Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:EJANI NË SLLUPÇAN !...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:EJANI NË SLLUPÇAN !... Empty Nehat Jahiu:EJANI NË SLLUPÇAN !...

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 7:47 pm

Nehat Jahiu:EJANI NË SLLUPÇAN !... 161640_1694779987_53336_n
Nehat Jahiu:EJANI NË SLLUPÇAN !...

Ejani, ejani në këtë vend të lashtë në Karadak
të shihni shkabën larë me gjak,
ejani këtu në kalanë e pamposhtur
ku krenaria kombëtare është mbrojtur.

Ti shihni të lagura me gjak këto fusha e male
ejani në Sllupçan e ti shihni këto varre,
ti shihni dëshmorët që për liri derdhën gjakun
kullave tona se si ua mbrojtën oxhakun.

Ejani e shihni se si i kanë lidhur plagët me shami të kuqe
thonin se nuk do të vdesim pa e bë Sllupcanin e Karadakun nuse,
pa i bërë nuse këto troje nuk do të vdesim kurrë e kurrë
pa e puthur shqipen aty në zemër, aty në flamur.

Ejani e shihne Sllupçanin se sa ishte i plagosur rëndë
ujqit e kafshuan e i bënë plagë me dhëmbë,
ditë më të vështira kurrë nuk kishte pasur
kur shkabën në flamur e shihte të përgjakur.

E shikonte shqipen me mall e brenga shumë
me plagë të kulluara e me netë pa gjumë,
kokën lartë e mbante në Isar..., në Gulak ...
rrënjët i lëshonte thellë e më thellë në ketë vend të lashtë.

Trimat e lirisë pinin ujin e maleve të këtyre krojeve
puthnin dheun e varreve të kesaj toke, të këtyre trojeve,
puthnin tokën e puthnin..., puthnin..., pragun...
ia falnin djerësën..., eshtrat..., e ia falnin gjakun.

Ejani, ejani atje mbi fshat ti shihni varret mbuluar me lule
ti shihni sa hije u kanë trimave të lirisë ngjeshur në brez ato kobure,
aty mbi Sllupçan, aty në Karadak nga të gjitha trojet ranë trimat për liri
aty nëpër male e fusha kanë shkruar me gjakun e tyre tonën histori.

Ejani e të shihni ne çdo varr nga një plisë të bardhë me pika të kuqe
ti shihni dëshmorët e lirisë me gjakun e tyre se si janë bërë nuse,
Ejani, ejani në Sllupçan aty mbi katund në këtë kala gurë mbi gurë
të shihni sot si valvitet lartë në qiell e përgjakur shkaba mbi flamur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi