S’ka debat për SHIK-un
S’ka debat për SHIK-un
S’ka debat për SHIK-un
Debati për SHIK-un, i iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ai për dënimin e krimeve të pasluftës në Kosovë, i iniciuar nga Partia Demokratike, nuk e kanë marrë mbështetjen e nevojshme për t’u zhvilluar në Kuvend.
Partitë politike në Kuvendin e Kosovës nuk kanë shprehur vullnet dhe interesim për të diskutuar në lidhje me Shërbimin Informativ të Kosovës, të njohur si SHIK.
Iniciuesi i këtij debati, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha se ua ka shpërndarë kërkesën të gjitha grupeve parlamentare, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Heshtjen e grupeve parlamentare ndaj kësaj kërkese, ai e sheh edhe si jogatishmëri për debat në lidhje me atë se kush ishte SHIK-u, mbi çfarë baze ka funksionuar, kujt i ka raportuar, ku janë dosjet dhe nga kush është financuar.
“Unë ua kam dorëzuar kërkesën zyrtare të gjitha grupeve parlamentare shqiptare në Parlament dhe listën për nënshkrime. Deri më tash nuk i kam marrë nënshkrimet nga grupet parlamentare. Shihet që nuk ka vullnet dhe as ambient politik për t’i filluar hetimet ndaj SHIK-ut, kështu që unë do të pres edhe pak ditë dhe do të vendos se çka do të bëj”, theksoi Ramadani.
Pas kërkesës së AAK-së për debat në lidhje me SHIK-un, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar një kërkesë, me të cilën ftohej Kuvendi që me anë të një rezolute të dënonte të gjitha krimet e kryera në Kosovë që nga mbarimi i luftës. Të dyja nismat ishin marrë me rezerva nga pjesa tjetër e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se ky institucion nuk mund ta injorojë të kaluarën. Por, sipas tij, Kuvendi e ka për obligim të nxjerrë të paktën një rezolutë për t’i dënuar krimet në kohën e komunizmit.
Në lidhje me kërkesat për debat për SHIK-un apo edhe kërkesën e PDK-së për t’i dënuar krimet e bëra pas luftës, Krasniqi rikujtoi se Kuvendi nuk mund t’i zëvendësojë organet kompetente si prokuroritë e gjykatat.
“Do të ishte më se e domosdoshme, e kemi edhe obligim nga një rezolutë e Parlamentit të Bashkimit Evropian për t’i dënuar krimet e komunizmit, Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë dhe nuk e kemi bërë atë gjë”.
“Do të thotë, në Kosovë kemi aq shumë probleme të natyrës politike, ekonomike e të sundimit të ligjeve dhe ndoshta nuk po gjejmë forcë për t’u marrë me problemet që na i ka sjellë dhe grumbulluar koha”, tha Krasniqi.
Debati për SHIK-un është marrë me rezerva edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo më e madhja në opozitë. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se LDK-ja nuk do t’i ikte debatit, por nënvizoi se asnjë komision hetues parlamentar nuk do të mund t’i zëvendësonte organet e hetuesisë dhe gjykatat që të merren me këto çështje.
“SHIK-u dhe veprimtaria e SHIK-ut nuk janë çështje të ditës ose orës dhe nuk i shoh aq urgjente. Nuk janë plotësuar procedurat, kushtet për debat, sikurse edhe pjesa tjetër e tentimit - gjoja për t’u distancuar nga krimet e pasluftës”.
“E kemi thënë tekstualisht se ato krime as nuk vjetrohen, e as nuk mund të distancohet dikush nga to, sepse Kuvendi nuk ka bërë krime për t’u distancuar nga dikush. E nëse ka individë që duan të shfajësohen për të bërat a të pabërat në të kaluarën, ai është problem i tyre”, tha Beqiri.
Në vend të debateve në lidhje me SHIK-un dhe çështjet tjera që kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, Kuvendi ka aprovuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka vendosur që në seancën e së enjtes të ftohet në interpelancë kryeministri Hashim Thaçi, i cili do të raportojë në lidhje me bisedimet Kosovë – Serbi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AAK kërkon hetime të SHIK-ut, PDK kërkon debat, LDK është viktimë
» Çitaku-Daçiq, debat i ashpër në OKB
» Debat i nxehtë
» Debat i nxehtë në Malishevë
» VV dështon për debat në Kuvend
» Çitaku-Daçiq, debat i ashpër në OKB
» Debat i nxehtë
» Debat i nxehtë në Malishevë
» VV dështon për debat në Kuvend
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi