Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madh
Faqja 1 e 1
Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madh
Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madh
Barack Obama dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare duke shikuar ecurinë e misionit të Marinës kundër Osama bin Laden. Fotografia: Souza Pete / AP
(I plotësuar) - Me një precizion të lartë dhe me fshehtësi të madhe, forcat speciale të marinës amerikane, Navy Seals, kryen operacionin për kapjen dhe vrasjen e personit më të kërkuar në dekadën e fundit, armikun publik numër një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rruga drejt terroristit më të kërkuar në botë filloi me një informacion nga një i ndaluar që mbahej në burgun e Guantanamos.
Në gusht të vitit të kaluar, zyrtarët amerikanë të zbulimit vunë re një ndërtesë në Abbottabad të Pakistanit, një qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit të vendit Islamabad.
Në fund doli se Osama Bin Ladeni nuk fshihej në një shpellë në malet e larta mes Afganistanit dhe Pakistanit, por ai fshihej në një ndërtesë 1 milionë dollarëshe me mure me lartësi 3 deri 5 metra, pa linja telefonike, e cila gjendet afër një baze të ushtrisë pakistaneze.
Presidenti Obama të dielën tha se janë dashur disa muaj për përgatitjen e këtij operacioni.
Pak pas mesnate në Pakistan, 30 deri në 40 trupa speciale SEAL të marinës amerikane kaluan kufirin nga Afganistani me dy helikopterë.
Ata u lëshuan me litar mbi kulm, siguruan ndërtesën dhe pastaj filluan shkëmbimet me armë zjarri.
Osama Bin Ladeni refuzoi urdhërat për t’u dorëzuar. Si rezultat, forcat speciale e qëlluan dy herë, njëra në kokë për t’u siguruar që ai kishte vdekur.
Si u vra Osama Bin Laden dhe ankthi në Shtëpinë e Bardhë
“Ishte një operacion shumë i rrezikshëm që kërkon guxim të madh. Nuk është e lehtë të fluturosh në një qytet në Pakistan, ta marrësh nën kontroll, të marrësh të burgosur në helikopter dhe të largohesh që andej. Duhet përshendetur guximi i shërbimeve të zbulimit dhe presidentit.” - thotë Riçard Klark,ish - drejtues i sektorit të anti terrorizmit.
Ky operacion ishte plani dytësor.
Disa burime i kanë thënë televizionit amerikan ABC NEWS se në muajin mars presidenti ka autorizuar një plan për dërgimin e dy aeroplanëve bombardues B-1 për të goditur ndërtesën e Bin Ladenit në Abbottabad me bomba 1200 kilogramshe.
Por presidenti Obama hoqi dorë nga ky plan sepse ndërtesa do të shndërrohej në grimca të vogla pluhuri duke shkatërruar dëshmitë dhe faktin se Bin Ladeni ishte vrarë.
Afërsisht dhjetë vite pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara eleminuan terroristin më të kërkuar.
Operacioni për vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktësi të madhe
Njerëzit më të fuqishëm të botës, Presidenti Obama, nënpresidenti Biden e sekretarja e Shtetit Clinton ishin mbledhur në atë që njihet si “Situation Room” në Shtëpinë e Bardhë duke pritur në ankth sinjalet nga Pakistani.
Forcat e njësitit special amerikan SEAL ishin dërguar në Abbotabad, për të kapur ose vrarë njeriun më të kërkuar në botë. Fjalët e para të inkurajimit erdhën në fillim të aksionit, kur forcat amerikane e njohën njeriun që po e kërkonin për 10 vjet. Ata dërguan mesazhin “Gernonimo”, që ishte emri i aksionit.
Obama duke shikuar live fundin e Bin Ladenit
Pas një kërkimi 40 minutash dhe pritjesh të tensionuara në Shtëpinë e Bardhë, aty mbërriti mesazhi i koduar “Geronimo – E KIA”. E KIA nënkuptonte “Enemy Killed in Action”, ose në shqip Armiku i Vrarë në Aksion. “E zumë” ishte reagimi i parë i Presidentit Obama.
Këshilltari i presidentit jep detajet e operacionit për asgjesimin e Osamës
Presidenti Obama tha se vrasja e themeluesit të al-Qaidës tregon se çfarë mund të bëjnë amerikanët kur punojnë sëbashku.
Besoj se të gjithë jemi dakord se kjo është një ditë e mirë për Amerikën. Vendi ynë ka zbatuar angazhimin për vënien e drejtësisë në vend. Bota është më e sigurtë. Është një vend më i mirë si rezultat i vrasjes së Osama bin Ladenit.
Gjatë një ceremonie në nderim të heroizmit të dy ushtarëve amerikanë gjatë Luftës së Koresë, zoti Obama tha se ishte tejet krenar për trupat që ndërmorën aksionin të dielën ndaj vendstrehimit të bin Ladenit në Pakistan.
Më vonë gjatë ditës së djeshme, John Brennan, ndihmësi i presidentit për sigurinë e vendit dhe antiterrorin, u tha gazetarëve se forcat amerikane ishin përgatitur për ta zënë të gjallë bin Ladenin, nëse ishte e mundur. Por ai tha se kjo mundësi ishte e vogël dhe se kryeterroristi ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në kompleksin ku strehohej. Zoti Brennan tha se udhëheqësi i al-Qaidës po fshihej, siç u shpreh ai, aty ku e shihnin të gjithë dhe mund të ketë patur ndihmën e dikujt.
Mendoj se është e pabesueshme që bin Laden nuk pati një sistem mbështetjeje në vend që e lejoi atë të qendronte aty për një kohë të gjatë.
Nuk do të spekuloj se çfarë lloj mbështetje mund të ketë patur në baza zyrtare.
Zoti Brennan tha se zyrtarët amerikanë të zbulimit po bisedojnë me homologët pakistanez, bashkëpunimi i të cilëve tha ai, është i rendësishëm për të asgjesuar më shumë terroristë.
Këshilltari i presidentit për antiterrorin tha se Pakistani ka kapur dhe asgjesuar më shumë terroristë brenda territorit të tij se sa asnjë vend tjetër. Zoti Brennan tha se takimi i së dielës i presidentit me këshilltarët e tij të lartë në Dhomën e Situatës në Shtepinë e Bardhë për të vëzhguar përparimin e operacionit ishte mjaft tensionues. Ai tha se kishte mosmarrëveshje mes këshilltarëve mbi mënyrën se si duhej vepruar.
Ishte ndoshta një prej periudhave kohore më të kapluara nga ankthi për njerëzit e mbledhur këtu dje. Minutat zgjatën sa ditët.
Sipas zotit Brennan, tensionet u shtuan pasi një helikopter pësoi difekt por ai tha se lajmi për asgjesimin e Osama bin Ladenit solli qetësimin e situatës. Ai tha se rrethanat e vdekjes së bin Ladenit zbulojnë hipokrizinë e tij.
Kemi bin Ladenin i cili ka bërë thirrje për sulme, që jetonte në një kompleks që kushton më shumë se një milion dollarë, që jetonte në një zonë larg frontit dhe fshihej pas grave të cilat u vunë para tij si mburojë. Kjo tregon se sa fallso ka qënë thirrja e tij gjatë viteve.
Zoti Brennan u tha gazetarëve se al-Qaida është dëmtuar por mbetet e rrezikshme, si një tigër i plagosur rëndë.
Ekziston mundësia e grupeve terroriste që mund të provojnë të sulmojnë për të marrë hak për operacionin. Por gjithashtu, mendoj se disa prej tyre po i thonë vetes, Bin Laden ka vdekur dhe al-Qeda po bëhet gjithnjë e më e falimentuar. Është një valë e re që po përfshin Lindjen e Mesme tani që vë premisa në të drejtat e individit, lirinë dhe dinjitetin.
Zoti Brennan tha se autoritetet pakistaneze nuk ishin njoftuar para operacionit. Dhe si rezultat disa avionë luftarakë pakistanez ishin vënë në alarm. Por ai tha se nuk kishte patur përplasje me forcat amerikane.
Këshilltari tha se zyrtarët amerikanë janë 99.9 përqind të sigurtë se njeriu që ata vranë ishte Osama bin Laden dhe se besimi ishte shtuar me kalimin e kohës.
Zoti Brennan tha se trupi i bin Ladenit ishte varrosur në detë të henën. Ai tha se nuk mund të gjendej një vend për tu varrosur në tokë brenda kohës që kërkon tradita islame.
Këshilltari i presidentit e quajti vrasjen e Osama bin Ladenit një goditje strategjike kundër al-Qaidës, por jo goditje fatale. Ai tha se vendimi i presidentit Obama për të vazhduar misionion ishte një prej vendimeve më kurajoze të ndonjë presidenti gjatë viteve të fundit.
* * * * * *
Presidenti Obama njofton vrasjen e Osama Bin Ladenit
Presidenti amerikan Barak Obama tha se terroristi më i kërkuar në botë, udhëheqësi i al-Kaidës Osama bin Laden u vra nga forcat amerikane në një kompleks brenda Pakistanit. Testi i ADN-së e ka konfirmuar këtë. Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thanë se bin-Laden u varros në det nga një anije amerikane. Ata thanë se kufoma e tij u trajtua sipas praktikës dhe traditës islame. Presidenti Obama e quajti vrasjen e bin-Ladenit si arritjen më domethënëse në misionin për mposhtjen e al-Kaidës Presidenti amerikan tha se drejtësia është vënë në vend.
Mbrëmë, presidenti Barak Obama njoftoi se Osama bin Laden, themeluesi i rrjetit terrorist të al-Kaidës, ishte vrarë. 25 minuta para mesnatës, presidenti Obama dha njoftimin që populli amerikan priti gati dhjetë vjet për ta dëgjuar.
“Dua ta njoftoj popullin amerikan dhe botën, se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një operacion përmes të cilit është vrarë Osama Bin Laden, kreu i al-Kaidës dhe terroristi përgjegjës për vrasjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”.
Zoti Obama tha se ishte informuar që në gusht mbi vendndodhjen e mundshme të bin Ladenit. Ai tha se kreu terrorist fshihej në një kompleks në Abotabad të Pakistanit.
Presidenti tha se e kishte autorizuar misionin javën e kaluar “për ta kapur bin-Ladenin dhe për ta sjellë atë para drejtësisë”. Zoti Obama tha se një njësi e vogël amerikanësh e kryen operacionin dje kundër kompleksit.
“Pas një shkëmbimi zjarri, ata e vranë Osama bin Ladenin dhe morën trupin e tij”.
Presidenti e pranoi se al-Kaida do të vazhdojë përpjekjet për sulme kundër Shteteve të Bashkuara, dhe paralajmëroi amerikanët të jenë vigjilentë.
“Unë e kam bërë të qartë, ashtu sikurse presidenti Bush pas 11 shtatorit, se lufta jonë nuk është kundër islamizmit, sepse bin-Ladeni nuk ishte udhëheqës mysliman. Ai ishte vrasës i myslimanëve. Al-Kaida ka vrarë qindra myslimanë në shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.
Zoti Obama tha se bashkëpunimi me Pakistanin kundër terrorizmit i ka ndihmuar forcat amerikane ta gjejnë bin-Ladenin. Ai tha se i kishte telefonuar presidentit pakistanez Asif Ali Zardari për ta njoftuar atë për vrasjen e bin Ladenit. Presidenti tha se zyrtarët pakistanezë ishin dakort se kjo ishte një ditë e shënuar dhe historike për të dy vendet.
Zoti Obama i telefonoi edhe ish presidentit Xhorxh W. Bush, i cili ishte president me 11 shtator dhe nisi luftën kundër terrorizmit.
Ndër hollësi të tjera mbi ngjarjen, administrata e Presidentit Obama tha se terroristi më i kërkuar në botë, Osama bin Laden u vra në një operacion gjatë natës që zgjati më pak se 40 minuta. Gjatë një takimi, një zyrtar i administratës tha se një njësi e vogël forcash amerikane arritën të hynin në kompleksin në Abotabad, rreth 56 kilometra larg kryeqytetit Islamabad.
Zyrtarët thanë se kompleksi jashtëzakonisht i veçantë, kishte dy porta sigurie, mure 3-5 metra të lartë me tela me gjemba, dhe një tarracë në katin e tretë të rrethuar me mure dy metra të larta. Një zyrtar tha se shtëpia ishte më shumë se 8 herë më e madhe se shtëpitë e tjera në atë zonë, nuk kishte telefona apo internet, dhe njerëzit që banonin aty i digjnin plehrat në vend që t’i nxirrnin jashtë.
Zyrtarët thanë se vlera e përafërt e shtëpisë ishte rreth një milion dollarë. Zyrtarët e zbulimit amerikan arritën në përfundimin se në kompleksin e dy vëllezërve, që nuk kishin burime të qarta pasurie, jetonte një person me rëndësi. Sipas zyrtarëve, bin-Ladeni i rezistoi sulmit dhe u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, së bashku me dy nga korrierët e tij dhe një djalë. Një grua, që u përdor si mburojë nga një prej luftuesve, u vra gjithashtu dhe dy gra të tjera u plagosën.
Një nga helikopterët amerikanë u shkatërrua për shkak të problemeve mekanike. Banorë lokalë, thanë se nuk e dinin që bin-Ladeni jetonte në atë kompleks. Banorët thanë se kishin dëgjuar krisma armësh dhe kishin parë nga çatitë e tyre flakët që kishin përfshirë kompleksin. Zona u bllokua më vonë nga forcat pakistaneze.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi