas djegies së gazetës në 1997 kisha blerë një ndertesë dhe i shtova disa kate për median. Por , për dreq, e kisha blerë me dokumenta ipotekimi fallso. Noteri e avokati më thonë se leja e ndërtimit dhe toka është në rregull me vulë të njomë. Firmosa nga nxitimi dhe pagova lekët me kontratë për dy vite rrjesht. Rastësisht mësoj se ishte gjithcka e fallsifikuar nga shitësi. Mbeta me gisht në gojë ! Por kjo është histori, e cila me shoqëronte sa herë hapja debate me drejtuesit e shtetit apo të qeverisë., përdorej nga pushteti të më bënte presion për të ulur dozën e kritikave për mënyrjen e qeverisjes. Pushtetarët harronin se me cilin kishin të bënin; nuk doja t’ia dija fare për këtë histori “pengu”. Përkundrazi mbetesha më stoik kundër praktikave të padrejta të qeverisë. Ndërsa po mendoja këtë në pak minuta një zë si nga fundi i një qoshe të errët u dëgjua:
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2008 5:36 pm

ZotiShano! – dhe thirri drejtorin e kabinetit nëpërmjet sekretares. Hyri Dritan Shano.
Çdo problem që ka zoti Lesi do ta mbash shënim.Më thuaj mua nëse ndonjë ministër bën yçkla. Edhe me Edi Ramën do ti thuash në emrin tim që të mos ia vonoj kaq shumë lejen e ndërtesës së "Koha Jonë". Dakort? Na sill dy xhin foli prerë kryeministri Ah, dhe një kafe për zotin Lesi. Apo je për një darkë bashkë tek "Piaza" ? fliste kaq i shpenguar zoti Nano, aq sa prapë mu kujtua ajo e Blushit "Kujdes!".
Si mund të merremi vesh bashkë ? E kam problem qëndrimin tënd prapë fliste, ndërsa unë ende nuk kisha thënë , të paktën një fjalë. Donte të krijonte atmosferë miqësore pas atyre replikave në parlament mes nesh, e sidomos kritikat në gazetën "Koha Jonë" ndaj tij. Po vinte Kongresi i PS së dhe hija e Metës i copëtonte zemrën . Kongresi vendoste për kryetarin, për KPD në. Kryetari ishte edhe kryeministër. Pra gjithçka ishte në dispozicion të kongresit. Thirreshin kryetarët e PS së në rrethe, u jepej premtime, doganierë, toka; ftoheshin pronarë mediash televizive apo të shkruara. Çfarë donin e merrnin. Thesi ishte hapur!
Me jep një cigare thashë, duke u ngritur nga vendi dhe zgjata dorën tek një paketë cigaresh.
Mos u ço! Ngrihem unë për miqtë- e në pak sekonda cigarja mu ndez me një cakmak të florinjtë.
U krijua një heshtje që po zgjaste. Pinim xhin dhe asnjëri nuk po e thyente akullin. Ajo puna e "Kristinës" seç më kujtohej herë pas here kur e shikoja në dritë të syrit.
Unë këtu nuk kam ardhur as për Edi Ramën e as për njeri tjetër e theva më në fund heshtjen Kemi qenë dikur miqë…
Jemi prapë. Ou sa herë zihemi në të dy aq më shumë afrohemi tek njëri tjetri ndërhyri gjithë gjallëri Nano.
Mirë, mirë, por unë shërbetor në oborr nuk të bëhem! Por me mua ke gabuar. A jeni ju apo dikush rreth jush që fut pyka këtë akoma nuk po e zbuloj…
Jo, ka keqkuptim më ndërhyri pa më lënë ta mbaroja idenë e nisur Nuk pyes unë asnjëri. Emini (Barçi) më ka folur mirë për ty. Djalë kurajoz ! Ndërsa Agimin (Isakun) nuk e pyes tha Nano dhe mu afrua tek karrikja tjetër, që ishte mu ngjitur. Ai është pa dinjitet. Ashtu përkulet Agimi. Një ditë i hodha në kokë, mu në Rogner, tavllën e duhanit, pasi më kërkoi që ta largoja Arta Daden nga ministre. Donte të bëhej vetë minister kulture. Mendova se nuk do të vinte më në zyrë, por erdhi.
Edhe mua më vjen keq për ndërlikimin e marrëdhenieve tona. Unë e di se ti do ta fitosh kongresin, pasi i ke të gjitha në dorë nxitova t'ia prisja hovin e masakrës ndaj Agimit. Nuk më krijonte një shije të mirë nxirja që po i bënte Isakut ashtu para meje. Në fund të fundit, ndonëse ai fliste keq për mua, por përsëri ishte shkrimtar dhe nuk mund të denigrohej ashtu. Atij i duhej hequr veshi, por jo leshrat e gjata të kokës.
Pse Iliri nuk do të kandidoj? më pyeti rrufeshëm
Nuk e di saktësisht.
Ju jeni miqë dhe ngriti një gotë xhin, duke e rrokullisur në fytin e leshtë.
Po të jetë si Nikollë do të ndihmoja me të gjitha mënyrat për të punuar pro jush për kongresin, por mos harroni se unë jam pozicionuar politikisht dhe dalëngadalë po shkoj, sipas programit politik të partisë ku jam zgjedhur. Nuk mund të luaj me dy bythë ! Përderisa pranova të zgjidhem në krye të demokristianëve më duhet të jem korrekt me ata dhe publikun- ndërhyra.
Eh, ç'të plasi bytha për parti! Pse unë për PS po punoj?! Jo, ore! Rregullojmë punët tona këtë rradhë. Boll dhashë për socialistët me burgun tim. Tani do të fitoj atë çka nuk e shijova në katër vitet e burgut foli më tension dhe u ngrit për tu ulur në karrige e kryeministrit.
Më lidh me Mustafa Xhanin! bërtiti në telefonin e sekretares. Mori papritur një pamje krejt tjetër. Tamam zyrtare.
Alo, o Tuç! (kështu i thërrisnin Ministrit të Shendetsisë). Nesër të bëni konfirmimin e vendit të punës të gruas së Nikollë Lesit. Qartë ? Hajt, natën e mirë ! dha urdhërin dhe më shikoi mua, si për të më thënë se shtetin e rrotulloj unë si të dua. Në çast çdo gjë ta zgjidhë. Mesazhi ishte i qartë. Po më dilte prapë thënia e Blushit "Kujdes!"
Ndërsa me atë shalëgjatin, Edi Ramën do ti them Besnik Dervishit që ta mbërthej si ministër. Ai i ka ca dokumenta Edit në dorë dhe i bën presion sa herë të dojë. Ndertesa jote e medias do të legalizohet urgjent foli dhe me shikoi në dritë të syrit - Me Edin nuk flas për momentin. Sikur e luan paksa bythën ai , por do t'ia kopsis pas kongresit. Do ta ndajë përgjysëm. Një pjesë do t’ia jap Saliut ta hajë , kurse pjesën tjetër Sollakut.
A mund të kërkoj diçka zoti Nano? iu drejtova dhe ndërkohë piva kafenë si për të larguar ndonjë efekt të xhinit që ma kishte dhënë dopio.
Fol! Çfarë do? Kam detyrim ndaj teje dhe Aleksandër Frangaj. O, se harrova , si është Martin Leka ? Bëji të fala. Po Frrok Çupi? A, po është tek ATSH ja fliste dhe nuk i durohej deri sa të dilte tek sebepi i takimit.
Unë nuk kam asnjë hall. Nuk dua asgjë. Më mjafton miqësia që kemi, por me mua mos përdor shantazhin. Unë në paqe humb ,ndërsa në luftë fitoj ka thënë në një libër Preç Zogaj fola pak i shpenguar.
Lëre mos më përmend mua atë Preç që më përkulet tre herë në ditë vetëm që ta bëjë ministër kulture- u nxeh kreu i qeverisë.- Ore ai Iliri sikur po përgatit diçka. E vertetë ? bëri një pyetje të rrufeshme. Dhelpra mbetet ashtu siç ka lindur dhelper.Më zgjati prapë një cigare puro Janë cigare të shkëlqyera. Ja, merre një pako dhe u ngrit. Hapi sirtarin. Nxori një pako me cigare puro.
Nuk e di, por mendoj se duhet ti rregulloni marrëdhëniet me të. Me aq sa di ai nuk don sherr me ty, megjithatë bashkë po punoni ia thashë duke ditur se ai tani e shan dhe pas pak e fton për marrëveshje të fshehtë. Kisha eksperiencë në këto çështje.
Unë me atë shkërdhatë bashkë?! Atij do t'ia fus në b….. deri në fund këtë rradhë. Mbaje mend, zoti Lesi u nxeh kryeministri kryetar, aqsa nuk po kuptoja se si i erdhi mënjëherë inati. Ishte e qetë biseda dhe nuk gjeta asnjë arsye që të bërtiste ashtu. Me një fjalor të egër, fjalor lufte . Filloi të ecë nëpër sallën e madhe të zyrës së tij. Shante. Thithte cigaren. Prapë ecte plot nervozizëm.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2008 5:37 pm

Të mos e zgjasim mua drejtua dhe qëndroi përballë në këmbë Do të jesh me mua apo Metën në këtë duel për në Kongresin e dhjetorit ? Fol ! Me dy bythë mos më luaj mua! bërtiste dhe ecte plot nervozizëm. Ndërkohë edhe unë u nxeva. Kishim hasur kokë për kokë. Ai me presion në moment dhe unë nuk e zgjata. U ngrita. Fola plot zjarr, me atë temperament që manifestoja;
Epo atëhere do të ndihmoj Metën me gazetën time! e mbylla pritjen e tij për një përgjigje.
A më hani trapin ti dhe Meta! bërtiti kryeministri.
Të ma hash ti ! fola dhe nuk i dhashë as dorën. Dola plot tërsellëm. Sekretaret, Dritani dhe shoqëruesit e kryeministrit nuk po kuptonin asgjë. Kisha hyrë duke qeshur e dola plot nerva.
Kështu përfundoi takimi im me kryeministrin kokë me kokë. Pas kësaj filloi lufta e hapur. Bile krejt e hapur. Ai shfrytëzoi çdo gjë që kishte në dorë si kryeministër.Më solli kontrollet tatimore në “Koha Jonë”, padi në gjykatë e në Prokurori, bllokoi dhënien e lejes së ndërtesës të gazetës e cfarë nuk bëri. Por dhe unë çfarë zotëroja; parlamentin, mitingjet dhe median.
Nano: Mos shkruaj për Xhoanën!
Ishte fundmaji 2003. Tashmë “ambasadat” i kishim tërhequr. Pritej luftë e hapur nga Fatos Nano ndaj meje dhe medias “Koha Jonë”. E kishte provuar njëherë në dhjetor 2002 me një urdi kontrollorësh tatimor, por kishte dështuar. Natyrisht që urdhërova në fundvitin 2002 që pjestarë të stafit tim mediatik t’i inçizonin dhe fotografonin tetë kontrollorët e degës së tatimeve të Tiranës e të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës. Kishin ardhur me urdhër të posaçëm nga kryeministri Nano në shenjë hakmarrje, pasi kisha përmendur bizneset e gruas së tij, Xhoana Nano. Si deputet i kisha kërkuar ministrit të Financave zotit Kastriot Islami që të më raportonte në parlament se nga i kishte marrë miliona e miliona kjo grua që ngrinte biznese të llahtarshme, ndërkohë që isha i bindur që shfrytëzonte pushtetin e kryeministrit. Pra, dyshoja se ishte shpërdorim detyre dhe fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Në pikën “fshehje e detyrimeve fiskale ndaj shtetit” donte edhe zoti Nano në fundvitin 2002 që të më zinte në kompaninë mediatike “Koha Jonë”, ku unë jam pronar që nga 11 maj 1991. Iu hapa katër kanatësh portat e kontrollit, shikuan e verifikuan çdo gjë për mbi dy javë. Grupi i kontrollorëve nuk po gjente asgjë nga ato që ishte urdhëri që “të kapni dokumenta dhe t’a çoni për ndjekje penale". Skema ishte hartuar në mënyrë perfekte në restorant “Piaza”. Ishte thirrur Shpetim Idrizi, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve të Republikës ( viti 2002 ) dhe Mark Nikolli Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Ndertimore. Shpetimi për kontrollin e medias, kurse Marku për ndërtesën e gazetës, ku kishte vetëm gazetarë. Pak a shumë e njëjta skemë si në vitin 1992 1993 kur qeveriste PD, por asokohe operacionin anti Koha Jonë e drejtonte Blerim Çela, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe atëhere Blerim Çela kishte bërë kallzim penal për mua si botues i gazetës. Nuk isha deputet dhe mënjëherë më morën të pandehur. Grupi hetimor asokohe në vitin 1992 drejtohej nga Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi. Prokurorët ishin Vaskë Simeoni dhe Petrit Fusha. Qendrova i pandehur dhe me detyrim paraqitje çdo të martë dhe të enjte. Nga halli mësova hilet e një gazetari hetues. Duhej që ato të cilat mi thonin në hetim se “nuk ka gjë për ty, por na kanë urdhëruar atje lart” t’ia transmetoja publikut. Sa herë hyja në zyrën e prokurorëve hetues më kontrollonin se mos i inçizoja. Atëhere takova Frrok Çupin, i cili më gjeti një stilolaps që inçizonte. Ma kishin sjellë në majë të hundës hetuesit. Kishin dy vjet që më mbanin në hetuesi e presion dhe në koifidencë më thonin “është urdhër nga lart për ty. Do të mbajmë të pandehur!”. Mendova djallëzinë dhe ua futa bukur. Isha bërë si i shtëpisë në Prokurorinë e përgjithshme. Mora kasetofonin e gazetarit në xhep. Kasetafonin në çantë ma morën, por nuk iu shkoi mendja se kisha tjetrin në xhaketë në formë stilolapsi rregjistrues.
Nuk ka asgjë në dosje “- fliste Petrit Fusha, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Hiqe masën si i pandehur thosha i mërzitur.
Ç’të heqim a derëzi! “ ndërhynte Vaskë Simeoni, prokurori tjetër Të heqim veten nga puna po të mbyllim çeshtjen penale ndaj teje si i pandehur?!
Ama. Ia kishe fut bukur sot Berishës për atë që tha në Fushë Krujë. Keni gazetë të fortë. Lexohet. Unë për vete e marrë fshehurazi më foli hetuesi Petrit Fusha.Të nesërmen e botova të plotë në gazetën “Koha Jonë” inçizimin e bërë. Plasi skandali. Të detyruar nga botimi dhe ndërhyrja e ambasadës amerikane mënjëherë ma mbyllën çështjen dhe dola si njeri i lirë, pas dy vjet hetimi. Pra kështu ua punova edhe kontrollorëve tatimorë të dërguar nga Fatos Nano në dhjetor 2002. Kishin kontrolluar dhe bërë rrëmujë gjithçka në dokumentat financiarë të medias “Koha Jonë” dhe nuk kishin gjetur atë çka donte kryeministri të hakmerrej ndaj meje. Kisha pyetur botuesit dhe pronarët e mediave të tjera nëse po kontrollohen edhe ata. Më kishin thënë “jo”. Kur e nxori gazeta “Koha Jonë” këtë fakt mënjëherë çuan ca njoftime kontrolli në disa gazeta problematike për qeverinë, por nuk kontrolluan. Blendi Fevziu , drejtor i gazetës “Korrieri” më thotë në telefon se “erdhën nja dy veta pas zhurmës tënde. Ashtu siç erdhën nxitimthi edhe ikën pa kontrolluar gjë. E kanë me ty, Nikollë!”. Natyrisht që këtë e dija. Mbaruan kontrollin. Nuk thonin as mirë e as keq. Nuk ua mbante. Atëhere i inçizova me njërëzit e mijë pa e ditur asnjëri prej tyre. Dëgjova qyfyre e gallatë, aq sa ia vlen t’ia japësh emisionit të shumëshikuar “FIKS FARE”.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2008 5:38 pm

Ç’ti themi drejtorit ! debatonin njëri me tjetrin Ai e don në tepsi kokën e Nikollë Lesit. Aman, ç’na gjeti. Do të na pushojnë nga puna fliste tjetri. Pra e kishte provuar zoti Nano të ma fuste, por kishte dështuar. Po të shkruash apo edhe flasesh në kafene ndonjë fjalë për bizneset e gruas së tij, Xhoanës, të përvelon. Nuk don t’ia dijë për ligj apo moral. Të bën copë me të gjitha forcat. I errësohen sytë. Dizekuilibrohet. Eh, si e ka ndryshuar kjo grua Nanon që ne kemi njohur dikur. Ishte njëri i mirë atëhere, Fatosi . Duke qenë në një shoqeri demokratike e jo në një sulltanat, ku sulltanesha mund të bëjë ç’të dojë ndaj kërkoja që çdo biznes politikanësh apo i fshehur pas grave të tyre të zbardhet apo të hetohet. Ndryshe, siç kam deklaruar në parlament, mafia do të zaptojë krejt parlamentin dhe politikën. Deri diku e ka zaptuar.
Akoma nuk po më hiqej nga mendja ftesa e Nanos dhe acarimi i tij. Ndërkohë që e kisha respektuar për hir të vuajtjeve në burg apo edhe për momentet që ishte me të drejtën. Kisha shkembyer mesazhe. Plot. Ai i ka ruajtur, por dhe unë ruaj plot në memorien e celularit. Aparatin me mbi 40 mesazhe të tija, ku ofron kompromis, para, pushtet, kulisa, presion, fyerje etj e kam hequr nga perdorimi dhe e mbaj në kasafort si diçka që do të më duhet ndonjë ditë. Duke i menduar këto një ditë pas takimit kokë me kokë me Nanon (maj 2003) më telefojnë dy ministra të kabinetit të kryeministrit zotërinjtë Agron Duka, ministër i Bujqësisë dhe Ben Blushi, ministër i Pushtetit Vendor. Telefonatat ishin me distancë kohore prej 10 minutash. Siç duket ishin bashkë.
Nikollë dua të takoj urgjent. Kam një mesazh për ty foli Beni. Nga tonaliteti i zërit e kuptova se ishte i mërzitur dhe kishte diçka serioze. Me Benin, siç kam treguar, kam kaluar momente jashtëzakonisht të vështira e ku mund të na ikte koka në vitet 1996 1997. Falë Blushit, pas qershorit të vitit 1996, kryetari Nano, i cili ishte i burgosur gjeti forcën për të përballuar dyshen Pellumbi Dokle, të cilët ia bllokuan kryetarit çdo mundësi komunikimi me partinë dhe publikun. Ishte pikërisht Beni që gjeti menyrën për të shkallmuar këtë dyshe të rrezikshme për Nanon. Natyrisht që çelësi ishte gazeta “Koha Jonë”. Por Blushi ishte kryeredaktor i gazetës në këto vite.
Ngjitemi në katin e dytë kërkoi Agron Duka. Nga hyrja e katit të parë të Grand Hotel shkuam diku në katin e dytë. E pashë se diçka të rëndësishme donin të më thonin. Asnjëri nuk po hapte bisedën. Hezitonin. Realisht që kisha muhabet edhe me Dukën, porse e kisha njohur në momentin që hyri në parlament si deputet në vitin 2001. Kurse me Benin që në vitin 1991.
A ka mundësi që ta na dëgjosh njëherë o burrë! foli Beni, tek i cili e kuptoja në cep të syrit se e kishte seriozisht.
Çka ndodhur? ndërhyra, pasi nuk më durohej sa ti binte rrotull.
Çke ore që merresh me gruan e kryeministrit? Ç’dreqin do? mu lut Beni.
A, për këtë keni ardhur! E mbyllim këtë bisedë thashë dhe iu lashë të kuptonin se nuk tërhiqesha nga publikimi i gjithçkaje që lidhet me familjen kryeministrore Nano. .
A më dëgjo mua Nikollë! Unë jam biznesmen. Kam hyrë këtu rastësisht dhe jam penduar. Isha mirë. Punoja me njërëzit e mijë dhe nuk kisha probleme. Tani natë për natë në televizor del emri im, siç thotë Berisha “Duka i krimit!” e ngriti zërin në skaj trishtimi A e di ti që nuk dua t’ia dijë as për Nanon e as për Berishën, pasi jetoj vetë, por politika të merr në qafë. Të dua të mirën. Kujdes, vëlla! Nano ka gjithçka në dorë. Mund të të kurdisë ndonjë gjë dhe pastaj të rroftë gazeta. Më dëgjo mua se ti nuk ke njëri që të mbron lutej ai.
Ou, po këtu jeni strukur “ballista”! Nuk me ikni mua tha dhe ul në tavolinë Nard Koka, kunati i Agronit dhe mik personal i Nanos.
Nard, na lërë, të lutem, që të rrijmë me Nikon - u nxeh Agroni dhe ia bëri me shenjë që të largohej mënjëherë.
Çarë thua more ! Kamarier me sill një kafe bërtiti Nardi si për ta na thënë se “as që dua të iki”. Shikova Benin. Kishte ulur sytë. Agroni tymoste. Nardi qeshte. Vinte direkt nga vila e kryeministrit Nano. Ai i kishte treguar se ku janë dy ministrat e tij.
Zoti Lesi! Unë jam biznesmen. Jam mik i Nanos. E kam ndihmuar me shpirt kur asnjëri nuk i hapte telefonin. vazhdonte të fliste pa ndaluar Koka i Durrësit.
Futu në temë Nard! ia ndërpreva ligjeratën proNanos.
Kryeministri të pret tek vila. Don një bisedë me ty. Një aktmarrëveshje nxitimshi foli Nardi. Në të vertetë vila e kryeministrit ishte vetëm 20 metra larg vendit ku ne po pinim kafenë.
Për çfarë aktmarrëveshje e ke fjalën? iu drejtova atij që kishte ardhur i fundit në tavolinë.
Nano do nga ti, që të jetë i garantuar, një aktmarreveshje me shkrim, ku të shkruhet: "Se sot me datë kaq e aq nënshkruasit Fatos Nano, kryetar i PS së dhe Nikollë Lesi, kryetar i PDK së dhe botues i “Koha Jonë” ranë dakort për sa më poshtë (ndërkohë Nardi më lexonte ato çka i kishte shkruar Nano):
1 Palët bien dakort të bashkëqeverisin në koalicion me aleatët e tjerë të së majtës progresive dhe properendimore deri në 2005.
2 Gazeta “Koha Jonë” do të mbështesë hapur zotin Fatos Nano për kandidaturën e tij për kryetar të PSSH së.
3 Gazeta “Koha Jonë” nuk do të shkruajë asnjëherë shkrime kritike që përmendin emrin e Xhoana Nanos.
Në këtë moment ndërhyra duke parë Nardin.
Ore, ka lajthitur kryeministri apo po luan ndonjë shaka ti Nardi? pyeta i çuditur. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë një aktmarreveshje të tillë, ku të futej partia dhe gruaja e kryeministrit. Mendova se kryeministri nuk duhet të jetë mirë. Atëherë e kuptova pozicionin e vështirë të Benit dhe Agronit. Ata ishin stepur, pasi kishin ardhur për një gjë tjetër, më moderne në komunikim. Por Nano, duke mos i besuar asnjërit prej tyre kishte nisur Kokën. Por u futa në lojë shpejt, pas turbullimit që më krijoi teksti i servirur për nënshkrim.
Dakort! Më sillni një letër të bardhë të fillojmë për ta shkruar nga fillimi, pasi do të ndryshojë disa gjëra, por do ta firmos thashë, duke ditur se djallëzia e Nanos ishte përfekte. Tepër përfekte. Nardi u ngrit nga tavolina dhe dëgjova ndër të tjera që po i thoshte, dikujt, natyrisht Nanos se “po e firmos!”. Fillova të shkruaj tekstin me shkrimin tim, siç e donte kryeministri, porse bëja, si për të qenë dakort, ndonjë ndryshim të vogël. E mbarova. Nuk e kisha firmosur. Blushit po i dilnin djersët. Agroni pinte cigare. Nardi fliste me kryeministrin.
Ta firmosë në fillim kryeministri! thashë dhe e futa letrën në xhep.
Firmose ti njëherë dhe shkoj unë tek Nano e ta sjellë me firmë të tij. E fotokopjojmë u ngrit Nardi i gatshëm të shkonte 20 metra përtej tek vila kryeministrore, ku e priste Fatos Nano.
E kush është garanti që nuk ka ndonjë lojë provokova menjëherë.
Nano!
Ore, lëre atë! Me garanto ti Nardi?-pyeta për të provokuar edhe unë me të njëjtën monedhë.
Për nder nuk të garantoj tha Koka Nano nuk është garant për dy fëmijët e tij që ka me Rexhinën e jo më të jetë për ty. Atij Xhoana i bën ligjin dhe më shikoi në dritë të syrit. Nxora nga xhepi i brendshëm letrën. Fillova ta grisë nga pak e nga pak. Pastaj nxora çakmakun dhe e dogja çdo fije letre, pasi mendova se mund të merret dhe ngjitet për tërë natën dhe të nesërmen e shikoja të botuar në ndonjë gazetë që “Nikollë Lesi i kërkon kompromis Fatos Nanos” !. Nano e donte me shkrimin tim dhe nesër të thoshte në media se është Lesi që e ka kërkuar nënshkrimin e kësaj aktmarrëveshje dhe e ka shkruar me dorën e tij. “Ja ç’fytyrë është Lesi! Me kërkon aktmarrëveshje !” donte ti tregonte opionionit publik.
E kujt donte t’ia fuste Ai ! Tashmë e njihja Nanon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 10, 2008 11:59 pm

Nikollë Lesi
Si i njoha Nanon dhe Berishën
Kapitulli i parë - Fatos Nano

“Bomba” tek “Koha Jonë” dhe “atentati” ndaj meje
Me 7 Nentor një ditë para se të votohej në parlament shkova për drekë në fshatin tim të lindjes, Spiten në Lezhë. Është një fshat i bukur, porse me plot halle ekonomike. Vetë në timon dhe shoferi që njëkohësisht është bodigardi im që prej vitit 1992 Myslim Murati në makinën e shoqërimit. Myslimi shkoi tek shtëpia e vjehrrit të tij , ndërsa unë tek babai im. U shtrua dreka . Qeshja sa për tu dhënë zemër babait dhe nenës time që janë 74 vjeç. Ata nuk besonin tek e qeshura ime, ashtu siç nuk e besoja as vetë të qeshurën time e cila vinte në funksion të prindërëve për ti qetësuar. Filloi dreka dhe nuk kishte vonuar diçka me pak se 40 minuta, kur më bie një telefon. Ishte Albert Dervishi, drejtori i Policisë së Tiranës. E njihja. Ishte polic korrekt.
-Zoti Lesi ku jeni ?- pyeti vrullshëm ai . U nxeha. Ç’donte ai se ku isha unë ! Edhe këtu më përgjonin, mendova në çast.
-Jam për drekë në fshat ! Po pi raki të mirë !- iu përgjigja jo pa shpoti, ndonëse e dija që ishte korrekt, porse mendova se e kishin futur për të ditur se ç’levizje po bëja apo cilin takoja .
-Si quhet fshati, çfarë komune ? -insistoi prapë Dervishi.
-Spiten, komuna e Zejmenit, por përse i do ore. A doni një raki ?- ia ktheva me shpoti atij. Vellai më pyeti se ç’donte. Babai më shikoi sikur do të vinin të më arrestonin në çast. U krijua një situatë e turbullt. U prish humori. Ia kisha mbyllur telefonin drejtorit të Policisë së Tiranës, pasi e quajta si bezdi që po më çanin kokën një ditë para seancës parlamentare. Duan të ma prishin edhe sot ditën- thashë me vete dhe ngrita në dolli me babain. U ngroh tavolina dhe filluam një dolli . Nuk e kisha mbaruar gotën e rakisë , kur prapë celulari i Albert Dervishit. U nxeva. E hapa dhe doja ta shaja . Por zëri mu mek .
Zoti Lesi ! Të lutem mos levizni prej aty pa ardhur policia. Është në rrezik jeta jote.
-Ore si është puna ? – e pyeta. Babai ishte në tension se ç’po ndodhte.
-Më kanë dërguar një mesazh në numrin tim- foli edhe ai duke iu dridhur zëri. Dervishi ishte nga oficerët e lartë që kishte punuar që në kohën e PD-së në detyra të rëndësishme, duke manifestuar profesionalizëm. Dhe ndërkohë më lexoi tekstin e mesazhit. U trondita. Ishte vënë bombë tek “Koha Jonë”. E pyeta për në shtëpi dhe më tha që nuk ka asgjë për tu shqetsuar atje. Jam ngritur me vrik në këmbë. U vesha shpejt e shpejt. Nga nxitimi harrova edhe kepucët pa i lidhur. Hypa në fuoristradën e re dhe jam nisur si i çmendur. Dola me shpejtësi llahtar nga rruga e fshatit në rrugën e vjetër nacionale. Me një dorë timonin e në dorën tjetër mora familjen. Ndërkohë ecja me një shpejtësi mbi 120 km në orë. Makinat e policisë me rrethuan para e pas . Sirena pafund. I bija telefonit të shtëpisë. Nuk përgjigjej pasi siç mora vesh më vonë kishin hapur internetin. Telefonova time shoqe. Nuk përgjigjej. Mbarova nga frika se mos me kishte ndodhur gjë në familje. .Ngado më shkonte mendja. Ecja tashmë me 140 km në orë. Dy makina policie i lashë pas , pasi nuk kishin takat të kapnin ritmin tim. Ecja dhe kur kisha kaluar Laçin dhe më del në telefon kunati Bardhyl Ucaj që është administrator i “Koha Jonë”. E pyes se ç’po ndodh dhe i shqetsuar më përgjigjet se na ka nxjerrë policia jashtë, pasi kanë vendosur bombë. I telefonova kryeredaktorit dhe më tha të njëjtën gjë. Zemra sa nuk po më pëlciste. Ç’kanë kurdisur ?!- pyesja veten. Ndërkohë që ecja me shpejtësi sketerrë më binin telefonat e televizioneve. Në Tiranë ishte bërë nami tek gazeta “Koha Jonë”. Kishte vershuar policia e qen antiminë dhe skuadra civilësh nga policia. Televizionet filmonin dhe jepnin lajm të parë. Një radio më kërkoi prononcim direkt në telefon, por iu përgjigja se jam në timon me shpejtësi. Kur insistoi prapë ia mbylla me një të sharë të madhe. Telefonoja familjes, por asnjeri nuk më përgjigjej. U çmenda nga meraku për famlijen. Telefonova prapë drejtorin e Policisë së Tiranës për ta pyetur se a ka ndodhur shpërthim bombe në shtëpinë time. Jo më thoshte, por më dukej sikur rrëshqiste nga frika. Sytë nuk më shikonin më nga tmerri që po hamendësoja kur më thanë bombë në gazetë, por nuk më konfirmonin për familjen asgjë. Imagjinoni një njeri që ecën me shpejtësi diku të 160 km orë në Shqipëri. Por fatmirësisht udha ishte hapur nga sirenat e policisë. Siç duket Nano kishte marrë vesh lajmin , nëse nuk ishte vetë bashkëautori, dhe i kishte hyrë frika se mos e vrisnin deputetin Lesi. E kishte provuar njëherë ikjen në Maqedoni pas vrasjes së Azem Hajdarit. Mora prapë shtëpinë. Natalia ishte e shqetsuar për mua, pasi kishte parë lajmet në Neës 24. U qetësova që në shtëpi janë mirë. Prapë telefonat. Prapë pyetje “Zoti Lesi a mendoni se kanë hyrë sherbimi sekret për të gjetur kasetën që ke deklaruar se do ta nxjerrësh në parlament nesër ?“. Pyeta prapë kryeredaktorin nëse ka shpërthyer gjë në redaksi. Ai thoshte që vetëm kanë hyrë dhjetra forca policie e të SHIK-ut duke na nxjerrë jashtë me forcë. Hyra në Kamëz. Ndërkohë rruga ishte hapur vetëm për autokolonën tonë. Sirena pafund policie me shoqëronin. Ndofta gaboj, por ishin të paktën katër makina policie dhe dy motora të policisë rrugore që më shoqëronin anash. Një skuadrilje policësh me maska në një veturë kishin nxjerrë automatikët në dritare. Një parandjenjë e keqe me lindi. Çfarë kanë kurdisur ? Tashmë ishte kjo pyetje që më shoqëronte, ndërkohë që asgjë nuk kishte shpërthyer në gazetën “Koha Jonë”. Por prapë e tërhiqja këtë mendim pasi kishte edhe disa minuta, sipas mesazhit që më tha Albert Dervishi për të shpërthyer bomba. Ku nuk më shkonte mendja. Rojet e ndërtesës që janë të dubluar kishin porosi të prerë për kontroll të imët të çdo punonjësi apo personi që hynte në mjediset e gazetës “Koha Jonë”. Telefonat papushim më shoqëronin gjatë udhëtimit. Edhe i Albert Dervishit. Arrita më në fund tek redaksia. Zbrita tek rruga kryesore, pasi ishte rrethuar nga policia . Media më bëri pyetje nisur nga variante të ndryshme. Televizionet ishin në transmetim direkt. Takova oficerë të lartë të policisë . Disa i njihja si fytyra, por nga nuk më kujtoheshin emrat, përveç Albert Dervishit. Pas pasi kishte kaluar ora e shpërthimit të bombës, sipas mesazhit, me shoqëruan policë e specialistë antiterror për tek kati i pestë ishte zyra ime. Katet e tjera ata i kishin kontrolluar. Zyra ime ishte me dy dyer të blinduara që të futeshe brenda. Ngjita shkallët dhe u ktheva për të dalë jashtë, pasi ku nuk më shkonte mendja. Nëse e kishin vendosur vertet bombën apo tritolin mund të shpërthente. Por Albert Dervishi dhe disa civilë ishin të bindur se nuk kishte gjë për të shpërthyer. Nejse. U ngjita, por me një kujdes. Hapa derën e parë të zyrës. Kontrolluan. Me thanë që të hapja derën e dytë të blinduar. E hapa me një frikë reale. Nuk po them tani se isha trim. Nuk ka trimëri me bomba apo tritol, aq e tepër kur ta thonë se mund të jetë gati për të shpërthyer. E hapa dhe të dytën dhe ika prapë tek shkallët. Albert Dervishi ecte nëpër koridor dhe me dikë fliste. Një civil, një djalë i gjatë, nuk më pa mua që isha kthyer prapë në koridor dhe po fliste në telefon:
-Po kryejmë veprimet formale . E kupton besoj?!- fliste shpenguar ai. Nxitova të flas me Albert Dervishin. Fillova edhe unë të kthjellohesha. Lojë e shërbimit sekret për futur përgjues apo për të gjetur ndonjë material që kisha deklaruar se do ta nxirrja në parlament me 8 nentor. Por prapë nuk hyra në zyrën time pa e kontrolluar ata me qenë dhe specialistë. Kushedi ç’ndodh ! Kur pashë se asgjë nuk shpërtheu u futa në zyrë. Më kërkuan çelësinë e kasafortës. U dhashë. E hapën. Nuk kishte asgjë. Veçse letra. Kontrollova se mos kishin futur dorë tek dokumentat që do të publikoja në parlament. Jo. Ishin të gjitha. Të paktën kështu konstatova në shikimin e parë. Albert Dervishi kishte hallin e madh se mos unë akuzoja policinë se më kishin përlarë dokumenta apo gjësendi tjetër. Media transmetonte direkt dhe priste tek hyrja e “Koha Jonë”. Ndërkohë disa miqë gazetarë të njohur dhe politikanë me morën në telefon duke më shtuar dyshimet se ishte një lojë e sherbimit sekret shqiptar, por jo e zotit Albert Dervishi. Mendja po më punonte tashmë si sahat, duke dyshuar gjithëkund. Ku duhet të dilnin me këtë “bombë” që vendosën. Presion ? Kontroll për dokumenta ? Vendosje përgjuesish? Pra lojë e kujt ?
A mund të firmosesh se gjithçka e ke në rregull në zyrë? – më tha Dervishi dhe një civil, qe mu duk i Sherbimit Sekret e që më vonë e kam parë duke pirë kafe me Irakli Koçollarin, keshilltarin e Nanos për shërbimet sekrete.
-Patjetër !- u përgjigja dhe firmosa. Sapo firmosa ata u lehtësuan aq sa harruan për të vazhduar hetimet e tjera. Dola në konferencë shtypi dhe deklarova se dyshoj, por akoma nuk kam fakte. Një mik nga opozita në telefon me tha që të deklaroja se “ mi kanë vjedhur të gjitha dokumentat dhe kasetat që kisha për seancën parlamentare”. “Nuk e bëj këtë gjë !-i thashë prerë. Shkova në shtëpi dhe fjeta i dërmuar atë natë para seancës që ishte të nesërmen në parlament. Shikoja endërr me bomba, me Xhoanën, Fatosin dhe policë të burgut. U ngrita herët. Ishte dita e duelit të Madh.
8 Nentor 2004
Pasdite në ora 17.00 fillonte parlamenti. Ndërkohë nuk shkova si zakonisht për të pirë kafen e mengjezit tek Grand Hotel. U ngjita në zyrë. Gazetat kishin hapur faqen e parë me mua. Roja e gazetës më shikoi pak si ftohtë. Epo- thashë- edhe ky mendon se do të më arrestojnë. Hapa kompjuterin. E lexova fjalën e përgatitur dhe e printova. Futa në dosje dokumenta, faksimile, kasetë dhe disa letra të tjera. Celulari binte papushim. Tregonin se kryeministri po thërriste një nga një deputetët që mendonte se ishin të dilemë për të votuar. Ai nuk kishte shkuar në punë. Rrinte dhe blinte vota kundër meje. E ndava mendjen. Do ta shpartalloj !- mendova dhe e mbylla kompjuterin. Ishte kohë dreke. Dy djemtë dilnin në ora 15.00 nga shkolla. Ata nuk e kuptonin çeshtjen , porse kur televizionet jepnin lajmet pyesnin Natalinë:” Nano, a do ta arrestojë babin ?”, “ Sot e çon në burg babin , Nano?”, etj. I vogli Juli duke natyrë impulsive thoshte disa fjalë për Nanon që nuk shkruhen, kurse Elvisi, djali i madh vetëm dëgjonte lajmet dhe nuk thoshte asnjë fjalë. Mërzitej, por nuk shprehej me fjalë. Lajmet e drekës lajm të parë dhanë me 8 Nentor problemin e pasditës ku do të votohej për herë të parë në këto 14 vite për ti hequr imunitetin një deputeti të medias, pasi kishte bërë kritika me fakte për familjen kryeministrore. Nuk mund të them se isha i qetë. I tensionuar. Kisha përballë njeriun me të fuqishëm të shtetit, kryeministrin dhe mafien e tij ekonomike. Duel i vështirë. Nuk dihej rezultati. Ndonëse me kishin thënë për votën pro meje, përsëri Nano ishte mjeshtër. Dinte të blinte apo të bënte presion. Ishte ora 16.50. U nisa. Putha dy djemtë, Elvisin dhe Julin. Edhe Natalinë. Pashë pikturën e Lezhës së vjetër që e kam në guzhinë. Në atë pikturë është edhe zyra e parë dhe e vjetër ku fillova të punoja si gazetar në Lezhë. E mbaja për nostalgji atë pikturë. Kur fillova gazetën e parë të pavarur në Shqipëri me 11 maj 1991 “Koha Jonë” ishte gazetë lokale e Lezhës. Botohej një herë në javë. Shpejt ajo u bë e njohur dhe në janar 1994 u bë e përditshme, duke kaluar në vend të parë në tirazh dhe opinionbërje. Kishin kaluar 13 vite e kusur dhe botuesi i saj po përballej me sulm inkuizicioni. E nga kush ? Pikërisht nga ai njeriu për të cilën gazeta “Koha Jonë” u dogj me 2 mars 1997. Tashmë po vinte djegia e dytë në historinë e kësaj gazete të parë të pavarur në Shqipëri. Po kërkonte ta digjte pikërisht politikani që u mbrojt më shumë nga “Koha Jonë” , kur ai ishte në burg. Ishte Fatos Nano këtë rradhë që po vinte shpurën e zjarrit mbi gazetën. U nisa për në parlament. Jashtë binte shi. Ftohtë. Edhe në makinë, ndonëse ishte ndezur kondicioneri në maksimum të nxehtit , ndjeja ftohtë. Akull. Ishte mendja që ishte ngrirë tek vitet 1993-1997. Na kishin rrahur, përndjekur dhe masakruar në ato vite. Por emrin e Fatos Nanos nuk e hoqëm asnjëherë nga faqja e parë, duke e mbrojtur, pasi ishte burgosur padrejtësisht. Makina ecte për në parlament dhe në mendje më dilte fytyra e Rexhina Nanos kur vinte me djalin e saj Sokolin për të sjellë letra apo intervista të Fatosit të burgosur. Afrohesha parlamentit dhe ndërkohë ikja larg ndër vite, kur as Zeri i Popullit, nuk pranonte ti botonte letrat kryetarit të burgosur të PS. “Koha Jonë” hapej me Nano dhe mbyllej me emrin Fatos. Arrita tek hyrja e parlamentit. Binte shi dhe një erë e ftohtë të rrudhte fytyrën. Ishin në transmetim të drejtëpërdrejt TVSH, Klan dhe Top Channel. Gazetarët u turrën me çadra dhe pa çadra në rrebesh shiu. Nuk e ndjeja që shiu më kishte mbuluar fytyrën. Hyra në sallën e parlamentit. U ula tek vendi im të cilin kisha 7 vite . Gjithë qeveria ishte në sallë, përjashtuar kryeministrin. Ishin të gjithë deputetët. Mungonin nga opozita vetëm Arben Imami dhe Maks Begeja. Edhe pak minuta fillonte seanca që më vonë do të quhej “seanca e turpit të Nanos”. Nuk pipëtinte asnjeri në sallë. Serveti e hapi seancën . Doli Lekë Cukaj që ishte në rolin e kryetarit të Komisionit parlamentar për imunitetin. Transmetimi direkt i televizioneve vazhdonte. Me erdhi rradha të flas. Çuditërisht me erdhi një frymëzim që edhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar se nga më erdhi. E zotërova sallën. E ndava mendjen. Sulm total dhe shkatërrim të ish-mikut që tashmë donte kokën time në sininë e argjentë të gruas së dytë, e cila vinte nga emigracioni i Athinës. Nga rruga ajo ishte katapultuar në majën e Shtetit. E shikonte Shtetin si rrugët e Athinës. Fillova të flas…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:58 am

Nikollë Lesi

Si i njoha Nanon dhe Berishën


Kapitulli i dytë - Sali Berisha


Takimi i parë me Berishën


Në dimrin e vitit 1992, ende pa ardh pranvera, shkova në zyrat e PD në rrugën e Kavajës ,afër shtypshkronjës "Mihal Duri". Në këtë shtypshkronjë shtypnim gazetën "Koha Jonë", e cila asokohe dilte dy herë në javë. Përditë përballeshim me hyrje- daljet e demokratëve, por një ditë vendosa të shkoja vetë për një intervistë për gazetën "Koha Jonë". Asokohe gazeta ishte akoma e pashpërngulur në Tiranë me zyra. Shkonim dhe vinim herë me tren dhe nganjëherë me makinë nga Lezha në Tiranë e kthim.


Hyra tek selia e PD-së. Në katin e dytë të zyrave trokita tek paradhoma e kryetarit të PD-së zotit Berisha. Gjeta dy vajza të reja, sejcila më e bukur se tjetra.


-Jam i gazetës "Koha Jonë" të Lezhës. A mund të takojë zotin Berisha për një intervistë?- thashë dhe u ula në një karrike pa pritur përgjigje. Gazeta sapo kishte fillluar të shitej edhe në Tiranë dhe në Shqipërinë e Mesme, pasi aq na mbante takati ta shpërndanim me makina. "Koha Jonë" kishte filluar me datë 11 maj 1991 si gazetë lokale e pavarur. Ishte e para gazetë e pavarur në Shqipëri. Nuk dinim se cfarë ishte pavarësia editoriale, por në mendjen tonë të fillimpunës mendonim se të jesh i pavarur do të thotë ti japësh të dyja palët në gazetë , edhe PP (PS) , edhe PD e partitë e tjera. Në atë kohë pra në vitin 1991 dhe 1992 , bilëz edhe dy vite më vonë, tregun mediatik e zotëronin gazetat partiake. Ne vinim me një gazetë , e cila mori famë pas botimit të intervistës së datës 9 gusht 1991 të Frrok Cupit, i cili ishte shkarkuar prej Berishës nga kryeredaktor i gazetës RD. Mbaj mend asokohe me Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Alfons Zeneli, Marash Mirashin, Vera Ivanaj e korrektorin Pal Dragusha që turreshin njërëzit të blinin gazetën "Koha Jonë" në Tiranë për intervisten e Çupit që e kishte bërë fertele Sali Berishën. Me Aleksandrin, i cili mbetet një ndër miqtë e mirë në median e asaj kohe, shtypnim fillimisht me frikë 10 mijë kopje gazetë, por ajo përpihej sapo dilte. Jemi tek data 9 gusht 1991. Shtypshkronja nuk ishte rrotativë, e cila shtyp shpejt dhe shumë kopje, por ishte e kohës së "qepës". Bëmë dy ditë duke shtypur gazetë dhe veçse nxirrnim në treg. Përpihej gazeta dhe prapë urdhëronim punonjësit e shtypshkronjës për të botuar të tjera mijëra kopje.


Më këtë emër gazete isha tek paradhoma e zotit Berisha, i cili, duke qenë verior dhe aq më tepër nga një krahinë tepër malore mban tepër inat kur e kritikon. Vetëm këtu nuk ndryshon Ai !


-Është i zënë !- mu përgjigjen të dyja vajzat njëheresh. Kisha qenë tek zyrat e para të PD-së në fillim të njohjes së saj si parti , diku afër zyrave të sotme të PSD. Por atëkohë kisha takuar Frrok Cupin i cili ishte kryeredaktor i gazetës RD dhe Preç Zogaj drejtor i gazetës së PD.


-Mund ta pres ?- iu drejtova vajzës që mu duk tamam sekretare e Berishës.


-Nuk e di !- tha prerë vajza. Kujtova se kishte mbledhje të tij me drejtuesë të PD dhe prita. Kur dëgjova zërin e tij të ngritur që gërthiste në zyrë. Ohu , mendova qenka me nerva . Më mirë të vijë njëherë tjetër dhe sakaq iu drejtova vajzave.


-Paska njërëz, ndaj po iki !- fola ashtu shpenguar dhe u bëra gati të ikja për të ardhur njëherë tjetër.


-Jo , jo ! Është vetëm doktori në zyrë- mu përgjigj pa e ditur se më kishte dhënë një detaj ekselent gazetarie .


-Si vetëm ?!- pyeta , ndërkohë dëgjoja zërin e tij të ngritur "... Partia Demokratike do të shembë këtë keshtjellë të komunizmit . Ne do të sjellim Demokracinë dhe lirinë....". Vajzat ngritën supet dhe nuk dinin se si të ma thonin të vertetën. Ai kishte një miting pasdite dhe para mitingut recitonte fjalimin vetëm në zyrë për të provuar veten. Ndërkohë hap derën Berisha.


-Kush më ka kërkuar ?- pyeti


-Ky gazetari !- dhe drejtuan gishtin nga unë.


-I kujt gazete je ?- foli Saliu


-I gazetës "Koha Jonë" !- thashë mënjëherë.


-Ehë ! Hajde , futu !- e tha si me pertesë Saliu.


Hyra në zyrën e tij. Kishte një tavolinë mbledhje të gjatë. E pyeta për disa çeshtje të ditës dhe dola. E pashë se si me zor me priti sapo i thashë "Koha Jonë". I ishte kujtuar intervista e Frrok Çupit vitin e kaluar. Në numrin e rradhës të gazetës dola me titull " Berisha fliste me vete në zyrë !". Që prej atij botimi gazeta "Koha Jonë" u shpall armike e selisë blu, ndonëse qeveritë e partisë së Punës dhe asaj Socialiste i dërmuam me kritika përditë. "Koha Jonë" nuk futej më nga sekretaret në zyrën e Berishës. Ishte inatçi i madh.


1 Nentor 1995, tritol në shtëpinë time


Kishim përkrahur fuqishëm me gazetë dhe shpirtërisht ardhjen e PD në pushtet me 22 mars 1992. Por ai dreq shkrimi im për të folurën me vete të Saliut në zyrë na dërmoi fare. Në të vertetë nuk e bëra shkrimin me ironi, por përdora një fakt të vertetë ndër faktet e tjera të cilat mi dha vetë Saliu. Por PD herë merrej me PS dhe shumëherë turrej drejt gazetës "Koha Jonë" për ta mbyllur. Blerim Çela asokohe kryetar i Kontrolli të Lartë të Shteti na mbyti me kontrolle dhe kishte kërkuar ndjekje penale për mua si drejtues i gazetës se gjoja kisha botuar "gazetë të paligjshme". Inati berishian sa vinte e shtohej. Kontrolle , shantazhe, rrahje gazetarësh dhe ndjekje penale filloi me ne pushteti i demokratëve. Ç'na kushtoi shtrenjt ai shkrim i imi për Saliun ! Fillova të mësoj dyert e Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Me thërrisnin në mënyrë të rregullt dy herë në javë. Vaskë Simeoni dhe Petrit Fusha ishin dy prokurorët e mijë. E dinin edhe ata se ishte hakmarrje ndaj meje nga Berisha, por nuk ua mbante ta mbyllnin çeshtjen penale. Me mua ata mbanin kalamajtë e tyre me bukë. Pas meje në prill 1993 me vendim të Prokurorisë së Tiranës kryeredaktori i gazetës Aleksandër Frangaj futet në arrest shtëpie në Lezhë për një shkrim. Pushteti filloi të lajthisë. Gazeta erdhi me zyra në mars 1993 në Tiranë dhe filloi të bëhej gazetë kombëtare. Kaluam në vend të parë për tirazh dhe u bëmë ndërkohë gazeta numër një në opinionin publik. Berishës i thonin servilët se "Koha Jonë" del vetëm me 3 mijë kopje në ditë , kurse ne realisht shitnim në ditë 35 mijë kopje. Kjo gjë në vitin 1993. Ne shkruanim kundër gabimeve të qeverisë dhe Berishës dhe çdo ditë racioni i dajakut na jepej nga shikasit e Bashkim Gazidedes. Andi Bushati , Ben Blushi, Martin Leka, Armand Shkullaku e disa gazetarë të tjerë ishin nën përgjimin direkt të SHIK-ut. Blendi Fevziu shkruante , por nuk rrihej nga SHIK-u. Ishte tiranas i vjetër ai . E njihte forcën e pushtetit. Ne akoma nuk e kishim mësuar mirë se çdo të thotë ti kundërviheshe pushtetit. Aq me tepër Berishës që kishte notat hiperbolike në popull. Në janar 1994 Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka arrestohen dhe dërgohen në qelitë e burgut të Tiranës. Akuza absurde se kishin nxjerrë "sekret shtetror" ! Ndërsa mbremjen e 1 Nentorit 1995 Zoti më shpëtoi familjen nga vdekja e sigurtë. Asokohe banoja në qytetin e Lezhës në lagjen “Gurra”. Në katin e pestë kisha një apartament një dhomë e një guzhinë. Jaraz Gjika dhe Gjon Shtjefni ishin dy komshinjtë e mijë jashtëzakonisht të mirë. Të dy kishin familje korrekte përderisa linim çelësin e shtëpisë tek njeri tjetri. Ishin shumë më të vjetër se unë, ndaj më keshillonin që “të mos ngatërrohesha me qeverinë”. Gjoni me thoshte me thoshte se “ me ujin, zjarrin dhe qeverinë nuk kruhet njeri !”. Unë me dy të parët nuk kruhesha. Me qeverinë po ! Por qeveria nuk është vetëm në Tiranë. Ajo është kudo ku ka nëpunës që paguhen prej shtetit. Siç duket gazeta ime kishte prekur segmente shumë të rrezikshme shtetrore me shkrimet e saja përderisa guxuan në orën 20.00 të vinin tritol tek dera e apartamentit tim. Atë si kur të ma ndjentë zemra mora rrugën prej Tirane ku bënim gazetën çdo ditë dhe u nisa herët. Mundet aty nga ora 18.00 e lashë gazetën në dorën e Aleksandër Frangajt dhe u nisa. Kisha një foristradë “Nissan”. Në të hyrë të qytetit të Lezhës, andej nga rruga e vjetër që vije nga Tirana për në Lezhë mu tek kthesa ku ngjitesh për në lagjen “Gurra” ndalova nja 10 minuta në një kafe. Ndofta gaboj , por në një qoshe të kafesë ishin nja pesë djem qafëlesha të cilët bënin sikur pinin ndonjë gotë dhe me shikonin fshehurazi. Njeri prej tyre ishte kontigjent krimi dhe që punonte për PD-në. Atë çast nuk ia vuri veshin pamjes dhe vështrimit të tyre. Por kur ndodhi shpërthimi i tritolit mu fanitën portretën e tyre që dolën para meje me nxitim . Mundet të jem gabim , por tritoli ishte në çantën e tyre. Si për dreq ndërrova mendje dhe nuk mora rrugën për në shtëpi, por nisa makinën për në bilardon përballë varrezave të qytetit. Nuk e luaja mirë lojën, por sapo e kisha mësuar dhe nuk më rrihej kur kisha kohë. Sa kisha filluar lojën kur vjen me vrap Arben Rrozhani, korrespodenti i gazetës për Lezhën, i cili banonte në të njëjtën lagje me mua. Hyri me vrap dhe thirri me sa fuqi kishte.


-Drejtor ! Drejtor ! Shpejt ! Ka vënë tritol tek shtëpia jote !- thirri më të madhe. Sytë mu mjegulluan. Trupi mu dridh i tëri. Mbaj mend edhe sot e kësaj dite që kam bërë një vrap të gjatë për tek dera e makinës. Pyeta Arbenin nxitimthi dhe sa nuk po më linte zemra.


Ka shpëtuar familja ime ? Di gjë ?- dhe ecja me një shpejtësi që nuk e di ç’të them. Isha marrosur krejt. E cili nuk çmendet kur ti thonë se “ të kanë vënë tritol tek shtëpia kur familja ishte brenda “? Kam marrë maloren e lagjes a thua se isha Shumaker.


-Nuk e di shef !- foli Arbeni- Di vetëm që dëgjova tek dyqani i lagjes kur thanë “ Ka vënë tritol tek apartamenit i Nikoll Lesit “. Dhe unë degjova një shpërthim të fuqishëm- vazhdoi ai. U futa në rrugën që ngjitesh për tek pallati ku banoja në një rrugë të pashtruar dhe plot gurë. Tym nxirrte makina pas dhe gurët fluturonin anash nga gomat. Mendoja djalin e vogël gjashtë muajsh Julianin që sapo kishte filluar të rrokullisej nëpër shtëpi dhe që për çudi e ndillte dera e jashtme dhe sa herë na ikte nëpër dhomën e pritjes e gjenim tek koridori i derës së jashtme. Elvisi gjashtëvjeçar i bënte shoqëri Julit të vogël. Çfarë nuk po mendoja kur ngjita shkallët e pallatit nga dy a tre njëherësh . Julin, Elvisin , Natalen dhe kunaten që na mbante djalin e vogël kur ishim në punë, Lolën. Jam gjendur pranë derës së hyrjes së apartamentit tim. Një gropë e madhe afërsisht një gjysëm metri nga të gjitha anët ishte hapur mu tek dera. Nuk kishte derë. As tek komshinjtë. Sipër dhe poshtë katit tim ishin thyer xhamat dhe dëmtime të tjera. Përballë ishte pothuaj rrëzuar muri i tualetit që binte mu përballë derës kryesore. Shtëpia plot me njërëz. Me del para Natalia duke qarë. Edhe kunata po qante. Mu këputën krahët. Mos ! –thashë me vete. Më shkoi mendja për keq. E si të mos shkojë kur të venë tritol në banesë.


- Elvisi, Juli ! Ku janë ?- thirra.


- Kanë shpëtuar !-foli bashkëshortja dhe nuk pushonte së qari me lotë që i rridhnin si breshër. Jam ulur në divanin që e kisha që në kohën e Enverit. Harrova se kisha njërëz në shtëpi. U ngrita . Iu dhashë dorën. Mora në krah djalin e vogël Julin që dërdëlliste. Ku ta dinte ai se kishin dashur ta varrosnin njërëzit e errësirës. Elvisi gjashtëvjeçar diçka kuptonte se kishte ndodhur. Ndjehej i frikësuar. Shtërngonte të emën dhe shikonte nga dera e jashtme , pasi nuk kishte as derë e as mur ndërmjetës. Sapo kishin pastruar paksa hyrjen kryesore. Pyeta për dëmet për fqinjët. Ndërkohë vjen policia. Filluan matjet , fotografimet etj. Një tension të tillë nuk kisha provuar kurrë. Mos e provoftë njeri !


- Hë mo Nikoll Lesi ! Edhe tritol të vuri pushteti ?- ishte Dritero Agolli që hyri në shtëpi. Pas një takimi në Shkodër ishte ndaluar për një kafe në Lezhë. Fjala për tritolin ishte përhapur në qytet. Pasi mësoi se nuk pësuan gjë familja vazhdoi duke më ngritur moralin që më kishte rënë në fund të këmbeve.


- Nuk ta ka vënë Sali Berisha vetë o Lesi ! Majfton fryma e pushtetit që vjen nga Tirana dhe ka salinjë të tjerë që vënë tritolë !- tha duke pirë një gotë raki që ia nxora . Nuk flisja dot. Vetëm luaja kokën. Ndërkohë thirra vellëzërit Gjonin dhe Gjinin, të cilët pikë gjaku nuk iu dilte në trup. Iu thashë se ata të gjenin një marangozë që të mbyllnin derën kryesore si të donin ,pasi unë do të merrja familjen dhe do të udhëtoja direkt për Tiranë. Në mesnatë u bëmë gati me plaçkat më të domosdoshme. Tre makina foristradë me ndiqnin aty rreth orës një të natës. Nuk më bëhej të rrija më në atë shtëpi në të cilën mund të kishte fjetur vdekja. Në Tiranë kisha një shtëpi me qera, në të cilën flija sa herë vonohesha në gazetë dhe shtypshkronjë. Edhe në shtypshkronjë na linin për në fund ndonëse shkonim në fillim. Diku nga ora 3 e natës fillonte shtypja e gazetës. Ndaj nuk mund të udhëtoja natën për në Lezhë, pasi të nesërmen më duhej që në ora 8 të isha prapë në punë. Vetëm unë e Aleksandër Frangaj e dimë se ç’kemi hequr për disa vite. Një Zot në qiell mund ti ketë parë vuajtjet tona.Ishim idealistë më shumë se c’duhej !


Kaluam Mamurrasin. Julin ishte në gjumë që në Lezhë. Elvisi herë flinte , herë zgjohej sapo makina binte në gropë.


 


vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:59 am

- Babi ! Ku po shkojmë ? A do të na vënë prapë tritol?- pyeste pasi për herë të parë në jetën e tij kishte mësuar atë natë një fjalë të ashpër, TRITOL.


- Jo shpirti im !Jam unë këtu me ty. I ka kap policia !- thoja për ti larguar frikën dhe tmerrin që kishte përjetuar. Policia as që kishte kapur gjë, pasi nuk kapej shteti prej policisë ! Dikur arritëm në Tiranë. Ngjitëm plaçkat në shtëpinë e re që nuk ishte e jona. Dikur nga ora pesë e mengjezit mbaruam sistemimin. Djemtë ishin në gjumë. Nuk e di çfarë endërrash po shikonin. Me lodra apo me tritol ?! Natalia nuk flinte. As unë. Kështu na zuri drita e mengjezit. Tmerri duket sikur nuk ka fund kur vjen. Natalia më tregoi fill e për pe se ç’kishte ndodhur në Lezhë. Kishin dëgjuar një erë që vinte si djegie jashtë derës. Kunata kishte dalë në koridorin e shtëpisë, të vetmin koridor që mund të ketë një dhomë e një guzhinë në apartament. Po kërkonte djalin gjashtëmuajsh në duart e Elvisit.


-Natale !- kishte bërtitur- Diçka po digjet tek dera. Teli i korentit më duket. Natalia kishte marrë nga nxitimi kalamajtë në krahë si dy lodra.


-Shiko se mos digjet kablli i dritave tek sahati !


Kishte hapur derën Lola dhe mënjëherë ka bërtitur.


-Bombë ! Kanë vendos bombë! Ka një fitil të gjatë që po digjet !- ishte degjuar britma e saj nëpër shtëpi. Natalia me dy djemtë në dorë dhe prehër bashkë me të motrën ishin futur në ballkon. Disi më larg derës kryesore ndodhej ballkoni. Natalia më tregon se i lutesha Zotit për dy djemtë. Për vete nuk mendoja. Vetëm dy djemtë më fal o Zot !-thoja më zë të ulët në pritje të shpërthimit të “bombës” që ishte tritol. Sekondat më dukeshin vite. Kur shpërtheu u dëgjua një zhurmë, xhama që binin, muri dhe dera kishin hyrë brenda. Pluhur, tym dhe erë si e barutit. Këto më tregoi Natalia ndërkohë që dielli i datës 2 nentor 1995 ra mbi fytyrat e dy djemve që akoma flinin.


Në këtë moment pushteti i Berishës kishte shënuar fillimin e një lufte të gjatë me ne, derisa në 1997 ra dhe iku. Pushteti ishte xhindosur në marrëzi, kurse ne, gazetarët e "Koha Jonë", u përbetuam derisa ta rrëzonim Saliun. Ata dajak e ne me gazetë. Ata me arrestime , ne me rritje tirazhi, aqsa në mars 1997 tirazhi i gazetës shkoi në 85 mijë kopje të shitura në ditë ose sa trefishi i gjithë tirazhit të të gjithë gazetave në vitin 2005. Me 3 mars 1997 pushteti në fuqi dogji natën redaksinë e gazetës. Një turp i tillë nuk kishte ndodhur në historinë botërore.


3 Mars 1997


Me 2 mars mbaruam gazetën me Ben Blushin dhe ikëm të gjithë në shtëpi. Ishte kohë shtetrrethimi. Luftë gjithandej. Leviznim të gjithë drejtuesit e gazetës me roje , bile të armatosur, pasi mund të na qëllonim ushtarët e Saliut që kishin zbritur nga malet. Shkova në shtëpi si përnatë herët, pasi në ora 18.00 fillonte shtetrrethimi. Atë ditë kishim dalë më thirrjen e Arben Imamit i cili nga maja e tankut në Jug të vendit kishte bërë thirrje për të rrëzuar pushtetin fashist të Sali Berishës. U ula për të fjetur diku nga ora 23.00. Në udhën përgjatë gjimnazit "Petro Nini Luarasi" ku kam shtëpinë ushtonin zinxhirët e tankeve të Gardës dhe të Ushtrisë. Nuk më zinte gjumi. Edhe imë shoqe Natalia nuk flinte. Zinxhirët e tankeve uturonin mu përballë hyrjes time. Me sa dukej edhe ata që ishin në tank e dinin se ku banoja, pasi tanku me një mitraloz sipër e drejtonte grykën nga dritarët e mija. Kishim fikur të gjitha dritat. Asgjë nuk pipëtinte përveç tankut dhe një gjuhe tepër veriore me civilët e armatosur. Edhe djali i madh, por që ishte 6 vjeç, nuk flinte. Iu ofrova dritares . Hapa paksa kanatën me kujdes. Tanku aty rrinte. Një pamje makabër. Gryka e gjatë e topit ishte diku afër dritares së gjumit.


-Babi ! Do të vrasin gjermanët këta partizanët me tank ? – me pyeste Elvisi, djali 6 vjeçar.


-Po. – përgjigjesha dhe mundoja ta largoja nga cepi i dritares. Ne ishim në errësirë, kurse jashtë dukeshin në dritë të gjithë ata mbi tank. Ishin pa uniformë ushtarake.


-Nuk ka gjermanë këtu. Pse e ka drejtuar topin nga ne, babi ? – insistonte djali. Hej bela , thashë me vete. Ç’ti them ?


-T’ju hedhim bomba si në film ?- fliste djali dhe mua edhe më vinte të qeshja, por dhe të qaja.


Kështu vazhdoi ajo natë me tankun përballë dritares së pallatit ku banoja. Dikur djalin e zuri gjumi. Vetë po pija cigare , ndonëse nuk jam duhanxhi. Nga ora dy e mesnatës bie zilja e telefonit të shtëpisë. Nuk e mbaj mend saktësisht orën ,porse dicka e tillë duhet të ketë qenë.


-Zyrat e gazetës “Koha Jonë” janë në zjarr. Po digjen !- tha zëri përtej telefonit dhe e mbylli. U shushata krejt. Si ka mundësi ?- pyesja veten. Mos është lojë dhe nuk guxoja të dilja jashtë. Kaluan pak minuta dhe mora në telefon shoferin tim Anesti Nikolla, që banonte në të njëjtin pallat me mua prej vitesh.


-Ndize makinën pasi më duket kanë djegur redaksinë e gazetës “Koha Jonë”- i thashë mënjëherë. Makinën e linte mu përballë shtepisë tek një privat. U vesha shpejt e shpejt.


-Ku shkon ? Je çmendur të dalësh në këtë orë ?!- më tha Natalia dhe më kapi prej krahësh. Qante dhe nuk më leshonte. Djali i madh 6 vjeçar u ngrit nga gjumi prej zhurmës së thirrjeve të së emës. I vogli, dy vjeç, Juli flinte për shtat palë qejfe.


Po shkoj të shikoj për redaksinë e gazetës nëse e kanë djegur siç më morën në telefon- fola ,por këmbët nuk më bënin të dilja, kur shihja gruan dhe djalin e madh që më kishin rrethuar tek koridori në shtëpi.


- Do të vrasin Nikollë ! Të lutem mendo për dy djemtë. Do ti lësh jetim !- qante dhe sa nuk plaste Natalia. Ndërkohë shoferi i ra ziles së shtëpisë. I thashë se nuk do të shkojmë dhe të mos e ndizte makinën. Por Anesti insistoi se do të shkonte vetë deri tek zyrat e gazetës për të parë.


Jo, jo !- i fola rreptë.


-Po shkoj . Nuk e kanë me mua ,por me ty, këta – tha dhe iku si furtuna. Po futesha në bela . Mos i ndodhte gjë shoferit. Shkova tek telefoni. Formova numrin e drejtorit të Policisë së Tiranës Pashk Tusha. I thashë se kështu me kanë telefonuar. Ai edhe pohonte, edhe mohonte duke thënë se akoma nuk e kemi konfirmuar. E dija se policia ishte në konflikt me ushtrinë e Saliut që kishte ardhur nga malet dhe ishte vendosur në Presidencë. Më pas mora në telefon Sali Shehun, asokohe shef i komisariatit numër dy në Tiranë, sot është deputet i PD-së. Vendi nuk më zinte. Shoferi kishte tre orë që nuk ishte kthyer. Mos e kishin vrarë?- thoja me vete. E shoqja me telefonte nga shtëpia se ku është Anesti. Unë nuk dija se ç’ti thoja. Jashtë prapë tanku aty rrinte. Me grykë të gjatë sa nuk hynte në dritare. Dikur u zbardh dita.Shoferi nuk kishte ardhur.Shkova me një taksi që mezi e gjeta. Ende zyrat e gazetës nxirrnin tym. Flaka digjte ndonjë tavolinë gazetarësh. Kompjuterat e gazetës ishin shkrumbuar . Dyert djegur. Nëpër koridoret e redaksisë së gazetës vinte erë e thartë tymi. Nuk e di se çfarë lende ishte leshuar për ti djegur, por ekspertët e policisë thanë më vonë se ishte përdorur edhe flakëhedhësja. Gjunjët nuk më mbanin. U ula mu tek shkallët e gazetës në hyrje. Plot njërëz kishin ardhur dhe shikonin të mërzitur. Nga ora 8 e mengjezit mbërritën të gjitha stacionet televizive të huaja, të cilët ishin në hotel Ronger që prej fillimit të revoltave. Në hotel kisha strehuar që prej disa ditësh një grup gazetarësh të “Koha Jonë”, të cilët nuk kishin shtëpi në Tiranë të cilët kërkoheshin nga SHIK-u për tu rrahur apo vrarë. Faturat e hotel Rognerit ishin katastrofike për mua, por bëra një marreveshje me drejtuesit e hotelit që do ti paguaja kur të kisha lekë. Hotel Rongeri ishte më i sigurti asokohe. Kishte trupa të huaja ushtarake që e ruanin. Nga ora 9 erdhën të gjithë gazetarët. Shumica nuk e dinin. Kishin ardhur për në punë, por gjetën zyrat e shkrumbuara nga policia sekrete e asaj kohe. Hynin nëpër zyra. Kërkonin kompjuterat e tyre, por gjenin shkrumb. Donin ditaret e punës së gazetarit, por tavolinat ishin djegur. Pyeta policinë nëse dinin gjë për shoferin tim dhe rojen e zyrave të gazetës. Ngrinin supet. Erdhën ambasadat e huaja për të parë kasaphanën . Iu kërkuam të bënin presion mbi pushtetin që të gjente shoferin tim , gazetarin Zamir Dule që flinte në bodrumin e gazetës, pasi nuk kishte lekë për të fjetur gjëkundi si dhe rojën e gazetës. Shoferin e gjetën në komisariatin numër tre, Zamir Dulen e sollën të copëtuar nga rrahjet e oficerave të SHIK-ut. E kishin marrë zvarrë natën dhe donin ta digjnin të gjallë mes flakëve. Një oficer i ri e kishte shpëtuar për së gjalli.Quhet Tonin Voci. Por e rrahën dhe e mbytën të tjerë me grushta në komisariatin e policisë së Tiranës vetëm se punonte për gazetën “Koha Jonë”. Rojen e godinës e gjetën diku nga mesdita të lidhur në malin e Dajtit. Tmerr dhe masakër mu në mes të Tiranës. Nuk kishte ndodhur në historinë botërore, më thoshte një gazetar i stacionit televiziv gjerman ZDF, një rast i tillë mbi një redaksi gazete . Gazeta nuk doli në treg për 45 ditë. Më çfarë të dilte ? Zyrat na ishin djegur. Kompjutera nuk kishim më. Frika ishte kudo nën kërcënimin e armeve dhe shantazhin e shikasve. Atë mesnatë dhe ditën e 3 marsit 1997 nuk do ta harroj gjatë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 3:46 am

Si e njoha Nanon dhe Berishën U1_NikolleLesiNikollë Lesi
Si i njoha Nanon dhe Berishën
Kapitulli i dytë - Sali Berisha
Takimi i dytë me Berishën
Në shtator 1997 vdiq Nënë Tereza në Kalkuta të Indisë. U caktua një delegacion i përbërë nga Presidenti Meidani, zv/kryeministri Fino dhe unë si deputet. U nisëm nga Tirana në Zyrih dhe prej atje direkt e në Bombei të Indisë. Më pas drejt e në Kalkuta. Morëm pjesë në ceremoninë e varrimit të Nënë Terezës. Në momentin e ceremonisë së varrimit ku kishin shumë kryetarë shtetesh ndodhej edhe zonja Hillari Klinton nga fundi i sallës shikoj Berishën. Po bënte pak zhurmë me një polic indian ,pasi nuk e linte të dilte ndër rradhët e para , ku ishte delegacioni ynë zyrtar. Më në fund arrin tek ne. Por nuk kishte karrike . Atëhere ngrihem nga vendi dhe ia liroj ish-presidentit tim , pushteti i të cilit më kishte djegur gazetën. Ulem në një karrike bashkë me një nga pjestarët shoqërues të Presidentit Meidani. Saliu ulet , më jep dorën dhe nuk flet. Kurse pas ceremonisë së varrimit ne morëm udhën për tu kthyer.Ishim me linjën ajrore Kalkuta- Bombei- Zurih , kurse Saliu në linjën Kalkuta- Bombei- Frankfurt- Tiranë. Për dreq në dhomen VIP të aeroportit takohemi me Berishën. Meidani, Fino dhe unë ishim ulur e po pinim nga një kafe, kur në cast hyn vrullshëm, pa e ditur se jemi ne aty, edhe Saliu . Nuk po dinte të ulej. Mbeti për pak minuta në këmbë. I hodhi një veshtrim gjithë inat Meidanit dhe Finos.
-Hajde Doktor këtu !- i fola dhe u ngrita.
-Falemenderit Lesi !- tha dhe mori një gazetë e cila ishte në gjuhën indiane. Vetëm e vetëm që të mos e shikonte në sy Meidanin dhe Finon që i kishte pesë metra përballë të ulur hapi gazetën indiane dhe bënte sikur lexonte.
-Doktor ! Është në gjuhën indiane gazeta ! – e ngacmova .
-Po shoh fotografitë !- u përgjigj me një inat që vetëm unë e ndjeja.
-Po iki ! Me erdhi avioni – tha dhe u ngrit me vrik. Një çantë e madhe e zezë e anonte trupin e tij stërmadh. Mu duk fyese që ish-presidenti im të mbante vetë një çantë që ia daraviste dinjitetin e një burri Shteti. Një mendje me vinte e një më shkonte vetetimthi që të ngrihesha dhe ta merrja unë. Në fund të fundit ka qenë ish-president Republike, mendova.
-Ma jep mua çantën !- fola dhe ia mora pa e pyetur. E shoqërova gjer tek shkallët e avionit. Kur u ktheva me thumboi Bashkim Fino.
- Ty duhet me të djegë gazetën që të kesh mik !- dhe ktheu kokën duke qeshur nga Meidani .
-Ia mbajte valixhen atij që të dha dajak pesë vjet !- prapë fliste e nuk pushonte Fino. Ai nuk pushonte duke me thumbuar dhe në avion gjer në Tiranë. Bile e tregoi si barcaletë në kafenë e parlamentit sapo u kthyem, natyrisht duke e hiperbolizuar tregimin e tij për valixhen e Berishës. Unë prapë do t’ia mbaja valixhen ish-presidentit tim. Në Shqipëri mund të grindesh, por jashtë shtetit duhet të jemi vellezër me njeri tjetrin. Kushdo qoftë!
Heqja e imunitetit të Berishës
Fill pas ngjarjeve të rremujshme të 14 shtatorit 1998, ku turma e PD-së hyri e dogji kryeministrinë, parlamenti shkoi drejt votimit për heqjen e imunitetit të ish-presidentit Berisha. Për arsye sigurie punimet e Kuvendit ato ditë zhvilloheshin në katin e katërt të selisë së Kuvendit, dikur salla e Plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Isha deputet i pavarur, ndonëse PS-ja më kishte lënë zonë të lirë në Lezhë. Por faktikisht në atë zonë në Lezhë ishte e vështirë të fitoje dhe më përkrahjen e PS që vinte si fitimtare pas 29 qershorit 1997. Fitova në saj të autoritetit absolut të gazetës “Koha Jonë”. PS-ja kishte interes për autoritetin e gazetës dhe më kishte kandiduar, ndonëse nuk dinte se pavarësia ime mbetet edhe sot e kësaj dite që jam një drejtues partie politike. Mbi dinjitetin tim personal nuk pranoj as Nanon e Berishën, por as të dy bashkë. Kështu kam lindur dhe kështu do të vdes; pavarësinë kështu e kam mësuar, ndonëse një mik i imi Armand Shkullaku më thotë se “ kjo pavarësia jote është luftë e përhershme më këdo që është në pushtet !”. U futa në politikë duke u zgjedhur deputet edhe për një motiv që ende sot nuk e shpjegoj dot, bile nganjëherë as vetë nuk e besoj, pa le të tjerët. Kisha parë “baballarët e kombit”, siç quhet me ironi deputetët nga salla e gazetarëve dhe pyesja veten se “ çfarë bëjnë në sallë ?”. Dhe hyra edhe unë tek “baballarët e kombit”. Ç’të shikoje ! Në Kuvend janë edhe e mira , edhe e keqja, edhe mafia, por edhe droga; edhe korrupsioni , por edhe përkushtimi. Nuk ka nevojë prokurori i Përjgithshëm të shkojë gjetiu për të vënë pranga. Vetëm në parlament ai e realizon planin 200 për qind !
Nejse. Skender Gjinushi ishte kryetar Parlamenti . Sapo Tirana ishte akoma nën tym e shkatërrim nga djegiet që u bënë në kryeministri me 14 shtator. U zgjodh komisioni i votimit për imunitetin e Berishës. Me një dinakëri Gjinushi më propozoi mua si kryetar komisioni të votimit. Në momentin që mbaroi votimi dhe para se të hap kutinë për të numëruar votat e fshehta, më vjen Gjinushi.
Nuk ka rendësi se çka brenda në kuti. Nxirri të gjitha kundër Saliut !- tha dhe iku në sallë. Nuk më la kohë as ti ktheja përgjigje. Me hipi inati për këtë metodë të cilën nuk e pranoja brenda meje. Si ti çoja nervat atij dhe disa socialistëve militantë dhe antisalistë të tërbuar merrja fletën e votimit, e ktheja nga salla dhe media dhe më pas thoja siç ishte votuar. Natyrisht që salla do t’ia hiqte imunitetin, pasi kishte me shumicë socialistë, por nuk donin që të dilte se dhe brenda rradhëve të PS mund të kishte ndonjë votë proSaliut. Kishte vota që nuk ishin dakort me heqjen e imunitetit dhe i lexova. Gjinushit kishte ulur kokën dhe sa herë e ngrinte me shikonte me inat sikur donte të më hante. Në fund donin të ndryshonin process verbalin nja dy anëtarë të komisionit të votimit , por iu thashë se nuk e firmos. U frikësuan dhe pranuan. Sapo mbaroi numërimi dhe dolëm për të ikur Gjinushi më ofrohet i shoqeruar nga truprojat.
- Me ty nuk ka marrëveshje ! Ti duhet të kesh Saliun President që të djegi prapë!- foli dhe ngrysi vetullat e trasha .
-Ik ore na lerë rehat!- ia ktheva dhe në sekondë më shikojnë me tersellëm nja dy roje të kryetarit të parlamentit. Ika. Gjinushi në zyrë, unë në shtëpi. Saliut iu hoq imuniteti. Nganjëherë më vinte brenda vetes që të merrja hak kundër Saliut. Por ndergjegja nuk më lejonte të bëja të njëjtën gjë që kishte bërë pushteti i tij. Dhe duhet pranuar se ndër vitet pas ’97 isha jashtëzakonisht i rëndësishëm në qarqet politike. Por, nuk doja hakmarrje. Nuk ma bënte zemra . E mendoja krejt ndryshe demokracinë . E doja si në Europë . Ndaj luftoja, por vonë kuptova se me këtë klasë politike Shqipëria do të kishte ndalesa për aty ku endërronin gjithë shqiptarët. Megjithatë kjo klasë politike ishte nëpër kembë e nuk largohej mënjëherë. Brezi i ri në politikë që po lindte nuk lejohej nga liderët e vjetër për tu rritur e marrë fatet e vendit në dorë. Nuk ishte vetëm luftë brezash, por dhe luftë mentalitetesh.
Edhe donte, edhe nuk më besonte!
Gjatë viteve 1997-2001 në parlament sa herë bëja ndonjë rrëmujë parlamentare kundër ministrave të qeverisë socialiste, të cilat i shkonin për shtat Saliut ai mundohej të më jepte përkrahje dhe miqësi, por prapë nuk besonte. Unë në të vertetë i kritikoja ministrat për fakte konkrete korrupsioni, dhe nuk e bëja për Berishën. Kisha bindjen së më mirë “sherr” në parlament dhe publikim faktesh korruptive sesa të rrish në parlament pa folur. Natyrisht që Saliut i interesonte lufta ime . I përdorte herë pas here faktet dhe dokumentat që publikoja kundër ministrave. Pa “ të drejtën e autorit”, por gjithsesi ai dilte në konferencë shtypi në PD dhe thoshte po ato gjëra që unë kisha folur në Kuvend. Por fuqia publike e Saliut ishte ku e ku më mua. Ai ishte lider i opozitës. Edhe më jepte dorën në koridor, por nuk më shikonte në sy. Fliste , më lavdëronte, por kurrë në sy nuk më pa njëherë deri nga qershori i vitit 2002. Kur erdhi puna për vota për Presidentin e Republikës , pasi mbaronte mandati i zotit Meidani më ofrohej , më vinte dorën në sup dhe qeshte. Ishte gazmor. Nuk e dija se edhe qeshte ky njeri apo bënte shaka! E kisha përfytyruar gjithnjë serioz dhe duke bërtitur. Asokohe isha zgjedhur kryetar i PDK së Shqipërisë. Berishës i duhej çdo votë. Na thirri kryetarët e partive aleate në kryesinë e Kuvendit. Ishte verë e nxehtë. Kishte ardhur me kemishë. Zakonisht nuk e ndan xhaketën nga vetja. Më ftuan edhe mua për herë të parë dhe zyrtarisht si PDK e cila kishte qenë aleate e PD ndër vite, ndonëse me oshilacione të vogla. Ishin Berisha, Mediu, Pollo, Shehu, Laço, Spahija dhe unë. Më duket se ishte dhe një tjetër, por nuk e mbaj mend. Ishte dhe Preç Zogaj pa status politik. Folën sejcili për emrin e ri të presidentit. Dikush jepte një emër, dikush një tjetër. U bë rrëmujë.
Ah ! Zoti Lesi na jep një emër që ta propozojmë – tha Berisha. Të gjithë shikonin herë Saliun, herë mua. Dy armiq ishin bërë miq! Ç’ti thoja, ndërkohë që ai dhe Nano e kishin ndarë mendjen se për cilin. Ndaj ne ishim gur në fushën e shahut të tyre.
- A di çfarë mendoj unë – mora fjalën dhe po prisja reagimin e Fatmir Mediut, që siç më thanë nuk kishte dashur të vinte PDK në këtë mbledhje.
- Nëse ke emër të shkëlqyer do ta propozojmë !- ndërhyri Saliu. E dija se sapo vinte nga takimi me Nanon dhe e kishin ndarë lojën me njeri tjetrin. Donte të na thoshte se iu pyeta pa na pyetur realisht ndaj mënjëherë u përgjigja:
- Ç’na lodh kot ! Na jep emrin që ke vendosur me Nanon dhe ta mbyllim këtë histori .
- Jo jo ! Na duhen mendimet tuaja !- prapë ndërhyri Berisha. Ishte aktor i madh. Edhe e kishin paravendosur me Nanon, por gjoja e donte nga goja jonë ! Kjo është politika !
- Mirë, mirë ! Ke ndonjë emër ti Teodor ? – iu drejtua vrik Teodor Laços.
- Alfred Moisiu !- tha si ta kishte në majë të gjuhës.
- Të lumtë ! Emër i shkelqyer. Njeri shumë i mirë. Ky të jetë President !- e vendosi Saliu a thua se na kishte pyetur. Alfred Moisiu ishte emri që kishin rënë dakort paradite Nano dhe Berisha në takimin e fshehtë mes tyre. Teodori ishte porositur që ta propozonte. Ne e miratuam si propozim të opozitës !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2008 4:25 am

Si i njoha Nanon dhe Berishën
Kapitulli i dytë - Sali Berisha
Berisha më bën ministër në hotel “Tirana”
Sali ishte në rritje në opinionin vendas, pasi Nano e kishte tejmbushur kupën me dallaveret e tija kryeministrore. Në arenën ndërkombëtare ende nuk ishte i besueshëm Berisha, pas asaj që iu shkërmoq shteti në vitin 1997. Ai e dinte përbukuri mospërkrahjen ndërkombëtare , aq me tepër që Nano kishte luajtur bukur me amerikanët për çeshtjen e Irakut, aq siç thoshte me shaka drejtori i Informacionit të kryeministrit Nano, ish–gazetari im Ylli Dylgjeri : “ Nano ishte gati të shkonte vetë bashkë me Xhoin ushtarë në Irak vetëm që ta kishte me sy të mirë Presidenti Bush” ! Përveç kësaj edhe me Berluskonin dhe kryeministrin turk lideri i selisë rozë e kishte vaj. Donte me çdo kusht që të ofronte në Koalicionin e tij edhe mua si kryetar i Partisë Demokristiane, por edhe Genc Pollon, kryetarin e PDR. Genci realisht kishte mbeshtetje ndërkombëtare , bile me shumë se sa Saliu. Unë vazhdoja akuzat dhe publikimin e dokumentave kundër kryeministrit. Po përballesha me njeriun më të fortë të vendit.Isha futur në rreth prej tij. Donte me çdo kusht që të hakmerrej kundër meje. Edhe unë luftë i ofrova. Ndërkohë venin e vinin ndërmjetës që kërkonin të na pajtonin . Herë Arben Malaj e herë Gramoz Ruçi , shumëherë Agron Duka e pak herë Ben Blushi testonin mua nëse kisha kthyer mendje për kompromis me kryeministrin. Më kishte ofruar aktmarrëveshjen e famshme, ku siç e kam përmendur , unë bëhesha ministër kulture në vend të Blendi Klosit në kembim të heshtjes ndaj bizneseve të familjes Nano. Përgjigja ishte e prerë “JO”. Por Saliu, duke qenë me një informacion përfekt se çfarë ndodhte në Shqipëri, e kishte marrë edhe lajmin se mua më kishin ofruar post ministri në qeverinë e Nanos. Nëse e pranoja ishte jo vetëm mungesë respekti për dinjitetin tim, por edhe një humbje e një aleati të ardhshëm e potencial për Saliun. Më mori në telefon.
Nikollë ! Pijmë një kafe tek hotel “Tirana” ! Kam një muhabet për ta ba- foli si me lutje. Shkova dhe prita. Nuk vonoi dhe hyri në sallën e restorantit të hotelit në katin e tretë. Ishte kohë dreke.
- Je për një drekë Doktor ?- e pyeta dhe thashë të pinim një gotë verë.
-Jo Nikollë ! Njiherë tjetër- foli me nxitim dhe u fut në temë- Nikollë ! A është e vertetë se ai të ka ofrue post ministri kulture?
- Po !
-Mos Nikollë !- tha sikur të kishte picikuar gjarpëri- Të baj unë ministër ! Do të jesh ministër tepër i rëndësishëm në qeverinë time. Mos shko me atë se do ta rrëzojmë – foli sikur të kisha firmosur për ministër i Nanos.
-Dëgjo Doktor ! Nuk e kam pranuar dhe as që flitet një gjë e tillë- ndërhyra.
-Ashtu Nikollë ! Të lumtë !- u duk se u lirua nga barra që e mundonte
-Doktor ! - po flisja paksa me tension- Nuk ta kam kërkuar asgjë kur kemi filluar luftën për rrëzimin e Nanos. Më ka sulmuar padrejtësisht Fatosi dhe do të punoj për ta rrëzuar me çdo mjet që unë njoh- mbarova duke e parë ministrin e Brendshëm të Nanos që rrinte përballë nesh e pinte një puro .
- Nikollë ! Shumë mirë ! Po vepron si burrat – dhe me shtriu dorën. Ia dhashë vetvetiu , ndonëse ishim takuar kur erdhi. Kujtova se ishte shenjë se do të largohej nga takimi me mua ,pasi u sigurua se nuk do ta dredh.
- Po ikën ?- pyeta i cuditur.
-Jo! Ta dhashë si besë burrash. Je ministër në qeverinë time !- prapë insistonte. E pashë se nuk besonte përsëri. Çfarë ti jepja për siguri, mendova në çast.
-Më jep dorën !- insistoi në mënyrë të habitshme. E zgjata. Shoqeruesit dhe ata që drekonin në restorant na shikonin të habitur se ç’kanë këta të dy që herë pas here i japin njeri tjetrit dorën dhe e shtrengojnë. Kështu u ndamë atë ditë, ndërkohë që salla përballë u mbush me shikas e plot deputetë të PS-së.

Tre herë në ditë në zyrën e Saliut
Filloi të më dukej selia e PD-së si zyra ime në javën e parë të nentorit 2004, kur po përgatitej seanca parlamentare e 8 nentorit për votimin për heqjen e imunitetit tim si deputet me padi të familjes Nano.
Nikollë ! Hajde e pimë një kafe në zyrën time !- fliste Saliu në telefon. Ishte në siklet edhe ai, pasi humbja ime ishte humbje edhe për opozitën shqiptare që përfaqësohej nga Berisha. Po vinin zgjedhjet parlamentare ndaj ishte dhe një test për Berishën raportet politike në parlament. Votimi për imunitetin tim u kthye në vendim politik për PS-në dhe krejt të majtën shqiptare. Koka ime ime ishte mes morsetës Nano- Berisha. Cili fitonte në këtë çeshtje me mua merrte gjethet e dafinave edhe për vete politikisht. Ndaj u mor seriozisht kjo çeshtje. Në takimet në Keshillin e Europës dhe në OSBE në Vjenë Saliu me Jozefina Topallin e kishin bërë çeshtje dite. Donin jo vetëm të mbronin një çeshtje të drejtë që në këtë rast ishte në anën time , por kryesisht ngjyrosjen me të zezë të imazhit të Nanos në arenën ndërkombëtare. Ndërkombëtarët janë më shumë të ndjeshëm për lirinë e medias së pavarur. Prandaj Saliu duke e ditur sensibilitetin e huaj në këtë çeshtje i mëshonin mbrojtjes time si deputet- botues i gazetës së parë të pavarur. Berisha e dinte më mirë se kushdo se çfarë reagimi negativ kishte marrë nga Perendimi kur më arrestoi kryeredaktorin dhe zv/kryeredaktorin e gazetës “Koha Jonë” Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka në janar 1994. U detyrua që me 3 maj 1994 të lironte edhe Martinin me dekret presidencial pas presionit ndërkombëtar. Duke e ditur këtë reagim ai i meshonte emrit tim si simbol i gazetarisë së pavarur. Ndonëse nuk po genjente. Sa hyja në selinë e PD-së ato ditë më hapnin mënjëherë derën direkt e tek Saliu.
- Nikollë !- hynte në temë ai pa e zgjatur- Asht betejë e madhe kjo. Duhet me e fitue. Po humbëm asht minus i madh për Demokracinë në Shqipëri dhe për Opozitën- vazhdonte Doktori.
- A janë në rregull numrat tuaj për votim? – thashë duke e ditur se disa ishin blerë disa deputetë të PD-së nga kryeministri Nano për votimin kundër meje.
- Nuk e di Nikollë për ata Legalistët dhe Ballistët. Por puno ti me Ben Blushin nga e majta që ta rrëzojmë në votim- nxitimthi e përmendi Benin a thua se kishte një arrë të pa qeruar ndër dhëmbë. Qeshi me vete- Ai Beni është dinak. Luan bukur ai – foli prapë për Blushin.
- Jemi miqë kah herë- thashë duke e ditur që Berisha e dinte mirë që “Koha Jonë” arriti 82 mijë kopje kur kisha Benin kryeredaktor të gazetës time.
- E di, e di !- ndërhyri sikur donte të mos e zgjaste më këtë bisedë- Por thirre veç Blushin dhe thuaji në daç edhe në emrin tim që të na ndihmojë në këtë çeshtje madhore. Nuk asht Beni pjesë e krimit të Nanos. E di unë !- shpengueshëm po fliste Saliu. Ika nga selia e PD-së dhe prapë telefoni të nesermën.
-Nikollë ! A mund të vish pak tek unë ?- ishte Berisha. E kisha ruajtur numrin e tij me emrin “Berisha”. Por për dreq me “Berisha Pellumb” kisha ruajtur edhe numrin e deputetit të PD në Durrës. Nganjëherë harroja kur shikoja “Berisha” dhe kujtoja ,pas kaq shumë telefonatave me Saliun se po me merrte dhe Pellumbi.
- Hë Pellumb ku dreqin je ?- thoja.
-Nuk jam Pllumi !- sqaronte doktori dhe prapë më kërkonte për kafe. U bëra frekuntues i rregullt i kafesë pesë herë në ditë.
- Nikollë ! Ku je ? A po vjen pijmë një kafe ?- kjo ishte telefonata e përditshme e javës së parë të Nentorit 2004.

Berisha dhe gruaja e Sokol Koçiut
Çeshtja e kasetës së bisedës Nano-Abdiu për trafikun e armëve në Kosovë, të cilën e përmenda në parlamentin e datës 8 nentor 2004 ditën që do të votohej për heqjen e imunitetit tim me padi të Xhoana Nanos kishte marrë dhenë. Transkriptimi i krejt bisedës së përgjimit që mua më erdhi siç kam deshmuar edhe në Prokurorinë e Pergjithshme të Republikës e tronditi krejt politikën për disa javë rrjesht. Saliu ishte më i interesuari se si po hetohej puna e kasetës. Edhe Mero Baze më kërkonte takim para se të futej në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme. Unë shkova në Prokurori, deklarova çfarë dija dhe ika. Berisha donte të dinte se çfarë më pyetën për kasetën, etj. Në një moment me Saliun në zyrë mbaj mend se u tensionua biseda pasi më tha se kasetën e përgjimit e kishte në kasafortë. Unë ia kërkova të ma jepte.
Ma jep kasetën !- insistova .
-Jo Nikollë ! E ka një miku im ! Asht e sigurtë – tha dhe ikte nga kërkesa ime e drejtë- E kanë përgjue Fatosin. Asht e sigurtë. Por janë zhduk kasetat nga Arben Rakipi dhe Fatos Nano. Duhet ta ketë një kopje Fatos Klosi- nxitimthi foli duke më pa në dritë të syrit.
-Ore ke gjë në kasafortë këtu ?- pyeta me të njëjtin ton Berishën.
- Kam një kopje të transkriptimit të bisedës Nano- Abdiu. Asht e sigurtë kjo ! Për kasetën një njeri i imi asht lidh me gruan e Sokol Koçiut.
-Nuk është punë grash kjo Doktor !- ndërhyra paksa me inat.
-Jo, jo ! E ka ajo ! Në momentin e duhur ta japin kasetën ! – e mbylli Saliu bisedën e tensionuar mes nesh. Dhe si për të më bindur mua shkoi tek tavolina e tij dhe dikë mori në telefon me emrin Shaban.
- Shaban ! A e ka ajo gruaja atë që biseduam dje ?- fliste sikur të ishte në miting . Me sa dukej zëri përtej telefonit duhej ti thoshte “ Edhe PO, edhe JO”. U ul prapë në kolltuk që është fill pas derës së zyrës dhe tha plot triumf.
- Asht kaseta Nikollë !- dhe i vinte kapakun për të mos vazhduar më tej. Të nesërmen me pyesnin gazetarët “Kaseta !” dhe unë prisja Doktorin. Doktori më merrte në telefon si në lutje .
-Nikoll ! Mos thuj gja . Sa të më vijë kaseta të telefonoj vetë – dhe e mbyllte pa pritur pyetjet e mija. Kur nuk donte të të jepte shpjegime fliste shpejt e shpejt dhe thoshte “hajt mirëupafshim !”. Një mendje më thoshte që ti kërkojva Kryeprokurorit të Shqipërisë që ta thërriste për deshmi edhe Sali Berishën. Por prapë heshta. Nuk vonoj shumë dhe në shkurt 2005 prapë kerkesë për heqjen e imunitetit tim , por tashmë nuk ishte Gjykata e Lartë . Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Theodhori Sollaku firmosi kerkesën për heqjen e imunitetit tim si deputet me kerkesë padi të kryeministrit Fatos Nano. Këtë rradhë padia ishte e mirëfilltë penale dhe shkonte diku tek 5 vjet burg nëse fitonte Nano. Plasi prapë debati në politikë. Komisioni parlamentar për Rregulloren dhe Imunitetin e bëri tërkuzë këtë çeshtje , pasi e dinte se ishte e padrejtë kerkesa , por nuk ia mbante të kundërshtonte kryeministrin socialist. Vetëm Servet Pellumbi kryetar i parlamentit më thërriti në zyrë për një kafe gjatë ditëve që ziente debati në opinion për kerkesën tjetër që erdhi në parlament . Në vend që kryeprokurori dhe Fatos Nano të sillnin në parlament kerkesa për heqjen e imunitetit për ministra apo ish-ministra që kishin vjedhur miliona e miliona dollarë , ata të dy turreshin përkundër meje . Fatos Nano ishte përbetuar që të më fuste në burg për kritikat e mija ndaj tij . Shpërfytyrohej kur dëgjonte emrin tim apo kur i dilja në parlament me kritika. Bile njëherë për të më poshtëruar kur po dilja nga salla e parlamentit që të shkoja në kafen e parlamentit u ngrit vrik edhe ai nga podiumi ku rri kryeministri. Qëllimisht rrinte në derë dhe fliste me rojet e tija. Kot së koti bënte muhabet. Donte që unë të rrija tek dera pa dalë jashtë në mënyrë që të acarohesha dhe më pas të fuste në punë shpurën e rojeve. Prita sa prita por ai nuk lëvizte nga dera. Po kruhej për sherr. Atëhere nxora telefonin e fikur nga xhepi dhe bëra sikur edhe unë flisja me dikë.
- Alo ! Nuk të dëgjoj mirë ! Jo ore ! E futi dhe një helikopter ajo kurva pa doganë ?!- bërtisja që ta çmendja - Nesër lexoje në gazetë ! Jo jo . Mos u frikëso. Do t’ia fusë dhe burrit të saj. Mut është, po lëre mutin ! – flisja aty edhe unë tek hunda e kryeministrit. Në sekondë liroi derën. Më pa gjithë inat dhe iku plot sirena nga parlamenti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2009 12:20 am

Si i njoha Nanon dhe Berishën
Kapitulli i dytë - Sali Berisha
E premtja para ditës së zgjedhjeve
Mitingu përmbyllës i fushatës u bë me 1 korrik 2005 në sheshin “Skenderbej” në Tiranë. Në shesh ishin mbi 100 mijë veta. Pa diskutim që ishte shumë e shumë herë më i madh se mitingu i Nanos në sheshin “Nenë Tereza”, para Universitetit të Tiranës. Fushatën tonë e kishte menaxhuar një kompani, e cila thuhej se ishte amerikane. Sheshi atë mbremje ishte mbuluar nga flamujt e pragfitores, që për hir të vertetës ende nuk dihej, por që e besonim. Zemërimi popullor për qeverinë e Nanos dukej se ishte treguesi i asaj cka besonim ne. Nano kishte vënë bast se do të fitonte shumicën e vendeve në parlament e më pas do të bënte lesh arapi opozitën, por nga të tijtë, sidomos Ilir Metën dhe Edi Ramën do ti “masakronte” keqas politikisht. Për mua kishte thënë, sic thonin nën zë njërëzit përreth tij, se “ do ta fus në burg “.
Mitingu kishte filluar dhe me erdhi rradha për të folur. Isha karikuar aq shumë kundër kryeministrit Nano, sa mezi po prisja të flisja. Janë të rregjistruara në televizione ato cka thashë në sheshin “Skenderbej”. Me rreshqiste fjala në grykë si një lumë që nuk mbaronte dhe motorat më ishin ndezur të gjithë për fluturim. U prita shumë mirë nga populli. Bile një prej amerikanëve të fushatës tonë elektorale me thirri vecmas me një të stafit shqiptar dhe me uroi :” Bravo ! E ndeze sheshin !”. Ika me turmën, e cila shpërndahej. Era e fitores dukej se po vinte. Nano kishte humbur shumë pikë në tre vite qeverisje. LSI e Metës do ta shkatërronte nga ana e saj dhe kësisoj dukej se me 3 korrik në darkë vonë humbja do të trokiste në vilën kryeministrore. Por akoma kishte punë. Ishte administrimi dhe ruajtja e votës. Ne, të vegjlit, ishim në pozita me të këqija në këtë drejtim. Nuk shkova në shtëpi, por iu drejtova zyrës së PDK. Aty nga ora 23.00, filluan të më vinin telefonata e mesazhe, sipas të cilave mora vesh se ishte dhënë urdhër për devijimin e votave të partive të tjera të koalicionit, me përjashtim të Partisë Republikane. Selia e PD-se në Tiranë u kishte dërguar mesazhe gjithë kryetarëve të degëve demokrate në rrethe, se duhej të shpërndaheshin në fshatra e lagje të qyteteve për të kërkuar vota në proporcional vetëm për Partinë e Mediut. Tensioni në bazë po rritej. Drejtuesit e PDK-së nëpër qarqe donin të dinin nëse është porosi nga Berisha apo drejtuesit e PD-së në zona po punonin në kokë të tyre e në pazar personal me Mediun. Nuk dija cfarë t’u thoja. Mora në telefon Saliun, por nuk ma hapi telefonin. Flisja me Jozefina Topallin, por me thoshte “nuk di gjë”. Ia thashë edhe Ritvan Bodes. Ai as nuk pohonte e as nuk mohonte. Të nesërmen situate u bë më shqetsuese. Në të 100 zonat elektorale PD po punonte kundër partive aleate, përjashtuar PR. Fola me Pollon. Kishte të njëjtin shqetsim. Arian Starova më thoshte me ironi se ” po punojmë për partinë e Mediut !”. Fushata elektorale ishte mbyllur zyrtarisht e me ligj të premten. Nuk mund të dilje e të flisje për këtë ndryshim drastik të votive. Kisha vetëm një mundësi; të prisja të merrnim aq sa mund të tepronte nga Mediu nga votat tona, të cilat shpresoja se ishin diku mbi 6 për qind.
Një ditë pas 3 Korrikut
Mediu dhe Gjinushi po na vjedhin votat hapur !- bërtiste në telefon nga Vlora, Naim Brahimaj, kandidati vlonjat. Me sqaronte se komisionerët e PD dhe PS kanë rënë në pazar që votat e LSI dhe tonat t’i ndajnë në proporcional për PSD e Gjinushit dhe PR e Mediut. Ishte nata e 3 korrikut dhe data 4 korrik 2005. Po numëroheshin votat. Më saktë po vidheshin votat për partitë. Për kandidatët direkt nuk bëhej pazar.
- Ore c’të bëj ?- telefonte Nazmi Visha nga Fushë Kruja- Këta po i vjedhin pa teklif. Nuk e cajnë kokën fare !
-Mundohu Naim !- mundohesha ta qetësoja. As vetë nuk isha i qetë.
- Si të mundohem – bërtiste edhe më shumë Nazmiu- Vetëm ti vras !- Ata nxjerrin fletët e votimit. Thonë PDK e kur e palosin e fusin tek fletet për PR dhe PSD- akoma më shumë e ngrinte zërin në telefon.- Nuk kam zgjidhje tjetër. Po shkoj e të marr ciften në shtëpi e ua rregulloj unë këtyre- vazhdonte Visha.
Në Lezhë, Rreshen e në Rubik i kanë ba sallatë votat tona !- ankohej Mark Gjomarkaj, kandidati më favorit për të qenë deputet.
-Në Ksamil i përlanë të gjitha. Qenka i pangopur ky Mediu !- nuk pushonte Hektor Metani nga zona e Sarandës.
-Ketu tash po kërcet pushka o kryetar ! Po i vjedhin pa e ca kryet – thërriste Tonin Marinaj nga Malësia e Madhe.
-Na nxorën përjashta ne partive të vogla. Kanë mbetur brenda vetëm PD, PS, PR e PSD- Luan Kurti nga Lushnja sa nuk qante
- Të lutem ndërhyjë tek OSBE se Vlorën e bënë si donin vetë. I rruajtën votat tona ! – qahej Gjergji Dhima. Telefonat dhe mesazhet nuk pushonin.E mbylla telefonin fare. Dola për kafe. Vetëm Ndue Shpani në Burrel ishte në rregull. Kishte lidhur miqësi me parë me kandidatin e PD-së. Ishin marrë vesh. Kishin miqësi , me sa dukej dhe në biznes . Hapa telefonin se nuk më rrihej pa ditur se c’bëhej. Vershonin mesazhet me zërin e tyre karakteristik si varg tullash. Të mërkurën doli një shifër e përafërt. PDK kishte marrë 3.37 për qind të votave kombëtare. Morëm dy deputetë në proporcional. Kishte fituar dhe kandidati ynë në zonën e lirë në Mirditë, kandidati në mazhoritar. U hodhëm nga gëzimi. Mëgjithëse na kishin vjedhur përsëri ishim për herë të parë në historinë e PDK , parti parlamentare me votat e saja. Pragu kushtetues për të qenë në parlament ishte 2. 5 për qind. Po festonim, ndonëse ishim të bindur se diku tek 5 për qind kishin votuar për ne, por kjo ishte Shqipëria e vitit 2005 !
- Urime zoti Lesi ! A pijmë një kafe në hotel Sheraton ?-ishte Sali Berisha. Shkova.
-Do të qeverisim bashkërisht, Nikollë – tha dhe ishte në qejf të madh. Nuk e kisha parë kaq cakërqejf . Me këtë fitore jo vetëm fitoi pushtetin , por edhe rregullonte disi imazhin e tij për vitin 1997.
Lufter Xhuveli më sposton mua
Bisedova me kryesinë e PDK që unë nuk do të shkoja ministër. Pak a shumë ishte planifikuar ministria e Kulturës për ne. E kisha menduar që më mirë të zgjedhë një njeri nga shoqëria civile për ministër të kulturës dhe vetë të rrija në parlament duke ndihmuar dhe vigjeluar qeverinë. Duhej edhe oponencë brenda qeverisë. Papritur u thirr në skenë Lufter Xhuveli në qeverinë e djathtë. U habita, por nuk vonova të dilja hapur kundër ardhjes së tij në kabinetin qeveritar. Një ministër i Nanos nuk mund të kalonte kaq kollaj në kampin tonë. Fola në media. Saliut nuk i pëlqeu kjo gjë. Po më spostonte mua dhe po afroheshin me partinë agrare. Kërkova takim me Berishën. Më parë erdhën në takim Jozefina Topalli, Ritvan Bode dhe Genc Ruli. Ofruan vetëm post zv/ministri. U mundova bashkë me Vladimir Bejën, nënkryetarin e PDK t’ju shpjegoj se pakti ka qenë dhe për një post ministri, ku natyrisht nuk do të isha unë. Ata shikonin njëri tjetrin dhe nuk flisnin më gjatë. Më thanë se duhej të takoja patjetër Berishën. Telefonova prapë Saliun. Erdhi në takim.Kishte tjetër pamje. Serioz, i ftohtë . Ndjehej kryeministër !
-Nuk kam vend për ministër për PDK- foli thatë Saliu.
-D.m.th. Xhuveli duhet e unë jo ?!- pyeta jo pa qejf për sherr. Iku pa pirë kafenë. Në qeveri po vinte edhe PBDNJ e zotit Dule. Pra dy ministra të dy partive që ishin me Nanon para 3 korrikut. Prita dhe disa ditë. Asgjë e re. Atëhere dola dhe deklarova se “ngrijmë marrëdhëniet me PD derisa ajo të reflektojë seriozisht me PDK, pasi kemi qenë aleatë të fortë në fushatën për rrëzimin e kryeministrit Nano”. Berisha u përgjigj jo pa ironi se “ Lesi ngrin në verë !”. Ngrica politike erdhi papritur me PD. Qeveria u formua dhe ne mbetëm jashtë saj . Lufter Xhuveli mbajti një fjalim në parlament pro Berishës e së djathtës, aqsa qeshja me disa kolegë deputetë. Nuk kishim c’të bënim . Vetëm të qeshnim me zor.
- Të kam thënë se kush është Sali Berisha !- ngrinte zërin avokat Spartak Ngjela- Ja shkoi tek Xhuveli. Nuk vdesin kollaj komunistët – vazhdonte avokati. Shkova në shtëpi. Bashkëshortja nuk fliste. I vinte keq për gjithë atë mundim që kisha bërë tash sa vite e isha tradhtuar hapur. Nuk doja të jepja veten si i mërzitur. Morëm kalamjatë e dolëm për darkë. Shkuam tek një restorant në periferi të Liqenit të Tiranës. U ulëm dhe darkuam. Si për dreq nuk vonoi shumë dhe kur mbërriti eskorta e Berishës. Vjen dhe Saliu me Xhuvelin për darkë. Një tavolinë tutje nesh. Mu përballë. Cfarë ironie ! Trokita gotat me dy djemtë e gruan. Qeshnim me gjithë zemër duke ia ditur se përballë ishte politika tradicionale shqiptare, e cila vazhdonte tash 50 vite me pabesi. Por isha me familjen time. Ndjehesha shumë mirë. Nuk doja të dëgjoja për politikë. Piva atë natë, pothuaj afër dehjes me verë të kuqe. Ndjeja se duhej të harroja gjithë fushatën. Nganjëherë njeriu ngarkohet me një tension pune e tradhtie të bërë nga ata që ka bashkëpunuar për një ideal, e krejt papritmas futet në një botë irreale, ku fantazon se si mund të ishte në një Shqipëri tjetër; të zhvilluar, pa sherre e armë, pa Nanon e Berishën, pa Gjinushin e Xhuvelin, pa Cekën e sojin e vjetër të politikës. Por kjo është botër irreale. Kur hap sytë dhe përballë të del prapë Lufter Xhuveli në podiumin e ministrit që drejton Shqipërinë tash 30 vite, atëhere kthjellohesh se duhet këmbëngulje për të larguar politikën e vjetër. Shqipëria është vend i bukur, porse në krye të saj, në politikë ka ata që nuk duhet të jenë… Si majtas dhe djathtas! Le të shpresojmë se kalamajtë tanë do të jenë me të tjerë Udheheqës… Brezi im dhe ata para meje janë brezi i humbur.
Tiranë, tetor 2005
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si e njoha Nanon dhe Berishën Empty Re: Si e njoha Nanon dhe Berishën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi